Përvjetori tetë i Masakrës së Reçakut
Fehmi Mujota
Tetë vjet më parë, nga Reçaku dhe kodra mbi të, bota i pa imazhet e një krimi makabër të makinerisë vrastare serbe, i kryer mbi qytetarë të pafajshëm, ku nuk u kursyen as fëmijët, as gra e pleq.
Sot, tetë vjet më vonë, ne po e bëjmë përjetësimin e kësaj ngjarje, e cila do të jetë simbol për ne dhe brezat që vijnë, dëshmi për rrugën e bërë dhe mësim i përjetshëm për atë që nuk duhet dhe s’guxon të ndodhë kurrë më!
Si në përvjetorët e kaluar, ashtu edhe sot në përvjetorin e tetë të krimit në Reçak, mendjet dhe zemrat tona janë me të rënët, me familjarët, dhe me të gjithë ata që e çmojnë sakrificën dhe gjakimin tonë për liri.
Në Reçak u vranë e u masakruan 42 qytetarë të moshave të ndryshme. Përmasat e krimit do të ishin shumë më të mëdha pa heroizmin e ushtarëve të UÇK-së të Brigadës 161, njëmbëdhjetë prej të cilëve ranë në krye me Komandantin Ahmet Kaçiku në mbrojtje të popullatës dhe viktimave të rëna. Lufta e tyre për katër ditë rresht u bë edhe për ta dëshmuar të vërtetën për krimin para drejtësisë ndërkombëtare.
Krimi në Reçak nuk ishte i pari e as i fundit i kryer nga forcat serbe gjatë Luftës tonë Çlirimtare, por e veçanta e tij qëndron në jehonën që pati për ndërgjegjësimin e botës demokratike, dhe përgjegjia e saj në mbështetje të së drejtës për Kosovën, të drejtën e qytetarëve të saj për paqë e liri.
Lufta dhe gjaku i derdhur në Reçak ndodhi në kohën kur në Kosovë ishte i vendosur Misioni i Vëzhguesve ndërkombëtar në krye me Ambasadorin Viliam Voker.
Ishit Ju z. Voker ai që shfaqët vlerësim real, konstatim të drejtë, qëndrim human dhe ndjeshmëri njerëzore për krimin e bërë. Për këtë, qytetarët Reçakut dhe populli i Kosovës u janë mirënjohës për jetë e mot.
Ju faleminderit zoti Ambasador!
Tash e tetë vjet Kosova dhe populli i saj, në saje të sakrificës dhe luftës çlirimtare si dhe të ndihmës së aleatëve tanë ndërkombëtar jeton në liri. Bashkë me miqët tanë punojmë për ndërtimin e institucioneve demokratike, për ngritjen e përgjegjësisë, për kultivimin e vlerave dhe respektit për njëri tjetrin, cilësi këto të brumosura me amanetet e dëshmorëve dhe luftës së shenjtë të UÇK-së.
Urrejtja e shkatërron shpirtin! Harresa nuk falet! Kujtesa e rritë përgjegjësinë për të ardhmen...
E nderuara Familje JASHARI! – I nderuari Murat!
Jeni JU Familja JASHARI një dhe e pakrahasueshme jo vetëm në botën shqiptare që sublimoni të gjitha epitetet e nevojshme për një popull liridashës dhe të civilizuar !
Dua ta citoj mendimin e drejtë të Bernard Kushnerit thënë në Prekaz:
“ Po të ketë Çmim Nobel për liri , atë e meriton Familja JASHARI dhe Komandanti Legjendar i UÇK-së ADEM JASHARI”.
Familje të nderuara Ju i dhatë më të dashurit Tuaj për atdheun.
Ju u bëtë pjesë e lirisë sonë...
Ju patët nderin që të bëheni pjesë e familjeve të respektuara.
Ju me besim e dinjitet e pritët përjetësimin e më të dashurve tuaj në këtë memorial.
Memoriali i Reçakut është testament i shkruar me gjak, i cili na shërben si dëshmi dhe rrëfim i dhimbshëm por krenar, për rrugën e bërë dhe gjakun e derdhur në luftë për liri.
Memoriali i Reçakut, do të rrezatoj sakrificën, lirinë, paqen, jetën sot e përmot, dhe do të jetë udhërrëfim për njerëzimin që të flak urrejtjen, ta kultivoj besimin, ta ruaj lirinë dhe ta ndërtoj paqen.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!
15.1.2006 Fehmi Mujota , deputet në Kuvendin e Kosovës
kthehu prapa
Komente dhe debate
Tetë vjet më parë, nga Reçaku dhe kodra mbi të, bota i pa imazhet e një krimi makabër të makinerisë vrastare serbe, i kryer mbi qytetarë të pafajshëm, ku nuk u kursyen as fëmijët, as gra e pleq.(16.01.07)
Fehmi Mujota
MASAKRAT E REQAKUT
MENGJESI ERDHI SIKUR QDO DITË
AS NJË HERË ARMET NUK PUSHUAN
SËRBT KASAP NË REQAK KAN HY
ATA PO PREJN KREJT QKA PI SHOFIN ME SY
2
ATA PO PREJN GRA PLEA THE THEMI
SE MEDAL NË MAL NUK KAN FUQI
SEPSE KËTO NUK DIN ME LUFTU ME SHTRIN QLIRIMTARE
SEPSE NUK KAN ZEMER E AS FUQI
POR KETO LUFTOJN ME GRA EDHE THMI
3
ATA PO PREJN PLEQ GRA DHE THMI
PRAP KRIMINELAT EDHE GJAKPIRRSAT NUK JAN NGI
PO I KONTROLLOJN SHPI PËR SHPI
KËTA MOSAKRAVE MEJA FILLUE
SIKUT TE KASAPI GJAKU MEJU SHKUE
4
POPULLIN SHQIPTAR PREJ KOSOVES MEJ LARGUE
SERBI TE MADHE KINA ME MARUE
NJE MAGJUP NJE FAQE ZI ,SIKUR NE QYMYR MEPAS SHTI
KETE SHQIPTAR LEMI MUE SEPSE JAM KASAP
LET KRYET MUNA MA JAV SHKURTUE
5
QKA PO THOT MAGJUPI I ZI
HAJDE HAJDE TA HEKI KRYET TY
SEPSE E KAM DOREN SHUM TE LETE HIQ NUK KI ME NDI
SIKUR NJE THERRE KUR TA HJEKI TY
6
NE TJETREN SHPI KUR PASKAN HY
24 VETË I MORREN NGA KJO SHTEPI
EDHE NE FUND TË FSHATIT I PASKAN QU
FAQELIT QETNIK QKA KAN MARU
MENJE HERЛ MASAKRAVE JAV KAN FILLU
7
SEPSE SHKAU I ZI AS PAK NUK KA RAHMET
DIKUJT SYT POJAV HJEK DIKUJT VESHT POJAV PRET
EDHE DIKUJT KOKEN POJA HJEK.
EDHE DIKAND COPA COPA PE COPTON
8
SKAN PAS AS NE VORRE QKA ME SHTI
AS NJA NUK POJ NJOFIN EVLADIN E VET
EDHE 8 USHTAR TE UQKS ATY KOKAN VRA
BALL PER BALL TU LUFTU ME SHKA
9
KJO LUFT GJYSMEN E FSHATIT I KA SHPËTUE
SEPSE PATEN KREJT MI MASAKRUE
EDHE REQAKUN ME FARUE REQKA MA MOS ME EKZISTUE
GJITHMONË SRBËT PO PUNOJN ME TRADHTI
10
KUR I ZHVILLOJN MASAKRAT OSBN NUK E LAJN ME HY
E RREJNE THOJNE LUFTA E MADHE ËSHTË TU ZHVILLIE
KUR MASAKRAT I MSHEFIN MIRE OSBS I THOJNE TASH JE I LIRË
TASH MUNDESH ME ARDH DHE ME VIZITUE
SE QYSH SHQIPTARËT JAN DUKE JETUE
11
PERPARA E QESIN NJE TRASHTAR
QE BASHK PUNON ME QETNIKT E ZI
ME FOL MIR AI PER SHKI
SEPSE UQKJA PONAJ PRISH RAHATIN
SEPSE NA GJITHMON MIR E QOJM ME SERBIN
12
KUR PODON ZOTI MENA NDIMUE
RRENAT SERBO MDHOJVE MEJAV ZBUKUE
VILIJAM VOKERI SHEF I OSBS NË KETE MASAKER VET PAT QILLUE
EDHE VET I PA ME DY SYTЛ E TI STOP JA BANI MOJ SERBI
TË GJITH BOTES JU KA TREGUE
QFAR MASAKRA SERBIJA NË REQKA KA MARUE
PRAP PODON MENA MASHTRUE
SI DURON MASAKRAT POPULLI SHQIPTAR
KUR NUK KA ASPAK FAJ
QEN MILLOSHI NË KAM NAV QU
PO I THOT VOKERIT PËR 24 ORË KOSOVEN MEMA LËSHUE
ME MAQEDONI VOKERI KA SHKUE
EDHE NATO SERBIS MENJË HER I KA MESHUE
Kushtuar dëshmorëve të Recakut : Epoka e Lirisë dhe Pavarsisë po afrohet
Nga Hashim Thaçi
Për secilin popull, është një moment në histori që i ndanë ata mes atyre që besojnë se liria është për të gjithë, që secili popull duhet të jetë i lirë dhe i pavarur, dhe në ata që lirinë dhe udhëheqjen e vendit e shohin si një të drejtë ekskluzive vetëm për disa.
Populli ynë është ndeshur me këtë moment shumë herë gjatë historisë, dhe gjithmonë është përgjigjur njejtë:
Ne duam të jetojmë të lirë dhe të pavarur si të gjithë.
Kushtrimit që e lëshoi Komandanti legjendar Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Bajrami, Ahmet KacikuFehmi Lladrovci UCK-ja, iu bashkangjitën të gjithë.
Për lirinë e Kosovës kanë sakrifikuar të gjithë qytetarët e Kosovës.
Tani kur këtë ëndërr e kemi më afër së kurrë ta realizojmë, kur epoka e lirisë dhe pavarësisë po afrohet cdo ditë e më shumë, ne duhet t'i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan për ëndërrën tonë të përbashkët, për qëllimin tonë të përhershëm, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Vendi ynë ka dhënë shumë martirë. U bënë sakrifica të panumërta në mënyrë që ne, sot të jemi të lirë, që vendi ynë të frymojë lirshëm.
Ne të gjithë, kujtojmë sulmet e tmerrshme që iu bënë fshatit tuaj tetë vite më parë. Kujtojmë rrëfimet e tmerrëshme të atyre që mbijetuan.
Bota kujton pamjet e atij mëngjesi.
Ato sulme të tmerrshme, kishin një qëllim, ta fusnin frikën në mesin tonë, të na detyronin të zbrapseshim nga qëllimet tona.
Por ky skenar dështoi.
Ne fituam.
Andaj, sot, ne duhet të përkulemi para atyre që na nderuan me sakrificën e tyre, po ashtu duhet të shënojmë të vërtetën e pamohueshme se sakrifica e tyre na udhëhoqi drejt shpresës dhe përpjekjeve për një të sotme dhe të nesërme më të mirë.
Gjaku i dëshmoreve u shëndërrua në thirrje për liri.
Edhe sot, kujtimi për ta na bënë më të përkushtuar dhe të bashkuar në rrugën tonë drejt pavarësisë.
Sepse, është liria ajo që e bënë jetën tonë me më vlerë dhe të dinjitetshme, është ajo që na e hapë përspektivën që të përparojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Ajo që na e lanë trashëgimi martirët tanë nuk është vetëm liri për ne, por liri për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh, për fëmijët tanë, nipërit tanë, liri që do t'i qëndrojë kohës.
Sakrifica e dëshmorëve i demonstroi botës karakterin e popullit tonë: qytetarët tanë I dëshmuan botës që ne jemi të fortë dhe të guximshëm; që ne nuk mund të rrënohemi apo gjunjuzohemi; që gjithmonë do të aspirojmë drejt një të nesërmje më të mirë.
Bota demokratike, fal sakrificës së popullit tonë, u përgjigj me guxim. Ata u bashkangjitën në betejën tonë kundër shtypjes dhe okupimit. Beteja jonë ishte e drejtë, por, beteja jonë nuk ka përfunduar.
Tani, bashkarisht me bashkësinë ndërkombëtare do ta përfundojmë punën e nisur më parë.
Unë e ftoj bashkësinë ndërkombëtare që të demosntrojë po të njëjtin guxim me unitet dhe po të njëjtën përkrahje si më parë, duke ndihmuar Kosovën që të fitojë të drejtën e saj të dhënë nga zoti, të drejtën për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane.
Ne duhet t’i kujtojmë me respekt të gjithë ata që u sakrifikuan për të mirën e vendit tonë.
Ne duhet t’i nderojmë radhazi, secilin prej tyre. Ua kemi për borgj përkujtimin, dhe jo vetëm atë. Në emër të kujtimit dhe përuljes për ta, ta ndërtojmë vendin tonë.
Në emër të kujtimit dhe mishërimit me vlerat të veprës së tyre, do të ndëtojmë shkolla. Të ndërtojmë spitale. Të zhvillojmë ekonominë. Do të ndërtojmë jetën e re.
Në emër të kujtimit për ta , të përmirësojmë standardin e jetës për qyetarët tanë dhe gjeneratat që do të vinë pas nesh.
Kosova ka sakrifikuar, e meriton dhe është e pregaditur për pavarësi.
Kosovën e integruar në Bashkim Evropian dhe NATO. Në emër të kujtimit për ta, të ndërtojmë monumentin e përjetshëm : Kosovën e re, të pavarur, sovrane dhe të përparuar.
kthehu prapa
Komente dhe debate
Tetë vjet më parë, nga Reçaku dhe kodra mbi të, bota i pa imazhet e një krimi makabër të makinerisë vrastare serbe, i kryer mbi qytetarë të pafajshëm, ku nuk u kursyen as fëmijët, as gra e pleq.(16.01.07)
Fehmi Mujota
më shumë...
Ka një gabim të madh në të kuptuarin e realitetit në diasporë, meqë qeveria por edhe subjektet politike diasporën e kanë kuptuar si vend ku mund të grumbullohen eurot e dollarët pa asnjë kundërshpërblim, pra diaspora deri më tash realisht është abuzuar dhe vjedhur, duke shfrytëzuar ndjenjat emocionale të shqiptarëve shtetas nga vendet ku vijnë.(15.01.06)
Agim Vuniqi, Farmington Hills
më shumë...
Në emër të kujtimit për ta, të ndërtojmë monumentin e përjetshëm : Kosovën e re, të pavarur, sovrane dhe të përparuar. (15.01.06)
Nga Hashim Thaçi