Kurti fiton - Serbia njeh dokumentat e Kosovës - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Kurti fiton - Serbia njeh dokumentat e Kosovës

     Kurti fiton - Serbia njeh dokumentat e Kosovës

    · 1 · 351

    • Postime: 28630
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 28-08-2022, 00:52:29
     

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

    “Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

    Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator. Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë në shenjë pakënaqësie për këto dy vendime. Kosova më pas shtyu zbatimin e tyre deri më 1 shtator.

    Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat. Kosova për disa orë më 1 gusht zbatoi vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, derisa serbët hoqën barrikadat.

    Prishtina ka argumentuar se lëshimi i një dokumenti të tillë u bë duke respektuar një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2011, në kuadër të dialogut. Serbia që nga ajo kohë kishte lëshuar një dokument të tillë për të gjithë shtetasit e Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.

    Ndërkaq, më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Beograd se Serbia do të pranonte dokumentet e Kosovës, vetëm nëse në kufi do të lëshohej një deklaratë ku bëhej e ditur se kjo nuk do të nënkuptojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

    Por, sa i përket targave, Vuçiç tha se ky vendim do të nisë së zbatuari më 1 shtator, pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur, siç tha ai, një “zgjidhje kompromisi”.

    Vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

    Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

    Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti./REL

    Temat e fundit