Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 28-07-2011, 15:09:54 »

Kuvendi i Kosovës të enjten në seancën e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në veri miratoi Rezolutën me 89 vota për, 9 kundër, përmes së cilës i jepet plotësisht mbështetje Qeverisë së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ndërkohë që i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës e mbështetë të drejtën kushtetuese të
institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në territorin e Kosovës dhe kërkon që të respektohen masat e reciprocitetit me Serbinë të gjitha pikat doganore.

Kuvendi përmes kësaj Rezolute fton bashkësinë ndërkombëtare për të përkrahur institucionet e vendit në vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, ndërsa u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim që ta ruajnë qetësinë, rendin kushtetues dhe sundimin e ligjit.

Po ashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojnë angazhimin për vendosjen e autoritetit kushtetues në pikën 1 dhe 31, si dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera për shtrirjen dhe ushtrimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Ndryshe, rezoluta ishte e përkrahur nga të gjitha Grupet parlamentare pavarësisht se disa pika të propozuara nga Vetëvendosje nuk janë përfshirë në Rezolutë. Njëra ndër rekomandimet e Vetëvendosjes ishte që presidentja e vendit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Pas seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës do të vazhdoi edhe seancën e rregullt. /Telegrafi/