Serbia dhe Bosnja fillojnë t’i ndiejnë masat e reciprocitetit - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Serbia dhe Bosnja fillojnë t’i ndiejnë masat e reciprocitetit

Serbia dhe Bosnja fillojnë t’i ndiejnë masat e reciprocitetit

· 1 · 651

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-07-2011, 15:36:30
Oda Ekonomike e Serbisë dhe ajo e Bosnjës janë alarmuar. Anëtarët e tyre kanë filluar t’i ndiejnë pasojat e masave të reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Kosovës për këto dy vende. Derisa kompanitë nga Serbia nuk po mund t’i fusin në Kosovë mallrat e tyre, kompanitë nga Bosnjë-Hercegovina thonë se janë përgjysmuar kërkesat për mallrat e tyre që tash e tutje duhet të paguajnë 10 për qind doganë për mallrat e tyre. Përfaqësuesit e bizneseve të dy vendeve kanë dërguar letër në Sekretariatin e CEFTA-së për të kundërshtuar vendimin e kosovarëve.

Drejtori i Dhomës Serbe të Tregtisë, Milivoje Miletiq, ka thënë se ky vendim do të ndikojë në të gjithë rajonin, duke destabilizuar situatën politike dhe ekonomike dhe duke ndikuar veçanërisht mbi interesin dhe ardhjen e mundshme të investitorëve të huaj në rajon. "Ky vendim paraqet një shkelje drastike të ligjit ndërkombëtar dhe të marrëveshjes CEFTA", ka thënë Miletiq.

Këshilltari për çështjet makroekonomike në Odën e Tregtisë së Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Dulko Hasiq, ka thënë se nga sekretariati i CEFTA-së pret që sa më shpejt të jetë e mundur t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës.

"Tashmë jemi të informuar nga eksportuesit tanë se për shkak të atij vendimi, ka rënë kërkesa për mallrat nga Bosnja. Nëse këto masa nuk eliminohen shumë shpejt, humbjet do të jenë të mëdha”, ka thënë Hasiq.

Se kërkesa për mallra nga Bosnja ka rënë, dëshmojnë edhe dhjetëra kompani që nga Bosnja të cilat eksportojnë produktet e tyre në tregun e Kosovës.

Zyrtarë të Doganave të Kosovës konfirmojnë se që nga marrja e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, asnjë nga produktet serbe nuk janë lejuar të futen në Kosovë, madje as nga pikat kufitare në veri.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se parimi i reciprocitetit është duke u zbatuar. “Në momentin kur Qeveria ka marrë vendim për parimin e reciprocitetit, në Kosovë nuk ka pasur asnjë import të mallrave me origjinë nga Serbia”, thekson Stavileci. Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia në Kosovë do të zbatohet në tërë territorin e Kosovës. “Asnjë mall i Serbisë nuk ka hyrë në Kosovë, që nga data kur është marrë vendimi për reciprocitet”.

Nga Koha Ditore Online
Marrë nga Gazeta Koha Ditore

Temat e fundit