Mali i Zi kerkon riatdhesimin e kosovareve! - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mali i Zi kerkon riatdhesimin e kosovareve!

Mali i Zi kerkon riatdhesimin e kosovareve!

· 1 · 610

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 09-07-2009, 22:38:41
Një zyrtar i qeverisë së Malit të Zi ka deklaruar se është detyrim i Podgoricës dhe Prishtinës që të krijojnë kushte për kthimin sa më të shpejtë të refugjatëve kosovarë, të cilët jetojnë në Malin e Zi.

Ministri malazez i Punës dhe Përkujdesjes Sociale, Suad Numanoviq tha se rreth 16 mijë qytetarë që u zhvendosën nga Kosova në vitin 1999 vazhdojnë të jetojnë në Malin e Zi.

Ai vizitoi Prishtinën për t’u kërkuar autoriteteve kosovare që të mundësojnë kthimin e të gjithë atyre që janë të interesuar të jetojnë në Kosovë.

Këtë kërkesë ministri malazez e shprehu gjatë takimit me zëvendëskryeministr in e Kosovës, Ramë Manaj.

“Takimin e kemi shfrytëzuar për t’i dhënë një dinamikë kthimit të të zhvendosurve në Kosovë, përkatësisht në vendin e tyre të origjinës, sepse arsyet për të cilat ata janë zhvendosur, për fat të mirë nuk ekzistojnë më. Natyrisht ky është një proces që po zgjat me 10 vjet, tani do ta intensifikojmë atë dhe jemi marrë vesh që të bëjmë regjistrimin e njerëzve të cilët duan të kthehen,” deklaroi ministri malazez i Punës dhe Përkujdesjes Sociale.

Refugjatët kosovarë të cilët gjetën strehim në Malin e Zi pas tërheqjes së forcave serbe dhe hyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999, janë kryesisht serbë, malazezë dhe romë.

Zëvendëskryeministr i kosovar, Ramë Manaj premtoi krijimin e kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve. Sipas tij në proces është kthimi nga Mali i Zi i më se 300 refugjatëve.

“Do të bëjmë protokoll të bashkëpunimit në të cilin do të identifikojmë edhe kërkesat, edhe mundësitë dhe do të kemi qasje të përbashkët në krijimin e kushteve për kthim të atyre që tashmë kanë deklaruar interesin e tyre për kthim. Ne aktualisht kemi aplikacione prej 360 individëve që duan të kthehen, ndërsa të dhënat e fundit flasin se numri i atyre që janë të gatshëm për t’u kthyer arrin në 1300”, tha numri dy i qeverisë.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës për kthimin e të zhvendosurve nga Mali i Zi në Kosovë pritet t’i hapë rrugën edhe bashkëpunimit në fushat tjera si dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Mali i Zi e ka njohur Kosovën në tetor të vitit të kaluar, duke nxitur reagime të ashpëra në Serbi. Ministri malazes i Punës dhe Përkujdesjes Sociale, Suad Numanoviq theksoi se vendoisja e marrëdhënieve diplomatike do të mund të bëhet në një të ardhme të afërt, po qe se të dyja vendet pajtohen për zgjidhjen e problemeve me interes të përbashkët.

“Sigurisht që do të vijë ajo ditë dhe unë besoj shpejt kur do të vendosen marrëdhëniet diplomatike, por që kjo të realizohet, për mua nuk është e rëndësishme data, por bashkëpunimi që është vendosur ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës dhe zgjidhja e të gjitha çështjeve me interes të përbashkët për të dyja vendet. Një nga këto çështje është edhe kthimi i të zhvendosurve”, tha zoti Numanoviq.

Edhe zëvendëskryeministr i i Kosovës, Ramë Manaj ka shprehur bindjen e ekzekutivit se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Prishtinës e Podgoricës nuk do të vonojë.

“Është çështje e kohës së shkurtër për ngritjen e marrëdhënieve në nivel diplomatik mes dy shteteve të pavarura”, u shpreh ai.

Ndërkohë pak kohë më parë Podgorica i ka kërkuar Prishtinës zyrtare që ta njohë komunitetin malazez si pakicë kombëtare në Kosovë. Ky është thënë të jetë parakushti kryesor për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kërkesa për përfshirjen e malazezëve në Kushtetutën e Kosovës si pakicë e barabartë me komunitetet tjera minoritare është përsëritur nga përfaqësues të komunitetit malazez në të gjitha takimet që kanë zhvilluar me zyrtarët e institucioneve vendore.

Për herë të parë malazezët në Kosovë këtë vit do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 nëntor. Slobodan Vujiçiq është kryetar i partisë së sapoformuar, asaj Demokratike të Malazezëve të Kosovës.

“Për herë të parë në historinë e ekzistencës sonë në Kosovë është formuar partia Demokratike e Malazezëve të Kosovës. Të gjithë ata që ndihen malazezë duhet të dalin në zgjedhje sepse duhet ta dëgjojë shtetin amë të Malit të Zi, që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe i ka ftuar malazezët që të dalin në zgjedhje. Dhe së dyti, ne jetojmë në Kosovë dhe meqë kjo është vendlindja jonë, duhet që përmes institucioneve të luftojmë për të drejtat tona”, tha për BBC-së z.Vujiçiq.

Aktualisht në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta për numrin e malazezëve që jetojnë këtu, por përfaqësues të këtij komuniteti thonë se ky numër sillet në rreth 6 mijë.

BBCAlbanian.com

Temat e fundit