PAVARËSIA PA RAMUSH HARADINAJN - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

PAVARËSIA PA RAMUSH HARADINAJN

PAVARËSIA PA RAMUSH HARADINAJN

· 12 · 1912

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-02-2008, 19:05:51


PAVARËSIA PA RAMUSH HARADINAJN!!!

Shkruan: Tomorr TOLPICA*


Pse i ngutet HashimThaçit dhe Fatmir Sejdiut që ta shpallin pavarësinë e Kosovës në muajin Shkurt, kur mund të shpallet edhe në muajin Mars?

Muaji Shkurt është i shkurtër, është muaj "baksuz" dhe kjo Pavarësi nuk do të zgjasë gjatë, por shkurt si muaji Shkurt!

Muaji Mars është muaji i luftërave për liri të popullit Shqiptar. Është muaji i luftës heroike të Adem Jadsharit. Është muaji i sulmit të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë fashiste serbomadhe. Marsi është muaji i fillimit të Pranverës, muaji i gjallërimit, gjelbërimit dhe lulëzimit të natyrës dhe njerëzimit. Është muaj perfekt jo vetëm për fillimin e luftës për liri, por edhe muaj i përshtatshëm për shpalljen e fitores e të Pavarësisë së Kosovës. Është muaj festiv, sepse në këtë muaj shndërit dielli, çelin lulet dhe të feston e të gëzon shpirti e trupi.

 

Ku ka data më të bukura, domethënëse dhe që sjellin mbarësi se sa datat 23 dhe 24 mars? Por edhe 16 apo 30 marsi janë data të mira.

Askush nuk mund të arsyetohet se nuk pret populli, prandaj duhet ta shpallim Pavarësinë sa më shpejt, qoftë edhe në mes të dimrit e të acarit dhe në mesin e një muaji të shkurtër, "baksuz" e jo të përshtatshëm. Muaji Shkurt nuk është as muaji i luftërave, as i lirisë dhe as i paqes së Shqiptarëve. Këtë muaj asgjë e rëndësishme e historike nuk e lidh me të kaluarën dhe të sotmen e Kombit tonë.

Po t'i thuhet popullit se muaji Mars është simbolik nga e djeshmja dhe i mbarë për të nesërmen, atëherë populli ynë, që ka pritur 100 vjet për këtë Pavarësi, me siguri që do të mirëkuptojë dhe do të presë edhe një muaj.

Por Hashim Thaçit, si duket, nuk i pritet, sepse ai nuk do që të presë Vendimin e Gjyqit të Hagës për Ramush Haradinajn, i cili do të shpallet kah fillimi i Marsit, sepse Hashim Thaçi don të hakmerret kundër Ramushit pse hyri në aleancë qeveritare me LDK-në dhe e la në opozitë PDK-në dhe Hashimin! Por kjo hakmarrje u pagua nga PDK-ja, e cila bëri po të njëjtën gjë, hyri në koalicion qeveritar me LDK-në dhe e la në opozitë Ramushin dhe AAK-në. Dhe tani nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë armiqësia dhe inati në mes PDK-së e AAK-së. Tani është koha për harmoni dhe paqë në mes partive, që së bashku ta shpallin dhe ta ndërtojnë shtetin e rit ë Kosovës.

Por, si duket, Hashim Thaçit nuk i ka dalë ende inati, ai don të vazhdojë hakmarrjen kundër Ramush Haradinajt, duke mos pritur edhe disa javë Vendimin e gjyqit të Hagës dhe lirimin e Ramushit si të pafajshëm. Hashim Thaçi, si duket, nuk don që Ramushi të jetë përkrah tij dhe të tjerëve në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës! Por kjo nuk i bën nderë vetë Hashimit dhe koha nuk do t'ia falë atij këtë gabim trashanik dhe historik. Faji nuk është më i vogël as i Fatmir Sejdiut, i cili "harroi" shumë shpejt partneritetin trevjeçarë me AAK-në!

Egoizmi, karrierizmi, inati, hakmarrja dhe narcizmi i Hashim Thaçit, duhet të ndalet nga vetë Hashim Thaçi, sepse këto vese të këqija e dëmtojnë dhe do ta dëmtojnë më së shumti vetë Hashim Thaçin!

Tre vëllezërit dëshmorë të Ramushit dhe vetë lufta e tij heroike për Pavarësinë e Kosovës, mjaftojnë që Hashim Thaçin dhe Fatmir Sejdiun t'i brejë ndërgjegjja dhe të presin vendimin dhe lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjyqi i Hagës, se kështu Pavarësia e Kosovës do të jetë më e plotë dhe më e bukur edhe me praninë e Ramushit në Ditën e Madhe të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

5 Shkurt 2007

*)- Artikullshkruesi është nga Kërçova e Iliridës dhe krijues i pavarur.
« Editimi i fundit: 09-02-2008, 03:46:29 nga Bekimi »

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 09-02-2008, 01:30:00
-Shume fjalt te bukura ke postuar, mirepo ne nuk mund t'ja bejm qejfin Ramushit e ti lem keq krejt shqiptaret! Hajt se bahet mire pavarsia vjen edhe pa ta :D :D

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 09-02-2008, 02:13:09
I nderuari arbias,

Nuke ka nevoje te thellohesh; po te kishin dashur nderkombtaret te na ushqenin edhe me patriotizem atehere do quheshin si krahmbrojtes te shqiptarve.
Se pari na ndryshuan flamurin kombtar e me kete mbaroi puna, ti tash kerkon edhe data te herozmit e te heronjve, po mu per kete qe te mos gzojmi asgje patriotike ata po dojne qe te shpallet ne shkurt !
Kur shkoi flamuri kombtar q'me duhet tash data  e pamvarsise ?

Nuk e di nese e ke percjellur fjalimin e Putinit dje se si mprehte dhembet ne drejtim te perendimit e posaqerishte kah kosova...

Vetem ne nje shqiperi te bashkuar populli shqiptar mund te behet i fort dhe rezistues i armiqve;

  • Postime: 88
  • Karma: +0/-1

#3 ne: 09-02-2008, 05:27:31
Vetëm ne një Shqipëri te bashkuar populli shqiptar mund te bëhet i fort dhe rezistues i armiqve;
Shqiperia nuk mund te bashkohet me bajraktare si Ramushi.
Megjithe respektin e madh ndaj luftetarit, ishte Ramushi "politikan"
qe filloi me ndarje.

Rendesia mendoj se nuk eshte te data o muaji, por te njerezit qe nuk i kemi(ku duhet). Ose me mire te them se njerezit edhe jan por nuk kan besimin e masave.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 10-02-2008, 19:15:01
I nderuari arbias,

Nuke ka nevojë te thellohesh; po të kishin dashur nderkombtaret te na ushqenin edhe me patriotizem atëherë do quheshin si krahmbrojtes te shqiptarve.
Së pari na ndryshuan flamurin kombtar e me këtë mbaroi puna, ti tash kërkon edhe data te herozmit e te heronjve, po mu për këtë qe të mos gzojmi asgjë patriotike ata po dojne qe te shpallet ne shkurt !
Kur shkoi flamuri kombtar q'më duhet tash data  e pamvarsise ?

Nuk e di nëse e ke percjellur fjalimin e Putinit dje se si mprehte dhembet ne drejtim te perendimit e posaqërishtë kah kosova...

Vetëm ne një Shqipëri te bashkuar populli shqiptar mund te bëhet i fort dhe rezistues i armiqve;



Ska rendsi qfar kan than sepse asgje skan ba? por cfar kan ndermend te bèjn me kèt pamvarsi sepse kjo pamvarsi po vjen sikur Pamvarsija e Ismail qemalit duke harru kosoven, e sod po perserit shqiptare i persersin te njejti gabim Kosova shpall pamvarsin pa Medvegjen Bujanovcin e Medvegjen , edhe kjo sèsht reale .


Ksi artikuj nuk cenzurojn asken as pamvarsin, as ramushin.
Gjdo popull qe ka shpall pamvarsine  shtetit te tij ne filim askush ska qen pèr por mas pak kohe,por me frigen e interesave shtetrore u njohen te gjith ne pergjithsi.

Ramush haredini me vjen keq por ai nje her dueht me gezu pamvarsin e Ldk sepse sikur mbas Luftes Ramyshi temos bente kualicion me Ldk por me PDK  ather ramushi kishte qen edhe sod kryetar dhe skisht asnje Aktakuz nga Ldk per hag..

#5 ne: 11-02-2008, 17:47:16
te nderuar  vellezer,  eshte   apo  seshte  ramushi  pamvarsia  duhet  te  shapallet,tek e  fundit  populli eshte  mbi  ramushin......shend et  e jete  dhe   gezuar  pamvaresia.......ju  pershendet   alshakiba....

  • Postime: 1210
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 11-02-2008, 20:49:19
Ramushi ate qe  e beri gjate luftes e humbi pas saj .Ai per te shpetuar nga aktakuza e LDK-se ne Hage  beri koalicion me ta.tash le ta mbaje denimin,jo per krime lufte por per krim e paqeje ndaj UçK-se ne te mire te LDK-se!

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#7 ne: 02-03-2008, 21:27:22
Betimi i ushtarëve të UÇK-së

“Unë , ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre .Do të jem përherë ushtarë besnik, luftëtarë i denjë i lirisë,vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim , le të ndëshkohem me ligjet më të ashpëra të luftës dhe nëse tradhtoj , qoftë i humbur gjaku im . Betohem, betohem , betohem.”

#8 ne: 13-03-2008, 16:42:50
ju lutem mos kritikoni politikanet ton ne duhet ti perkrahim ata me gjdo kusht ,pavaresia eshte shpall shtetin e kemi dhe duhet ta gezojm e jo te bejme komente per ket .
eshte me rendsi te punojm sa mashum per shtetin ton te luftojm te keqen dhe te jemi pozitiv ndaj ketyre te mirave qe kan ardh.
tregon koha per te gjitha duhet ti kemi njerzit e duhur ne krye te shtetit edhe kto shifen nese punojn i perkrahi nese jo ate3her e zgjedhim dikend qe don me punu per KOSOVEN E dashur.
flm per mirkuptim dhe URIME PAVARESIA TE GJITHVE SHQIPTAREVE KUDO QE JENI.

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 03-04-2008, 17:11:18

   Lirohen dy te akuzuar nga Tribunali i Hages nga te gjitha akuzat e Prokurorise.Denohet me 6 vjet heqje lirie ndaj Lah Ibrahimajt.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#10 ne: 08-04-2008, 22:49:58
Shkruan: Kristina Rasi

"Shqipërinë e pabërë bëje të bërë, bëje ose vdis!... (Mr.Ukshin Hoti)

Përkundër përpjekjeve të pareshtura të armiqve tanë, dhe të qarqeve të brendshme reaksionare; që popullin tonë ta mbajnë të pushtuar, pasi e kishin copëtuar në gjashtë pjesë, shtresat e ndryshme popullore, atdhetare shqiptare, të udhëhequra nga FBKSH-ja dhe strukturat e saj; janë shumë të vendosura që amanetin e Kryetarit të Nderit të FBKSH-së, Mr. Ukshin HOTI, i cili na mëson me moton e tij revolucionare; ashtu si edhe Baca Adem JASHARI (Komandanti i Nderit të AKSH-së) dhe e gjithë plejada e tyre, që luftën çlirimtare e bënë realitet, ta çojnë deri ne fund dhe Shqipërinë e pabërë ta bëjnë të bërë, ta bëjnë; ose te vdesin!…

„Shqiptar, mos rri po duku, shqiptar“ (Andon Zako Çajupi)



Ky kushtrim i poetit të madh atdhetar shqiptar, duhet të hyjë thellë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, kjo na obligon të gjithëve që të zgjohemi nga gjumi shekullor, sepse, kur dihet që armiqtë tanë që janë të shumtë; natë e ditë po punojnë për të dëmtuar dhe për të shkatërruar gjenin shqiptarë dhe për ta penguar kombin tonë ta ribashkojmë Shqipërinë Natyrore.
Nuk mundem pa përmendur këtu deklaratën e kryetares se parlamentit të Shqipërisë administrative zinj. Jozefina Topalli dhënë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), menjëherë pas marrjes së ftesës së Shqipërisë Londineze për të hyrë në NATO.
…Ndër të tjera ajo deklaroi: „ky është një vit i shqiptarëve, më 17 shkurt 2008 “fituam” Kosovën e pavarur dhe tani më 3 prill 2008 Shqipëria u mori ftesën për në NATO“!
Por, zonj. Topalli harroi të përmendi se kanë mbetur shumë gjëra ende pa u bërë, ajo anashkaloi krejtësisht, fatin e trojeve të tjera shqiptare të mbetura jashtë trungut amë; ajo e harroi domosdoshmërinë e ribashkimit të trojeve shqiptare, kur dihet që ajo si kryetare e parlamentit duhet të jetë e gatshme që në çdo kohë dhe në vend t´i mbrojë të drejtat e shqiptarëve kudo që gjenden ata; dhe t´i mbrojë ligjet shqiptare, për këtë atë e detyron Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Londineze.
Në anën tjetër z. Berisha shprehi keqardhje të madhe që „Maqedonia“ nuk mori ftesën për në NATO!!!
Kjo, natyrisht është dhe një hipokrizi dhe verbëri e tij politike!
Shumë më mirë do të ishte që z. Berisha të shprehte keqardhjen për popullin e tij që me shekuj po vuan nën sundimet sllavo-greke.
Aty, në tavolinën e diplomacisë botërore, ta demaskonte politikën reaksionare shoviniste maqedonase!
Por, s´ka se si të ndodhte ndryshe!
Prej të pabesit, nuk pritet nderë dhe besnikëri!
Përkundër këshillave, presioneve, paralajmërimeve të aleatëve të NATO-s, dhe në fund dhe vet shpresës të kryetarit, Bush, se “Maqedonia do të merr ftesën në NATO”,, shteti grek për shkak të emrit nuk pranoi që Maqedonia të merr ftesën për të hyrë në NATO.
Ndërsa, “politikani largpamës” i Shqipërisë Londineze nuk kishte guximin qytetar, nuk ishte i gatshëm të thoshte asnjë fjale te vetme për padrejtësitë që po ua bënë „Maqedonia“ shqiptarëve të Iliridës!!!
Nga kjo me të drejtë konstatoj që: përderisa, vet udhëheqja shqiptare nuk e respekton Kushtetutën e shtetit tonë amë; atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB-ja) po e ka lehtë që t´i shkelë të drejtat dhe liritë tona kombëtare, dihet që vet (OKB-ja) ka miratuar shumë Rezoluta dhe shumë ligje për të drejtën e popujve dhe kombeve; vlen të theksohen këto Rezoluta:

1. REZOLUTA Nr. 1514 e datës 14.12. 1960 në të cilën theksohet: „ Integrimi i një territori etnik duhet te jetë rezultat i shprehjes se vullnetit të lirë të popujve të atij territori“

2. REZOLUTA Nr. 2625 e datës 20.12.1970 mbi parimin e barazisë dhe vetëvendosjen se popujve: „Krijimi i shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli që mbështetjen e ka ne realizimin e se drejtës së vetëvendosjes, prandaj çfarëdo forme tjetër shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të territorit të caktuar, duke e sjellë kësisoj atë në pozitë të pabarabartë dhe të varur; përbën shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të drejtave të barabarta të atij populli“
- Pra, OKB-ja vet i ka e miratuar këto dokumente të rëndësishme të cilat garantojnë lirinë dhe shprehjen e lirë të popujve nëpërmjet një Referendumi.
- Tani me të drejtë shtrohet pyetjet: pse nuk vlejnë këto Rezoluta për kombin shqiptar?!
- Pse OKB-ja, po e klasifikon kombin shqiptar si komb i dorës së dytë?!
- Pse, kombit shqiptar t´i mohohet e drejta e ribashkimit?!
Prandaj, konsideroj që ne, shqiptarët duhet t’i dimë të drejtat tona, të këmbëngulim deri në fitore për të drejtat tona, të luftojmë me të gjitha format dhe mjetet që i lejon e drejta ndërkombëtare ; për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë dhe të ribashkimit të kombit.!
Të mos lejojmë më tutje askënd t´i kolonizojë tokat tona, të mos lejojmë askënd të na asimiloj e të na përçajë me dinakëri, por të jetojmë dhe të vdesim shqiptarë dhe të bëjmë për Shqipërinë Natyrale.
Është domosdoshmëri historike dhe jetike që Shqipëria të bëhet një dhe e pandarë, që Shqipëria të ribashkohet, që Shqipëria të përparojë si vendet tjera të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë!...

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#11 ne: 17-04-2008, 04:05:22
Wednesday, April 16, 2008
Ushtari i panjohur

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.

Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!

Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.

Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.

Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.

Juve na keni borxh te verteten.

Sinqerisht,

Ushtari i panjohur

Temat e fundit