Nè serrbijè fiton Borisi e jo demokracija evroperendimore - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nè serrbijè fiton Borisi e jo demokracija evroperendimore

Nè serrbijè fiton Borisi e jo demokracija evroperendimore

· 1 · 470

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-02-2008, 19:18:24
NË SERBI FITOI BORIS TADIQI, JO, ENDE DEMOKRACIA EVRO-PERËNDIMORE!


BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Vota e Novi-Sadit, e Beogradit, e diasporas serbe dhe e minoriteteve në Serbi (sidomos në Novi Pazar dhe në Vojvodinë) e shpëtoi Boris Tadiqin nga disfata e oponentit të tij radikal, Tomislav Nikoliq, të cilit nuk i mjaftoi numri i votave të elektoratit zgjedhës në Serbinë Qendrore, e cila Nikoliqit ia hodhoi 51,1 për qind, kurse Tadiqit 47, 2 për qind.

Gjithashtu, Tomislav Nikoliqit nuk i ndihmoi as përqindja e votave mbi 76%, të fituara nga elektorati i enklavave të minoritetit kolon serb në Kosovë, përfaqësuesit e të cilit, edhe në këtë rast të votimit për sheshelistin radikal, Tomislav Nikoliq, dëshmuan haptazi, se janë iniciatorët dhe fjatorët kryesorë të djegies së Kosovës shqiptare më 1999 nga makineria paramilitare, militare dhe policore e regjimit gjenocidal terrorist të Slobodan Milosheviqit, duke harruar faktin se tani ka perënduar koha e terrorit dhe e tiranisë shtypëse, pushtuese dhe gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e Vojislav Sheshelit dhe e Zhelko Razhnjatoviq- Arkanit...,etj. në Kosovën shqiptare.

Jemi në vitin 2008 (jo në “vitet e arta” 1989-1999 të Slobodan Milosheviqit, kohë kjo, kur shqiptarët ishin të pambrojtur ushtarakisht si rrjedhim i paficikimit dhe pushtimit ushtarak e policor të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit), në kushte dhe në rrethana politike diametralisht të ndryshme nga ato të kohës pushtuese të Serbisë soldateske të kryekriminelit Slobodan Milosheviq. Kosova sot, është në zotërimin e shqiptarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare (Amerika dhe NATO), de facto dhe de jure është jashtë qeverisjes politike, administrative, ekonomike, juridiko-kushteuese, ushtarake dhe policore. Pavarësisht nga ëndërrat fantazmë të minoritetit serb, se Kosovën da ta “ripushtojnë” prapë me forcë, për ta kthyerë ushtrinë dhe policinë shfarosëse dhe gjenocidale serbe, Kosova më nuk është pronë koloniale e Serbisë, as në nën sovranitetin e saj kolonial, por është në duar të titullarit të saj legjitim dhe legal-popullit shqiptar.

* * *




 
Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, më 3 shkurt 2008, u bë i ditur fakti se Boris Tadiq kishte fituar 50,5 për qind të votave nga elektorati zgjedhor, kurse rivali i tij, Tomislav Nikoliq kishte ngelur prapa tij vetëm me 47,9 për qind, që do të thotë se konkurrenti i tij Boris Tadiq fitoi vetëm 2 për qind më shumë të votave nga trupi zgjedhor.

Kjo fitore e rizgjedhjes së Boris Tadiqit për president të Serbisë, mund të quhet fitore për “birë të gjilpërës”, që ipso facto nuk do të thotë se ka fituar demokracia evropiane në Serbi, por ka fituar Boris Tadiqi me Partinë Demokratike të tij dhe me simpatizuesit e tyre veçanërisht në Beograd (53, 6%), në Vojvodinë(55,1%).

Kjo përqindje e fituar nga votuesit e Beogradit dhe të Novi-Sadit, si dhe përqinjda irelevante nga diaspora serbe, ia siguruan rizgjedhjen e Boris Tadiqit për kryetar të Serbisë.

Ndërkaq, kur është fajala për kundërkandidatin e tij humbës në xhiron e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, Tomislav Nikoliq (kryetar i SRS-së), ai dështoi pikërisht për shkak të imazhit negativ të Partisë Radikale të Serbisë, që idenditifkohet me emrin dhe me veprën kriminale-terroriste, antihumane, antidemokratuke, antipaqësore të ish-kryetarit të saj çetniko-fashist, Vojislav Sheshel, të kryerë kundër popujve të pafajshëm në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

Pra, radikali sheshelist fashist serbomadh, Tomislav Nikoliq, nuk e fitoi numrin e duhur të votave, që të zgjidhej president i Serbisë, për shkak se shumica dërrmuese e popullit serb ndodhet buzë greminës ekonomike, materiale dhe ekzistenciale. Kjo, do të thotë se, serbët janë ngopur me luftëra, me agresione dhe me gjenocide të shtetit dhe të shtetarëve të tyre të deritashëm.

Kështu, të paktën ka reflektuar antivota e tyre kundër radikalizmit sheshelist, të prezantuar dhe të përfaqësuar nga Tomislav Nikoliqi, i cili për 2 për qind më pak të votave sesa Boris Tadiqi, pësoi disfatë në xhiron e dytë të gjedhjeve presidenciale në Serbi, më 3 shkurt 2008.

Dëshira e BE-së për demokratizimin e Serbisë

*** Havier Solana: “Pas zgjedhjes së Boris Tadiqit për kryetar, jemi të bindur se Serbia do ta ndjekë kursin proevropian dhe, besojmë se, kësisoj, mund të përshpejtohet procesi drejt Bashkimit Evropian(BE-së).” (www.jutarnjilist.hr, 4.02.2008).

Edhe ne i bashkohemi dëshirës së komesarit për siguri dhe politikë të jashtme të Bashkimit Evropian (BE-së), Havier Solana, por kjo dëshirë, kjo bindje dhe kjo shpresë jonë e përbashkët, me gjasë, do të ngelin të parealizueshme dhe, vetëm të njëanshme, sepse në Serbi ende nuk kanë fituar forcat demokratike, për shkak se ato ende janë minore dhe jashtë radhëve të pushtetit shtetëror.

Thjesht, fitorja e Boris Tadiqit për kryetar, nuk është kurrfarë dëshmie reale se, në Serbi kanë fituar forcat e njëmendta demokratike, pavarësisht nga fakti se, Boris Tadiqi (nominalisht) i përket Partisë Demokratike

Prandaj, duke mbajtur parasysh “rezultatet” e politikës së tij të deritashme gjatë mandatit 4-vjeçar (2004-2008), gjasët janë minimale, se ai do ta reformojë Serbinë në kuptimin demorkatik sipas standardeve dhe vlerave të Evropës demokratike dhe integruese. Pse e themi këtë, sepse politika ekzistuese e Serbisë ende nuk është shkëputr nga “zinxhiri” i politikës megalomane dhe kolonialiste të regjimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (ish-kryetar i Serbisë, përkatësisht i RFJ-së=Serbia dhe Mali i Zi). Ky është hendikepi kryesor pse as gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, Boris Tadiqi nuk do të ketë kapacitet politik as demokratik për të ndryshuar raportin e forcave dhe të subjekteve politike në Serbi.

Kosova-testi i parë për fitoren e demokracisë në Serbi

Vërtet, nëse Boris Tadiqi dhe forcat e tij, që e kanë mbështetur dhe e kanë votuar, do të arrijnë që të ndërrojnë kursin e deritashëm të politikës së tyre negative ndaj Kosovës, atëherë mund të thuhet se, në Serbi ka filluar “stina pranverore” e demokratizimit dhe e reformave të saj të brendshme.

Ndryshe, nëse vazhdojnë me “këngën e moçme” regresive dhe antidemokratike, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, se “Kosova është pjesë integrale e territorit të Serbisë”, atëherë nuk mund të thuhet, e aq më pak të vërtetohet teza politike se, me fitoren e Boris Tadiqit për kryetar, në Serbi ka fituar koncepti dhe orinetimi i demokracisë evro-perëndimore. Jo, assesi, sepse Boris Tadiqi gjatë mandatit të tij, të parëshëm 4-vjeçar, nuk qe në gjendje jo për të zgjidhur, por e ndërlikoi edhe më shumë problemin e mëprehtë kolonial të Kosovës, duke e qujatur “problem të brendshëm” të Serbisë.

Jo vetëm Evropa, por edhe ne, si demokratë, vërtet, do të dëshironim që një ditë në Serbi, të fitonin dhe të vinin në shprehje forcat e shëndosha demokratike përparimtare me ide, me koncepte, me qëndrime dhe me vizion demokratik paqësor, por si po duket nga paradigmat e deritashme të politikës së Serbisë (2000-2008), ajo ditë do të jetë e largët dhe, (ndoshta edhe e paarritshme) edhe për vetë reformimin e Serbisë, edhe për fqinjtë e saj, të dëmtuar me shekuj nga ajo vetë, si dhe për Evropën e integruar demokratike, sepse ende është e pranishme në kokën e Boris Tadiqit dhe të serbomëdhenjve të tjerë (në pushtet dhe jashtë pushtetit shtetëror të tij) mitomania historike, gjeopolitike dhe kulturore e Serbisë në dëm të inetresave territoriale dhe shtetërore të shqiptarëve, të hungarezëve dhe të kroatëve fqinj të Serbisë.

Domthenë, derisa serbët dhe Serbia e Boris Tadiqit, të ushqejnë pretendime territoriale ndaj Kosovës (të cilën e konsiderojnë si “pronë të paluajtshme” të tyre), përkatësisht Shqipërisë Etnike, ndaj Kroacisë dhe ndaj Vojvodinës, nuk mund të pohojmë, as të shpresojmë se, në Serbi kanë fituar forcat demokratike me orientim proevropian, pavarësisht nga interesi ynë racional demokratik dhe paqësor.

Praktikisht, në Serbi është e vështirë fitojë demokracia Perëndimore, sepse historikisht ajo nuk i ka rrënjët në Evropën antike perëndimore, por më tepër është “qiraxhinj” i imponuar i saj, me prejardhje lindore aziatike. Këtë diskurs Serbia dhe serbomëdhnjet e kanë dëshmuar me luftërat, me agresionet dhe me gjenocidet e tyre kolonilaiste shekullore, pikërisht ndaj vlerave më të lashta të Evropës Perëndimore siç janë: shqiptarët, kroatët dhe hungarezët, ku territoret dhe një numër i konisderushëm e popullësive të tyre, fatkeqësisht, edhe sot, në dekadën e parë të shekullit XXI, ndodhen në çizmen e hekrut të kolonialzimit dhe të hegjemonismit të Serbisë së Madhe.

Derisa Serbia të ketë probleme dhe, të nodhet nën hipotekën e saj kolonialiste, as ne, si “klientë” të saj të robëruar, as Evropa e integruar demokratike, e as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të llogarisim, as të jemi optimistë dhe, të bindur se fitorja e Boris Tadiqit për kryetar të Serbisë, “është prova më e sigurt e orientimit prodemokratik evropian” as e Serbisë e as e tadiqëve të saj.

Zgjedhja e Tadiqit-alternativa “midis dy të këqiave”

Si opinioni i brendshëm, ashtu edhe ai ndërkombëtar, rizgjedhjen e Boris Tadiqit për kryetar të Serbisë, duhet ta kenë kuptuar më tepër si zgjidhje alternative “midis dy të këqiave”, si thotë një fjalë e urtë popullore, e jo kursesi si fitore e demokracisë evropiane në Serbi, sepse një vlerësim i këtillë është i paqëdnrueshëm politikisht nga shkaku se mungojnë faktet dhe argumentet për justifikimin e tij në kuptimin real dhe objektiv të përkufizimit të situatës politike dhe shtetërore në Serbi, pavarësisht nga fakti se, si politika, propaganda, diplomacia zyrtare e Beogradit dhe i gjithë spektri politik (pozitë-opozitë) verbalisht “janë betuar se janë nisur” në rrugën e gjatë për të hyrë në BE, por jo edhe pa Kosovën. Pikërsiht, kjo logjikë destruktive e politikës zyrtare dhe jozyrtare e Serbisë sheshit provon se BE-ja është e paarritshme për Serbinë dhe për udhëheqjen e saj, të përbërë nga tadiqët, koshtuniqët, nikoloqët, artemiqët e shumë tjerë, të cilët, as de facto, as de jure nuk duan ta ëndërrojnë shkuarjen në Evropë pa Kosovën shqiptare.

Sipas konceptit dhe vizionit të këtillë “demokratik” të serbomëdhenjve dhe të Beogradit zyrtar, del se, vetëm në këtë mënyrë, mund të “demokratizohet” Serbia dhe, “mbi të gjitha”, kësisoj, “do të respektohej dhe, do të mbrohej edhe e drejta ndërkombëtare” në Beograd, sipas së cilës Serbia dhe drejtuesit e saj, Kosovën e quajnë “pjesë të pandashme të territorit” të Serbisë.

“Zeniti i demokratit proevropian” serb

-Boris Tadiq: “ Kurrë nuk do të pranoj, as nuk do ta nënshkruaj çfarëdo forme qoftë të pavaraësisë së Kosovës.” (//www.kim.sr.gov.yu, 14. 12. 20070).

Ja, kjo është një nga arsyet kryesore pse serbët e kanë votuar Boris Tadiqin, që të rizgjedhet kryetar i Serbisë. Ndërkaq, arsyeja tjetër është frika dhe aversioni i minoriteteve joserbe në Serbi( sidomos në Novi-Pazar dhe në Vojvodinë) ndaj ekstremizmit dhe nacionalshovinizmit të PRS-së me në krye Tomislav Nikoliqin.

Ja, kjo deklaratë dhe, disa nga dhjetra deklarata të tjera të Boris Tadiqit kundër pavarësisë së Kosovës, që e “justifikojnë” konstatimin arbitrar dhe, pa kurrfarë baze të qëndrueshme politike, se kryetari i djeshëm dhe i sotëm i Serbisë, Boris Tadiq, është demokrat i moderuar me orientim proevropian, në “shkallë më të lartë” politike dhe nacionalsite sesa radikalisti, Tomislav Nikoliqi, por është simetri e tij, kur është fjala për mohimin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë kuptim, Partia Demokratike e Boris Tadiqit dhe Partia Radikale Serbe e Tomislav Nikoliqit, ashtu sikurse edhe të gjitha partitë e tjera serbe, mund të jenë asmiterike vetëm në shprehjen e nuancave të ngjyrosura taktike dhe propagandistike të marketingut politik. Ndërkaq, për nga përmbajtja dhe strategjia e tyre janë plotësisht të barazvlerëshme, kur është fjala për mbrojtjen e sovranitet kolonial të Serbisë në Kosovë.

Ndaj, është e çuditshme, e diskutueshme dhe hipotetike teza vlerësuese se, politika zyrtare e Serbisë së Boris Tadiqit “është proevropiane.” ?! – Nga kjo tezë e çoroditur dhe e papeshuar moralisht dhe politikisht?! – Sa është fajtor radikalisti, Tomislav Nikoliq, hiq më pak nuk është pa faj dhe papërgjegjësi, edhe Boris Tadiqi, kur është fjala për dështimin e negociatave dyvjeçare serbo-shqiptare (2005-2007), të zhvilluara në Vjenë, në Nju-Jork etj. nën patronazhin e emisarit special të KS të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari dhe, më pas, kur është fjala për dështimin e bisedimeve shtesë 6-mujore nën drejtimin e Volfgang Ishingerit në krye të treshes së Grupit të Kontaktit për Kosovën të Bashkimit Evropian.

Së këndejmi, teza e theksuar vlerësuese është absurde dhe e papranueshme për demokracinë e djeshme dhe të sotme të Evropës Perëndimore, sepse Boris Tadiqi gjatë manadtit të tij katërvjeçar, nuk shprehu kurrfarë vullneti dhe, nuk dëshmoi kurrfarë aftësish dhe kapaciteti as si politikan demokrat e as si kryetar shteti i Serbisë në zgjidhjen e problemit të Kosovës, as të përmbushjes së obligimeve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, kur është fjala për dërgimin e kriminelëve serbë të luftës çetniko-fashiste dhe gjenocidale në hapësirat e Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës.

Këtë konstatim tonin, e dëshmojnë shumë deklarata të tij zyrtare, që kanë një emërues të përbashkët-antipavarësi Kosovës (ku të gjitha është e pamundur të citohen në brendinë e këtij artikulli), por ne po i pasqyrojmë vetëm këto, mesazhi i të cilave qartazi “e jusitifikon kulminacionin e përcaktimit evrodemokratik” të presidentit serb, Boris Tadiq:

(1) “Pavarësia e Kosovës shpie drejt destabilizimit të Ballkanit.”(www.voanews.com,25.15.2006);

(2) “Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në rast të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Serbia do ta anulojë atë akt, sepse vetëm KS e KB-së mund të marrë një vendim meritor për statusin e ardhshëm të Kosovës.”(www.voanews.com, 12.01.2008);

(3) “Pavarësia e Kosovës absolutisht është e papranueshme, sepse ushtria e re e Kosovës së pavarur në afat të gjatë do të jetë e orinetuar kundër Serbisë dhe Malit të Zi.”(www.B92, 24.01.2008);

(4) “Mos e dënoni Serbinë, duke e njohur pavarësinë e Kosovës, për shkak të gabimeve tragjike të Slobodan Milosheviqit.”(www.24sata.info,9572);

(5) “Kosova nuk është në shitje. Serbia nuk është e gatshme që ta njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të përshpejtimit të hyrjes së saj në BE.”(www.naslovi.net,17.11.2005;

(6) “Duke mos njohur pavarësinë e Kosovës, Serbia po i mbron partimet e së drejtës ndërkombëtare në mënyrë që të sigurojë stabilitetin e vendeve fqinje.”(www.voanews.com,13.11.2007);

(7) “Do t’i padisim shtetet, të cilat, në çfarëdo forme qoftë, do ta njohin pavarësinë e Kosovës.”(www.newsserbia.net, 30.01.2008).

Gjithashtu (përveç moszgjidhjes së çështjes së Kosovës), Boris Tadiqi, nuk qe në gjendje që brenda afatit të tij presidencial t’i përmushë kërkesat ndaj Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, kur është fjala për dërgimin e kryekriminelëve dhe të kriminelëve të luftës gjenocidale të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, siç janë Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiq dhe shumë bashkëkriminelë të tjerë të tyre, të cilët, ende janë liri, si dhe në funksione të ndryshme në organet dhe në institucionet e ndryshme politiko-shtetërore dhe shoqërore të Serbisë (madje, që absurdi të jetë edhe më i madh, ata mbajnë funksione të ckatuara edhe në qeverinë dhe në Parlamentin e Serbisë).

Pse kryetari, Boris Tadiq, qeveria dhe parlamenti serb, deklarativisht janë prononcuar para oponionit publik se dëshriojnë të “ndjekin kursin e politikës integruese dhe demokratike proevropiane”, kjo, assesi, nuk do të thotë se ata me vepër konkrete janë dëshmuar si “demokratë proevropianë”.

Këtë konstatim tonin, para së gjithash e ka provuar edhe kursi katërvjeçar i politikës jofleksibile dhe jodemokratike antievropiane perëndimore i presidentit Boris Tadiq gjatë mandatit të tij të parë (2004-2008), sidomos kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Si mund të ketë qenë kryetari i rizgjedhur i Serbisë, Boris Tadiq me ide përparimtare demokratike proevropiane, kur ai brenda mandatit të tij, paraprak 4-vjeçar, nuk ka luajtur asnjë potez pozitiv praktik drejt zgjidhjes së statusit të Kosovës. Përkundrazi, ai ka deklaruar para serbëve kolonë, të ngulitur në Kosovën shqiptare se, me “dorën e tij, kurrë nuk do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.”?! –

Asimetria Tadiq – Nikoliq?

Duhet të ritheksojmë faktin se, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në elektoratin e zgjedhjeve presidenciale në Serbi, që të fitojë Boris Tadiqi, janë këta:(1) Qëndrimi negativ i tij ndaj zgjidhjes së statusit të Kosovës, (2) Besimi se, politika e moderuar e B. Tadiqit, do ta shpierë së shpejti Serbinë në Evropën e integruar, zgjidhje kjo, që është e vetmja shpresë e arsyeshme dhe e fundit për ta shpëtuar Serbinë nga katastrofa ekonomike, nga papunësia dhe nga uria etj., (3) Shpresa dhe bindja se, Boris Tadiqi, do të dijë ta vërë në veprim “diplomacinë preventive proevropiane”, në ruajtjen e sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë, pa përdorimin e forcës, domethënë me mjete dhe me rrugë diplomatike paqësore, ndryshe nga politika agresive dhe brutale e radikalistëve të Tomislav Nikoliqit, (3) Frika e arsyeshme (edhe nga emri, edhe nga programi, edhe nga praktika e deritashme fashistoide e Partisë Radikale Serbe, kur kihet parasysh, angazhimi i politikës dhe i praktikës paramilitare të pjesëtarëve të saj në pjesëmarrjen direkte dhe indirekte në agresionet lufatarke gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë) nga radikalizimi serbomadh dhe militarizimi i Serbisë nga ana e Partisë Radikale Serbe me në krye Tomislav Nikoliqin.

Atëherë, shtrohet pyetja serioze, ku qëndron dallimi midis politikës së radikalizmit sheshelist, të përfaqësuar dhe të prezantuar nga Tomislav Nikoliqi dhe demokratizmit proevropian të Boris Tadiqit, posaçërisht, kur është fjala për kursin, pikëpamjet dhe për qëndrimet e tyre lidhur me çështjen koloniale të Kosovës, si dhe me dërgimin e kriminelëve serbë në Tribunalin e Hagës? –

Dallimi qëndron vetëm në elementet e formës shprehëse dhe të emërtimit të ndryshëm të partive të tyre, partia e Boris Tadiqit quhet Partia Demokratike, kurse ajo e Tomislav Nikoliqit, quhet Partia Radikale Serbe (dihet se programet politike i kanë ndryshme.Mirëpo, veprimet e tyre të deritashme politike (2004-2008) lidhur me Kosovën dhe me Tribunalin e Hagës janë identike, sikurse edhe të partive të tjera politike serbe qoftë pozitë a opozitë. Nuk dallohen në asnjë segment përmbajtësor të tyre. Janë të barasvlershme: “Kosova është pjesë e pandashme e territorit të Serbisë”. Këtë e provon edhe Kushtetuta e Serbisë, e miratuar nga Parlamenti i Serbisë, më 2006.

Pavarësisht nga deklarata e Boris Tadiqit, se me rizgjedhjen e tij, u dëshmua se “Serbia është me orientim proevropian”, praktika e politikës së tij gjatë katër viteve të shkuara si president i Serbisë ka dëshmuar të kundërtën e vlerësimit “paushall” se ai është me bindje, me ide dhe me vizion proevropian, derisa në anën tjetër si Boris Tadiqi, si Vojislav Koshtunica, si Tomislav Nikoliqi, si qeveria, si Kisha Ortodokse e Serbisë në formë prerë e kanë hudhur poshtë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Veça kësaj, sa është “demorkat properëndimor” kryetari i Serbisë Boris Tadiq, e provon edhe hudhja poshtë e Planit të Marti Ahtisarit për zgjidhjen paqësore të statusit të Kosovës. Edhe në këtë pikë, “demokrati proevropian” Boris Tadiq nuk dallon nga koncepti, nga bindja, nga ideja dhe nga qëndrimit politik i çetnikut radikal, Tomislav Nikoliq.

Pikërisht, Plani paqësor i Marti Ahtisarit për Kosovën, rinxori në shesh vlerësimin e gabuar se, politika zyrtare e Beogradit edne nuk është reformuar as në planin e brendshëm, as në atë të jashtëm (por, të paktën, deklarativisht, ende është në kërkim të gjetjes së rrugës dhe të fromave oportune për t’u integruar në strukturat përkatëse të Bashkimit Evropian, duke mos llogaritur se, pa zgjidhjen e problemit kolonial të Kosovës, Evropa nuk do t’ia hapë dyert e mirëseardhjes “Serbisë demokratike proevropiane”), nuk ka karakter orientues demokratik evropian, por ende ushqehet në mënyrë të pakontrolluar me aditivat e kolonializmit hegjemonist serbomadh dhe, ende është e ngarkuar me recidiva të politikës së mitomanisë së regjimit paraprak të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i cili vdekjen dhe shkatërrimin e Serbisë e dëshmoi praktikisht, por pavarësmin e Kosovës nuk e pranoi dhe, nuk e nënshkroi, edhe pse e dinte se Kosova do të jetë varri i Serbisë së Madhe imperialiste. 

Temat e fundit