Ramush Haradinaj shpallet i pafajshem nga gjykata e Hages - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ramush Haradinaj shpallet i pafajshem nga gjykata e Hages

Ramush Haradinaj shpallet i pafajshem nga gjykata e Hages

· 15 · 2639

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-04-2008, 17:08:01
Gjykata ndërkombëtare e Hages ka shpallur te pafajshem, ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj.Kryeatri i trupit gjykues ka deklaruar se e cliron Haradinajn nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe ka urdhëruar lirimin e menjehershem te tij.

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 03-04-2008, 17:12:16
Wow Urime kemi feste tashi   :)

Ramushi dhe Idriz Balaj jan liruar kurse Lah Ibrahimaj eshte denuar me 6 vjet burg duke llogaritur edhe pjesen qe ka ndejtur atje dmth do vuaj denim prej 3 vjeteve...

  • Postime: 162
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 03-04-2008, 17:35:38
Urime Ramushit!  :D

2 gezime ne nje dite  :D

Ramushi i lire dhe Ftesa ne NATO...  sybukur))

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 06-04-2008, 15:22:20
Haradinaj: Thaçi po punon pa program

"Vendimi vërtetoi se nuk kanë ndodhur ato për çfarë u akuzuan njerëzit e UÇK-së"


Ramush Haradinaj e ka nisur ditën e dytë të tij në Kosovë me mesazhe të forta. Ka ndërmend të bëjë një opozitë të fortë dhe nuk i kursen kritikat ndaj Kryeministrit aktual, Hashim Thaçi. Rugovën e nderoi me kurora me lule te varri i tij, ndërsa Prekazi ishte pika tjetër e agjendës së tij. Preferon t‘u shmanget përgjigjeve të drejtpërdrejta, por kthimi i tij në skenën politike kosovare është domethënës në këtë fazë. Pritet që Haradinaj t‘i japë dinamizëm opozitës, e cila ka qenë anemike gjatë gjithë kësaj kohe. Në intervistën e tij të parë ekskluzive, Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, tregon disa nga planet e tij të afërta.

Procesi ndaj jush përfundoi me hedhjen poshtë të akuzave të ngritura nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës. E njëjta gjë ndodhi edhe me zotin Limaj. Sipas jush, përse u ngritën këto procese gjyqësore ndaj ish-komandantëve të UÇK-së?

Në radhë të parë, institucioni i Tribunalit ka në mision dhënien e vlerësimit për të këqijat që kanë ndodhur në kohën e luftës. Besoj se, me këtë rast, është shqyrtuar edhe gjendja. Është parë nëse janë kryer krime nga UÇK-ja. Pra, aktakuzat e ngritura në një mënyrë ishin një lloj shqyrtimi për të parë nëse kanë ndodhur apo jo ato veprime që janë propaganduar nga armiqtë, me të cilët ne kemi qenë në konflikt. Vendimet e gjyqit vërtetuan se nuk kanë ndodhur ato për çfarë janë akuzuar njerëzit e UÇK-së.

Është thënë shpesh që këto akuza ose Tribunali i Hagës është bazuar në propagandën dhe dëshmitë e bëra nga shteti i Serbisë, duke pasur parasysh dëshmitë që janë shqyrtuar në të gjithë procesin gjyqësor?

Njerëzit që merren me ligjin ndërkombëtar dhe ekspertët japin vlerësimet e tyre. Është një institucion i rëndësishëm i së drejtës ndërkombëtare dhe, si i tillë, ne jemi të përcaktuar për bashkëpunim të plotë dhe për të marrë obligime ndaj ligjit ndërkombëtar.

Tribunali i Hagës ndërpreu karrierën tuaj në momentin më të rëndësishëm, kur ju ishit Kryeministër. Për tre vjet keni qëndruar në burg, edhe pse një periudhë ju lanë të ktheheni në shtëpinë tuaj. Ç‘do të thotë të jesh një i burgosur i Hagës?

Përcaktimi im ose i të gjithë njerëzve që dëshirojnë të përcaktojnë interesin e popullit, megjithëse të qenit në politikë nënkupton marrje me interesa të një numri më të madh të njerëzve. Kur përcaktohesh për një rrugë të tillë, je në dijeni se ndërtimi i këtyre interesave, në këtë rast interesi i Kosovës për statusin e pazgjidhur, nuk është një rrugë e lehtë. Duke e pasur këtë si mision, të gjitha sfidat që i hasim janë deri diku rutinë, janë pjesë e punës, e jetës dhe, në këtë mënyrë, jam ndjerë edhe gjatë kohës që fizikisht nuk isha këtu.

Kur u larguat, ju thatë që po bëni një rrugë të shkurtër, ca ditë pushim. Vërtet ndodhi kështu...

Unë i kam bërë 15 muaj pushim të plota. Më shumë se një vit, fizikisht nuk kam qenë në Kosovë.

Megjithatë, ndikimi juaj ka qenë i fortë apo jo?

Natyrisht që njerëzit, të cilët punojnë për njerëzit e tyre, do të kenë ndikim, në çdo mënyrë, pa marrë parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës, ky moment shumë i rëndësishëm, ju gjeti në Hagë. A mund të na tregoni si e përjetuat atë ditë?

Si çdo shqiptar që atë ditë nuk ka qenë në Kosovë.

Kthimi juaj në skenën politike të Kosovës pritet ta dinamizojë jetën politike. Cilat janë planet tuaja? A duhet të presim një opozitë më të fortë tani?

Është arritur shumë në Kosovë, vendimi mbi statusin dhe proceset ku ndodhet Kosova sot. Pra, edhe bërja e Kushtetutës, edhe hyrja në fuqi rezulton me marrjen e përgjegjësive, në kuptimin e ligjit, edhe në obligimet që ka marrë Kosova ndaj aleatëve e partnerëve ndërkombëtarë. Pra, tash ndodhemi në periudhën e zbatimit të të gjitha këtyre obligimeve, që janë më shumë se vendime të marra. Në këtë vendim do të jetë edhe ndihma ime, e Kosovës dhe e institucioneve, në mënyrë që obligimet e marra t‘i zbatojmë me sukses.

A pritet një opozitë më e fortë, pas kthimit tuaj?

Pritet një punë më e madhe e imja, meqenëse do të mund të punoj në Kosovë dhe shpresoj që do të mund të mobilizoj të gjithë për më shumë punë në Kosovë.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe që nuk ishit, Kosova ka bërë shumë kompromise për shkak të pavarësisë. Kompromiset vazhdojnë: kemi akoma prezencën e UNMIK-ut, një situatë krejt të paqartë. Cili do të jetë qëndrimi juaj? A do të ketë një dorë më të fortë, që do t‘i bjerë tavolinës e të thotë: Ne duam të vendosim për Kosovën?

Nuk i shoh si kompromise të bëra. Në fakt janë marrëveshje, që burojnë nga marrëveshje edhe shumë më të hershme. Ju jeni në dijeni se Ekipi i Unitetit, së pari, u udhëhoq nga Presidenti i ndjerë Rugova dhe ishte formuar në rrethana tjera. Pastaj vija e pozicioneve politike është bërë me dakordim. Pra, të gjitha që kanë ndodhur në Kosovë janë bërë me marrëveshje politike të të gjitha partive, edhe atyre që janë në pushtet, por edhe partive që sot ndodhen në opozitë. Në fakt, shumë vendime janë derivuar ose janë vetëm inerci apo vazhdim i punës së bërë më herët. Nuk ka nevojë në Kosovë për dorë të fortë, pasi pozicioni është shumë i qartë: edhe pozicioni i UNMIK-ut është i qartë, edhe i EULEX-it është i qartë dhe dihen mandatet e afatet. Ka nevojë thjesht të zbatohen vendimet.

P.sh., në Kosovë pritet të vijë për fushatë Tomisllav Nikoliç. Tani Kosova ka shpallur pavarësinë. Sipas jush, si duhet vepruar?

Ne duhet ta ndërtojmë atë që kemi vendosur. T‘i japim kuptim shtetit në Kosovë.

Cilat janë raportet tuaja me Kryeministrin aktual, Thaçi?

Në të gjitha çështjet që janë arritur për Kosovën, ne bashkohemi. Gjithsesi, kam një kritikë për mënyrën se si ka punuar deri më tani kjo qeveri, pa një program. Besoj që të gjithë njerëzit e vetëdijshëm e dinë që udhëheqja pa një program është improvizim. Nuk ka nevojë të vazhdohet pa program. Qeveritë e Kosovës, në rrethana jonormale kanë pasur program, dhe mendoj që ka qenë një lëshim jo i mirë për njerëzit e Kosovës që të udhëheqin.

Profil

Ish-komandanti i akuzuar i UÇK-së


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë në Hagë, është një ish-komandant i UÇK-së që shqiptarët e Kosovës e konsiderojnë si një hero. I akuzuar për "spastrim etnik" gjatë luftës së Kosovës (1998-1999), Haradinaj doli i pafajshëm në përfundim të një procesi në Hagë. I njohur për qëndrimet e tij të palëkundura kundrejt Beogradit, Haradinaj drejtoi gjatë konfliktit 1998-1999 njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në perëndim të krahinës, e veçanërisht në rajonet e Pejës, Deçanit dhe Gjakovës.

I lindur në Glloxhan, lokalitet pranë Deçanit (perëndim i Kosovës) më 3 korrik 1968, Haradinaj ka një diplomë të Fakultetit Juridik të Prishtinës, ndërsa po vazhdon studimet Master për Ekonomi në Universitetin amerikan të Prishtinës. Ai e kreu shërbimin ushtarak në radhët e Ushtrisë Federale Jugosllave (JNA) në juglindje të Serbisë, përpara se të merrte pjesë në 1989-ën në manifestimet e shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Beogradit. Më pas emigroi në Zvicër, para se të bashkohej me Legjionin e huaj francez. Pas kthimit në Kosovë, në 1997-ën, ai organizoi së bashku me dy vëllezërit e tij, Daut dhe Shkëlzen, një grup për të sulmuar policinë serbe në Kosovë.

Në Glloxhan, ai themeloi njësinë e quajtur "Shqiponjat e zeza", të integruar në UÇK. Ky grup u akuzua nga autoritetet e Beogradit se ka torturuar dhe vrarë dhjetëra civilë serbë pranë liqenit të Radonjicit, në rajonin e Deçanit, akuza që rezultuan të pabaza. Në prill 2000, Haradinaj u fut në politikë. Ai u zgjodh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në qershor 2002. Në zgjedhjet legjislative të tetorit të kaluar në Kosovë, AAK-ja fitoi 9 vende nga 120 që numëron Kuvendi, dhe u bashkua me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të Ibrahim Rugovës, që ka 47 vende. Kandidatura e Haradinajt për postin e Kryeministrit nuk ngjalli asnjë kundërshtim nga ana e drejtuesve të Misionit të OKB-së (UNMIK) që administron Kosovën që prej 1999-s.

Gazeta Shqip

  • Postime: 188
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 06-04-2008, 15:43:36
U gezuam shume.

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 07-04-2008, 17:48:48
Ky ramush rrokoteli at qe e ka ber me pun e prish me fjalmketij si duhet politika se klikat e tij kan marr fund,partija tij ka 12000 vota2 dmth 2 perqind kurr mos ardhsh ne pushtet jara bila klika e rugoves.

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 12-04-2008, 18:46:54
U lirua superKrimineli shqiptar.
Ky do ishte titulli i sakte per te.

Superkriminel, sepse jo vetem ne serbe qe ka bere namin, por ka vrare e masakruar edhe shume shqiptar.
Nuk ka guxuar njeri te shkoje per deshmitar, dhe prandaj e kane liruar. Sepse edhe ne Hage i dine te gjitha por nuk e denojne dot pa deshmitare.
Hajde, hajde, c'behet. Kriminelet bredhin te lire ><

  • Postime: 49
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 12-04-2008, 20:08:30
Ramush Harajdinaj doli i pafajshem sepse ishte i tillë.
Unë kam besim tek drejtësia botërore.Gjynah qe nuk doli me pare qe te ishte prezent ne shpalljen e pavarësisë.
Lirimi i tij tregoj edhe njëherë vertetesine e genocidit kosovar nga Serbet.
Unë jam shqiptar dhe nuk isha prezent ne Kosovë ne momentet kur bëheshin krime dhe nuk di me saktësi ne ishte kriminel apo superkriminel Harajdinajt,por denoj te gjithë ata qe dinin diçka për te dhe  nuk u paraqiten ne gjygin e Hages për te ndricuar te vërtetën.
Ju shoku/shoqja Ami dinit gjë për te .Pse nuk dolet deshmitar/e

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 16-04-2008, 19:19:59
Ramush Harajdinaj doli i pafajshem sepse ishte i tillë.
Unë kam besim tek drejtësia botërore.Gjynah qe nuk doli me pare qe te ishte prezent ne shpalljen e pavarësisë.
Lirimi i tij tregoj edhe njëherë vertetesine e genocidit kosovar nga Serbet.
Unë jam shqiptar dhe nuk isha prezent ne Kosovë ne momentet kur bëheshin krime dhe nuk di me saktësi ne ishte kriminel apo superkriminel Harajdinajt,por denoj te gjithë ata qe dinin diçka për te dhe  nuk u paraqiten ne gjygin e Hages për te ndricuar te vërtetën.
Ju shoku/shoqja Ami dinit gjë për te .Pse nuk dolet deshmitar/e

Une jam zonja Ami,
Nuk kam qene deshmitare okulare, dhe duke qene keshtu nuk mund te deshmoj dem as favor te tij. Por duke qene se jane gjera qe kam degjuar nga shume SHQIPTARE (jo serbe) i thashe mendimet me siper.
Keshtu si ti jane shumica e shqiptareve (prandaj jemi mbrapa botes qindra vjet), mbrojme kriminelet qe hiqen si nacionaliste.
Hajt shendet shoku nard

  • Postime: 49
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 16-04-2008, 19:25:26
Qofsh me shendet zonja Ami.
Ashtu si une jane shumica e shqiptareve,hiqemi nacionaliste,por harruat te theksonit se ashtu si ju jane shqiptaret.Duke mos qene deshmitare okulare akuzojne te tjeret.Ju mendoni se nga gjyqi i Hages nje fajtor e ka te lehte te shpetoj?Jeni e gabuar.

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 16-04-2008, 22:34:03

   Zonja "Ami",
  Pashe postimin tend dhe me shkoj mendja, mos kjo far Amije eshte e ndonje nacionaliteti tjeter, apo nga motive tjera flet ne stilin: kame ndegjue.Pse nuk i permend ne radhe te pare, viktimat e fashizmit serrb mbi familjen Haradinaj po paragjykoni(nuk e di per cfar motivi) viktimat e Haradinajt.
   Zonja "Ami" shume shqiptare jane prej 5 e deri ne 7 milion, kjo eshte e pergjithsueme dhe nuk me len pershtypje tjeter postimi yt perpos fjale e nje kolaboracionisteje e cila nuk ka guxim te shfryhet atje ku shkruhet emer e mbiemer, por si nje tinzak dhe qellimi eshte te perpiqesh te na e zbehesh gezimin qe e perjetuam me rastin e Pavarsimit te Kosoves, pranimit te Shqiperise ne NATO dhe se fundi eshte nje fitore jo vetem e R. Haradinajt, por nje fitore e luftes se drejte e UCK-se per Liri dhe mevetesi si dhe lufte per t`u vetembrojtur nga gjenocidi serb ndaj shqipetareve te Kosoves

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#11 ne: 17-04-2008, 04:04:15
Wednesday, April 16, 2008
Ushtari i panjohur

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.

Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!

Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.

Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.

Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.

Juve na keni borxh te verteten.

Sinqerisht,

Ushtari i panjohur

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 18-04-2008, 10:02:20
Beni perr perr sa te doni.
Juve ju bejne pershtypje vetem vrasjet nga serbet, por vrasjet nga kriminelat shqiptare nuk i quani. Mjaft te mos ju kene prekur juve!!!

Te nderuar "lepuj" une nuk e kam problem shume te dal edhe me emer e mbiemer, por nuk zgjidh gje as ashtu as keshtu. Them lepuj se jeni ju ata qe fshiheni pas nje nick-u dhe na dilni trima. Dhe ju qe mbroni nje kriminel, edhe vete jeni te tille.
PER MUA KRIMINELI TE DENOHET KUSHDO QOFTE AI, SHQIPTAR, SER APO DREQI ME BRIRE.

E ju qe thoni shumica e shqiptareve flasin keshtu apo ashtu... ju vete çfare jeni?. Mos ju duket vetja me te mire se shumica e shqiptareve te tjere. Perkundrazi njerezit si ju qe mbrojne kriminelat jane llumi i shqiptareve.
Kaq kisha per kete teme
hajt shendet

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 18-04-2008, 11:07:35
Ami si mund te quash kriminel nje njeri qe ka punuar per atdheun e vete kundra armiqeve, dhe po pati vrare serbe shume mire e ka bere dhe ska pse te denohet, po Skenderbeu qe vrau me qindra turq cfar eshte per ty Kriminel ? Mos thoni prralla kot duke e akuzuar per kriminel nje njeri qe lufton per atdhe.

  • Postime: 49
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 19-04-2008, 06:52:09
Cituar nga Ami
Citim
Të nderuar "lepuj"
llumi i shqiptareve.

Ami dhe miqe te tjer forumiste qe perdorni gjuhe te tille.
Qellimi i marrjes pjese ne forum nuk eshte te ofendojme njeri tjetrin dhe te tregojme se kush eshte me shume shqiptare,perkundrazi te kalojme bukur ne shoqerine e forumit.

Faleminderit per mirkuptimin dhe cdo njeri tregon nivelin e tij me ane te postimeve te tij.Kjo eshte menyra e vetme e prezantimit

Temat e fundit