Lufta ne Kosove!
Qellimi: çlirimi e Bashkimi Kombetar!
Realiteti: Pavaresia e Kosoves (ne pritje:)!
Keto dihen boterisht, e nuk ka cfare forme diplomatike te fshehen asnjehere - as nga vet shqiptaret!
Jemi deshmitare te gjalle dhe faktet histoike per kete kohe i bejme vet, e nuk ka nevoje te na i bejne tjeret, sikurse derisot ne histori!
Lufta ne Kosove, nuk eshte vetem çeshtje ne vete, por eshte pjese e çeshtjes kombetare shqiptare, per te cilen u angazhuan (aq sa munden, e aq sa iu lejuan kushtet e nje lufte per çlirim) te gjithe shqiptareve.
Na jemi deshmitare te gjalle te luftes se fundit (1998-99) dhe nuk ka nevoje te gjurmojme ne materiale historike per kete lufte! Nese shikojme per 'nje histori ne vete' atehere nje histori ne vete eshte edhe Historia e Familjes Jasharaj, por qellimi i pergjithshem ishte kombetar, qe Kosova e filloj (vazhdim historie shqiptare) - nga demostratat (1968), ku 6 Tetori, 1968, solli si rezultat - Njohjen e Flamurit Kombetar Shqiptar, ne trevat shqiptare nen ish-jogosllavine edhe qe solli si rezultat, Kushtetuten e vitit 1974, 'Kosova si element konstituiv i federates ish-jugosllave'.
Pas demostratave te pergjakshme 1981, 1983, 1988, 1989 (kur u shtyp me dhune shtet-terrori serb, ajo Kushtetuta (1974), qe revolta shqiptare, kunder shtetterrorit e gjenocidit te regjimit serb, solli me sakrifica te pergjakshme, me 2 korrik 1990, u be Shpallja e Pavaresise se Kosoves dhe me Kushtetuten e saj, te shpallur me 7 shtator, 1990 - Kushtetuta e Kaçanikut ( neni - 2, si republike e shtate ish-jugosllave), e si rrjedhoje e krizes se pergjithshme ne ish-jugosllavi, plasi lufta ne Slloveni e me radhe deri ne Kosove ku perfundoi me 1999. Mund ta quajme dekada e pergjakshme ish-jugosllave (1989-1999), ku Kosova e filloi e vulosi me Lufte çlirimtare (UçK) - definitivisht shkaterrimin e Jugosllavise!
Histori ne vete eshte vetem Historia Shqiptare e tere!
Lufta e Kosoves, qellimin e kishte ne bashkimin kombetar, çlirimin e te gjitha trojeve shqiptare nga regjimet sllave ne Ballkan, e mu per kete (nga droja nderkombetare, se me çlirimin e bashkimin me lufte te shqiptareve nen ish-jugosllavine, nuk do te kishte matutje as Maqedoni, as mal te Zi, do te nxirrej nga pushtimet edhe Lugina e Presheves, me trevat Presheve-Medvegje-Bujanofc, ku do te ndizej zjarri i vertete ballkanik), mu per kete edhe u be çmilitarizimi (demilitarizimi) i UçK-së, qe sot mbeti vetem si TMK, e seshpejti Ushtri e rregullte e Kosoves se pavarur!
Tash, pas kesaj vazhdimesie historike, jemi ketu ku jemi sot me 2005, ne pritje te njohjes se pavaresise se Kosoves!
- Njohja e pavaresise se Kosoves, do te behej pas tre viteve te Luftes ne Kosove (sikur mos te ishte ndaluar nga Fuqite qellimisht - Referendumi ne Rambuje, shkurt, 1999), por pas nderhyrjes se NATO-s, u prit me presion politik nderkombetar, deri te paralizohen trevat shqiptare edhe jasht Kosoves, ne Luftat çlirimtare UçPMB, e UçK-ombetare ne Lugine te Presheves - Kosove Lindore, ne Maqedoni dhe ne Malesine e madhe, Mal te Zi), ku u shtypen me dhune politike - UçK, UçPMB, UçK-ombetare, qe kishin te njejtin qellim dhe qe shqiptaret tashpertash mos te marrin ma shume se nje pavaresi kosovare, duke u filtruar politikisht neper 'standardet politike' te njohura sot...
Lufta e Kosoves, eshte pjese e Historise Shqiptare, vazhdimesi historike, e te gjithe shqiptareve ballkanik (anipse ne permasa aq sa ishin), ku shqiptaret nga te gjitha trojet tona, moren pjese ne format e tyre, luftetarë te pendes, lekut e pushkes!
Dikush mund t'i beje histori ne vete shqiptaret ne kosove, Lugine te Presheves, maqedoni, mal te Zi e çameri, secilen treve si histori ne vete, por kjo eshte nje loje politike e rrezikshme e me pasoja edhe ma te renda se sa deri me sot - kur dihet se te gjitha jane pjese te Historise kombetare Shqiptare!
Lufta ne Kosove eshte vetem nje kapitull historik shqiptar, qe nuk do te pushoj kurre deri ne çlirimin e plote te shqiptareve nga regjimet pushtuese sllavo-greke. Dhuna politike (nderkombetare, e brenda-kombetare, si forma te karierizmave politike), shtypi e po shtyp ende shqiptaret, qe te binden se nuk behet bashkimi kombetar, te ftofen e paralizohen, si paralize brendakombetare, deri edhe te mosunieteti politik brenda-shqiptar - por, lufta per bashkim kombetar as nuk eshte shuar kurre ne histori, as nuk do te shuhet kurre, deri ne realizimin e zgjidhjes se çeshtjes Kombetare Shqiptare ne Ballkan!
Lufta ne Kosove eshte Pjese nga Historia Shqiptare!
Odise