Kosove, rikthehen ne pune shumica e policeve serb! - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kosove, rikthehen ne pune shumica e policeve serb!

Kosove, rikthehen ne pune shumica e policeve serb!

· 2 · 742

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 01-07-2009, 23:36:55
Zyrtarë të policisë së Kosovës thonë se pothuaj të gjithë pjesëtarët serbë të policisë së Kosovës janë kthyer në vendet e tyre të punës.
Ata thonë se ky kthim ka ndodhur në ditën e fundit (30 qershor) të afatit të përcaktuar.

Sipas njoftimeve vetëm 15 nga 325 policët serbë, që u larguan nga vendet e tyre të punës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit të kaluar, nuk i janë përgjigjur afatit përfundimtar.

Por, zyrtarë serbë në Beograd i kanë cilësuar si spekulime pohimet e autoriteteve në Prishtinë për kthim masiv të pjesëtarëve serbë në policinë e Kosovës.

Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i tha BBC-së se qeveria e Serbisë kërkon një marrëveshje me EULEX-in edhe për policët serbë por edhe për një numër çështjesh të tjera.

“Nuk jam i sigurtë se bëhet fjalë për një numër aq të madh me të cilin spekulojnë përfaqëusesit e Shërbimit Policor të Kosovës në Prishtinë. Është e vërtetë se një numër i tyre është kthyer, por po them se kjo tash për tash nuk do të thotë shumë. Mendoj se EULEX-i duhet që këtë ta kuptojë seriozisht si një hap apo si një dorë të zgjatur për marrëveshje. EULEX-i duhet ta hartojë një marrëveshje me shkrim, që do të nënshkruhej nga ana e atyre që janë ngarkuar për këtë”, tha zoti Ivanoviq.

Pjesëtarët serbë të policisë së Kosovës i lanë vendet e punës pas shpalljes së pavarësisë së saj në shkurtin e vitit të kaluar dhe u pezulluan me pagesë nga autoritetet e Kosovës.

Në maj të këtij viti atyre iu hoq e drejta e pagesës nga buxheti i Kosovës, dhe autoritetet vendase vendosën 30 qershorin si afatin e fundit për kthimin e tyre në punë.

Zyrtarë të policisë thanë se deri në fund të afatit mbi 95 për qind e tyre u kthyen në vendet e punës.

Ministri i brendshëm, Zenun Pajaziti, pohoi se ky vendim shënon një hap pozitiv në drejtim të ndërtimit të një institucioni shumë-etnik.

Por ai përjashtoi mundësinë për krijimin e një zinxhiri tjetër komandues për serbët e Kosovës përveç policisë së Kosovës.

“E kemi vendosur këtë afat për t’ua kujtuar atyre se nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk kemi para për të shpenzuar kot si dhe për t’iu treguar se ka një fund. Jam i sigurtë se ata policë që janë trajnuar nga buxheti ynë dhe tani që janë kthyer, do ta kuptojnë qartë se procesi në Kosovë është i pakthyeshëm dhe se institucioni në të cilin janë kthyer është shumë i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve, fqinjëve dhe familjeve të tyre. Jam i sigurtë se ata nuk do të lejojnë përfshirje të politikës në këto procese”, tha zoti Pajaziti.

Kthimi i pjesëtarëve serbë në policinë e Kosovës, thonë në Ministrinë për Kosovën në Beograd, u arrit pas një numri bisedimesh me misionin e EULEX-it, megjithëse pranuan se nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Oliver Ivanoviq thotë se bisedimet me EULEX-in nuk kanë përfunduar dhe e ka cilësuar vendosjen e afateve për kthim të policëve serbë si artifical dhe kundërproduktiv.

“Nuk është mirë që të vendosen afate artificiale sepse periudha që kemi lënë pas, nuk mund të shihet si e dobishme në kuptimin se janë zhvilluar biseidme aq të frytshme. Bisedime me EULEX-in janë zhvilluar rreth shumë temave, por çështja e policisë është e pandashme nga gjyqësia. Mendoj se edhe çështja e doganave duhet të vijë në rend të ditës dhe të diskutohet për të. Por kjo është çështje për të cilën përfaqësuesit e EULEX-it duhet të bisedojnë me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë sepse, në të kundërtën, nuk do të mund të ketë mbështetjen e qeverisë së Serbisë”, tha z.Ivanoviq.

Megjithatë, pohimet e zotit Ivanoviq janë kundërshtuar nga vetë misioni evropian për drejtësi dhe polici EULEX, i cili e ka përshëndetur vendimin e policëve serbë për kthim në vendet e punës.

Zëvendësshefi i misionit, Roy Reeve, i tha BBC-së se EULEX-i ka shfaqur pikëpamjet e tij për policët serbë dhe nuk ka qenë i përfshirë në asnjë bisedë me zyrtarët në Beograd.

“Nuk ka patur negociata. Por ne kemi shfaqur pikëpamjet tona se për të ndihmuar në zbatimin e detyrave tona në gjithë Kosovën, do të ishte shumë e dobishme që të kemi policë serbë që do të punonin në këto rajone. Dhe kjo kishte reflektime edhe në Beograd. Ka patur shumë diskutime ndërmjet policëve serbë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd rreth kësaj cështjeje dhe EULEX-i ka shprehur pikëpamjen e tij se do të ishte e dobishme që këta policë të kthehen në vendet e tyre të punës. Tani mendoj se policia e Kosovës do t'i paguajë këta policë meqë Ministria e Brendshme në Beograd ka deklaruar se nuk do ta bëjë më këtë. Prandaj kishte edhe një ndikim financiar në kthimin e tyre", tha zoti Reeve.

Sipas tij policët serbë do t’i binden zinxhirit komandues të policisë së Kosovës dhe kjo, thotë ai, është edhe një lloj marrëveshjeje.

“Kjo është mënyra se si kanë punuar ata para se të largohen në shkurt të vitit të kaluar dhe ata kthehen në stacionet e njëjta. UNMIK-u rrinte në krye, por në rajonet e tyre dhe në stacionet e tyre ata shërbenin në kuadër të zinxhirit komandues të policisë së Kosovës”, tha zoti Reeve.

BBCAlbanian News

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 05-07-2009, 10:34:26
Keta do te riktheheshin shume me heret, sikur Kosova te mos udhehiqej nga keta debill.

Temat e fundit