Siguria përballë protestave në Kosovë - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Siguria përballë protestave në Kosovë

Siguria përballë protestave në Kosovë

· 1 · 707

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 28-08-2009, 11:26:40
Protesta e para dy ditëve ka hapur sërish çështjen e sigurisë e cila vlerësohet të jetë ende brishtë.

Një protestë e para dy ditëve, kur disa dhjetëra aktivistë të një organizate joqeveritare Vetvendosje, dëmtuan 28 makina të misionit për drejtësi dhe polici të Bashkimit Evropian në Kosovë, mirëpo edhe përplasjet e vazhdueshme të serbëve dhe shqiptarëve në veri, të cilat në këtë fillimjavë kulmuan me plagosjen e 7 përsonave, sikur e kanë hapur sërish çështja e sigurisë e cila vlerësohet të jetë e brishtë akoma.

Në fakt rikthimi i protestave të dhunshme, fillimisht në veri dhe më pas edhe në pjesë të tjera të Kosovës, duke përfshirë edhe kryeqytetin, kanë ngritur dilemma nëse institucionet e Kosovës janë të përgatitura për tu përballur me situata të tilla. Ministri i policisë Zenun Pajaziti në një interevistë për BBC-në thotë se situata e sigurisë me gjithë incidentet e fundit është stabile.

Zenun Pajaziti, ministër i policisë: Protestat nuk rrezikojnë sigurinë e vendit

“Ne ishim dëshmitarë se incidentet e kësaj jave ishin një përpjekje për të dëmtuar imazhin pozitiv të Kosovës dhe imazhin për sigurinë këtu. Mirëpo këto protesta kanë qenë incidente të izoluara dhe ato sit ë tilla nuk e cënojnë sigurinë. Këtu vazhdon të fuunksionojë ligji, ivazhdojnë të funksionojnë institucionet me përgjeggjësi të plota për sigurinë si dhe mekanizma mbështetës ndërkombëtarë për sigurinë, të cilët bashkarisht krijojnë një siguri të qëndrueshme për të gjithë qytetarët pa dallim. Protestat e dhunshme në veri të Mitrovicës dhe protestat e vetëvendosjës në Prishtinë, kanë pasur për qëllim të ndërpresin disa procese positive sic është edhe rikthimi I besimit dhe jetës normale në gjithë tërritorin e Kosovës”.

Në fakt gjajtë gjithë viteve të shkauar, kryesisht serbët janë deklaruar se janë të pakënaqur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe vazhdimisht janë ankuar se nuk ka siguri të mjaftueshme për ta. Për më tepër gjatë këtyre viteve Beogradi në disa raste ka kërkuar edhe kthimin e njëive policore dhe ushtarake në Kosovë, për të garantuar, sic janë shprehur ata, siguarinë e serbëve dhe të objekteve të tyre fetare.

Rada Trajkoviq, një politikane me ndikim dhe kryetare e Këshillit Kombëtar Serb në Kosovë, ka deklaruar se pasiguria në Kosovë është vepër e ekstremistëve të të dyja palëve.

Rada Trajkoviq, kryetare e Këshillit Kombëtar Serb-Ekstremnistet në koalicion

“Është shumë e qartë se në territorin e Kosovës, kemi ekstremistë edhe serbë edhe shiptarë të cilët, fatkeqësisht gjithmonë janë në koalicion të përbashkët. Kjo edhe me kusht që rezultati i këtij koalicioni të jetë në mosgjetjen e një formule për një jetë të përbashkët në Kosovë. Në këtë kuadër, sulmet e serbëve dhe të shqiptarëeve ndaj Bshkimit Eropian, janë sulme ndaj pajtimit të popujve evropianë të cilët kanë pasur përplasje dhe konflikte më të përgjashkshme se sa shqiptarët dhe serbët.

Edhe ektremistët serbë mirepo edhe ata shqiptarë po tregojnë se nuk janë të gatshëm të punojnë në një projekt të përbashkët që është jeta e përbashkët dhe kur s’ka një vullnet të mirë për këtë. sigurisht se nuk ka as mënyra se si do të arrihet deri tek kjo.

Institucionet e kosovës dhe ato ndërkombëtare, kanë modalitete që t’a mbajnë një shkallë të sigurisë që është shumë e brishtë. Një siguri të qëndrueshme mund ta krijojnë vetëm njerëzit që jetojnë në këto hapsira dhe përfundimisht duhet që të profilizohen njerëzit që janë të gatshëm të punojnë në projetet që dëshmojnë se vetëm bisedat dhe marrëveshjet e përbashkëta janë mënyra e vetem që siguron paqë për popullin e shumëvuajtur të Kosovës dhe të matohisë, pa marre parasyshë përkatësinë e tyre kombëtare”.

Qytetarët e Kosovës janë ndjerë të pasigurt në zona të caktuara, serbët në venbanimet me shumicë shqiptare, ndërkaq shqiptarët në vendbanimet me shumicë serbe. Kjo situatë ka qenë më e rëndë në veri të Kosovës, ku në vazhdimsi kanë vepruar struktuarat paralele serbe, duke përfshire këtu edhe struktura të sigurisë. Shumë nga anlistët thonë se kjo siguri e paqëndrueshme tashme po bëhet akoma më e paqëndrueshme dhe se për ketye nje pjese faji kanë edhe misionet ndërkombëtare të cilat, jo gjithomonë kanë pasur qasje konstruktive ndaj vendosjës së rendit dhe të lifgjit në të gjithë vendin njëlloj.

Eksperti per cështje të sigurisë Ramadan Qehaja, thotë se situata e sigurisë në Kosovë, ne rastin më të mirë mund të përshkruhet vetëm si një situatë e brisht dhe në asnjë mënyrë nuk bëhët fjalë për një siguri të qëndrueshme.

Ramadan Qehaja, expert për cështje të sigurisë- Satusquo-ja nw veri

Megjithëse politikanët thonë se situate e sigurisë në Kosovë është stabile, unë gjithnjë kam thënë se ajo është mjaft e brisht. Këto që I kam thënë unë tashmë po dalin të sakta, sepse sic po e shihni në pjesën veriore institucionet qëndrore vazhdojnë të mos kenë qasje dhe atje vazhdon të mos ketë qetësi. Politikant e niveleve të larta edhe në vend, mirëpo edhe politika evropiane, sipas këndvështrimit tium vazhdon ta ketë një qëndrim të pandryshueshëm, për ruajtjën e “statuquos” atje. Kjo po ka refleksione negative për sigurinë ne gjithë Kosovën.

BBC Prishtina

Temat e fundit