SHBA po e rikthen vëmendjen te Ballkani - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

SHBA po e rikthen vëmendjen te Ballkani

SHBA po e rikthen vëmendjen te Ballkani

· 1 · 410

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 18-05-2009, 09:41:47


Një zyrtar i lartë amerikan flet për vizitën e Biden në Kosovë

Sipas tij, vëmendja po rikthehet përsëri në këtë rajon



Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se me vizitën që nënpresidenti Joe Biden do të bëjë këtë muaj në Ballkan, Shtetet e Bashkuara shpresojnë të krijojnë kushtet për një fillim të ri në marrëdhëniet me Serbinë, por nuk presin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që Uashingtoni ka me Beogradin për Kosovën. Gjatë turneut të tij që fillon më 18 maj, zoti Biden do të vizitojë Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me gazetarët, me kusht që të mos identifikohej, tha se vizita e nënpresidentit Joe Biden në tre vendet e Ballkanit synon të theksojë se Shtetet e Bashkuara po e kthejnë përsëri vëmendjen te ky rajon, ndonëse në një mënyrë të ndryshme nga vitet ‘90. Ai tha se nënpresidenti Biden do të takohet me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, me kabinetin e tij dhe me zyrtarë të lartë ushtarakë serbë. Zyrtari amerikan tha se ky do të jetë një rast shumë i mirë, për t’ia bërë të qartë qeverisë dhe popullit të Serbisë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një fillim të ri në marrëdhëniet me këtë vend. Uashingtoni, - tha ai, - dëshiron një të ardhme shumë pozitive për Serbinë në komunitetin euroatlantik dhe si një udhëheqës në rajon. Është e vështirë të përfytyrohet një e ardhme për rajonin pa një rol të rëndësishëm të Serbisë dhe ky është mesazhi që dëshiron të theksojë nënpresidenti Biden, - tha zyrtari i lartë. Natyrisht, - tha zyrtari, - Shtetet e Bashkuara kanë me Beogradin mosmarrëveshje që nuk do të zgjidhen dot, sidomos lidhur me Kosovën. Ne jemi shumë realistë për këtë dhe duhet të gjejmë një formulë që i kënaq të gjitha palët, pra në një kuptim do të duhet të biem dakord, që nuk biem dakord. Por ne shpresojmë, - tha zyrtari, - që Beogradi nuk do të bëjë asgjë që e dëmton Kosovën dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një vendi të fortë, të qëndrueshëm dhe funksional. Ne do të përpiqemi të ndihmojmë për të bindur miqtë tanë në Serbi të përqendrohen tek e ardhmja e vendit të tyre, e cila mund të jetë shumë e ndritur. Vizita e nënpresidentit Biden është një rast për të ecur drejt marrëdhënieve më të ngushta dhe më konstruktive, që të mund ta çojnë Serbinë drejt komunitetit euroatlantik dhe institucioneve përkatëse, - tha ai. Gjatë vizitës që do të bëjë në Kosovë, zoti Biden do të ketë rastin të theksojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një Kosovë të pandarë, të pavarur dhe shumetnike. Ai do të flasë me udhëheqësit e Kosovës rreth përpjekjeve të mëdha që ata kanë bërë për ndërtimin e një shteti funksional dhe për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Zyrtari tha se ende mbetet punë për të bërë në aspektin e përmirësimit të qeverisjes, të ekonomisë, të bashkëpunimit real me serbët e Kosovës dhe forcimit të marrëdhënieve me shtetet e tjera evropiane. Ai tha se statusi i Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur është i pakthyeshëm dhe komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po e pranon këtë fakt. Zyrtari tha se me vizitën që nënpresidenti Biden do të bëjë në rajon, administrata e Presidentit Obama dëshiron të tregojë se Shtetet e Bashkuara interesohen shumë për investimin, që bashkë me vendet evropiane bënë në rajon në vitet ‘90 dhe se dëshirojnë të ecin përpara mbi këtë bazë.


http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=18613

Temat e fundit