Kushtetuta e Kosovës ,e vitit ’74 dhe e sotme - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kushtetuta e Kosovës ,e vitit ’74 dhe e sotme

Kushtetuta e Kosovës ,e vitit ’74 dhe e sotme

· 2 · 2637

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-07-2009, 00:15:00
Një shkrim me shkas,
Kushtetuta e vitit 1974, të cilën sot nuk po e gjej dot, e që para ndonjë viti e pata huazuar dhe lexuar me interes,më është dukur si një arritje për shqiptarët të cilët për kohën e atëhershme, vështirë se mund të kishin diçka më shumë.
Kuptohet që me këtë kushtetutë qështja shqiptare e Kosovës nuk kryhej, por asaj i jepej një shtysë e vihej në binarë të mirë. Kjo kushtetutë u jepte mundësinë  shqiptarëve të mbetur prapa, të  përparojnë në çdo nivel e të përgaditen për hapat e ardhshëm. Shqiptarët e Kosovës kishin shkollim në gjuhën e tyre në çdo nivel, kishin entet aq të nevojshme kulturore e shkencore, kishin organet legjitime, komunale e krahinore, kishin udhëheqjen e tyre politike të ndikuar përafërsisht si tani, kishin policinë e tyre siq e kanë edhe tani, ndërsa nuk kishin ushtrinë e tyre të cilën nuk e kanë as tani, dhe kishin gjuhët zyrtare që i kanë dhe tani, por me një ndryshim të vogël, sepse përderisa atëherë gjuha serbokroate ishte gjuhë zyrtare sepse Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe Jugosllavisë njëkohësisht, tani gjuha serbe është gjuhë zyrtare sepse pësëpërqindëshi i serbëve të Kosovës janë komb shtetformues këtu dhe në çdo gjë(përveqse në numra) i barabart me shqiptarët.
Duke marrë për bazë këto gjëra, pozita juridike dhe politike e shqiptarëve të Kosovës, krahasuar me atëherë, është pothuaj e pavërejtshme. Kanë ndryshuar vetëm rrethanat ndërkombtare e nuk ka ndryshuar Kosova.Jugosllavia nuk ekziston më, ndërsa Serbia sot është e ngulitur në Kosovë më shumë se ç’ishte atëherë. Kosova është e pavarur, por që Kosova të bëhet shtet i shqiptarëve, siq me të drejt e kemi ëndërruar gjithëmonë, është më larg se ç’ishte në vitin ’74.
Sot pozita e Kosovës mund të thuhet që është më e mirë por edhe më e ndërlikuar.
Sot nuk burgosen njerëzit për shkaqe politike(megjithëse këtë nuk mund ta them me plot gojë), por kushtetuta e sotme ka burgosur ardhmërinë e një populli të tërë për interesa të një minoriteti që me këto numra, në shtetet tjera do të ishte i pavërejtshëm.
Dhe është e vërtet që me kushtetutën e vitit ’74 , problemet tona politike nuk zgjidheshin, por pyetjes së thjeshtë, se a mund të arrihej diçka më shumë për atë kohë, vështirë se do t’i gjendej një përgjigje pozitive e argumentuar. Por po ta marrim kushtetutën e sotme  dhe të parashtronim edhe për të këtë pyetje të thjesht, përgjigja do të ishte, po, diçka më shumë do të mund, dhe do të duhej patjetër të bëhej, sepse ne qysh atëherë sakrifikuam shumë. Ne e dogjëm kartën e luftës, i hymë kësaj lufte duke ditur që do të na sjellë shumë dhimbje, jo për të arritur këtu. Jo për këtë kushtetutë e për këtë shtet shqiptaro-serb, por për një kushtetutë e një shtet tërësisht shqiptar, që është në pajtim edhe me përbërjen e popullsisë së Kosovës, ku pjestarët e minoriteteteve do të kishin të drejta individuale të barabarta me të gjithë, ose eventualisht sërbët të kishin aq të drejta sa kanë shqiptarët në Mal të zi, por jo edhe të drejta kombtare të barabarta me popullin që ka shumicën dërmuese.
Tani, a mund të arrihej kjo, kur dihet që edhe luftën nuk e përfunduam vet, është vështirë të thuhet, por gjithsesi, me një strategji të mirëfillt e me një punë të përkushtuar, pozita jonë juridike dhe politike do të ishte më e mirë, për aq sa do të ishte e mundur. Por këtu strategjia dhe përkushtimi nuk  ishin e nuk janë në rend të ditës.
Mendoj që kushtetuta e vitit 1974 duhet studiuar, sepse ky dokument megjithëse nuk ishte i yni(si ky i tanishmi) ka pasur ndikim në jetën tonë për një kohë të caktuar, sepse është histori e jonë, ne kemi kaluar andejpari, si dhe duhet krahasuar edhe me kushtetutën e sotme që të mos gënjehemi që kemi arritur kushedi çka, në një kohë kur rrethanat ndërkombtare ishin në dobi tonën dhe ne do të duhej të arrinim më shumë, në mënyrë që jo t’i largoheshim por t’i afroheshim qëllimit tonë të kahershëm, bashkimit kombëtar.


  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 28-05-2010, 01:06:51
H75 a ke mundur me siguri Kushtetuten e Kosovës te vitit 1974 apo jo. Nese po te lutem ma dergo ne adresen rilindramaj@hotmail.com sepse po me duhet per tem te diplomes.

Temat e fundit