Kosovë, Gezuar përvjetorin e 13 të pavarsisë - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosovë, Gezuar përvjetorin e 13 të pavarsisë

Kosovë, Gezuar përvjetorin e 13 të pavarsisë

· 3 · 185

  • Postime: 24613
  • Karma: +0/-0

ne: 17-02-2021, 13:26:31
GĂ«zuar 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
 

  • Postime: 24613
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 17-02-2021, 13:39:25
Urimi i 13-të.

Numri 13 konsiderohet baksuz, që nga 'Darka e Fundit' e Jezu Krishtit e deri sot.

Edhe sot, soliterët nëpër botë nuk e kanë katin e 13-të dhe në hotele nuk e gjen dhomën e 13-të, kurse në Tarot, numri 13-të quhet 'Death'.

Vdekja nuk është gjithmonë e keqe, është e mirë kur vdes e keqja, kur merr fund trishtimi dhe vuajtja.
Vdekja është nevojë.

Kjo frika folklorike nga 13-shi, që vlen për botën, kësaj radhe nuk vlen për neve.
Ne sikur jemi përjashtim, prandaj kemi mbijetuar kaq gjatë.

Ne jemi popull me një fat të çuditshëm, misterioz, prandaj përvjetori i 13-të i pavarësisë, papritur dhe krejt pabesueshëm, si me magji, na gjen të çliruar nga:
Vrasësit,
Kriminelët,
Hajnat,
Dhunuesit dhe
Psikopatët më të mëdhenj shqiptarë, të cilët qe 20 vite e kanë vjedhur dhe e kanë shkatërruar vendin.

Kosova ka bërë dy luftra:
Luftën për çlirim nga pushtuesi serb, dhe
Luftën për çlirim nga 'çlirimtarët' e rremë
dhe nga LDK-ja zhvatëse dhe shtinjake.

Qe 13-të vite (PDK, LDK, AAK) e kanë shfrytëzuar shtetin për shpëlarje të pareve, krim, korrupcion, pasurim dhe frustrim seksual.

S'kanë lënë donacion e ndihmë pa e vjedhur.

Të gjithë janë pasanikë të egër dhe të paligjshëm, e populli i përjashtuar nga Drejtësia jeton në mjerim.

Në 13-të vjetorin e pavarësisë, në Kosovë mori fund periudha e vështirë,
mori fund procesi i gjatë i çlirimit nga 'çlirimtarët e babëzitur' dhe të çmendur,
nga ata që e privatizuan luftën, nga ata që e përvetësuan gjakun e dëshmorëve dhe me atë gjak, me ato gjymtyrë të shpërndara nëpër atdhe,
me kujtimin e luftës për çlirim - bën tregti të pamëshirshme....
edhe me veshkat e varfanjakëve që i qitën në shitje për bukën e gojës (ua morën veshkat e nuk ua dhanë paret).

Sot Kosova fillon një tjetër jetë,
në Kosovë ka filluar diçka e re,
Kosova është çliruar nga e keqja dhe nga shëmtia.

Urime nga unĂ«, urime nga e gjithĂ« bota, njĂ« urim shqip mĂ« erdhi edhe nga Rusia 🇽🇰.

ShpĂ«tuam 🙏

P.S. 'Burgu i DubravĂ«s, 13-tĂ« kate' 💪

Nga: Kimete Berisha

  • Postime: 7506
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 17-02-2021, 19:10:45
Ta gezoje Dardania festen e Pavarsise.

Temat e fundit