Shkolla normale e Prishtinës - Kështjellë Kombëtare - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkolla normale e Prishtinës - Kështjellë Kombëtare

Shkolla normale e Prishtinës - Kështjellë Kombëtare

· 7 · 3234

  • Postime: 1632
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-01-2008, 22:51:16
SHKOLLA NORMALI E PRISHTINËS - KËSHTJELLË KOMBËTARE
reportazh

Shkruan: Shaip Gashi

Ishte fillimi i vitit 1968. Unë, gjatë gjithë shkollimit tim, kam banuar te motra Qamile dhe burri i saj, Nuhi Krasniqi, në rrugën “Hasan Prishtina”, të cilët u kujdesën deri sa e mbarova shkollën normale.

Më kujtohet fare mirë se si ato ditë Kosova ishte para kthesave të mëdha. Pak kohë më parë ishte përmbysur Rankoviqi, gjakatari dhe antishqiptari tmerrshëm. Kudo kishte zëra që ishin për përmirësimin e padrejtësive historike ndaj kombit tonë. Si gur themeltar i të gjitha kërkesave ishte e drejta e natyrshme e përdorimit të Flamurit tonë kombëtar. Edhe ne, normalistët, bisedonim gjithnjë e më zëshëm për Flamurin tonë.
Një ditë, pas orës së edukatës fizike që mbajtëm në oborrin e shkollës, unë dhe shokët u kthyem në klasë për të marrë çantat me libra dhe palltot. Ishim të lodhur nga loja në futbollin të vogël, asnjëri prej nesh nuk vërejtëm shkarravinat në tabelën e shkrimit. Dritat elektrike ishin të dobëta, prandaj shkrimi në tabelë nuk dallohej. Ishte mbrëmje dhe ora kishte kaluar 20:00. Në pjesën e tabelës ishte shkruar: …mars 1968. Si të rinj që ishim, na kishte kapluar uria për darkë dhe me të shpejtë u nisëm për në qytet.
Të nesërmen, pamë shkarravinën në tabelën e shkrimit ku ishte gdhendur një gjysmë hëne me një yll pesëcepësh. Në të njëjtën mënyrë, në fillim të tabelës ishin shkruar fjalët: “Ky është Flamuri shqiptar!”. Më kot u munduam ta fshijmë, mjeti i shkrimit kishte gërryer thellë tabelën tonë, dhe zinte gjysmën e sipërfaqes. Mjeti i shkrimit nuk kishte qenë shkumës, por gozhdë, gjë që tregonte forcën fanatike të ndonjë shërbëtori të paguar mirë nga qarqet shoviniste. Së shpejti erdhi qershori dhe viti shkollor përfundoi me një torturë psikologjike.
Vera dhe vapa u duk se kaloi më shpejtë se verave tjera, dhe ia bëhu shtatori me një freski të mirëpritur. Përsëri u gjendem në bankat e shkollës. Dikush mungoi dhe kurrë më nuk u kthye… Në gazetën e përditshme “Rilindja” njëri nga shokët tanë lexoi: “Gjatë rrugës për në shtëpi u grabitën dy vajza. Ato u zhduken në drejtim të panjohur nga disa njerëz me një veturë. Pas tri ditë, u përhap lajmi se dy vajza shqiptare, pasi ishin dhunuar e torturuar, i kishin hedhur nga dritarja e katit më të lartë të pallatit “Albania” në Beograd. Vajzat janë varrosur në vendlindjen e tyre në një mënyrë të pazakonshëm. Familjarët e këtyre vajzave nuk flinin fare. Ngjarja ishte mjaft tronditëse. Vetëkuptohej që shovinizmi serb donte të fuste frikë dhe pasiguri në mesin e rinisë shqiptare. Kjo ngjarje makabre na shqetësoi pamasë neve - nxënësit e normales. Sekush në kokën e tij bluante plane për hakmarrje ndaj krimit më të ri serb. Mua mu kishte ngulitur në krye se duhet t’i hakmerreshim shovinistëve serbë. Një hakmarrje jo e rëndomtë më nxiste për të vepruar.
Një ditë të bukur, në fillim të vjeshtës së vitit 1968, vajta në librarinë qendrore të Prishtinës, bleva letër të kuqe që përdorej për zbukurime dekorative. Në mbrëmje prita derisa të gjithë shkuan në gjumë. Nuk dëshiroja që dhëndrit t’i shkaktoja probleme. I vetmuar, shpalosa me kujdes letrën e kuqe, e preva me një gjatësi rreth një metër. Në një letër të trashë e vizatova shqiponjën dykrenore dhe rreth e rrotull e preva me gërshërë. Kështu bëra një shabllon. Shabllonin e kopjova në letrën e kuqe, pastaj me ngjyrë të zezë fillova ta ngjyros shqiponjën. Letra e kuqe me shumë rrudha filloi të fryhet nga sasia e tepërt e ngjyrës. Nuk më bëri përshtypje, ndaj e largova anash dhe ia fillova një tjetër punim prej fillimit, por tani me shumë kujdes. Edhe këtë radhë punimi nuk më doli i mirë, dhe përsëri ia nisa nga e para. Më në fund ia dola dhe para se të zbardhte drita e mëngjesit e mbarova vizatimin e Flamurit shqiptar me yllin pesëcepësh. Pasi u tha ngjyra e zezë në fushën e kuqe të Flamurit, e palosa me kujdes dhe e futa në çantë së bashku me librat. Ishte ditë e hënë.
Unë i takoja turnit të dytë d.m.th.. se mësimi këtë turn e fillonte pasdite. Shkova më herët në shkollë. Në oborr të shkollës u takova edhe me disa shokë të klasës, ata banonin në konvikt. Pasi u përshëndeta me të gjithë shokët që më rrethonin, i pyeta:

 

- Kush mund t’ia qëllojë se çfarë kam në çantë?
Këta shokë ishin Nikollë Shkreli, Sali Kastrati, Bilall Alaj, Ferit Teliqi, Hamdi Krasniqi, Sylejman Peraj e të tjerë. Asnjëri prej tyre nuk ia qëlluan se çfarë kisha në çantë. Njëri nga shokët mendoi se fjala ishte për ndonjë nga vizatimet e mia artistike, çfarë ishin mësuar t’i shihnin të botuara në ”Zërin e Rinisë”. Natyrisht askujt s’i shkoj mendja se ç’kisha në çantë. Të gjithë dyshonin se brenda kam motive të ndryshme artistike. Çantën e hapa me kujdes dhe nxora letrën e kuqe. Në fillim shokëve nuk u bëri përshtypje, mendonin për ndonjë befasi të zakonshme, siç ishin pikturat e bukura për natyrën. Sakaq u ngrita në këmbë dhe e shpalosa Flamurin kuqezi. Shokët dhe shoqet njëzëri brohoritën: Flamuri, Flamuriii!... Ata i ngritën duart lartë dhe kërcyen me dy këmbë. Jehona e brohoritjes ishte aq e madhe, saqë hyri në të gjitha klasat e shkollës normale. Nuk pranin brohoritjet, solidarizimi dhe mbi të gjitha gëzim i papërshkruar që i kishte kapluar të gjithë.
Ishte vjeshta e parë dhe ende mbante nxehtë. Dritaret e klasës ishin të vjetruara, ndaj gozhdët e vogla të xhamave mund t’i nxirrnim me dorë. Njëri nga shokët e klasës i nxori disa gozhda, dhe Nikollë Shkreli, ishte më i gjati ndër ne, mori çekiçin, hipi mbi karrige dhe në mur e vendosi Flamurin. Pastaj në ballë të murit mbi tabelë hoqëm portretin e Josip Broz Titos dhe në vend të tij vendosëm portretin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, të cilën e solli shoku i klasës, Salih Kastrati. Me të shpejtë e liruam klasën nga bankat dhe pas pak filloi kënga dhe vallja shqiptare para Flamurit shqiptar dhe kryetrimit Skënderbe. Zhurma e muzikës sonë u ndie në mbarë shkollën, ndaj nxënësit tjerë vrapuan në drejtim të klasës sonë. Nxënësit e të gjitha klasëve të shkollës vërshuan për ta parë Flamurin, ndër ta ishin edhe disa nxënës serbë. U vërejt se shumica e nxënësve për herë të parë e shihnin Flamurin shqiptar. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm. Dukej qartë që Flamuri kuqezi po u jepte forcë dhe shpresë për ditë më të mira.
Dy orët e para kishim matematikë. Arsimtari Ruzhdi Kastrati bëri sikurse nuk po sheh asgjë dhe si zakonisht e zhvilloi mësimin. Të gjithë ne pamë se arsimtarit tonë po i bëhej zemra mal, që nxënësit e tij kishin arritur të shpalosin Flamurin kombëtar. Flamuri ishte i punuar në letër, mirëpo për ne ishte madhështor, sepse ishte yni, dhe jo i pushtuesit. Nga mesi i orës së dytë, në klasë hyri një korrier i shkollës me një libër protokolli në dorë dhe ia dha arsimtarit të matematikës. Ai e lexoi lajmërimin e dërguar nga drejtoria e shkollës, që për ne s´ kishte ndonjë rëndësi. Ishte një raport administrativ i shkollës. Korrieri vështroi me habi Flamurin shqiptar, por nuk tha asgjë. Edhe ne e vështronim me kujdes korrierin se si po e shikonte me frikë Flamurin shqiptare në mur. Derisa neve Flamuri na jepte forcë, frikacakut i shtohej frika, dhe nisi të dridhej. Kur arsimtari ia dorëzoi protokollin, korrierit i dridheshin duart dhe protokolli i ra në dysheme. Pastaj u kërrus të marrë protokollin, atij i ra edhe shapka., që nuk i dihej prejardhja, se e cilit komb ishte. Në klasë u ndie një klithmë me një buzëqeshje të fshehur, sepse ishim në orën mësimore. Pas orës së dytë, ishte pushimi i gjatë. Edhe këtë pushim e shfrytëzuan për ta parë edhe ata nxënës, të cilët kishin ardhur me vonesë. Pa dyshim që klasa jonë u bë një vend më tërheqës për të gjithë nxënësit kureshtarë për të parë se si ishte shpalosur Flamurin kuqezi.
Në orën e tretë të mësimit kishim biologji me arsimtar Hajrullah Bajrami. Mësimi duhej mbajtur në kabinetin përkatës. Gjysma e nxënësve refuzuan të shkonin në orën e biologjisë. Dikush duhej të bënte roje në klasë, përndryshe Flamuri shqiptar rrezikohej të hiqej nga servilët. Të gjithë nxënësit donim të bënim roje prej dhjetë minutash. Gjysma e nxënësve gjendeshin në kabinetin e biologjisë, të tjerët qëndronim në klasë. Pasi u ulën nxënësit nëpër vende e veta, arsimtari i biologjisë u ulë në fund të klasës dhe shikonte me habi të rrallë Flamurin dhe portretin e Gjergj Kastriotit. Ai e kuptoi dramën që po zhvillohej para syve të tij, ishte vigjilenca e nxënësve për mbrojtjen e Flamurit në klasë. Papritmas në klasë hynë dy veta nga drejtoria e shkollës dhe disa arsimtarë. Ata e urdhëruan korrierin që prej murit të hiqte Flamurin shqiptar dhe portretin e Gjergj Kastriotit dhe ta vë portretin e diktatorit Tito.
- Kush e ka vendosur Flamurin?… pyeti zëvendësdrejtori.
Askush nuk u përgjigj. Kur ai pa se nuk ka përgjigje, atëherë nisi të kërcënohet se do t’i përjashtojë të gjithë nxënësit prej shkolle. Dhe vazhdoi:

- Ju keni bërë një vepër penale të rrezikshme kundër popujve të Jugosllavisë. Ky Flamur është i Shqipërisë dhe nuk ka asgjë të bëj me shtetin tonë.
Unë u ngrita në këmbë dhe, duke i shikuar këta njerëz si të huaj,u thashë:
- Unë e kam vizatuar Flamurin shqiptar dhe së bashku me portretin Gjergj Kastriotit i kam vendosur në mur.
- Këtë ne po kërkojmë ta dimë, - tha zëvendësdrejtori që bënte pyetje policore.
Pas meje u ngrit në këmbë Nikollë Shkreli dhe tha:
- Jo, Shaipi nuk e ka vendosur Flamurin, por unë e kam vendosur aty ku është.
Më në fund zëvendësdrejtori nga nervoza u ngrit në këmbë. Në ndërkohë, ende pa u ulë Nikolla, u ngrit në këmbë nxënësi, SalihKastrati, dhe tha: - Unë jam ai që i vendosa Flamurin dhe portretin e Skënderbeu.
Pastaj u ngrit në këmbë edhe nxënësi, Hamdi Krasniqi dhe tha:
- Vetëm këta tre nuk e kanë vendosur Flamurin dhe portretin e Skënderbeut, por të gjithë ne e kemi vendosur dhe kemi bërë festë për nderë të Flamurit tonë kombëtar.
- Pasi qenka puna kështu, ju të katërt ejani me ne në zyrë të drejtorisë, tha zëvendësdrejtori.
Sapo u drejtuam në zyrë të drejtorisë, deri sa ende nuk shiheshin ata të drejtorisë, shokëve u thash se unë i kam bërë të gjitha, ndaj unë po e marrë përgjegjësinë, dhe nuk dëshiroj që ju të rrezikoheni. Të gjithë e dimë se pas përjashtimit nga shkolla na presin pasojat edhe më të mëdha nga Sigurimi UDB-a jugosllave. Gjatë marrjes në pyetje, unë e mora përgjegjësinë, mirëpo edhe më tej, të katër shokët dhe arsimtari ishim në shënjestër për përjashtim nga shkolla.
Derisa ne të katërtit qëndronin në drejtori, përkundër orvatjeve dhe kërcënimeve të autoriteteve, shokët e klasës nuk kishin pranuar të shkonin në shtëpi pa neve. Duke parë rezistencën e fortë të nxënësve, autoritetet e shkollës, në marrëveshje me UDB-en u detyruan që të na lironin për t’iu shmang ndonjë revolte me përmasa më të mëdha.
U kthyem të gjithë në klasë, pastaj dolëm dhe iu bashkuam shokëve që na pritnin në oborrin e shkollës. Me ne erdhën shumica e arsimtarëve, në mesin e tyre ishin edhe ata që nuk na jepnin mësim. Të gjithë bisedonim rreth ngjarjes së Flamurit në shkollën tonë. Fjalën e mori i pari arsimtari i historisë, Fehmi Pushkolli. Për profesor Fehmiun, ishte një rast mirëseardhur dhe i përshtatshëm për të ligjëruar për historinë e Flamurit kombëtar. Ishte ligjërimi i parë për Flamurin në shkollat e Kosovës, e sigurisht se edhe në Viset tjera shqiptare nën Jugosllavi, që vinte fill pas viteve të pas Luftës së Dytë Botërore. Ligjërimi zgjati mbi 120 minuta pa ndërprerë. Të gjithë ne e përcillnim me vëmendje dhe me interesim të madh ligjëratën e profesorit tonë - Pushkolli.
Ne, nxënësit vërejtëm ndryshime të mëdha edhe te arsimtarët tjerë. Një numër i madh i tyre punonin me vullnet të madh. Ata na nderonin dhe na përshëndetën kudo që takoheshim, si në shkollë, ashtu edhe në qytet. Kishte të tillë që iknin prej nesh, ata kishin frikë, ndaj nuk donin të kishin telashe me UDB-ën dhe Komitetin komunal. Një bashkëfshatari im merrte bursë nga komuna, ndaj edhe ai u largua prej meje, nuk donte të rrezikonte standardin për Flamurin shqiptar, kështu më tha herën e fundit.
Ajo çka ishte më e rëndësishmja, numri i nxënësve serbë filloi të përgjysmohet, shkaku ishte sepse gjatë festave shtetërore flamujt jugosllavë po hidheshin në shporta.
Një të shtunë pasdite, para muzeut, u tubuam ne, të katër shokët. Tema e bisedës ishte si të shpëtojmë nga përjashtimi prej shkollës. Pas propozimeve të shumta, erdhëm njëzëri në përfundim. Në mbledhjen e këshillit të arsimtarëve që do të mbahej së shpejti dhe i vetmi Rend i Ditës do të ishte përjashtimi nga shkolla i grupit tonë. Unë e mora përgjegjësinë t’i lajmëroj disa arsimtarë, se cilido arsimtar apo punëtor i shkollës, që ngrit dorën i pari në mbledhje, për të na përjashtuar nga shkolla, do të jetë ai që na ka dhënë Flamurin. Ne jemi një grup prej katër vetash dhe autoritetet do të na besojnë. Kështu menduam që ta largojmë një bashkëpunëtor të UDB-ës nga shkolla jonë me tradita revolucionare.
Afër vendbanimit tim, banonin të dy arsimtar, Ruzhdi Kastrati dhe Jahi Hoxha. Në mbrëmje trokita në derën e tyre, Ruzhdiu e hapi derën dhe hyra brenda në banesën e tyre njëdhomëshe. Ata më ofruan çaj mali. Nuk e zgjata shumë bisedën, dhe iu tregova për planin tonë. Iu thash se ne kemi njerëz që do të na tregojnë se kush se e ka ngritur dorën i pari në mbledhje për të na përjashtuar prej shkollës normale. Më të mbaruar fjalët e mia, që të dyve iu përshkoi një e dridhme e trupit dhe u zbehën në fytyrë. Të njëjtën bisedë ia tregova edhe arsimtarit - Ditar Qamilit, atij sa nuk i ra të fikët, dhe kështu me radhë edhe tre të tjerëve. Ne e parashikonim se arsimtarët në katër sy do t’i tregojnë njëri-tjetrit për planin tonë.
Dita e mbledhjes së arsimtarëve nuk u vonua, dhe Rendi i Ditës ishte propozimi për përjashtimin e grupit tonë që kishin ngritur Flamurin shqiptar. Pasi ishte lexuar veprimtaria jonë si shumë e rrezikshme dhe armiqësore, që ka ndikuar në frymëzimin e nxënësve me veprimtari nacionaliste, duke hequr portretin e Titos dhe në vend të tij vendosën portretin e Gjergj Kastrioti dhe Flamurin e Shqipërisë. Nxënësit e vitit të tretë: Shaip Gashi, Salih Kastrati, Nikollë Shkreli dhe Hamdi Krasniqi i propozoi të përjashtohen nga shkolla. U bënë votime se kush është ”për” dhe ”kundër” përjashtimit të nxënësve prej shkollës. Për habi, askush nga të pranishmit nuk e ngriti dorën, ata vetëm shikonin njëri-tjetrin. Votimin e përsëritën edhe njëherë, mirëpo pa sukses. Sekretari i organizatës partiake të shkollës u trondit. Kjo dukej qartë në fytyrën e tij të zverdhur nga mungesa e përkrahjes ndaj vendimit të tij. Këta nxënës nuk mund t’i lëshojmë pa ndonjë dënim, tha me kërcënim sekretari. Pas shumë bisedave, si përfundim morën që notat e nxënësve në sjellje t’u thyhet në tresh, kurse Shaip Gashi, si shkaktar kryesor i prishjes së rendit shkollor të dënohet me parapërjashtim. Me këto dënime u mbyll mbledhja e kolektivit të shkollës. Në votimin e parë për përjashtim nga shkolla, njërit nga të pranishmit iu kishte ndalë një mizë në ballë dhe s´kishte pasur guxim ta trembë.
Kështu, nuk kaluan shumë ditë dhe, pas shumë kërkesave të popullit anë e mbanë Kosovës, udhëheqja jugosllave u detyrua të lëshojë pe dhe shqiptarëve t’ua njeh të drejtën e përdorimit të lirë të Flamurit kombëtar shqiptar, duke e sanksionuar këtë të drejtë dhe në Kushtetutën e Kosovës.

Suedi, 25.01.2008

 
« Editimi i fundit: 28-01-2008, 05:27:02 nga Bekimi »

#1 ne: 25-03-2009, 17:38:04
Shaip,

Patriot ndohta ke qene ti edh shoket e tu, vec nuk po me pelqen qe po i ule profesoret e Normales, se tek e fundit keta ju kane arsimuar per me bo veprimin e tille. Po thu qe profesorve gati sa sju ka ra te fikte, ja qe jau ka prek trupin nje dritherim, etj. Po ne baze cka-je po konkludon keshtu. Nese ata nuk jane shprehur keshtu atehere si ka mundesi. Tjetra eshte se per aso veprimi nuk eshte diskutu forte e lere mo me votu arsimtaret...denime t jane shqiptuar aty per aty. Prandaj per fund mjaft me brockulla edhe genjeshtra te thata. Kishe ky fare Shaipi u kon ku me dite kush...per do profesora qe po i permend duhet me pase TURP se kane bo shume per kete vend edhe kete FLamur!

#2 ne: 25-03-2009, 17:41:23
Kush Kari koka ky fare njeri se diqa tu kesh! Ah i shkreti skoka permend prej kerkujna kurre edhe tash po don me na kallzu najsen. I rren ata shqiptaret jashte, kujton qe nuk din ata kurgje. Vec dikush del e ja qin ate none keti fare pisi, muti

  • Postime: 67
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-03-2009, 23:46:30
o gjenio po ka fjal tjera qe mund ti perdoresh jo keto fjal kaq te ndyta  nejse problem i yti ama shum keq me keso fjal per ni forume qe vizitojn shume antare  i kisha lute moderatoret qe ta largojn kete shkrim

#4 ne: 13-08-2010, 16:01:17
Lexuesit mund të shprehin mospajtimin e tyre në këtë faqe, askush nuk ua ndalon, por edhe kritika artistike e ka masën për të cilën do të jem mirënjohës. Së pari, këtë shkrim nuk ia kam dërguar redaksisë “Zëri Yt”, por albaniapress-it, të cilën e ka botuar me rastin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Therandë më 8 Tetor 1968, fill pas Prizrenit legjendar, për të cilën redaksia albaniapress më ka falënderuar.
Në fund, habitem si ka mundur që redaksia t’ia botojë mesazhin e pistë rrugaçit “Gjenio”.

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 12-03-2012, 12:15:01
O Idriz Maloku (gjenio) valla po shifet qe po din sen ti more pis magjupi, pa fije te kultures koke.
Veq mos te takofsha ty kurr, se e di fort mir se kush je ti more shpijun, po mendon se mundesh me u mshef ne Malmö te sudis a...
Mos me nervozo ma shum se edhe adresen ta qes ktu qe me dit krejt cili je.

Pa mar parasysh se ksi njerz gjithmon mendojn se jan te sigurt.

Maxhun allahile nime mendon ti qe profesorat na kan msu me ba ket gje te till ne ate koh a? Po shifet se qa po din ti...
Maxhun a ke qen ti aty apo vetem pralla po tregon? Se edhe une kam qen aty, ne klasen paralele

Disa prej arsimtarve qe i kemi pas kan qen vetem disa vjet ma te vjeter se na, dhe ende shkollen pa e kry.

Mos harro se ata qe shpijonun per Shaipin dhe e futen ne burg -89, kan qen bash arsimtar, koleg te shaipit, kshtu qe sa per mendimin tim, ka te drejt te thot qfare te doje.

Me sa e pash ky nuk foli keq per arsimtaret, po vetem i tregoj disa prej reagimeve te tyre. Sdo thot diqka e keqe.
Maxhun turp duhesh me pas ti qe komenton pa i dit faktet.

Pa marr parasysh me shkoll a pa shkoll shqiptaret kan qef me i ul njeri tjeterin, nese i huji se bon ket ateher e pa mundur pa dal ni shqiptar qe ka inati e pa mundur asht.
.

keq shum keq

  • Postime: 168
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 12-03-2012, 17:20:43
Po me habit si nuk ka shkrujt ky lefteri ketu.

Temat e fundit