Prishtina, jo shkembim territoresh. - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Prishtina, jo shkembim territoresh.

Prishtina, jo shkembim territoresh.

· 2 · 643

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 03-08-2009, 21:14:35
Shkembimi i territoreve mes Serbise dhe Kosoves si opsion i zgjidhjes per stabilizim te Ballkanit, ka nxitur reagime ne Kosove dhe Luginen te Presheves.
Deklarata e anetarit te dhomes se perfaqesuesve te Kongresit amerikan, Dana Rohrabaher, ka hasur ne kundershtime te serbeve kosovare, por ka ngelur opsion i hapur tek perfaqesuesit shqiptare te Lugines se Presheves.

“Sa i perket komunes se Medvengjes ne te gjithe shqiptaret jemi unik qe t’i bashkohemi territorit te Kosoves dhe kurrsesi enklavat serbe si Mitrovica dhe te tjerat t’i kalojne Serbise”, eshte shprehur perfaqesuesi i shqiptareve te Medvegjeves, Selman Rexhepi.

Ai kerkon nga Institucionet e Kosoves apo dhe te Serbise qe t’i ndihmojne te zhvendosurit e Mendvegjes te kthehen ne shtypite e tyre.

“Kemi ngelur me te gjitha mbrapa, si ne arsim shkence dhe kulture. Nuk na ka ndihmuar as qeveria e Serbise as ajo e Kosoves per kthimin e te zhvendosurve shqiptare qe jetojne ne kushte alarmante ne Kosove. Ka mundesi qe te behet kthimi financimi, renovimi sic po ju behet serbeve ne Kosove, nderkohe per ne nuk eshte bere asnje platforme per kthim”, tha Rexhepi.

Ne anen tjeter, Oliver Ivanovic sekretari i shtetit ne Ministrine serbe per Kosoven, ka deklaruar per mediat serbe se nuk ekzistojne as kushtet kushtetuese dhe as politika per nje zgjidhje te tille.

Edhe ish i derguari i BE-se per Kosoven, ambasadori Eolfgang Petrich ka deklaruar per BBC-se se edhe shqiptaret, por edhe serbet duhet te mesojne se si ta pranojne diversitetin ne shoqerite e tyre.

Sipas tij, ideja e shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise, nuk eshte nje zgjidhje ne kohen e integrimeve evropiane

TCH

  • Postime: 721
  • Karma: +20/-4
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 06-08-2009, 12:10:01
Ideja e kongresistit amerikan Rohrabaker, për shkëmbim territoresh ne mes te Kosovës dhe Serbisë, më shumë se sa nxitje për shkëmbim territoresh duhet marrë si nxitje për institucionet e Kosovës që edhe ata të interesohen për shqiptarët e Serbisë siq interesohet Serbia për serbët e Kosovës.
Kjo jo që do të ishte e mirë për shqiptarët në Serbi por do të ishte e mirë edhe për Kosovën, pasi kjo do ta forconte pozitën e vet karshi Serbisë. Shqiptarët do t’i tregonin botës që me Sërbinë nuk mund të bisedohet vetëm për  Kosovësn por edhe për Serbinë.
Dihet që vetëm shqiptarët e Serbisë nuk kufizohen me Shqipërinë, kështu që është e natyrshme që ata t’i kenë sytë nga Kosova, siq është e natyrshme që Kosova të interesohet për ta si për njerëz të vet.
Në këtë kuptim, kjo ide që nuk do të materializohet, sepse bota nuk do ta prish rehatinë e vet për të rehatuar Kosovën a Serbinë, nuk është e dëmshme për Kosovën.  Kjo ide vë në pah mosfunksinimin e shtetit të Kosovës që është edhe në interes të shqiptarëve që ta vënë në pah, në mënyrë që eventualisht të hapej rruga për ndonjë përmirësim. Keqndërtimi formal i shtetit të Kosovës duhet të jetë brengë së pari e shqiptarëve.Gjithas htu janë shqiptarët, e jo serbët që duhet t’i lëvizin gjërat edhe në teren. Ne duhet ta rimarrim atë pjesë të veriut ose ta këmbejmë, për të mos ardhur puna që të mos e këmbejmë por ta japim.
Dhe përderisa Kosova përmendet nga një përfaqsues i shtetit lider të botës  për të marrë luginën e Preshevës, kjo do të thotë që Kosova duhet të interesohet për atë pjesë. Kosova nuk duhet të rrijë e tulatur para kërkesave të Serbisë por të ketë edhe ajo kërkesat e saja, dhe këto t’ia bëjë me dije botës, duke propaganduar gjithëkund të drejtat e shqiptarëve atje, duke përfaqsuar dhe artikulluar interesat e tyre.
Një përballje e tillë në mes të luginës së Preshevës dhe veriut të Kosovës nuk besoj të jetë qëllimkeqe, sepse përderisa bota na kujton vetëm të drejtat e serbëve në Kosovë, kongresisti amerikan na kujton neve dhe botës të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Na kujton  neve që duhet të kontrollojmë të gjithë territorin tonë siq kontrollon Serbia territorin e saj. Na kujton neve që duhet të lëvizim, sepse gjendja e tanishme nuk është në favorin tonë.
Na kujton atë që e dijmë, por nuk e themi, që Kosova është e ndarë në lumin Ibër, dhe ai kufi nuk është se po zhbëhet. Se përtej Ibrit vetëm në letër është Kosovë. E kjo edhe sepse Kosova nuk ka ndonjjë politikë tjetër përveq përgëdheljes së serbëve të Kosovës dhe moskonfronimit me Serbinë, ku të përgëdhelurit thonë, po na rrahin, po na keqtrajtojnë, e ku institocionet tona që në këtë qështje janë bërë si një grup cirku, në vend  që të zbatojnë ligjin në territorin e vet, për çka edhe janë të thirrura, rrinë e bëjnë sehir.
Politika jonë duhet të jetë më inovative, më e guximshme, më e gjithëanshme, e të ketë iniciativa e jo gjithëmonë të priten këshillat nga jashtë.
Ne duhet të brengosemi për territorin tonë, por edhe për shqiptarët e Serbisë, madje më shumë seq brengosemi për njohjet e shtetit tonë, sepse ndikimi ynë në shtetet që do na njohin është i vogël, përderisa ndikimi ynë në vendin ku jetojmë duhet të jetë i madh.
Prandaj Kosova duhet të përpiqet të nxjerrë përfitime nga ide të tilla si ajo e kongresistit Rohrabaker, aq më shumë kur ky kongresist përfaqson shtetin lider të botës.

Temat e fundit