Osetia ka drita Kosova jo - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Osetia ka drita Kosova jo

Osetia ka drita Kosova jo

· 2 · 692

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

ne: 19-10-2008, 13:41:21
Osetia ka drita ndersa Kosova jo

Gazeta "Ndryshe"

Nga Isuf Kurtaj
Si ditën si natën terr ne Kosove. Zymtësin qe ndjell terri e sheh rrugëve të mbushura me njerëz barkëthatë, në lokalet që në vend të aromës së kafes "shërbejnë" erën e naftës së gjeneratorit që kumbon. Kudo qytetarët rënkojnë gjendjen sociale, ndërsa klika që mezi e kemi s'bën asnjë cent për t'i kthyer dritën Kosovës. Përgjumja e qeverisë Thaci është shuplaka që po i nxin Kosovës faqet. Mirë që media u zgjua të hedh gur mbi terrin që ka prekur shtetin më të ri të Kosovës se vallai... jo për gjë por të vjen inat kur sheh qytetarë që replikojnë në media kot së koti për gjëra krejt banale. Nuk kursejnë gjë pa zhgaravitur në kompjuterin që ushqehet nga gjeneratori dhe nuk rreken të shkruajnë për mungesën e dritave. Rituali i gjeneratorëve që nisë që në pikë të mëngjesin nuk i bezdisë. S'kanë faj, i është mësuar veshi. Na dërdëllisin pa stil se Osetia nuk ngjan me Kosovëm dhe nuk i le përshtypje se dikush bri surratit tërheq zvarrë gjeneratorin. Dhe nuk e dinë se qytetarët e pakët që kanë mbetur në Oseti nuk vuajnë për drita. Ata nuk e lidhin me kujdes kabllon e agragatit si ne, e as nuk harxhojnë të holla për të mbushur "stomakun" me naftë. Ka 9 vjet që në Kosovë vallja e tyre fillon pa përtesë, një aty e një këtu. Vallja ka filluar ti mërzisë edhe fqinjët, ndërsa neve jo. Një gazetarë nga Tirana me ironi më tha se jehona e gumëzhimës së agregateve të Kosovës po shqetëson edhe qytetarët e Shqipërisë. S'ka faj se zhurmat ngjajnë ca me breshërinë e golldonëve e ca me atë të ndonjë arme të vjetër që mezi nxjerr fishek. Se di se si do ia bëj dërman Thaci kësaj punë. Po nuk e zgjidhi për pak kohë do e marr shpërblimin në zgjedhjet e ardhshme. Një dorë të parave që i morri "bakshish" le t'i fus në punë. Apo rrezik i ka harxhuar. Ose mos e mban shpresën te ndërkombëtarët për ndonjë dorë tjetër. Ai duhet ta dijë njëherë e më parë se ndërkombëtarët nuk lërojnë shumë vrer për terrin që ka prekur Kosovën. Kjo vërehet më së miri në vizitat që delegacionet e huaja bëjnë herë pas herë në vendin tonë. Pa asnjë hezitim vijnë dhe lëshojnë vetëm nota proteste ndaj standarteve dhe asnjëherë s'bëjnë ndopak përpjekje për të ndalur zhurmën e gjeneratorëve që po na shurdhon veshët. Të huajt shesin të trasha me politikanët dhe qytetarët se kinse nuk i paska përmbushur akoma standardet për të pasur drita. S'kanë faj kur ne s'bëjmë për vete s'kanë pse të bëjnë të tjerët për ne. Në fshatin tim në Zhur qarkullon një batutë. "Standardet elementare s'janë plotësuar në vendin tonë, pasi kushti kryesor është që çdo familje të ketë nga një gjenerator në shtëpi". Shkurt pa gjenerator nuk ka zhvillim. Pa gjenerator lale nuk ka ç'bllokim të procesit të integrimit të Kosovës, por vetëm shtyrje. Disa nga qytetarët e zgjuar pyesin ndonjëherë dhe pa vend pse duhet dritat nga zhurma e gjeneratorit kur Kosova ka kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar dritën me nëntokën që ka. Përgjigja vjen e vakët, termocentralet i kemi dërguar në ekskursione, ose për ta ironizuar paksa situatën disa të tjerë thonë termocentralet nuk i kanë plotësuar standardet, prandaj nuk i vënë në funksion. Pastaj ka ardhur dhe koha kur njeriu nuk e shtyka dot më tutje pa gjenerator. Jo për atë se ka nevojë domosdoshmërinë e produktit të tij, pra, rryma që prodhon me aq mundim e rënkim. Por thënë më shkoqur veshët kërkojnë instinktivisht këtë zhurmë, uturimën esaj. Paradoksalisht është e habitshme, por e vërtetë si drita e diellit. Në sipërfaqe, shumëkush dhe gjithkush, ankohet për të kundërtën; pra për acarimin që i sjellka ai, gjeneratori. Madje dhe shkruesi i këtyre rreshtave nuk bën përjashtim nga masa. Por, thellë-thellë, fillon e shtohet një dëshirë e fshehtë, një padurim i madh nga thellësia e shpirtit, për të dëgjuar sadopak zhurmë gjeneratori. Edhe kur ka drita, e s'ka nevojë për ta, i vjen t'i lutesh dikujt që e di se ka një gjenerator si më të lehtë për ta "mobilizuar": "Aman, bre burrë, ndize njëherë ta dëgjojmë...!",- të vjen t'i thuash. Tani, ndonjë nihilist jo romantik mund të mos pajtohet deri diku, por Kosova dhe Osetia janë vektor të kundërt. Qeveria të mos shqetësohet nëse Osetia do të pavarësohet apo jo. Qytetarët e Kosovës sot e duan dritën më shumë se këdo. Sa për standartet ne i kemi plotësuar, kemi 5 fish më shumë gjeneratorë se sa Osetia ka qytetarë.

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 20-10-2008, 01:12:33
Me vjen keq qe titullin ja ke len gabim, po ashtu me vjen keq qe i keni humbur zgjedhjet, dhe tash gjeni kohe per Qeverine Thaci.

Temat e fundit