Presidenti Bush autorizon dërgimin e armëve në Kosovë - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Presidenti Bush autorizon dërgimin e armëve në Kosovë

Presidenti Bush autorizon dërgimin e armëve në Kosovë

· 1 · 587

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-03-2008, 19:05:21


Presidenti Bush autorizon dërgimin e armëve në Kosovë
 

Presidenti Bush autorizoi furnizimin e Kosovës me armë, një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet me shtetin e ri.

Në një dokument dërguar Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs, presidenti Bush tha dje se ai ka arritur në përfundimin se furnizimi i Kosovës me armë do të forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të nxisë paqen në botë.

Presidenti Bush e udhëzon Sekretaren e Shtetit që t’ia transmetojë këtë vendim Kongresit. Ai nuk jep hollësi të tjera.

Po dje, Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria e njohën zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke nxitur kritika të ashpra nga Serbia, e cila tha se këto vende nuk mund të shpresojnë më të kenë marrëdhënie të mira me Beogradin.

Tre qeveritë nxorrën një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se nuk shihnin alternativë tjetër përveç njohjes së Kosovës.

Sekretarja hungareze e shtetit për Punët e Jashtme Maria Fekszi Horvath thotë se pret që Serbia t’i mbrojë hungarezët që jetojnë në territorin e saj nga ato që ajo i cilësoi mizori pas njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se çdo vend që njeh pavarësinë e Kosovës, shkel ligjin ndërkombëtar. Serbia i ka tërhequr ambasadorët nga vendet që mbështesin Kosovën.


Kurse rusija primitive reagon ashper deri ne fyrje te te gjitha shteteve qe njohen Shtetine kosoves duke i quajtur shtetet teroriste se njohen nje shtet terorist qe esht i ndertuar nga bandat e uqk teroriste heheh ! Rroft uqkja !
Zeri i Amerikes
20.03.2008
 

Temat e fundit