Merren nën kontroll 2 pika doganore në veri - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Merren nën kontroll 2 pika doganore në veri

Merren nën kontroll 2 pika doganore në veri

· 1 · 660

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-07-2011, 10:12:19
Kosovë, merren nën kontroll 2 pika doganore në veri, Rexhepi: Shtrimë sovranitetin

Njësitet e Policisë Speciale të Kosovës kanë ndërhyrë të hënën në mbrëmje në pjesën veriore të Kosovës, për të vendosur kontrollin në dy pikat kufitare me Serbinë, me urdhër të kryeministrit Thaçi. Përfaqësues të shteteve të perëndimore kanë mbështetur vendimin e Qeverisë, që në dy pikat kufitare të policia e Kosovës të zbatojë ndalesën për hyrjen e mallrave serbe. Policia ka realizuar 70 për qind të aksionit. Deri të martën në mëngjes është parashikuar zbatimi i plotë i planit.

Merret  pika 1, Rexhepi: Shtrimë sovranitetin

Forcat policore kanë marrë kontrollin edhe në pikën 1 në Jarinje, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. “Kemi pritur se mund të ketë vështirësi. Por, situata është qetë. Tani është shtrirë sovraniteti, dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rexhepi, transmeton REL.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbrëmë aksionin për futjen nën kontroll të pikës kufitare 1 dhe 31 që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, duke dërguar atje njësitë speciale të policisë.  Ndërsa, kontrolli është marrë menjëherë në pikën 31, në Bërnjka, njësitë speciale ishin bllokuar që të merrnin kontrollin dhe në Jarinje, nga bllokada e serbëve lokalë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se futja nën kontroll e pikës 31 është bërë nën të ashtuquajturin Planin B. Ai njoftoi, se gjatë aksionit, një polic është lënduar me një mjet shpërthyes, dhe dy-tre të tjerë janë lënduar nga hedhja e xhmave dhe gurëve, nga ana e serbëve lokalë.

Rexhepi ka thënë se me këtë veprim, po mundësohet që të zbatohet plotësisht vendimi i Qeverisë për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pikat kufitare 1 dhe 31, në të cilat nuk është vendosur dogana që nga viti 2008, janë parë si pengesa kryesore e zbatimit të reciprocitetit, meqenëse kamionët serbë kanë hyrë në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar.

Rexhepi ka thënë se njësitë speciale të policisë, do të qëndrojnë në veri deri sa të jetë e nevojshme dhe derisa të vendosen doganierët.

 

Rexhepi: Aksioni ynë, pa ndihmën e EULEX-it

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se aksioni i policisë është  zhvilluar pa ndihmën e EULEX-it, sepse Misioni i BE-së nuk ka pranuar të bëhet pjesë e një grupi të përbashkët koordinues.  “Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX-in. Kemi kërkuar të krijohet një trupë e përbashkët me EULEX-in, por kjo nuk ka ndodhur. EULEX nuk ka pranuar të bashkëpunojë”, ka thënë Rexhepi.  Ai ka konfirmuar se situata në pikën 31 është e qetë. Ndërkaq, forcat policore deri në mesnatë nuk kishin mundur të arrijnë në pikën tjetër kufitare, për shkak se serbët lokalë kanë bllokuar rrugën me kamionë në në afërsi të Leposaviqit dhe në fshatin Rudare të Zveçanit.  Mirëpo, Ministri Rexhepi ka theksuar se policia nuk do të zmbrapset pa e realizuar aksionin. “Nuk ka tërheqje prapa. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë. Situata është e tensionuar, por ne jemi maksimalisht të kujdesshëm që situata të mos përshkallëzohet”, ka thënë ai.

Pikat 1 dhe 31 ka një kohë të gjatë që gjenden jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare. Këto dy pika janë vlerësuar si vendkalim kryesor i kontrabandës dhe krimit të organizuar. Kjo ka qenë brenga kryesore e autoriteteve kosovare, por edhe e gjithë spektrit politik në vend. Me ardhjen e EULEX-it në Kosovë qenë shtuar shpresat se këto dy pika do të futen nën kontrollin e autoriteteve kosovare.  Sipas gazetës Express, është realizuar 70 për qind e planit të Policisë, ndërkaq ishte parashikuar që të martën në mëngjes, ai të realizohet në tërësi.

 

Zyrtarët e EULEX-it: E mësuam nga mediat
Ndërkaq, sipas radios serbe B92, zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se për aksionin e policisë kanë marrë vesh nga mediat. Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë reaguar ndaj aksionit të Policisë Speciale të Kosovës.





Ivanoviç: Situata mund të përshkallëzohet

Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka tërhequr vërejtjen se situata në veri mund të përshkallëzohet.  “Situata është mjaft e tensionuar, ky është një veprim i pamenduar, për të cilin nuk ka asnjë shpjegim“, citon B92 Ivanoviçin.  Ai ka thënë se ka biseduar me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe pret reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it. Sipas Ivanoviçit, tensionet më të mëdha priten mëngjesin e të martës.  “Kur ky veprim ndërlidhet me vendimin për ndalimin e mallrave, shihet se kemi të bëjmë me një plan mjaft koherent“, ka thënë ai.

 

Bogdanoviç: Dyshime se EULEX ka bashkëpunuar në aksion

Ndërsa, ministri serb Goran Bogdanoviç ka thënë se aksioni i Qeverisë së Kosovës “është një akt i pakuptimtë, për të cilin dyshoj se ndoshta është i sinkronizuar me EULEX-in”.  Ai bëri të ditur se kreu shtetëror i Serbisë menjëherë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare për eskalim të situatës.  Sipas tij, presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Mirko Cvetkoviç kanë kontaktuar me Komisionin Europian, OKB-në, Krahun Jugor të NATO-s dhe struktura të tjera ndërkombëtare. Sipas RTK-së, pas mesnatës në Leposaviq është dhënë “alarmi për rrezik luftarak dhe qytetarët kanë dalë në rrugë”.

 

Gazeta Express
« Editimi i fundit: 28-07-2011, 14:11:31 nga M A X »

Temat e fundit