Ramush Haradinaj ne Vanity Fair - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ramush Haradinaj ne Vanity Fair

Ramush Haradinaj ne Vanity Fair

· 4 · 1757

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-11-2008, 13:18:29
Dera Luftarake   Pasi Ramush Haradinaj udhehoqi luften e pergjakshme per pavaresi te Kosoves nga Serbia, dhe u be kryeministri provizor I saj, ai u gjykua si kriminel lufte ne Gjykaten e Kombeve te Bashkuara ne Hage. Nga beteja e drejtesise se shekullit XXI dhe ligjeve te shekullit te XV, Haradinaj doli fitimtar   nga William Langewiesche Dhjetor 2008     

I zoti I shtepise ka te drejte te zeje ballin e shtepise, te kete armet e veta, te kontrolloje te ardhurat e banuesve te shtepise, te bleje, shese dhe ndryshoje token, te jape e te marre hua si edhe te dale garant, te ndertoje shtepi, te kerkoje pune nga banoret e shtepise se tij, te kete raki ose vere, te denoje ata qe jetojne ne shtepi nese ata nuk punojne per te miren e shtepise.  —Nga ligjet e Kanunit te Lekë Dukagjinit (Kosove, shekulli XV). Ne kuadrin e cudive te vogla qe ofron jeta, konsideroni pervojen e nje inxhinieri austriak qe kishte zene sediljen balle per balle me mua ne klasen ekonomike te avionit te linjes austriake, fluturimi 372 – nje avion I vogel i cili po pergatitej per fluturimin mengjesor Amsterdam -Vjene, pranveren e shkuar. Inxhinieri kishte nje fytyre te mprehte prej moralisti, dhe floke te shkurter me xhele. Ai rrinte ulur teper drejt, me koken e perkulur pak perpara dhe lexonte nje dokument industrial. Dhe nga shpina rrezatonte ngrice. Kishte veshur nje kemishe te bardhe si bora, me menge te kopsitura tek kycet e duarve.

Vendi ngjitur me te prane dritares ishte ende bosh, dhe ai natyrisht shpresonte qe te mbetej bosh. Por pas njefare kohe, nga moria e pasagjereve te zakonshem qe fluturojne mengjeseve neper kryeqytetet evropiane, u shkeput dikush dhe me buzeqeshje falje-kerkuese ne fytyre i tregoi vendin bosh. Ai kishte trup mundesi dhe fytyre te gjate e te trashe, me goje paksa te hapur dhe buze te poshtme te nxjerre. kishte veshur kostum blu me kemishe te hapur tek gryka. Ishte Ramush Haradinaj, shqiptar etnik dhe komandand guerilas ne luften e Kosoves. Pikerisht nje dite me pare e pas tre vjet procedurash gjygjesore, ai ishte shpallur i pafajshem per krimet e luftes nga gjykata e Kombeve te Bashkuara per ish-Jugosllavine ne Hage. Une dija pak per te - bile e kisha zgjedhur kete fluturim me shpresen se ndoshta dhe ai do ta zgjidhte dhe ai. Ai ishte rritur ne fshat, ne zonen historikisht rebele te Perendimit te KOsoves, si djali me i madh i nje familjeje te rendesishme shqiptare. Si shumica e familjeve shqiptare, ai ishte myslyman me fe, por ne te vertete nuk praktikonte. Haradinaj shkonte mire me mesime por shikohej si problematik nga serbet dominues, dhe nuk u lejua te vazhdonte universitetin. Pas nje vit sherbimi ne ushtrine jugosllave, ai iu bahsku radheve te diaspores ne Zvicer dhe France, ku punoi si punetor krahu dhe roje ne klubet e nates. Gjate gjithe asaj kohe, ai stervitej per lufte, konkurronte neper maratona, krijonte rrjetin e tij dhe studionte artet marciale. Thote se njehere ka notuar per 27 ore ne det te hapur, thjesht per te provuar qe mundej.

Pas kthimit ne Ballkan rreth vitit 1995, ai filloi te percillte arme rregullisht mes maleve nga Shqiperia ne Kosove. Pasi lufta filloi seriozisht, ai filloi te thirrej Rambo, per shkak te kokfortesise ne beteja kundra Serbeve. Perfytyroni nje luftetar te lyer koke e kembe me gjak me nga nje automatik ne cdo dore qe mbron vendin e vet. U plagos shume here. Vrau shume njerez. Ndoshta me shume se kushdo tjeter, ai ishte faktori qe nxiti Serbine te fillonte pastrimin etnik, i cili solli nderhyrjen e NATOS ne 1999 dhe shkeputjen e Kosoves nga kthetrat e Serbise. Me vone ai themeloi nje parti politike dhe shkurtimisht sherbeu si kryeministri I perkohshem I protektoratit para se jepte doreheqjen i shtrenguar nga akuza per krime lufte. Per habine time, nuk kishte asnje shoqerues me vete ne avion. Nuk kishte as manaxhere, as pjesetare te familjes, as roje. Thjesht vuri nej valixhe te vogel ne raftin e siperm. J-ja eshte e pazeshme ne emrin Haradinaj. Ramushi shqiptohet si dubel o. Kur turmat ne Kosove entuzuasmohen, ato brohorasin "Ra-moosh! Ra-moosh! Ra-moosh!" duke I theksuar njesoj te dyja rrokjet. Ata shtijne ne ajer. Te shtena te vecuara, te shtena te panderprera, bresheri nga automatike ceke, shperthime nga kallashnikove shqiptare.

Te shtenat jane gjuhe ballkanike qe perdoren per te shprehur shume gjera. Kur shprehin dashuri, te shurdhojne nese je aty pari. Kur shprehin hakmarrje, zhurma te ben copa-copa. Nuk kam per qellim t'i paragjykoj, dhe e them vete i pari se Austria mban rekordin per gjenocid. Por te pakten linjat ajrore i kane te qeta. Qe nga karrigia ime i thashe: "Urime zoti Haradinaj". Shtrenguam duart. Ai nuk me njihte fare. As inxhinjeri nuk e njihte. U ngrit qe ta lejonte Haradinajn te ulej tek vendi prane dritares, pastaj u lidh vete dhe vazhdoi leximin e vet qafe-ngrire. Haradinaj hoqi xhaketen me nje elegance befasuese per trupin e tij, dhe filloi te dergonte mesazhe ne celular. Vazhdoi edhe pasi stjuardesa i urdheroi pasagjeret te mbyllnin aparaturat elektronike. Pse ky kufizim? Jo per siguri sic pretendohet, por per shkak se nuk eshte aprovuar zyrtarisht. Njesoj si qente pa zinxhir ose zjarrndezja ne plazh.

Pashe si inxhinieri po nervozohej nga mosbindja e Haradinajt. Nuk beri ze, por ia hidhte syte here pas here sikur te kishte humbur perqendrimin ne literaturen e tij. Ngritja e avionit ia lehtesoi presionin ne gjoks. Haradinaj e mbylli telefonin dhe sodiste nga dritarja ndersa aeroplani ngrihej drejt lindjes per ne Hollande. Inxhinieri ishte duke lexuar perseri kur Haradinaj iu kthye dhe nisi biseden ne nje anglishte te rrjedhshme. Ta fitonte zemren me sinqeritetin e tij. Ai tha "Me kane mbajtur ne paraburgim tek Kombet e Bashkuara ne Hage per gjygjin e krimeve ndaj luftes, por dola i pafajshem, dhe tani po kthehem ne shtepine time ne Kosove. Dita eshte e mbare. Edhe dje ishtedite e mbare. Me duhet te nderroj avion ne Vjene. Po ju?" Inxhinieri e pa me dyshim. Kosove? E kishte degjuar si emer.

Biseda mund te mbaronte aty por Haradinaj hapi revisten e linjes ajrore tek faqja e hartes se Evropes dhe i tregoi Kosoven - nje vend kaq i vogel sa as emrin nuk ia nxinte brenda kufijve. Kemi me shume se dy milion banore, tha Haradinaj. Nentedhjete perqind jane shqiptare si une. Dhjete perqind jane serbe. Ca jane rome. Keto grupe nuk perzihen me njera tjetren -problem i trasheguar nga lufta - por kjo duhet ndryshuar. Kemi parlament. Kryeqyteti yne eshte Prishtina. Ka kafe te mira. Une kam qene kryeminister dikur. Zyrat e qeverise sone jane nen vezhgimin e Kombeve te Bashkuara, por ne kemi deklaruar pavaresine tash. Disa vende na kane njohur dhe Komuniteti Evropian ka hyre te jape ndihmen e vet. Nuk kemi ushtri. Na mbrojne trupat e NATO-s. Tregetia eshte cka. Kemi bujqesi por na duhen investime. “A ka turizem?” u kujtua te pyeste inxhinieri. “Ende jo” tha Haradinaj. Ndoshta mendonte se inxhineri mund te hidhte hapat e pare ne ate drejtim. Shtoi “Kemi vere te mire”.

Dukej se thoshte te verteten ashtu si e perceptonte ai. Nuk permendi faktin se megjithe futjen e madhe te fondeve dhe keshilltareve te huaj, Kosova eshte vend pothuajse i paprekur nga mekanizmat e qeverise formale dhe nendorazi kontrollohet nga nje sistem tutele dhe paktesh jashte ligjeve. Ne kete kendveshtrim eshte si shume vende te tjera te botes, shoqeri ne te cilat me gjithe globalizimin e shumereklamuar te kohes sone, traditat dhe zakonet vazhdojne te perdoren dhe te nderthuren me rrjetin e progresit. Ne fund te fundit, c’kuptim ka “modernizmi”? Shumica e ekonomise se Kosoves eshte e padukshme. Pesedhjete perqind papunesi? Jo pesedhjete perqind treg te zi, kotnrabande dhe mospagim taksash. Por ndoshta nuk kishte konflikt ne mendjen e Haradinajt. Kosova pothuajse nuk ka kriminalitet ordiner. Ka restorante me cmime te arsyeshme dhe fusha piktoreske. Ka nje kamp per ski ne male ku vizitoret nuk presin kurre ne radhe. Ka plot vajza te bukura por vendi eshte kaq I qete saqe inxhinieri mund te sjelle dhe gruan. Veshtire ta shpjegosh. Kosova eshte e qete, por e tensionuar. Keto jane termat e perdorura neper raportet e zyrtareve nderkombetare ne Prishtine.

Sado qe perdoret si justifikim, pershkrimi nuk eshte komplet I gabuar. Haradinaj eshte misherimi I tij. Prokuroret e Kombeve te Bashkuara ne Hage e kane akuzuar per organizimin e masakrave te civileve gjate luftes. Serbe te pafajshem dhe shqiptare te dyshuar si bashkepunetore me ta. Nena, femije, fshatare te thjeshte. Zot, si derra ne grope. Ai e ka mohuar gjithmone. Pas lufte fuqia e tij mbeshtetej tek fanatiket dhe tek lufta qe kishte bere, por ai ndryshoi me kohet dhe filloi te kundershtonte dhunen e shqiptareve ndaj serbece. Ne maj te 2005, kur trashegimia e luftes me ne fund e goditi dhe ate, ai u be i vetmi kryeminister ne pushtet qe u dorezua tek forcat nderkombetare. Si per ironi te fatit, naten para nisjes, ushtarake nderkombetare te gradave te larta moren pjese ne darken e lamtumires. Te gjithe deshmitaret thone se ishte lamtumire prekese. Kryetari i misionit te Kombeve te Bashkuara shprehu besimin e tij ne te ardhmen e Haradinajt dhe e quajti “mik dhe bashkepunetor te afert".

Nese, sipas kritikeve, oficeri e teproi, ai e beri se Kosova ishte e tensionuar. Haradinaj do te shkaktonte nje boshllek te madh jo sepse ai fliste per nje qeverisje te mire (te gjithe e dine ate gjuhe), ose sepse ishte drejtues i jashtezakonshem (megjithese kjo eshte arsyeja zyrtare), por sepse, ai ishte i afte t'i permbante njerezit e tij edhe jashte kanaleve zyrtare, me menyrat e veta. Ramushi dhe gruaja e tij Anita, ndersa udhetojne ne nje xhip te blinduar nga Prishtina ne fshatrat e Kosoves perendimore. Fotografia nga Jonas Karlsson.   Ai e pyeti keshtu inxhinierin ne avion "T’ju bej nje pyetje? Sa vjec jeni?" "Tridhjete e gjashte." "Qenkemi moshatare! Une jam 39!" Cfare koincidence. Perseri, eshte e veshtire ta shpjegosh. Goja I rri hapur, por asnje nuk mund te dyshoje ne zgjuarsine e Haradinajt. Pervoja ka treguar se ai mund te jete i pameshirshem, por tani frika i sherben per te ruajtur paqen. Ai eshte I thjeshte, por I thjeshte si ata qe kane besim te pakufishem ne vetvete. Nga fundi I fluturimit, pasi e futi bashkepasagjerin ne bisede pa shume mundim, I dha te dhenat e veta dhe e ftoi ne shtepine e tij ne Prishtine. Dukej qe e kishte me gjithe zemer. Miresevini ne kete ane te Ramush Haradinajt. Ai ka plot te tjera. Ne pisten e Vienes e mori ne dorezim policia austriake, ne menyre qe edhe ta mbronte ne token austriake, por edhe ta niste sa me shpejt te ishte e mundur ne Kosove. Une mora te njejtin fluturim, dy ore larg ne jug te Vienes, me devijim intenerari rreth Serbise per te shmangur pritat. Haradinaj u ul ne krye te avionit. Kesaj rradhe kishte vene kravate.

Fluturuam mbi tokat bujqesore te rrjepura ne jugperendim te Prishtines – nje siperfaqe e mbushur me shtepi prej tulle te pambaruara, te ndertuara me parate e derguara nga jashte,- dhe zbritem ne aeroportin e kryeqytetit, ku nje turme prej 2000 priste te pershendeste Haradinajn nen flamuret shqiponjezinj te UCK-se se dikurshme. Ushtaret e NATO-s kundronin nga anet. Dikush nga ekipi i Haradinajt me vuri re dhe me futi ne nje ndertese te vogel per perzantim zyrtar. Ndersa po shtrengonim duart, Haradinaj me tha "Ju ishit ne avion sot ne mengjes ne Amsterdam." “Edhe ne séancen gjygjesore dje ne Hage.” Ai tha “Me falni por nuk ju njoha.” Shoqeruar nga nje sere rojesh dhe simpatizantesh, ne u krodhem ne diellin e Kosoves. Turma brohoriste “Ra-moosh!” Haradinaj ngriti doren dhe I pershendeti. Gjeta nje vend ne sediljen e mbrapme te nje Benzi, pjese e eskortes se tij prej 10 makinash, e cila cau rrugen e aeroportit drejt qendres se qytetit, duke shtyre gjithe trafikun tjeter jashte sipas menyres teper te preferuar nga truprojet amerikane - te cilat kishin stervitur kete eskorte. Vozitja stonoi pak me kthimin e rregullt te deritanishem dhe zbuloi anen "e forte" te eskortes se Haradinajt, me apo pa dashje. Prishtina eshte nje qytet me gjysem milioni banore qe akoma funksionon si vend i vogel. Me vone mesova se stili i ardhjes se Haradinajt nuk u kish pelqyer shume banoreve te saj, bile disa e kishin pritur me shqetesim. E njejta gje mund te thuhet per shtepine e tij.

Eshte nje ndertese e madhe me cati te rrumbullaket, e ndertuar ne nje koder te ashtuquajtur mali i Olimpit dhe eshte e dukshme nga shumica e vendeve te qytetit, ku madheshtia e saj kujton plackitjen gjate luftes. Eskorta na coi direkt atje. Haradinaj u ul ne nje dhome te madhe pritjeje dhe priti nje sere simpatizantesh dhe miqsh. Erdhen ekipe televizive dhe bene punen e tyre. Dalengadale ra qetesia. Haradinaj eshte I martuar me nje grua nga familjet elitare te Prishtines, prezantuese e lajmeve ne televizionin kombetar e cila I ka dhuruar dy femije. Familja e re kishte qene ne Hage per vendimin, por kishte humbur fluturimin dhe kishte mbetur ne Viene dhe per nje dite tjeter. Haradinaj hoqi kravaten, perveshi menget dhe u ul deri ne darke me nje grup keshilltaresh per te diskutuar planin per te nesermen duke pire raki dhe cigare. Planifikoi nje pligrimazh lufte, - rikthim ceremonial tek skenat e sakrificave te shqiptareve, dhe tek berthama e fuqise se tij ne perendimin rural, ku do t'i jepte fund dites tek tokat e familjes duke i shprehur respektin te atit. Per momentin, nuk i konsideroi kosovaret serbe qe ishin grumbulluar ne lagjet e tyre plot frike dhe zemerim. E kuptoi se per shumicen e shqiptareve -perfshire ketu rivalet dhe ata qe e shihnin kthimin e tij me shqetesim - vendimi i Hages ishte perligjia e veprimeve se tyre gjate luftes. Natyrisht qe ky nuk ishte qellimi I vendimit. Sipas Hages, vendimi ishte po aq I ngushte sa edhe akuzat e procures, te cilat u dobesuan akoma me shume nga mungesa e deshmitareve okulare, dhe perqendroheshin vetem tek nje njeri. Haradinaj e kuptonte plotesisht kete fakt. Por ai gjithashtu kuptonte se identiteti per popullin e tij ishte kolektiv – se fyerja ndaj njerit ishte turp per bashkesine – dhe se duhej patjeter qe ta ndante shpetimin e nderit te tij kur te kthehej ne vendlindje.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 25-11-2008, 13:19:08
...vazhdimi

 Gjak per gjak

Shtepia e Haradinajt eshte nje pllaje e quajtur Dukagjin, ne skajin perendimor te Kosoves, pergjate maleve te Shqiperise se veriut, te ciles I ngjan shume nga kultura. Permban ndoshta njeqind fshatra dhe disa qyteza te medha, si edhe pak –tani teper pak – komunitete serbe. Shqiptaret jane te ndare ne klane dhe familje teper te lidhura fshatare, ndermjet te cilave Haradinajt jane shquar gjithmone. Keto familje fshatare nuk u jane nenshtruar kurre plotesisht fuqive qe kane pushtuar krahinen ne vite – se fundmi komunistet, serbet nacionaliste, dhe teknokratet e Kombeve te bashkuara. Perkundrazi ata jane qeverisur gjithmone nga ligjet e tyre – nga kodi qe njihet si Kanun, I cili thekson shenjterine e tokes, gjakut dhe nderit. Kanuni sherben si udhezues praktik te jetes ne fshat, detajon pergjegjesite publike dhe private, si edhe shpall denime te vogla per shumicen e shkeljeve. Por, ne rast te krimeve te dhunshme, ka nje nderlikim teper te cuditshem: shnderimi konsiderohet jo si faj i kriminelit, por si faj i viktimes - bile i tere familjes se viktimes. Thuhet se gjaku i familjes eshte grabitur. Atehere familja duhet ta marre mbrapsh gjakun duke kryer nje akt dhune te te njejtit nivel ndaj anetareve meshkuj te familjes se kriminelit fillestar.

Ky njihet ne Kanun si parimi i gjakut per gjak. Duke pasur parasysh keqinterpretimet dhe rrethanat e paqarta qe nuk mund te shmangen, ky parim ka sjelle gjakmarrje shumevjecare dhe hakmarrje te pakontrollueshme. Sipas historianit britanik Noel Malcolm, nje zenke shqiptare ne shekullin e XIX per kater gjerdane fisheke, solli shkaterrimin e 1218 shtepive dhe vdekjen e 132 burrave. Kanuni nuk permend pajtime vullnetare, por pas renies se perandorise otomane, ne fillim te shekullit XX, pothuajse nje e pesta e vdekjeve te burrave ne malet shqiptare ishte pasoje e gjakmarrjes. Afer, ne zonen e Kosoves perendimore ku jetonin 50,000 vete, te pakten 600 burra ne vit vdisnin nga e njejta gje. Keto teprime u shuan me vone, por gjakmarrjet u ruajten edhe nen solidaritetin e imponuar nga rregjimi komunist - aq sa gjate viteve 1990, nje nacionalist shqiptar arriti te organizonte ceremoni masive duke perdorur Kanunin, te cilat u mundesuan dhjetra mijera shqiptareve te falnin gjaqet. U perfshi nje perqindje e madhe e popullit fshatar.

Paqja e arritur ishte e shkurter, dhe tani niveli i gjakmarrjeve eshte perseri ne rritje pavaresisht nga udheheqja e ndritur e Evropes dhe Kombeve te Bashkuara dhe modernizimit me ritme te shpejta te shoqerise. Ky eshte realiteti I Kosoves. Vazhdimisht fshataret e saj shqiptare kane jetuar nen kercenimin e vdekjes se dhunshme. Nevoja per mbrojte solli nje arkitekture te pashoqe, ende e dukshme ne pllaje sot:  shtepi te gjata dhe te fortifikuara te njohura si kulla, te ndertuara me gure te rende, pothuajse pa dritare, dhe me frengji ne katet e siperme. Patjeter qe kjo mund te analizohet deri ne pafundesi. Kanuni eshte pasqyra e jetes se njerezve te ashper, po aq sa eshte faktor ne formimin e tyre. Megjithate, fakti eshte qe lufta e Kosoves u ndez dhe u krye jo nga qytetaret e sofistikuar te Prishtines por nga fshataret e ashper te vendeve si Dukagjini. Ata ishin fyer nga Sllobodan Milloshevic, presidenti I Serbise, dhe ishin sulmuar nga policia e tij. Po aq sa perpjekje per clirim, kjo lufte ishte gjakmarrja e tyre ndaj serbeve, dhe kerkohej nga nderi. Nderhyrja e F-16 amerikane nga ana e Shqiperise nuk ua hoqi kete detyrim.

Babai i Haradinajt e dinte qe lufta po vinte dhe nuk do t’ia kursente djemte. Ai eshte figura tipike e patriarkut te zones - nje fshatar stoic me hunde me gunge I quajtur Hilmi, I zbardhur krejt ne moshen 65 vjecare tani, I cili respektohet gjeresisht per keshillen dhe bujarine e tij. Fshati i tij quhet Gllogjan, dhe eshte nje grumbull shtepish prej tullash dhe guresh, 20 minuta larg nga rruga kryesore, ne nje pllaje me fusha dhe pyje. Ka rreth 2,000 banore. Shtepia e Haradinajve eshte pak e vecuar nga fshati por brenda kufijve te tij. Ramushi eshte rritur aty, ngarkuar me pergjegjesi te vecanta si djali i madh i shtepise. Ne 1981, kur ai ishte 13, u be deshmitar i demonstratave te dhunshme, ne te cilat shqiptaret u rrahen nga policia, dhe pas te cilave nje kusheriri i tij u denua me 15 vjet burgim.  Gjak per te lare turpin. Ne mendjen e tij prej adoleshenti Ramushi i shpalli lufte shtetit jugosllave. Ky concept do te ishte qesharak ne syte e njerezve qe nuk i njohin fshatrat kosovare. Bile edhe ne fillim te viteve 1990 pothuajse 10 vjet me vone, shume nuk i dhane rendesi ketij njeriu. Ne dukje ai ishte nje punetor emigrant me fantazi Rambosh, qe ushtronte kung fu ne palestrat zvicerane dhe kryente misione vezhgimi pa bereqet ne malet e Ballkanit. Varrezat e Gllogjanit—poshte shtepise se familjes Haradinaj—ku jane varrosur vellezerit e  Ramushit dhe luftetare te tjere te UCK-se. Fotografia nga Jonas Karlsson. Vetem tani eshte e qarte se ai nuk bante hajgare.

Ne fillim te viteve 1990, elitat e Prishtines ishin kthyer ne rebele separatiste, por duke perdorur taktikat e rezistence paqesore. Ata udhehiqeshin nga nje profesor erudit letersie i quajtur Ibrahim Rugova, i cili e konsideronte veten si Mandela i Ballkanit. Qe atehere, historia ka provuar se keto demonstrata paqesore nuk do te perfundonin kurre me sukses, por ne ate kohe ato ishin strategji teper e perkrahur ne kryeqytet.  Vetem ca fshatare te pagdhendur donin te perdornin armet dhe ata ishin te ndare e te paorganizuar. Haradinaj vendosi ta ndryshoje kete fakt. Ai jetonte ende ne Zvicer, por gjithnje e me shume po shpenzonte kohe ne Ballkan. Ne 1994, ai dhe nje grup I vogel burrash te tjere filluan ta quanin veten Ushtria Clirimtare e Kosoves – nje emer kaq pretendues ne fillim saqe elita e Prishtines e quajti si shpikje te provokatoreve serbe. Ushtria e pllajes se Dukagjinit ne fillim perbehej pothuajse plotesisht nga djemte e Hilmiut, Ramushi dhe disa nga vellezerit e tij te vegjel, te cilet hynin e dilnin nga kufiri me Shqiperine. Por ne 1995, Haradinaj po ndertonte nje rrjet luftetaresh dhe po i furnizonte me arme qe i mblidhte ne Shqiperi dhe I sillte kontrabande nga malet, shume here mbi kurrizin e tij. Kam degjuar ne Kosove se UCK-ja donte ta shtynte Milloshevicin te ndermerrte masa teper te renda, ne menyre qe te nderhynte NATO-ja dhe Kosova te fitonte pavaresine me ne fund – sepse pikerisht keshtu ndodhi – por Haradinaj, me gjithe kapacitetin e tij, nuk ishte aq largpames. Shume shume, ai mendonte qe masat hakmarrese te serbeve do te rrisnin radhet e ushtrise se tij. Ketu, ai pati nje sukses te papare.

Moralisht, strategjia ishte e rrezikshme, sepse bazohej ne rrezikimin e popullsise civile, por ne nje kohe kur ushtrite e qeverive legjitime shpesh shkaktonin deme kolaterale ne beteja, venia ne dukje e ketij qellimi duket artificiale dhe e tepruar. Megjithate, UCK-ja fillimisht e kufizoi veten me asgjesimin e ustarakeve te veshur te shtetit shtypes jugosllave. Sulmi I pare ne pllajen e Dukagjinit u zbatua nga njeri nga vellezerit Haradinaj, nje burre me nofulla graniti i quajtur Luan. Ne 1996 ai u fut ne nje stacion policie, theu xhamat me gur dhe hodhi dy granata brenda. U vrane kater police serbe dhe u plagosen tre. Ndersa terhiqej, Luani degjoi klithmat e tyre. Policia u pergjigj po ate nate, duke bastisur shtepine e nje familjeje te rendesishme, nje turp I madh ne Kanun. Qe ne fillim u duk forca e betejes. Sulmet e UCK-se vazhduan te shkeputura, ndonjehere kundra policeve qe njiheshin si abuzive. Por progresi ishte i veshtire dhe i rrezikshem per luftetaret e UCK-se. Mbi te gjitha, ata nuk kishin arme. Haradinaj vete u perqendrua ne krijimin e linjave te furnizimit nga Shqiperia, dhe Luani e ndihmoi shume ketu. Ata sollen eksplozive qe u perdoren ne shkaterrimin e nje depoje municioni. Haradinaj vazhdoi te kthehej ne Zvicer ku punonte si punetor catie. Kjo eshte bota ne te cilen jetojme. Autoritetet serbe u hakmorren me vrasjen e disa luftetareve te UCK-se dhe arrestimin e te tjereve.

Ne 1997 ata mbyllen kufirin, ne menyre qe te prisnin furnzimin e armeve nga Shqiperia. Praktikisht ata donin te ndalonin Haradinajn. Ne fillim te majit, ai dhe Luani udhehoqen nje karvan furnzimi me dhjete vullnetare gjate nje shtegu malor drejt kufirit te anes shqiptare. Vuajtjet e tyre jane kthyer ne legjende nacionalistesh, dhe subjekt i shtremberimeve propagandistike, por nje rrefim relativisht i paanshem i tyre eshte perfshire ne nje interviste teper te gjate te Haradinajt te kryer nga nje reporter simpatizant i quajtur Bardh Hamzaj, dhe te botuar ne shqip ne vitin 2000. Karavani ishte i ngarkuar rende me arme, perfshi ketu raketat e para granata, te blera nga UCK-ja, dhe meqe disa nga pjesetaret nuk ishin ne gjendje te mire fizike, u desh te pushonte per njbleare para se te kalonin kufirin. Pushimi ishte I rrezikshem sepse mund te diktoheshin. Haradinaj mendoi se do te ishte me mire te ktheheshin, por Luani e bindi te vazhdonin. Ne muzg te dites tjeter, karavani levizi perseri. Shtegu vazhdonte permes nje kalimi ne kufi. I shqetesuar se mos hasnin ne prite, Haradinaj nguli kembe te kalonin persiper kalimit, ne anen shkembore te malit. Vete marshonte brinjazi, rreth 50 jarde poshte grupit. Luani udhehiqte. Ngarkuar rende, luftetaret kaluan kufirin 20 jarde larg njeri tjetrit. Kur i fundmi u fut 200 jarde ne brendesi te Kosoves dhe Luani dha shenjen qe cdo gje kishte shkuar mire, nje patrulle e fshehur ushtaresh filloi te shtenat. Frika e Haradinajt doli e vertete. Ushtaret natyrisht qe ishin serbe. Meqe ata kishin pritur qe luftetaret e UCK-se do t'i permbaheshin shtegut te tyre, prita e tyre u be e njeanshme, me bresherite serbe qe kalonin siper, afer pozicionit te Haradinajt. Ai u bertiti te tjereve te shtriheshin barkaz, dhe vrapoi me zigzage neper bresheri qe te kontrollonte pozicionet e tyre. Pastaj, barkas dhe duke shtene mbrapsh, mbuloi te tjeret per terheqje. Luani, I cili kishte qene ne krye, ishte I pari qe arriti tek kufiri, ku filloi te luftonte mbrapsh edhe ai. Luftetaret e tjere ndoqen shembullin e tij pervec njerit qe ishte plagosur ne kembe dhe nuk levizte dot. Ndersa Haradinaj po shkonte drejt tij, ai mori edhe nje bresheri tjeter ne kembe. Haradinaj hoqi barren e rende, pastaj u shtri barkas, dhe duke rralluar te shtenat qe te ruante municionin e vet, prit per naten qe po binte. Duke pare qe Haradinaj nuk levizte dot, Luani e la kufirin me vrap dhe zuri nje pozicion ne shpatin e malit.

Pozicioni i ofronte hapesire te madhe veprimi por ishte i mbuluar keq. Haradinaj u perpoq ta kthente mbrapsh te villain, por thirrmat e tij u mbyten nga beteja. Ai u rrotullua te futej ne beteje. Serbet kishin disavantazhin e te tatepjetes dhe ishin te detyruar te qellonin ne drejtime te papritura nga pozicione te pambuluara mire. Haradinaj thote se vrau dy njeri pas tjetrit, dhe pa te tjere qe binin. Gjate nje pushimi, dikush briti se Luani ishte goditur. Haradinaj perparoi deri tek Luani i cili kishte rene permbys mes gureve. Duke menduar se ishte thjesht i plagosur, Haradinaj thirri "Ngrehu o burre. Mos e turpero familjen se nuk kemi mbaruar ende!" Luani nuk u pergjigj. Ai e kishte marre plumbin ne goje dhe kishte vdekur. Haradinaj u perpoq ta mbartte si te gjalle, duke e ngritur nga rripi dhe rrobat, por po i rreshqisnin duart. Atehere e rrezoi trupin pertoke, rrembeu nje kembe dhe nje krah, dhe e terhoqi Luanin mes shkurreve. Bresherite u shtuan por ai nuk ua vuri veshin. E la Luanin prane kufirit dhe vrapoi mbrapsh te mblidhte armet. Kur u kthye pa se luftetaret e tjere ishin demoralizuar. Luani ishte dukur I pamposhtur, por ishte vrare nga nje plumb I vetem. Nata ra dhe zjarri pushoi. Haradinaj u kerkoi te tjereve te merrnin te plagosurin I cili ishte ende diku ne terr. Por I plagosur arriti vete, duke perdorur pushken si paterice, dhe I lodhur ne kulm. Luani kishte nje thike lufte ne trup. Haradinaj e mori dhe preu dy dege lisi me te cilat beri nje barrele per te plagosurin. E ngriti trupin e Luanit ne kurriz dhe I mblodhi armet e tij bashke me ato te vetat. A thua historia do te tregonte se ai ishte stervitur fizikisht vetem per nje dite te tille?

Luftetaret e demoralizuar u terhoqen drejt fshatit me te afert shqiptar, kater ore larg. Arriten ne mesnate. Fshataret u kujdesen per te plagosurin dhe e ndihmuan Haradinajn te varroste vellane. Shume i tronditur, Haradinaj u arratis ne Zvicer ku rifilloi punen si punetor krahu. Iu desh kohe te rishikonte jeten e tij. megjithate, brenda disa muajsh, u kthye ne lufte. Sot, nje rruge ne qender te Prishtines mban emrin e Luanit. Ne nentor te 1997, UCK-ja e shfaqi veten hapur per here te pare kur tre luftetare te saj moren pjese ne varrimin public te nje mesuesi te vrare nga trupat serbe. Luftetaret ishin te maskuar, deri sa nje nga ata zbuloi fytyren, ishte vellai 19 vjecar i Haradinajt, nje djalosh i forte i quajtur Daut, i cili me veprimin e tij beri publike kundershtimin e familes se vet. Jo larg nga varrimi, nje tjeter familje e shquar shqiptare me mbiemrin Jashari, kishte deklaruar gjithashtu kundershtimin e saj. Kryetari I familjes ishte nje burre me mjeker te dendur I quajtur Adem Jashari, i cili I mbante floket e gjate sipas modes se malesoreve shqiptare te shekullit XIX. Ai per vite me radhe sulmonte patrullat police serbe qe guxonin t'i afroheshin fshatit te tij. Sot, shqiptaret e quajne Adem Jasharin "Komandanti Legjendar&rdquo. Ne vitin 1997, ai u denua ne mungese per akte terroriste nga nje gjykate ne Prishtine, e cila, sipas organizates per te Drejtat e Njeriut, nuk I respektoi standarted nderkombetare. Edhe nese gjykata do t’I kishte zbatuar standarted nderkombetare, gjasat ishin qe ai perseri do te denohej. Policia serbe u perpoq ta arrestonte ne 1998, po u zmbrapsen nga pushkatare qe me vone u cilesuan si "miq nga pyjet". Ne 5 mars 1998, qeveria sulmoi perseri, kesaj radhe me artileri dhe qindra police dhe ushtare qe rrethuan shtepite e familjes Jashari. Adem Jashari e dinte qe do te sulmohej dite me pare, por vendosi qe tere familja te binte duke luftuar. Dhe keshtu beri. Beteja la dy serbe dhe me shume se 40 Jashare te vdekur, perfshire ketu 28 gra e femije. Vetem nje vajze 11 vjece mbijetoi. Shtate shqiptare pa lidhje me familjen u vrane gjithashtu. Adem Jashari u be martiri I pare I Kosoves se pavarur. Tani imazhi i tij zbukuron kalendaret qe shiten tek varret e familjes.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 25-11-2008, 13:20:15

....vazhdimi

Beteja e Gllogjanit

Haradinajt I kishte ardhur radha. Ai ishte vendosur ne Gllogjan, dhe po forconte rrjetin e UCK-se, duke ndertuar baza, dhe importuar arme e furnizime te tjera. Levizte gjate nates dhe gjate dites punonte nga shtepia nepermjet radiove dhe korriereve. Lufta vazhdonte kudo me sulme te perditshme te UCK-se ne pllajen e Dukagjinit. Serbet e dinin shume mire ku ishte qendra, por ata e kishin humbur kontrollin e fshatrave dhe nuk mund te sulmonin Haradinajn pa organizuar nje operacion te madh. Operacionet e medha duan kohe te organizohen, sidomos kur trupat jane te frikesuara. Megjithate, Haradinaj e ndjeu se dicka do te ndodhte se shpejti dhe mori ne pune punetore per te ndertuar mure te trashe rreth shtepise se tij. Gjithashtu e dinte se muret shume shume vec do ta vononin aksionin. Ne ndryshim nga Jashari, ai vendosi te manovronte dhe te shpetonte familjen e tij.

Ne fund te marsit, ai me ne fund doli gjate dites dhe u njoh me ndryshimet e bera ne fshat, si edhe planifikoi rruget e shpetimit dhe pozicionet e mbrojtjes. Kishte aleate aty, si edhe rezerva municioni dhe armesh. Para agimit te 24 marsit, 1998 dhe fshehurazi nga Haradinaj, qindra forca te armatosura serbe filluan te marshonin permes fshatrave drejt veri-perendimit. Serbet formuan unaza rrethimi rreth fshatit te Gllogjanit, me te aferten dy milje larg dhe te fshehura mire. Kohet e fundit, Dauti me tha se ata u vonuan  ngaqe njera nga makinat e blinduara u prish. E vertete. Detajet e tjera jane humbur nga turbullimi i kujteses dhe deshira per legjenda, por deshmi te besueshme thone qe mengjesi u gdhi i paqte ne Gllogjan, pa shenja te sulmuesve. Haradinaj dhe familja e tij e madhe ishin ne shtepi. Grupi perfshinte te emen dhe te atin, vellezerit dhe motren, nje kunate dhe femijet e saj, si edhe disa luftetare besnike. Ata kishin automatike, granatehedhese si edhe nje mitroloz 7.9 mm te vendosur ne katin e dyte. Punetoret erdhen te mbaronin muret. Dauti u nis permes nje lendine per ne fshat per te mbaruar nje porosi qe ende nuk dihet cfare ishte. Sulmi filloi disa ore me vone. Dauti po kthehej po nga jo lendine, kur nje makine policie doli nga fshati dhe u nis ta kapte. Dauti nisi te vraponte. Dy police dolen nga makina dhe hapen zjarr 20 jarde larg saj. Dauti u kthye, u mblodh kruspull dhe u pergjigj me zjarr me nje pistolete qe ia kishte dhene Haradinaj. Thuhet se vrau nje polic (:Otovicin famekeq") dhe plagosi tjetrin. Kjo, ndoshta sepse ai e zbrazi pistoleten ne nje distance te afert me ta. Dauti eshte I qete por behet I rrezikshem po e provokove. Haradinaj degjoi te shtenat, kaloi pyetjen e tea tit “C’po ndodh?” dhe vrapoi jashte me Kallashnikov. Dauti ishte shtrire barkaz dhe Haradinaj mendoi qe ishte goditur, megjithese ai thjesht kishte zene pozicion dhe po nderronte karikatoret. Forcat e tjera serbe erdhen, duke ngare Niva, Pingzauer dhe makina te blinduara. Haradinaj hapi zjarr drejt tyre, dhe nje mik e dy nga vellezerit e tij e perkrahen.

Zjarri i tyre ishte ndoshta i padobishem, por i dha kohe Dautit te vraponte brenda ne shtepi. Besoj se serbet vazhduan sulmin, megjithese veprimet e tyre ate dite ishin te paqarta dhe te pavendosura. Rrotull kesaj kohe, punetoret u zhduken. Haradinaj u ngjit lart, rrembeu mitrolozin dhe harxhoi me shume se njeqind krehera fishekesh. I beri pershesh dreqerit. Beteja u ndal. Koha perseri eshte e paqarte. Serbet ishin aty po me sa duket nuk qellonin shpesh. ne nje moment te caktuar Haradinaj doli ne rruge dhe gjeti te atin, Hilmiun tek po terhiqte nje thes me njemije fisheke qe e kishte ruajtur prej kohesh. Djemte e kishin vene ne loje me pare per kete gje, por Hilmiu nuk kishte harruar. Ai tha " Nuk e di si do te dale kjo pune. Shpresoj per hajer, por gjithesesi mendoj se do t'ju duhen keto!". Kjo tregohej si shaka ne familje. Haradinaj vendosi te shfrytezonte armpushimin dhe te niste familjen jashte. Dauti do te rrinte me te, qe te mbulonin evakuimin. Vellezerit e tjere dhe miqte do t’i percillnin grate dhe femijet nga nje rruge periferike per ne shtepi te sigurta ne fshat, pastaj do t’u thoshin luftetareve te tjere atje qe te prisnin per urdhera te metejshme. Plaku Hilmi kishte si detyre te zinte pozicion ne nje kanal dhe te ngacmonte serbet me te shtena, pastaj te shpetonte veten dhe ai. Duekt sikur ky plan u zbatua, me Haradinajn dhe Dautin qe shkembenin pozicionet duke mbajtur nje zjarr te vazhdueshem plumbash, duke dhene keshtu pershtypjen se ishin shume veta. Pas pak kohe, nje force speciale serbe arriti ne obor. Dauti i hodhi nje granate Haradinajt, I cili e percolli pas murit. Kur granata shpertheu, verboi qenin e familjes. Serbet briten dhe u zmbrapsen. Helikopteret zhurmuan nga qielli por nuk sulmuan. Haradinaj dhe Dauti lane pushket dhe rrembyen granate-hedheset. Qelluan nje shtepi ku ishin mbledhur serbet dhe, sipas Haradinajt, e goditen dy here. Te shtenat e tjera nuk goditen gje por shuan zjarrin e serbece. Ne rremuje e siper, Haradinaj dhe Dauti u arratisen neper lendine dhe cuditerisht arriten ne fshat te paprekur. Ata hyne ne nje shtepi guri te braktisur ku bashkuan me babane, vellezerit, luftetaret dhe motren, e cila nuk u fsheh me grate por u bashkua ne beteje me te tjeret.

Ishte pasdite. Ata luftuan per nje ore nga ajo shtepi e vetme, hallakatur neper dysheme dhe dritare. I mbajten serbet larg. Por u pa qarte qe ishte gabim bashkimi nen nje shenjester te vetme. Haradinaj i shperndau luftetaret e tij, duke derguar Dautin dhe te tjeret ne nje kulle fqinje dhe duke i ndare ata qe mbeteshin tek tre shtepite me te aferta. Ata moren me vete radio qe te mbanin lidhje. Pati nje armpushim ndersa serbet po pregatiteshin per nje sulm tjeter. Luftetaret e UCK-se pushuan dhe hengren c'munden. Kur serbet rifilluan sulmin, Haradinaj i goditi me granate-hedhese dhe vazhdoi te mbante zjarr te dendur. Disa nga serbet moren fshataret peng. I perdoren si mburoja te gjalla, dhe i detyruan te ecnin me duart mbi koke, duke ecur vete mbas tyre ne rruge. Dauti kerkoi udhezime nga kulla. Haradinaj i tha te mos qellonte deri ne momentin qe serbet do t'i shtynin pengjet brenda kulles, dhe ne rast se kjo ndodhte de ai nuk kishte rrugedalje, te mos ngurronte po t’I qellonte serbet edhe permes trupave te fqinjeve te tij. Me vone, ai shpjegoi se luftetari nuk mund te vdese pa e zbrazur pushken e vet –ose per nder, ose per te mbrojtur veten nga humbja e sigurt. gjithesesi ky qendrim eshte i lidhur me nje lloj luftimi i cili me vone solli akuzat e Hages. Prokuroret u ndane me dysh. Krahasuar me vrasjet higjenike bere nga ushtrite me moderne te botes - shpesh me vegla dhe ne largesi - vrasjet jane teper te denueshme kur kryhen nga fshataret si ata te UCK-se. Per fat, ate pasdite pengjet nuk u shtyne brenda ne kulle. Nje helicopter qelloi dy bresheri me eksploziva qe shperthyen ne dhe. Fshati u perfshi nga tymi dhe turbullimi. Ishte e veshtire te merrje vesh c’behej. Policia serbe u futen ne katin e pare te nje shtepie pa e kuptuar se I ati dhe e motra e Haradinajt po luftonin nga kati I siperm. Shtepia ishte perballe nga ana tjeter e rruges ku kishte zene pozicion Haradinaj. Ai nuk e dinte qe serbet ishin aty. Pa nje siluete ne dritare dhe kujtoi se ishte I ati qe kishte dale zbuluar. Ia beri me shenja siluetes dhe I bertiti te fshihej me mire. Por ai kishte qene nje serb qe e qelloi Haradinajn dhe ia coptoi doren e djathte. Haradinaj bertiti "Mos qello se jam une" por serbi vazhdoi te qellonte. Plumbi i dyte e Zuri Haradinajn ne pjesen e poshtme te stomakut dhe iu coptua ne kemben e djathte, duke I lene kujtim copeza qe I ka edhe sot. Me ne fund Haradinaj e kuptoi situaten. U shtri barkas, rrembeu granate-hedhesen, u cua perseri dhe doli ne dritare, pastaj i shtiu serbit nga afer, duke shkaktuar keshtu deme te shumta ne dhomen tjeter. Serbet qe kishin mbetur donin te terhiqeshin por nuk kishin guxim. Kerkuan perforcime por asnje nuk u erdhi. Kurdohere qe therrisnin, UCK-ja u qellonte me granate-hedhese. Ata happen zjarr te dendur ndaj serbeve, deh serbet u pergjigjen me te njejten gjuhe. Keshtu vazhdoi beteja per pjesen tjeter te dites. Haradinaj I vuri djathe plages qe te ndalonte gjakrrjedhjen, dhe vazhdonte luften me doren e pademtuar.

Thuhet se e motra vrau gjithashtu nje njeri ate dite. Ne nje ane tjeter te fshatit, tre luftetare qe kishin humbur lidhjet, u arratisen pasdite vone, por u qelluan nga forcat ne pritje. Dy nga ata vdiqen ne vend, kurse i treti -nje kusheri i Haradinajt - u zvarrit poshte ne rruge derisa iu shter gjaku dhe vdiq. Megjithe egersine e betejes, ata ishin te vetmit kosovare shqiptare qe u vrane. Me sa duket serbet humben shume njerez, megjithese ndoshta jo 40 si tregon Haradinaj. Duke marre parasysh emocionet ballkanike, numri i vertete nuk gjendet. Por nuk ka asnje dyshim se kush e fitoi betejen e Gllogjanit. Serbet u shpartalluan keq gjate nates, dhe mes fshatit qe digjej dhe shterimit te municioneve, Haradinaj ia arriti te evakuonte tere familjen dhe luftetaret e vet ne pyjet e aferme dhe te levizte nepermjet te carave te medha ne radhet serve. Atehere serbet u terhoqen perfundimisht dhe Gllogjani u be baze e rendesishme e UCK-se. e cila u sulmua dhe dy here te tjera me vone, por nuk u mposht kurre. Haradinaj u terhoq jashte kufirit per te mjekuar plaget por u rikthye shume shpejt dhe si symbol I rezistences shqiptare. Ra-moosh! Jashari ishte Komandandi Legjendar por ai ishte vrare qe ne fillim. Haradinaj ishte Rambo, i gjalle, dhe shume shpejt gjeneral I UCK-se, qe I shpartallonte serbet nga kulla ne kulle mbi pllajen e Dukagjinit.

Drejtesia ndryshe

Haga vete eshte symbol I ekstremit tjeter. Eshte vend pa burreri, me avokatet me te shumte ne bote, Lugina e Silikonit per korrigjuesit e shoqerise. E quajne qyteti nderkombetar I paqes dhe drejtesise. Eshte selia e agjensive si Gjykata Nderkombetare e Krimeve dhe juria e OKB-se per ish-Jugosllavine ose ICTY. ICTY u themelua ne 1993 me votim ne Nju Jork, para se te shperthente lufta ne Kosove, dhe tani ka nje staf prej 1,100 vetash dhe nje buxhet te konsiderueshem vjetor. Eshte vendosur ne zyrat e meparshme te nje kompanie sigurimesh, rreth 15 minuta larg ne kembe nga qendra teper e sigurt e qytetit, sa kalon Pallatin e Paqes dhe ngjitur me nje hotel te qete. Prillin e kaluar, pasditen kur do te shpallej vendimi per gjygjin e Haradinajt, nje turme ish-luftetaresh te UCK-se kaluan makinat armegjetese dhe kontrollet e tjera dhe shetitnin ne korridorin e gjykates. Ishin pak a shume mesoburra te veshur me xhaketa lekure dhe bluza me kafsha gjysme te fshehura poshte tyre. Floket i kishin te prera shkurt dhe kepucet e ndotura me balten e Ballkanit. Shumica mezi po permbaheshin. Disa bile nuk mbaheshin fare. Njeri donte te valeviste flamurin e UCK-se por e ndaluan rojet qe ngulen kembe per fasaden e drejtesise. Ai nuk u turperua hic. Ngriti kemishen dhe tregoi barkun e vet te madh per te thene se nuk kishte surpriza te tjera. Dauti ishte gjithashtu aty, tashme nje burre rreth te 30-tave dhe i qyteteruar me nje kostum qe i rrinte mire. Qendronte me Aniten, gruan e re te Haradinajt e cila dukej e shqetesuar dhe e lodhur.

Nje vitrine aty pari ofronte suvenire per shitje. Aty kishte nje kapele ICTY, nje kokore, nje bluze polo, tre kupa kafeje te ndryshme (OKB, ICTY, dhe Prokura), flamurmbajtes per tryeze me dy flamure te vegjel, arm-mbajtese, peshe letrash prej qelqi, bicak I ICTY me hapese vere, pllakate per ne mur, steme, karfice kravate, dy arinj prej lodre (madhesi e mesme dhe e vogel) te veshur me bluza te vogla te OKB-se, kuti me stilolaps dhe laps, si edhe gote rakie me stemen e OKb-se, teper e rendesishme per dolli mbi drejtesine nderkombetare. Ngadale, turma u sit nga nje makine tjeter per kontroll armesh dhe u fut ne nje korridor me xhama zhurme-eliminuese, drejt salles se gjygjit, ku ishin vendosur ekipi mbrojtes dhe akuzues ne dy tribuna balle per balle, te zoteruara nga nje tjeter tribune e ngritur. U habita nga pamja e mirembajtur e tre grave te reja te ulura ne rradhen e pare nga ana e procures. Ato ishin veshur me kostume te reja, floke te krehur persosmerisht dhe lekure te ngjeshur e te panjollosur. Haradinaj u shoqerua brenda nga ana tjeter e dhomes, i ndjekur nga dy te akuzuarit e tjere me pak te rendesishem. Ai kishte veshur nje kostum dhe nje kravate te kuqe dhe u dha doren avokateve te cilet u grumbulluan rreth tij ne shenje miqesie.

U ulen. Tre gjykates me mantele te kuq hyne dhe zune vendet e tyre ne tribune. Nuk ka juri ne seancat e ICTY. Gjykatesi kryesor ishte nje hollandez rrumbullak me floke te argjendte i quajtur Alfons Ori, i cili kishte sherbyer ne Gjykaten e Larte Hollandeze. Filloi te lexonte permbledhjen e vendimit ne anglisht. Kjo hengri ndonje ore. Nganjehere veshtroja fytyrat e burrave te UCK-se ne galeri. Ata kishin kufje per perkthim dhe dukeshin komplet te perqendruar. Baza e vendimit ishte fakti I pakundershtueshem se luftetaret e UCK-se kishin kryer krime ndaj civileve kosovare gjate luftes - dhe pikerisht ne kete rast gjashte muaj pas betejes ne Gllogjan, gjate periudhes se konsolidimit nga UCK-ja te fshatrave perreth dhe kudo tjeter ne pllajen e Dukagjinit. Viktimat ishtin serbet dhe romet e pafajshem, dhe shqiptaret qe dyshoheshin per bashkepunim me qeverine. Ata ishin ndjekur nga shtepite e tyre, rrahur, grabitur, burgosur, lene te vdesin urie, perdhunuar, torturuar dhe vrare. Se bashku, keto abuzime kurre nuk e plotesonin percaktimin e gjenocidit (ne dallim nga politika e qeverise serbe per pastrim etnik), por gjithesesi ishin krime lufte. Lendimi I atyre qe nuk luftojne eshte i paligjshem me perjashtim te rasteve kur jane pasoja te paparashikuara te betejave mes atyre qe luftojne. Prokuroret e Hages ishin teper te ndjeshem ndaj dallimeve ligjore. Kur e akuzuan Haradinajn ne 2005, nuk e akuzuan qe i kishte kryer krimet drejt per drejt, por qe ishte pergjegjegjes per to ngaqe kishte udhehequr nje "organizate te perbashket kriminale" qellimi i te ciles ishte zoterimi i krahines me cdo mjet te dhunshem. Duke theksuar faktin se kriminelet ishin anetaret e UCK-se nen “komanden dhe kontrollin” e tij, ata e akuzuan Haradinajn per 37 akuza per krime ndaj njerezimit dhe shkelje te ligjeve te luftes. Ata kerkuan denim per 25 vjet.

Tashme dihet se avokatet e Prokures, pas vitesh hetimi, keshilluan pa hezitim per mbylljen e procedurave, duke argumentuar me dobesine e akuzes ashtu si ishte e strukturuar, sepse bazohej kryesisht ne deshmitare te dyte, se deshmitaret e gjetur nuk ishin te besueshem, dhe se ne kuadrin e luftes se Kosoves, qellimi per te cilen akuzohej nuk do te provohej dot. Prokurorja kryesore, nje grua zvicerane e quajtur Karla Del Ponte, I anashkaloi ata, por ne gjykate ndodhi pikerisht ajo qe stafi i saj kishte frike. Ekipi mbrojtes i Haradinajt u udhehoq nga avokati i njohur londinez, i quajtur Ben Emerson, i cili nuk thirri asnje deshmitar te vetin, por u mor plotesisht me shkaterrimin e besueshmerise te deshmitareve te prokurorise. Meqe shumica e tyre kishin frike per jeten e tyre, deshmite e tyre u paraqiten me shume mundim dhe me shpenzime te medha. Po ashtu dhe mbrojtja nuk erdhi falas. Kushtoi rreth $15 milion -shume e cila duhej te mblidhej nga kontributete e simpatizanteve bile dhe furnizime nga vete avokatet. Megjithate, ndersa gjykatesi Ori po lexonte permbledhjen, bile edhe ndersa po fliste me keqardhje per atmosferen e frikesimit te deshmitareve ne Kosove, u pa se strategjia e Emersonit po dilte me sukses. Ne fund Ori tha “Zoti Haradinaj, ngrihuni ju lutem” Haradinaj qendronte drejt, me majat e gishtave te duarve mbeshtetur lehte ne tavolinen perpara tij. Fytyra I shprehte seriozitet dhe perqendrim. Shkurtimisht, Orie tha “ Per arsyet e dhena me siper, ky trup gjykues ju gjen te pafajshem dhe ju shfajeson nga te gjitha akuzat e parashtruara ketu".

Galeria u ngrit si nje trup i vetem dhe shpertheu ne brohoritje dhe fishkellima. Anita Haradinaj iu hodh Dautit ne qafe dhe nuk mund te ndalonte se buzeqeshuri per shume ore me mbrapa. Haradinaj qendroi serioz. Ori kerkoi rregull nga galeria. Ne fund te fundit, i pafajshem nuk do te thote inocent. Kush e di se c’ka bere Haradinaj, ndoshta as Haradinaj vete. Personalisht Ori ndoshta kishte dyshimet e veta. Por ai ishte instrument I ligjit, gjykates i bindur, dhe prokuroria nuk kishte mundur te plotesonte kerkesat per denim Ne te vertete, puna e prokurorise kishte qene katastrofike. Rrenja e deshtimit ishte moskuptimi I pllajes se Dukagjinit – nje vend ku “komanda” nuk te con kurre ne “kontroll”, ku UCK-ja nuk ka qene kurre ushtri dhe ku, mbi te gjitha, zakonet e Kanunit per gjakmarrjen dhe nderin kolektiv do te perktheheshin ne perhapjen e luftes ne fshatra pertej ligjeve nderkombetare. Jo te gjitha krimet mund t'i atributohen Kanunit. Per shembull, perdhunimet jane pasoje e te tera luftrave mbane globit. Por e keqja eshte se prokuroria thoshte se Kosova duhet te ishte po aq e paster sa edhe Haga. Ashtu doli vete e qarte nga pergjigjet e deshmitarit te akuzes ndaj pyetjeve te mbrojtjes, realiteti ishte krejt ndryshe. Karla Del Ponte I shpetoi deshtimit te fundit me emerimin e saj si ambasadore ne Argjentine dhe nje liber ku lavderonte veten, por Ori e perjetoi deri ne fund ngjarjen shkaterruese. Tani shprehja e fytyres se tij ishte neutrale. Iu drejtua Haradinajt dhe I tha “Trupi gjykues urdheron lirimin tuaj te menjehershem nga njesia e paraburgimit te Kombeve te Bashkuara, pasi te behen pergatitjet paraprake”.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 25-11-2008, 13:21:01
...vazhdimi


I zoti I shtepise.

Ato pergatitje e nxituan Haradinajn per te kapur fluturimin e mengjesit drejt Vjenes, ne klasen ekonomike prane nje inxhinieri nga Austria, me tutje drejt Prishtines dhe brohoritjeve nga mali i Olimpit, si edhe drejt piligrimazhit ne perendim. Une e shoqerova ne piligrimazh me rojet dhe ekipin e Haradinajt. Udhetimi nisi teper thjesht. Me ore te tera karavani yne voziti perms fushave te Kosoves qendrore, duke ndaluar tek varrezat fshatare te te vrareve te UCK-se, ku fshataret rrjeshtoheshin per te pershendetur Hajredinajn. Ne cdo varreze, ai fliste shkurt per sakrificat e bera. Vazhdimisht I therriste te vraret “heronj”. Nje nga varrezat qe vizitoi ishte ajo e Jashareve. Me pas, ndoqi rrugen pas shtepise te shkaterruar te Jashareve dhe ndaloi tek shtepia ngjitur, ku u ul dhe piu nje kafe ceremoniale me me te vjetrin e familjes qe kishte shpetuar, nje burre qeros me kostum serioz. Udhetuam me tutje. Kur u futem ne Kosoven perendimore turmat ishin rritur shume.

Ne qytetin e Pecit, ne maje te pllajes se Dukagjinit, mijera njerez mbushen sheshin dhe brohorisnin "Ra-moosh!" Duket diskutuar gjygjin e Hages, nje burre me tha "populli ketu nuk do ta pranonte kurre denimin e tij.” Ai tha qe do te kishte nisur dhuna. E pyeta si kishte mundesi qe te ishte aq I sigurt per pastertine e Haradinajt gjate luftes. Pyetja ime nuk kishte kuptim. Me tha “Njerezit ketu jane shume besnike”. Miresevjen ne perendim, lexonte nje pankarte, miresevjen tek I zoti I shtepise. Haradinaj hypi ne skene dhe foli shkurt ne mikrofon. Njerezit brohoriten. Orchestra nisi te luante. Ne vazhduam vozitjen ne jug, ne kembe te maleve te larta shqiptare, gjate rruges kryesore te pllajes. Radioja nisi te luante nje kenge shqiptare rrep, te dedikuar Haradinajt. "E dime kush je" thoshte refreni" Dhe kush je, e dime. E dime se c'ke bere R-A-M-U-S-H, qe dridh token, qe ben shtete, qe flet te verteten” Ose kriminel, sic I thone serbet. Ata po te mundnin, do ta vrisnin. Do t'i jepnin nje plumb ballit dhe do ta hidhnin ne kanal. Do ta mbeshtillnin me tela me gjemba dhe do ta terhiqnin pas makines deri sa te jepte shpirt. Keshtu thone se e ka trajtuar ai popullin e tyre.

Karla Del Ponte i hodhi benzine zjarrit duke sugjeruar ne librin e saj se UCK-ja vrau te burgosur per t'u shitur organet. Natyrishte qe disa serbe e besojne. Pune e madhe se asnje nga akuzat nuk mund te vertetohej ne gjygj- thjesht tregon sa te padrejta ishin seancat. Kjo eshte politika e Ballkanit. E pyeta Haradinajn pse kishte kandidatuar per kryeminister. Me tha. “Ashtu ishin rrethanat, ishte vendim I momentit. Lufta kishte mbearuar. Po jetoja ne nje vend pa institucione dhe ligje. Nuk kishte autoritete. Njerezit prisnin pergjigje nga une. Pak a shume isha tashme kryetari." Pak a shume? Ai ishte Rambo dhe I zoti I shtepise per tere pllajen e Dukagjinit. Arritem ne qytetin e Devanit, i cili kishte qene vend betejash te rrepta gjate 1998 dhe eshte qendra kryesore per mese 30 fshatra ku ben pjese dhe Gllogjani. Decani njihet si qytet “I forte”. E kisha vizituar nje jave me pare -pasi me kishin paralajmeruar ne Prishtine (natyrisht) se ishte qytet I rrezikshem – dhe me ishte dukur nje qytet I qete dhe I pergjumur.

Sot, megjithate ishte plot me turma brohoritese qe suleshin drejt Haradinajt, duke marre me vete dhe policet e truprojet. Haradinaj vuri lule tek statuja e vellait te vet te vdekur Luanit, dhe cau perms turmes per te arritur tek veranda e ngritur e nderteses se bashkise. Cava dhe une me te, dhe kundrova nje det me miqte dhe fisin e tij. Ai mbajti nje fjalim te shkurter per heronjte e rene. Qyteti shpertheu me bresheri festive. U nisem per ne Gllogjan. U habita qe, ndersa integriteti i ketij vendi varet nga rintegrimi i minoritetit serb te luftuar, Haradinaj i referohej vetem luftes. Me vone, kur ia permenda kete, me tha: "Nuk mund t’u mohosh njerezve identitetin e tyre. Nuk e mohoj rolin tim ne lufte, se eshte jeta ime. Edhe te ardhmen e shoh. Por kam te drejte te kem krenari, dinjitet dhe nder." Asnje ne Kosove nuk e kundershton kete. Por elita e Prishtines shpesh me shprehu shqetesimin per efektin e qendrimeve te tilla. Per ata Haradinaj eshte perfaqesuesi me I admirueshem I nje grupi shqetesues – djemte e fshatit qe kryen luften (ose thane se e kryen), pastaj zbriten ne qytete me pushket e krenarine e tyre, dhe shfrytezuan te kaluaren heroike per te marre pushtetin politik ne dore, edhe ndersa disa prej tyre u bene pjese e krimit te organizuar. Grupet shqiptare jane perzier prej kohesh ne tregetine evropiane te heroines dhe seksit, dhe shpesh eshte spekulluar dhe per pjesemarrjen e UCK-se ne to. Por Haradinaj vete eshte problem me vete. Pasuria e tij kerkon shpjegime - te cilat ai me miresjellje refuzon t'i jape. Dyshimet jane te shumta por ato duhen pare ne kontekstin e propagandes serbe, si edhe mullirit te thashethemeve ne Prishtine qe bluan pa pushim. Ndoshta Haradinaj krijoi lidhje gjate luftes qe me vone i sherbyen per kontrabanda fitimprurese – sidomos per cigare dhe arme. Ndoshta anetaret e eskortes se tij e perdorin emrin e tij per avantazhe kriminale dhe perdorin taktika “te fortesh”, me ose pa dijenine e tij. Une vete, nuk di gje. Nje nga shpjegimet e besueshme per te pakten nje pjese te pasurise se tij – dhe ate qe ma pohon shkurtimisht - eshte fakti se ai ka simpatizante qe ia plotesojne nevojat. Keto kontribute nuk jane ryshfete per kontrata publike, te llojit qe pasurojne politikanet e tjere te Kosoves. As nuk jane pagesa per “mbrojtje” – nje sistem gjobash qe thone se shoqeron fuqine e Haradinajt ne Kosoven perendimore. Ato bile duken si dhurata te sinqerta –materialesh dhe pune krahu, se bashku me para – ofruar nga njerez qe I jane mirenjohes per ato qe ka bere, dhe gjithashtu ia njohin fuqine qe ka. Fuqine po ia njeh dhe elita e Prishtines, te cilet urojne qe ai te dale ne pension sa me shpejt. Duke diskutuar tere ish-luftetaret e UCK-se, nje mik i shkolluar i imi, te cilit serbet i vrane xhaxhain, me tha "Nuk dua qe ata te qeverisin vendin tim ne baze te padrejteIive qe kane ndodhur 10 vjet me pare. Me vjen keq per xhaxhane e vrare, por nuk dua te me marre jeten e femijeve. Qava nga gezimi kur degjova vendimin per pafajesi. Por lufta eshte per qente, jo per heronjte. Pra, faleminderit Ramush. Tani kthehu ne fshatin tend dhe bej bamiresi atje.” Por Haradinaj nuk futet kaq lehte ne kuti. Ai do te vazhdoje te jetoje ne Prishtine me gruan e tij elitare prej Prishtine dhe do te kenaqet ne restorante dhe bare me Dautin prane. Ka shume mundesi qe te kete sukses politikisht, e ndoshta ndonje dite do te rikthehet is kryeminister. A do te kthehet perseri ne fshat? Patjeter qe po, per vizita qe I rikujtojne anen tjeter te jetes se tij te mbushur plot. Ne nje maje mbi Gllogjan, po nderton nje monument per identitetin kolektiv -dy kulla madheshtore prej guri ne nje prone me mure guri, e cila do te kete pishine dhe shtepi per ekipin e tij. Ndertimi u nderpre per mungese fondesh, - te cilat u harxhuan nga mbrojtja ne Hage - por projekti thuajse ka mbaruar. Kur arritem ne Gllogjan, ma permendi rastesisht ndersa kaluam aty me makine. Sikur une te mos ta dija fare, me tha. “Kemi jetuar keshtu per shekuj. Kemi ndertuar jetet tona. Zakonet kane mbijetuar. Dhe kishte qeveri gjithashtu.” Nuk permendi “Kanunin”. Tha, "Kulla eshte me shume se nje shtepi. Eshte shkolle, gjykate, baza e ushtrise." Shkuam tek vendndodhja e shtepise se vjeter, rindertuar prej shkaterrimit qe pesoi ne lufte, por pergjithmone e perdhosur ne mendjen e Haradinajt. I ati, Hilmiu ishte aty dhe na coi siper ku na priste nje gosti shtruar gjate vatres. Dhoma ishte shtruar me jasteke pergjate murit, dhe mbushur me burrat e fshatit. Gostia zgjati deri naten vone, me raki e kenge tradicionale. Une u ula ngjitur me Hilmiun, i cili me tha “Nuk du ate mburrem per tim bir”. Nuk kishte shume fjale. E sodiste te birin nga larg. Me vone, pa asnje arsye, me tha “Per Serbine te them te drejten, nuk me behet vone hic. Por na u desh ta bejme keshtu. Nuk dime tjeter rruge.” Ndoshta po mendonte me ze te larte. Ne kete periudhe te vone, dukej I kenaqur nga jeta. Ne nje moment, nxorri pistoleten dhe qelloi nje kreher te tere ne jasteket prane nesh. Jasteku nxorri tym. Festuesit e kuptuan komentin. Gradualisht te tjeret nxorren pistoletat gjithashtu dhe qellonin nga dritaret e hapura. Gjysmat e dritareve ishin te mbyllura.

Ndersa gostia vazhdonte, burrat filluan t’I qellonin edhe ato. Bresheri qelqi ra mbi ushqimet dhe pijet tona, dhe gostia vazhdoi si me pare. Me vone, kur ia permenda bresherite ne dhome nje miku nga Prishtina, me tha se ai zakon ishte hequr shume vjet me pare si I vjeter dhe primitive. Por une mendova, Jo, progresi ashtu si e mendon elita eshte ne nje fare menyre karikature, ndersa bresherite ne dhome, ashtu si Haradinaj vete jane gjithashtu pjese e koherave moderne. understood the comment. Eventually others pulled pistols out and shot through the open windows. Half of the windows were closed. As the feast continued, men began to shoot directly through those windows as well. Glass showered onto the food and drink, and the good times went on as before. Later, when I mentioned the indoor shooting to a friend in Priština, he said that the tradition had been discarded years ago, and he deplored it as primitive and archaic. But I thought, No, progress as the elites would define it is to some extent a charade, and indoor shooting, like Haradinaj himself, is equally a part of modern times. 

Botuar ne Vanity Fair, Dhjetor 2008

Copyright © 2008 CondéNet. All rights reserved
Burimi: http://www.peshkupauje.com/2008/11/haradinaj-artikull-portret-tek-vanity-fa

Temat e fundit