Sejdiu dhe Thaçi, takim me Presidentin Bush - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sejdiu dhe Thaçi, takim me Presidentin Bush

Sejdiu dhe Thaçi, takim me Presidentin Bush

· 2 · 676

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-07-2008, 07:22:44
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi do të takohen me Presidentin Bush më 21 korrik në Uashington. Kjo do të jetë vizita e tyre e parë në Uashington, si udhëheqës të shtetit të pavarurur të Kosovës. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Bush do t'u shprehë dy udhëheqësve mbështetjen e tij të fortë për përpjekjet e qeverisë së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik, të begatë dhe shumëetnik, institucionet e të cilit, do t'u shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-07-2008, 10:11:09
Takimi Bush-Sejdiu-Thaci, presidenti amerikan perkrahes i madh i pavaresise se Kosoves

Jam përkrahës shumë i madh i pavarësisë së Kosovës dhe jam kundër ndarjes së saj. Kështu është shprehur numri një i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush pas takimit me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Kosovës, Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi duke kërkuar që sa më shpejt të bartën kompetencat nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë tek misioni I Bashkimit Europian.

"Unë jam përkrahës i juaji dhe jam mbështetës I fuqishëm I pavarësisë së Kosovës. Jam kundër çdo ndarjeje të Kosovës, besoj fuqimisht që misioni I OKB-së duhet të transferohet te misioni I BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur. Dua të ju falënderoj shumë që ju i mbështetni të drejtat e pakicave dhe përkrahni zbatimin e plotë të planit Ahtisari. Diskutuam një varg çështjesh. Diskutuam problemet me të cilat përballet Kosova, dëshirën e saj që të njihet nga më shumë vende të botës. Unë u premtova se SHBA-të do të vazhdojnë të punojnë me ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që t'ibindim ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Bisedova edhe për çështje ekonomike, për arsimin dhe për aspiratat transatlantike të Kosovës dhe Serbisë të cilat SHBA I përkrah në të dy rastet, për të dy vendet. Unë të dy liderëve ua përmenda se po qëndrojnë praën portretit të Xhorxh Uashingtonit që është themelues I SHBA-ve të lira. Unë e çmoj shumë kurajon tuaj, lidershipin tuaj dhe ju premtoj se SHBA doi të ndihmojnë në realizimin e ëndrrave tuaja" tha presidenti amerikan Bush.

President i Kosovës, nga ana e tij vleresoi si te jashtezakonshem takimin me Bush. "Ishte një rast I jashtëzakonshëm për ne që u pritëm nga Presidenti Bush. Ia përcollëm falënderimet e popullit të Kosovësnga shpirti dhe gjithë ajo që e ndjen çdo gjeneratë e Kosovës. SHBA kanë qenë mbështetëse të lirisë, demokracisë dhe të ecjes sonë të mëtejme" u shpreh presidenti Sejdiu.

Edhe kryeministri kosovar Hashim Thaci vleresoi takimin me kreun e SHBA, ndersa i shprehu atij falenderimet e popullit kosovar per ndihmen qe SHBA ka dhene ne formimin e shtetit te lire te Kosoves."Takimi I sotëm me Presidentin Bush jo që është vetëm forcim I marrëdhënieve me SHBA, popullit të Kosovës dhe popullit amerikan, por është edhe besëlidhje e përjetshme mes dy popujve. Ne gjithmonë kemi besuar te SHBA dhe ky proamerikanizëm në Kosovë është vlerë për SHBA-të, për djepin e civilizimit botëror. Institucionet dhe populli I Kosovës do të përulen përjetë me respektin më të lartë për Ju, Zoti President, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan" ths kryeministri Thaci.

Delegacioni I Kosovës ka përmbyllur visitën në SHBA me takimin madhështor që ka zhvilluar këtu në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Geroge W. Bush. Takimi ka zgjatur mbi 1 orë në të cilin janë prekur të gjitha temat për Kosovën ndërsa Presidenti Bush ka ofruar gjithë mbështetjen e tij për shtetin e pavarur dhe Sovran të Ksoovës.

Nga Shtëpia e Bardhë, Bul Salihu Alsat

Temat e fundit