Kosova sot 1 vit nga hyrja në fuqi e Kushtetutës - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosova sot 1 vit nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

Kosova sot 1 vit nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

· 1 · 658

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 15-06-2009, 11:21:09
Një vit nga hyrja në fuqi e Kushtetutës serbët e Kosovës vazhdojnë të deklarohen kundër saj. Diplomatë të njohur dhe ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari sot në Prishtinë.

PRISHTINE- Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari pritet t’i drejtohet sot Kuvendit të Kosovës, teksa shënohet njëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Në këtë përvjetor në Kosovë do të qëndrojnë edhe diplomatë të tjerë si Albert Rohan, Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe Soren Jessen-Petersen. Në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, aktit më të lartë ligjor, udhëheqësit politikë të Kosovës kanë vlerësuar se ajo ka ndërtuar bazën juridike mbi Deklaratën e Pavarësisë së vendit. Sipas tyre Kosova ka një Kushtetutë moderne dhe institucione demokratike që garantojnë të drejtat elementare të qytetarëve të saj. Megjithatë, zëvendëskryeministr i i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë per BBC-në se sfida më e madhe për Kosovën është moszbatimi i Kushtetutës në veriun e saj, për shkak të refuzimit të pakicës serbe dhe ndërhyrjes së shtetit serb. Kushtetuta e Kosovës, hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithpërfshirës të presidentit Ahtisaari. Kushtetuta u tha se po i jepte fund administrimit ndërkombëtar dhe se do të garantonte të drejtat e pakicave e në veçanti pakicës serbe në Kosovë. Por, për përfaqësuesit politikë të serbëve, Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston ashtu siç nuk ekziston, thonë ata, as vetë shteti i Kosovës. Serbët e Kosovës thonë se nuk do ta respektojnë atë dhe kanë kërkuar një cikël të ri bisedimesh për të gjetur, siç thonë, një zgjidhje të pranueshme për statusin e Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)

Temat e fundit