Prezantohen provimet e Albin Kurtit gjatë studimeve, flasin profesorët e tij - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Prezantohen provimet e Albin Kurtit gjatë studimeve, flasin profesorët e tij

Prezantohen provimet e Albin Kurtit gjatë studimeve, flasin profesorët e tij

· 1 · 708

  • Postime: 4265
  • Karma: +73/-57

ne: 07-11-2019, 11:47:52
Në një storie të RTV Dukagjinit, profesorët e Albin Kurtit rrëfejnë se çfarë studenti ishte Albin Kurti. Po ashtu ekipi ynë ka siguruar edhe provimet e punuara nga Albin Kurti, si dhe rezultatet e provimit pranues në Fakultetin Teknik. Profesorët e përshkruajnë si një student ndryshe nga të tjerët.

Ishte viti 1993 kur Albin Kurti kishte aplikuar në Fakultetin Teknik, në drejtimin Telekomunikacion dhe Informatikë. E rezultatet e provimit pranues e riradhiten atë si kandidatin e parë që plotësoi testin qind për qind.

Këtë e rrëfen Salem Lepaja, profesor i Kurtit në atë kohë.

“Albin Kurti ishte i pari në regjistër me pikët maksimale nga shkolla e mesme dhe provimi pranues. Numri maksimal i pikëve ishte 300 e Albini i kishte marrë të gjitha”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Salem Lepaja.



Mirëpo i befasuar nuk mbeti vetëm nga provimi pranues. Kulmi për Lepajën ishte kur në vitin e tretë të studimeve, Albin Kurti bëhet studenti i cili e kalon lëndët e tij në afatin e parë dhe me notën 10.

“Në vitin 1995 kur kam mbajtur dy lëndë: Teoria e Telekomunikacionit I dhe Teoria e Telekomunikacionit II. Këto lëndë për mendimin tim dhe të tjerëve kanë qenë më të vështirat gjatë studimeve. Është rasti i parë që një student hyn në këto dy provime dhe i merr notat dhjetë (10)”, tregon më tej Salem Lepaja.

Për Albin Kurtin kishin dëgjuar edhe profesorë të tjerë.

Ruzhdi Sefa, ligjërues i kamotshëm në Universitetin e Prishtinës tregon se kur u burgos Kurti, kishte takuar vëllain e tij i cili i kishte treguar se prindërve dhe familjes po u kërkon libra filozofik. Mirëpo kjo përgjigje e vëllait të Albin Kurtit, nuk i pëlqeu Sefës.

“Gjatë bisedave që kam pasur me familjarët e Albinit gjatë vizitave që i kanë bërë në burgje i kam pyetur nëse ai po kërkon libra. Po thanë që po kërkon libra të shkencave filozofike. Njëherë u stepa që mos nga një shkencëtarë i ardhshëm po fitojmë një filozof por doli që ato libra i kishte një bagazh tjetër”, shprehet Ruzhdi Sefa.

//RTVDukagjini

Temat e fundit