Shtet i ri për kombin (shqiptar) e jo komb i ri për shtetin (e Kosovës) - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shtet i ri për kombin (shqiptar) e jo komb i ri për shtetin (e Kosovës)

Shtet i ri për kombin (shqiptar) e jo komb i ri për shtetin (e Kosovës)

· 1 · 557

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-11-2008, 15:04:29
Shtet i ri për kombin (shqiptar) e jo komb i ri për shtetin (e Kosovës)

Historia përbashkët, kryengritjet dhe rezistenca e vazhdueshme, gjuha shqipe, doket, zakonet, kultura, tradita, shërbimet tregtare dhe vazhdimësia territoriale e shqiptarëve e kanë ndërtuar ndjenjën e përkatësisë te kombi shqiptar. Përkundër kësaj, shqiptarët kanë mbetur të ndarë dhe jetojnë në sisteme të ndryshme politike dhe shoqërore, në shtete të ndryshme. Kjo mospërputhje ka shkaktuar mospërmbushje, mosrealizim të vetes sonë, dhe për pasojë një dinjitet të parestauruar. Dobia e bashkimit kombëtar është e shumëfishtë. Ajo do ta dyfishonte tregun shqiptar duke rritur investimet e huaja, duke përmirësuar pozitën e prodhuesve vendorë, duke rritur mbrojtjen prej ndikimeve negative të tregut botëror në çmimet e brendshme, duke sajuar komplementaritet ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera: çka nuk e prodhon njëra, e prodhon tjetra etj. Me një fjalë do të ngjante forcimi yni i përgjithshëm ekonomik.

Aktualisht, në Ballkan kemi një stabilitet të brishtë dhe afatshkurtër pikërisht për shkak se ky stabilitet mbahet në kurriz të shqiptarëve. Nuk ka reciprocitet ndërmjet të drejtave të shqiptarëve atje ku ata janë minoritet në shtet fqinje dhe të drejtave të atyre minoriteteve aty ku shqiptarët janë shumicë. Serbët që janë 5% në Kosovë kanë më shumë të drejta sesa shqiptarët që janë afër 1/3 e popullsisë në Maqedoni, e të mos flasim për Luginën e Preshevës. Nga 218 policë në komunën e Preshevës, 119 janë shqiptarë kurse nga 9 prokurorë janë serbë e vetëm 4 shqiptarë ndonëse 92% të popullatës në komunën e Preshevës janë shqiptarë. Në komunën e Bujanocit 61% janë shqiptarë por nga 286 policë vetëm 106 janë shqiptarë ndërsa janë 10 prokurorë serbë dhe vetëm një prokuror shqiptar! Kjo asimetri e të drejtave s'mund të jetë formulë stabiliteti, por formulë për konflikte në të ardhmen.

Shqiptarëve përherë u është rrudhur territori. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 kishte 92.000 kilometra katrorë që populloheshin me shumicë nga shqiptarët kurse sot, më pak se një shekull më vonë, ne popullojmë rreth 46.000 kilometra katrorë, pra gjysmën e asaj që dikur ishte tokë jona. Edhe pas luftës së fundit ne humbëm territor, mbetëm pa veriun e Kosovës, ndërkaq prej vitit 1999 e deri më sot janë shpërngulur afër 30.000 shqiptarë nga Lugina e Preshevës prej të cilëve diçka mbi 11.000 jetojnë vetëm në komunën e Gjilanit në Kosovë. Shqiptarët mbase kanë fituar më shumë të drejta e liri përgjatë shekullit XX mirëpo ata kanë humbur territor, ndërkohë që politikanët janë ngjitur lart në hierarkinë e pushtetit në masën në të cilën e kanë braktisur konceptin dhe projektin e bashkimit kombëtar. Faktorët ndërkombëtar kanë ndërmjetësuar midis agresivitetit të pretendimeve hegjemoniste të Beogradit dhe Athinës në njërën anë dhe pasivitetit të Tiranës, Prishtinës e Shkupit në anën tjetër.

Nuk ka status quo. Ose do të lëvizin njerëzit, ose kufijtë. Pra, ose do të vazhdojnë të shpërngulen shqiptarët dhe t'u zvogëlohet areali atyre, ose do të korrigjohen kufijtë. Shqiptarët bënë aq shumë kompromise për hir të paqes e cila i la pa liri dhe pa mirëqenie (sidomos në krahasim me fqinjtë e tij). Duke filluar nga Marrëveshja e Rambujesë e duke vazhduar me atë të Konçulit e Ohrit për të përfunduar te Plani i Ahtisaarit, shqiptarët fitonin paqen porse dorëzonin armët, i ktheheshin jetës normale porse vazhonte diskriminimi. Në situatën me pak apo aspak zhvillim ekonomik, me varfëri të gjerë e papunësi që rritet, me ushtri të vogël apo pa të fare, shqiptarët nuk kanë perspektivë të ndritshme. Për paqe e stabilitet të qëndrueshëm duhet reciprocitet midis kombeve, popujve dhe shteteve. Për zbrapsje të apetiteve të fqinjve të shqiptarëve duhet bashkimi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk ia vlen ta presin integrimin në BE për t'u integruar mes vete. Aq më tepër që në BE kufijtë ndërmjet shteteve nuk dobësohen por forcohen. Kufijtë ndërmjet shteteve të BE-së për njëra-tjetrën janë më të fortë se kurrë më parë. Kufijtë janë zbutur për individët, por jo edhe për shtetet. Kufiri ndërmjet Francës dhe Gjermanisë është i dobët si asnjëherë më parë për francezët e gjermanët porse më i fortë se kurdoherë tjetër për Francën e Gjermaninë. Vetëm kur Gjermania hoqi dorë nga krahinat e Alzasit dhe Lorenës u krijuan kushtet për paqe të qëndrueshme ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Vetëm kur pretendimet territoriale të Gjermanisë pushuan, vetëm kur Gjermania e Franca s'kanë më konteste territoriale, u krijuan kushte të vërteta për paqe afatgjate dhe për vetë BE-në si të tillë. Integrimi i Shqipërisë dhe Kosovës në BE e forcon kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës

Në kohën kur Kosovën duan ta shndërrojnë në një Bosnje të dytë (protektorati evropian lart, ndarja mbi baza etnike poshtë, dhe politikanët si njerëzit më të pasur në vend ndërmjet këtyre) kurse popullin shqiptar ta kosovarizojnë (për ta dobesuar elementin shqiptar sepse duhet mirëmbajtur koncepti i multi-etnicitetit packa se serbët janë vetëm 5%), po bëhet e qartë se ne nuk kemi nevojë për një komb të shtetit por për një shtet të kombit; se ne nuk kemi nevojë për një komb të ri të shtetit të Kosovës por për një shtet të ri gjithëpërfshirës për shqiptarët.

(Pjesë e fjalimit të Albin Kurtit në Universitetin Evropian të Tiranës më 17 tetor 2008)

Marrë nga faqja në rrjet e Vetëvendosjes

Temat e fundit