Sejdiu e Thaçi refuzojnë paktin me EULEX - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sejdiu e Thaçi refuzojnë paktin me EULEX

Sejdiu e Thaçi refuzojnë paktin me EULEX

· 4 · 732

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-11-2008, 12:02:17
Pas bisedimeve të gjata me përfaqësuesit e BE-së dhe ata të SHBA-ve, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi kanë refuzuar dokumentin gjashtëpikësh si marrëveshje e arritur mes OKB-së, BE-së dhe Beogradit për shtrirjen e EULEX-it. Prishtina zyrtare ka refuzuar projekt-marrëveshjen e arritur ndërmjet OKB-së, BE-së dhe Beogradit për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë. Ndërsa e kanë cilësuar këtë marrëveshje si cënim të sovranitetit dhe integritetit kushtetues, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi kërkuan vazhdimin e bisedimeve për të arritur deri te një marrëveshje që do të ishte në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe pakon e Ahtisaarit. Sipas radios “Evropa e Lirë”, pas dy ditëve të negociatave intensive që Sejdiu e Thaçi zhvilluan me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it, BE-së dhe ambasadoren amerikane, Tina Kaidanoë, dje në orët e mbrëmjes, liderët kosovarë dolën me qëndrimin unik me të cilin e refuzojnë këtë marrëveshje. Presidenti Sejdiu tha se elemente të kësaj marrëveshjeje janë të papranueshme, sepse cënojnë kushtetutshmërinë e Kosovës. “Institucionet e Republikës së Kosovës konsiderojnë se elemente substanciale të dokumentit gjashtëpikësh të prezantuar, nuk janë të pranueshme për Kosovën në formën e tanishme të tyre”. “Shprehim gatishmërinë për të vazhduar dialogun me bashkësinë ndërkombëtare (Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për të siguruar vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke garantuar bashkëpunimin e plotë me to dhe institucionet e tjera ndërkombëtare”, tha Presidenti Sejdiu.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi tha se besonte që edhe partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës do ta kuptojnë vendimin e lidershipit të Prishtinës. Duke u ndërlidhur me një kërkesë të kryesueses së radhës së BE-së, me të cilën i rekomandohej Prishtinës që ta pranonte dokumentin gjashtëpikësh, Thaçi tha se pala kosovare gjithë procesin e pavarësimit e ka koordinuar me ndërkombëtarët, kurse si rezultat i këtyre koordinimeve ishte miratuar edhe pakoja e Ahtisaarit. Andaj, ai tha se Kosova nuk mund të quhet bllokuese e procesit të shtrirjes së misionit të EULEX-it dhe shprehu gatishmërinë e Prishtinës që bisedimet të vazhdojnë.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=21286

  • Postime: 48
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 11-11-2008, 14:34:53
Përshëndetje

kan lënë bisedimet e hapura gjë qe do të thotë se do ta pranojn planin e ban ki munit sepse amerika po hesht sa i perket keti propozimi,
kosoven e kan nda qysh pas luftes ajo eshte e ditur vetem ai qe ska sy ta sheh e keta tanet mundohen te hedhin hi syve popullit por qfare te bejm skemi unitet skemi forc prandaj ndodhin keto qe jan duke ndodh.

  • Postime: 4
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 11-11-2008, 16:03:38
pershendetje, un mendoj se nese vertet mendojn nderkombetart me ja dhan mitrovicen shkive ne duhet te ngrihemi i madh e ivogel nga gjitha trojet tona e me marshu ne mitrovic edhe ne te fillon lufta e tret botrore  se sot shqiptart jemi numer i madh me miliona dhe mujna me trazu boten kurr skem lyp qa sna takon trolli i te parve kot sna shkon; po e qesim albin kurtin ne ball edhe drejt ne mitrovic te gjith veshur kuq e zi;mos te presmi qa po thojn a qa po bahet po te organizohemi me koh se nese vendosin me nda do ta kallim ballkanin flak se kojshit na kan neve toka borgj e ne si kem askujt MITROVICA E NDAME E BARABART ME LUFT QE TASH DUHET TE SHPERNDAJM PAMFLETA.

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 12-11-2008, 10:36:44
ju pershendes
ne radh te pare them se kemishen na e kan qepe na ra sna ra tamam ajo eshte e perfundune,neve sna pysin per asgje!
ky plan i okb-se eshte ndarja e kosoves veq se ata po mundohen ne menyre diplomatike.

Temat e fundit