Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 05-08-2011, 16:40:45 »

Ka filluar prodhimi i pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se ministri Bajram Rexhepi qëndroi në Vjenë, ku mori pjesë në ceremoninë e fillimit të prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni, drejtuesit e kompanisë austriake OESD, i dorëzuan ministrit Rexhepi edhe zyrtarisht pasaportën e parë biometrike.
Prodhimi i pasaportave do të bëhet në Austri, ndërsa personalizmi i pasaportave biometrike do të bëhet në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta biometrik që nga muaji tetor i këtij viti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, me këtë rast tha se me fillimin e prodhimit të pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës, është bërë edhe një hap tjetër në përmbushjen e detyrimeve që ka Kosova në rrugën e saj evropiane, në procesin e liberalizmit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Ministri Rexhepi siguroi se këto pasaporta janë të nivelit më të lartë dhe përmbajnë elementet më të sofistikuara sa i përket sigurisë së tyre dhe se janë të njëjta si të gjitha pasaportat biometrike të shteteve të BE-së.

Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë, që brenda 3 viteve të prodhohen më tepër se 1 milion e 300 mijë pasaporta biometrike, që do të jenë të mjaftueshme që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me këto dokumente.

(d.b/BalkanWeb)