SHBA-BE, miliona dollarë dhe euro financime për Kosovën - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

SHBA-BE, miliona dollarë dhe euro financime për Kosovën

SHBA-BE, miliona dollarë dhe euro financime për Kosovën

· 1 · 527

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-02-2008, 15:51:32
Nënsekretari amerikan, Bërns, tha se për Kosovën do të jepen 335 milionë dollarë për 2008-n. Rehn: “Ndihma që do t’i japë BE-ja Kosovës deri në vitin 2010 arrin vlerën mbi 1 miliard euro”

Gjatë viteve të ardhshme SHBA-të dhe Bashkimi Europian do të kontribuojnë ekonomikisht në Kosovë. Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet politike, Nikolas Bërns, ka bërë të ditur, nëpërmjet një konference telefonike me gazetarët, se për Kosovën do të jepen 335 milionë dollarë ndihmë amerikane për vitin 2008, ndërsa komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oli Rehn, është shprehur gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së se ndihma që do t’i jepet Kosovës deri në vitin 2010 arrin vlerën mbi 1 miliard euro. “Kosova mund të marrë 335 milionë dollarë ndihmë amerikane për vitin 2008, një rritje katër herë në krahasim me vitin e kaluar”. Kjo ka qenë deklarata e nënsekretarit amerikan të Shtetit për çështjet politike, Nikolas Bërns. “Shtetet e Bashkuara dhe partnerët europianë po planifikojnë një konferencë donatorësh për Kosovën në muajt e ardhshëm, në mënyrë që të mbështesin qeverinë e re të pavarur”,-tha Bërns. Ndërsa Rehn ka paralajmëruar se Komisioni Europian, së bashku me Bankën Botërore, do të organizojnë në qershor të këtij viti një konferencë donatorësh për Kosovën, në të cilën do të konfirmohet gatishmëria edhe për ndihmë financiare. Ndërsa nënsekretari i Shtetit, Bërns, ka folur edhe për misionin e NATO-s në Kosovë. Ai theksoi se këto forca prej 17 000 vetash, e cila përfshin 1600 trupa amerikane, do të mbeten atje për një kohë të pacaktuar së bashku me policinë e Bashkimit Europian, për të garantuar sigurinë dhe për të mbrojtur interesat e serbëve etnikë. Ndërsa për Serbinë Bërns ka theksuar interesin e Shteteve të Bashkuara për të pasur marrëdhënie të mira me Serbinë dhe për të ndihmuar Beogradin. “Ne e shikojmë Serbinë si pjesë të Europës dhe ne dimë se Ballkani është pjesa e fundit e Europës, e cila nuk ka marrë përfitimet që erdhën me mbarimin e Luftës së Ftohtë, ekonomike apo politike. Jugosllavia do të shpërbëhej patjetër e ashtu ndodhi, dhe kjo është pjesa e fundit e mbetur nga ish-Jugosllavia. Fakti që Kosova është bërë tani e lirë dhe e pavarur. Ne shpresojmë se populli serb, kosovarët, boshnjakët, malazezët, kroatët, shqiptarët, maqedonasit, të gjithë pra, të mund të shikojnë përpara drejt një të ardhmeje në Europë, me Bashkimin Europian dhe me NATO-n”, - është shprehur Bërns.
Nënsekretari amerikan ka theksuar se për çështjen e Kosovës administrata e presidentit Bush i hapi rrugë Rusisë duke e vonuar kështu njohjen e Kosovës për të lejuar bisedime të mëtejshme mes Serbisë dhe kosovarëve, bisedime që u bashkëkryesuan nga Moska, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, e ashtuquajtura Treshe diplomatike. Megjithatë, Bërns tha se nuk pret ndonjë përplasje thelbësore me Moskën që do të dëmtonte fushat e tjera të bashkëpunimit amerikano-rus. “Kur një vend thotë se kjo njohje ishte një tronditje apo një hap jo i drejtë politikisht apo ligjërisht, ne nuk jemi aspak dakord me këtë pikëpamje. Pra unë nuk pres ndonjë farë krize me Rusinë për këtë çështje. Ne presim që rusët të mbështesin qëndrueshmërinë në rajon dhe mendoj se të gjithë ne do të kërkojmë që njerëzit të ruajnë qetësinë dhe që autoritetet kosovare të lejohen të vendosin qeverisjen e tyre e të ecin përpara”, - ka theksuar Bërns.

G.Albania

Temat e fundit