Serbët të marrin veriun e Kosovës, të na japin Luginën e Preshevës - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Serbët të marrin veriun e Kosovës, të na japin Luginën e Preshevës

Serbët të marrin veriun e Kosovës, të na japin Luginën e Preshevës

· 1 · 501

  • Postime: 27954
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-02-2012, 01:06:43
Qosja: Serbët të marrin veriun e Kosovës, të na japin Luginën e Preshevës

Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një breng e brendshme në Kosovë, për t’u çliruar nga serbët e Veriut dhe kush është interesuar nga këta serbë nga brendia e Kosovës, mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të thotë të bëhet shkëmbim i territoreve, për të cilin opsion unë jam dakord, kështu ka deklaruar akademik Rexhep Qosja, për agjencinë Presheva Jonë.

“T’i mbash me zor serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nën një shtet që nuk e duan është jo e drejtë dhe jo demokratike, që ndryshe mund të thuhet t’i mbash ata nën okupim”, citon kjo agjenci, të ketë thënë Qosja.

“Edhe pse ky ishte shekulli ynë, çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë ajo ende nuk është e zgjidhur përfundimisht”, shkruan tutje kjo agjenci.

Duke folur në vazhdim rreth vizitave të krerëve të shtetit serbë në Kosovë, Qosja një gjë të tillë as nuk e kundërshton e as nuk e lejon por pohon se: “Lëvizja e njerëzve çofshin ata edhe funksionar duhet mundësuar edhe atë në mënyrë reciproke. Dhe nëse këta serbët e Beogradit vijnë e futen në Kosovë sa herë t’ju teket, këtë gjë duhet mundësuar edhe krerëve të shteteve tona nga Prishtina e Tirana për të vizituar vëllezërit tanë momentalisht nën Serbi.

Ketë duhet bërë sikur Atifete Jahjaga edhe Bamir Topi, bile çoftë dhe për fushatë vetëm e vetëm për t’i treguar atyre vëllezërve se nuk janë të vetëm, nuk janë jetim, dhe nuk ju kemi harruar, por edhe për t’i treguar Serbisë dhe botës e ato toka janë shqiptare deri te molla e kuqe. Politikanët tanë nuk duhet të kenë frikë të shkojnë me pi një kafe tek vëllezërit tanë në Preshevë, me një kafe nuk do të dilte Kosova e as shqiptarët si faktor destabilizues”.

Ndërsa, sipas kësaj agjencie, pyetjes se si i ka gjetur sot shqiptarët 100 vjetori i pavarësie Qosja ka deklaruar: “Dorën në zemër dekadave të fundit janë arritur mjaft suksese në avancimin e proceseve të kombit tonë në përgjithësi nga gjitha sferat si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, turizëm, politikë …Edhe pse ky ishte shekulli ynë, çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë ajo ende nuk është e zgjidhur përfundimisht”.

 

(gazeta Ekspres, Prishtinë)

Temat e fundit