Kuvendi i kosovès sè shpejti duhet ta shpall Pavarsin... - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kuvendi i kosovès sè shpejti duhet ta shpall Pavarsin...

Kuvendi i kosovès sè shpejti duhet ta shpall Pavarsin...

· 5 · 1441

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-01-2008, 23:20:11



 Kuvendi i Kosovës së shpejti pritet ta nxjerrë deklaratën për pavarësi, thotë Krasniqi

Parlamenti i Kosovës e di që së shpejti do të ndodhë deklarata për pavarësinë e Kosovës, ka thënë Jakup Krasniqi, pas takimit me shefin e Zyrës italiane, në Prishtinë, Patrik Mura, duke shtuar se Kuvendi është në fazën finale të përgatitjeve për ta shpallur pavarësinë e vendit. Ndërsa diplomati italian Mura tha se tashmë është i qartë qëndrimi Qeverisë italiane ndaj Kosovës dhe gjithsesi do të jetë në koordinim me partnerët evropian.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, tha pas takimit se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë edhe disa konsultime me kryetarin e vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi rreth procesit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Për këtë, sipas tij, ende nuk ka datë fikse por dihet se ajo do të ndodh së shpejti.

“Parlamenti i Kosovës e din që së shpejti do të ndodhë Deklarata për pavarësinë e Kosovës dhe kërkesa për ta njohur atë nga vendet e perëndimit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra për ta njohur pavarësimin e Kosovës, dhe kjo do të ndodh shpejt”, ka theksuar kryeparlamentari Krasniqi.

Është e rëndësishme që secilin hap që do ta ndërmarrë Parlamenti i Kosovës të jetë në koordinim me partnerët brenda Bashkimit Evropian. Ndërsa, sa i përket qëndrimit të Qeverisë italiane ndaj Kosovës, ai tashmë është i qartë, pra do të jetë vendim i përbashkët brenda familjes evropiane, tha shefi i Zyrës Italiane në Prishtinë Patrik Mura. Ai shtoi se fakti më i rëndësishëm në këtë periudhë është se Kosova i ka krijuar institucionet e reja.

“Ka mjaft punë për të bërë. Ne jemi të kënaqur që Kosova tashmë e ka formuar përbërjen e re parlamentare, e cila besojmë se do të jetë e gatshme t’i kryejë detyrat që do t’i dalin përpara, veçanërisht në këto momente të fazës finale të procesit negociator për përcaktimin e statusit”, tha Mura.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e falënderoi me këtë rast shefin e zyrës italiane Mura për mbështetjen që qeveria italiane i ka dhënë në vazhdimësi procesit nëpër të cilin po kalon vendi ynë.

  • Postime: 191
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-01-2008, 19:38:31
PAVARESIA AFER......

Shkruan:Dardan PEJA

Tashme Kosova ka konfirmuar institucionet e reja te dala nga zgjedhjet e fundit.Dhe vemendja e te gjitheve eshte perqendruar tek momenti final i percaktimit te statutit.Hamendesim e te shumta rreth dates se sakte jane bere dhe behen,por deri tani vetem shpresa eshte ne efikasitet te plote.Jo se Pavarsia eshte larg por afersia e shpalljes zyrtare te saj po krijon jo pak supozime.Sh.B.A dhe vendet e tjera aleate te saj jane tashme vetpercaktuar rreth qendrimit te tyre pas statutit,sepse cdo zgjatje e metejshme do te ishte me teper se shkaterruese per paqen ne Ballkanin e trazuar nga monstruozitetet sllavo-ortodokse.

Paqen ne kete rajon te Europes me sa shikohet nuk mund t'a pranojne kryeqytete te tila si Moska,Beogradi,Athina apo se fundmi dhe Bukureshti apo ndonje satelit jo i rendesishem i ishperandorise se shthurur Sovjetike(pa harruar stimulimet e vendeve diktatoriale e komuniste).Enderrime tipike mesjetare,psikologji e tejskashme obskurantiste dhe fanatizma jonjerezore filosllave kane shkaktuar jo pak tragjedi ndaj nje populli te paqte dhe modern sic jane shqiptaret.Copetime te paprincipta,gjakderdhje te pashembullta dhe spastrime te mirfillta etnike kane provuar nder shekuj pasardhesit e pellazgeve te lashte,shkaktuar nga opsesione paranojake antinjerezore qe karakterizojne turmat e zbritura nga thellesia e Uraleve te egra.Por kohet e barbarise se kuqe kane shkuar,megallomania e sllaveve pushtues ka pesur renie te paimagjinueshme nga bota e qyteteruar.Tashme eshte me se e qarte se kush ka humbur e kush ka fituar kete beteje shekullore.Njerezim i sidomos ndergjegjia progresive nuk mund te pranojne barbarizma primitive ne gjirin e tyre,sepse humanizmi ka fituar mbi kafsherine e paprincipte ushyer nga ideologjirat bajate te importuara nga Caret ruse te te gjitha kohrave.

Kosova shqiptare tashme eshte gati per te realizuar ate qe ka pritur prej kohesh.Pavarsia tashme ka krijuar fizionomine dhe po shfaqet qarte neper rruget,sheshet dhe qytetet e Dardanise se lashte,njerzit po e prekin cdo dite dhe shpejt, "de facto",shqiptaret e kesaj treve do te behen qytetaret me te rinj te Europes se bashkuar.Sepse historikisht kemi qene,jemi dhe do te mbetemi pjese perberse e zhvillimit,progresit dhe demokracise larg mbetjeve te importuara dhunshem,larg imponimeve ideologjike qe gelojne aty-ketu neper individe dhe qarqe te caktuara.Paveresia e Kosoves mbyll cdo shteg per intolerance apo konflikt sepse shuhen ne maksimum tendencat e rrymave qe zbresin nga Moska e ftohte dhe primitive deri ne qelizen me te fundit.


Marre nga www.lajmishqip.com

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-01-2008, 22:02:05
Kryeparlamentari i Kosovës, Krasniqi: Pavarësia do të shpallet në shkurt

Parlamenti i Kosovës pritet të shpallë pavarësinë muajin e ardhshëm. Pohimi është bërë nga kryetari i Kuvendit te Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë për BBC-në. "Ne shpresojmë se shkurti do të jete koha kur do të ndodhë kjo kthesë e rëndësishme historike," tha z. Krasniqi duke shtuar se ende nuk është përcaktuar data. "Duhet të bëhen dhe disa konsulta për të përcaktuar kohën se kur do të ndodhë kjo," tha Krasniqi.

 

Sipas kryeparlamentarit kosovar shpallja e pavarësisë do të behet përmes një deklarate ku do të kërkohet në të njëjtën kohë dhe njohja e saj ndërkombëtare. Krasniqi është shprehur më tej se udhëheqësit kosovare po diskutojnë me njeri-tjetrin dhe me faktorin ndërkombëtar. "Ne këto ditë jemi duke biseduar me presidentin e Kosovës, me kryeministrin, jemi në kontakt të përditshëm me faktorin ndërkombëtar që është i vendosur në Kosovë, duhen të bëhen dhe disa konsulta për të precizuar kohën se kur do të ndodhe kjo," tha Krasniqi. 

#3 ne: 23-01-2008, 22:44:38

Vetem nje pytje per Thaqin a e din daten e pavarsis apo vetem po na genjen ter kohen thuaje nese e di . Por nuk po e di se nese e kishe dite do te tregoje per lavdate. TURP

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 23-01-2008, 23:20:32
Pavarsija sdo dat me shiku me ligj,parlamenti duhet me ba referendum e me referendum askujt nuk i del ne udhe probelemi i Kosoves ,se keshtu esht formuar,njohur, gjdo shtet.
Por keta tanet keshtu per me ja hup popullit pavarsin shpallja tek dyrt e parlamentit,shpallja ne kaqanik,shpalle sikur Krasniqi ne Klin per pes dit!.

Sod duhet te gjejm menyra per kompromis dhe gjdo gje qe t ebehet dueht te gjith ta ndjejm si per mir si per keq? sepse as ne nuk po e dim se interesat e huja do te lozin me gjakun ton e kjo ka marr fund!

edhe spe jemi perqa nda kjo ska rendsi nje Atdhe e kem te gjith per t ejemi duke luftu me pun dhe duke punu per luft.

Temat e fundit