Situata ne Mitrovicë! - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Situata ne Mitrovicë!

Situata ne Mitrovicë!

· 8 · 2013

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 17-03-2008, 18:22:39
Pikërisht një muaj pas Shpalljes se Pavaresise se Kosoves fillon tensionimi i situates. Ne gytetin e Mitrovicës qe është dhe pika e dobët, sot janë zhvilluar demostrata te nxehta midis Serbeve dhe forcave te Natos qe ne oret e para te mengjesit. Ne këtë perleshje rreth 100 persona janë te plagosur rëndë.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-03-2008, 18:36:00

Solana: Jo shtyerje në vendosjes e EULEX

Ora 18:15 Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana ka hedhur poshtë mundësinë e vonesave në vendosjen e misionit prej 2 mijë pjestarëve në Kosovës pas përleshjeve të sotme në Mitrovicë.  "Sa i përket shtyerjes në vendosjen e misionit, le të jem i qartë, përgjigja është jo. Ai po vendoset sipas kalendarit dhe asgjë për momentin nuk ka ndryshuar " ka thënë Solana në Lubjanë anash takimit të Bashkimit Evropian.

Koshtunica: dhe Rusia të mbrojnë serbët

Ora 17:50 Serbia dhe partneri i saj Rusia po konsultohen për hapat e mëtejshëm për të ndalur "të gjitha format e dhunës kundër serbëve të Kosovës" ka deklaruar kryeministri serb në largim Vojisllav Koshtunica.
Ai akuzoi NATO-n për "implementimin e politikës së forcës kundër Serbisë" pas përleshjeve të sotme në Mitrovicë.
"Ne kemi filluar konsultimet e nevojshme me Rusinë për nevojën e një reagimi të përbashkët me qëllim të pengimit të të gjitha formave të dhunës kundër serbëve" ka thënë Koshtunica.

Dhuna ne Mitrovicë, NATO paralajmeron kundërpërgjigje

Ora 14:45 Forcat e paqes se NATO-s ne Kosovë do të perballojne me vendosmëri çdo lloj dhunë ne Mitrovicë, bazuar ne mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara për veprim. Kështu ka deklaruar sot zedhenesi I Aleances, James Appathurai. “Nato dënon ashpersisht dhunen qe pame sot ne Kosovë” ka thënë zedhenesi.

Britania dënon sulmet ndaj policisë së UNMIK-ut


Ora 14:35 Britania e Madhe dënon sulmin ndaj policisë së UNMIK-ut në pjesën veriore të Mitrovicës. "Ne i dënojmë totalisht këto veprime të dhunshme të drejtuara kundër personelit të KB-së dhe NATO-s, që kanë për qëllim t'i pengojnë për ta kryer punën e tyre", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të këtij vendi. “Britania e kupton se ‘sa e vështirë’ është pavarësia e Kosovës për Serbinë dhe për serbët e Kosovës, por bën thirrje atyre që shqetësimet e vërteta që i kanë t'i adresojnë përmes dialogut politik".

Gjermania: Ndarja e Kosoves nuk është opsion

Ora 14:25 Gjermania pret që forcat ndërkombëtare të vënë nën kontroll situatën në veri të Kosovës.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Jaeger ka deklaruar se "Gjermania nuk e konsideron si opsion ndarjen e Kosovës". Komentet e tij u bënë pas përleshjeve të sotme ndërmjet protestuesve serb dhe policëve të UNMIK-ut.


Kuci: Nderhyrja e UNMIK, e drejtë

Ora 14:15 Zëvendëskryeministr i i Kosovës, Hajredin Kuçi ne një intervistë për BBC-n e ka vleresuar te ligjshme ndërhyrjen e policisë në veri të Mitrovicës. "Kjo është një tendencë që disa grupe të tensionuara dhe të frustruara, por edhe disa huliganë, të ndalen dhe ta kuptojnë se këtu vepron rendi dhe ligji. Në këtë drejtim kemi kërkuar bashkëpunim të plotë me UNMIK-un dhe KFOR-in, por njëkohësisht edhe me SHPK-në. Një gjë duhet të dihet se në Kosovë dominon rendi dhe ligji dhe ai vlen për të gjithë ", tha zoti Kuçi.


Tensionet ne veri te Mitrovicës, merren masa sigurie ne jug


Ora 14:05 Pas gjendjes se sigurisë se krijuar pas nderhyrjes së policisë së UNMIK-ut dhe pjesëtarëve të KFOR-it në objektet e gjykatave në veri të Mitrovicës është mbledhur Komiteti për Sigurine ne këtë komune. Komandanti i stacionit të SHPK-së në jug të qytetit, Bashkim Spahiu tha se në këtë pjesë të qytetit janë marrë të gjitha masat që të mos reflektohen tensionet e krijuara në veri të Mitrovicës.
Kryetari i komunës, Bajram Rexhepi, tha se pjesëtarët e strukturave të sigurisë në Mitrovicë kanë reaguar pasi janë shterur të gjitha mundësitë e tjera demokratike dhe kanë marrë nën kontroll objektet e gjykatave në veri të qytetit.
Rexhepi apeloi tek qytetarët që të jenë gjakftohtë dhe të vazhdojnë të jenë të qetë. "Ne duhet të jemi të qetë në mënyrë që t’i kontribuojmë stabilitetit dhe gjendjes së sigurisë, në mënyrë që strukturat e sigurisë të fokusohen në veri ku gjendja është më e ndjeshme. Duhet të respektohet ligji dhe rendi në gjithë territorin e vendit ", tha Rexhepi dhe shprehur besimin se strukturat e sigurisë dhe veçanërisht KFOR-i dhe UNMIK-u do ta mbajnë nën kontroll gjendjen.


Lutzenko: Ne Mitrovicë janë plagosur 14 ushtarake ukrainas


Ora 14:05 Numri i policive ukrainas se UNMIK te plagosur gjatë perleshjeve mes forcave te KB ne veriun e Mitrovicës dhe protestuesve serbe është 14. Lajmi bëhet I ditur nga agjencia e lajmeve Itar-Tass qe citon ministrin e Brendshëm ukrainas, Iuri Lutzenko. Sipas ministrit plagosja e policeve ukrainas ka ndodhur gjatë një sulmi me arme dhe bomba dorë te kryer ndaj një komisariati policie. Ministri sakteson se ushtaraket ukrainas nuk moren pjesë ne operacioni për lirimin e nderteses se OKB ne Mitrovicë.


KE: Dhuna ne Mitrovicë e papranueshme. Palet te vetepermbahen


Ora 13:35 Komisioni Evropian shpreh keqardhjne për përleshjet e sotme në Mitrovicë dhe i bën thirrje palëve të vetëpërmbahen. "Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës. Ne shprehim keqardhje për sulmet kundër policisë së Kombeve të Bashkuara dhe personelit të KFOR-it. Ne bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje" tha zëdhënësi i KE, Amadeu Altafaj. Ai shprehu me tej “mbështetjen e plotë UNMIK-ut dhe KFOR-it për ruajtjen e rendit në Kosovë”. "Dhuna është e papranueshme. Ajo nuk është opsion. Të gjitha palët duhet të punojnë bashkë që të ndërtojnë Kosovën shumëetnike të bazuar në sundimin e ligjit dhe respektit për demokracinë", ka Altafaj.

KFOR dhe UNMIK-u denojne dhunen ne Mitrovicë

Ora 13:25 Zevendesi i parë i shefit te administratës se Kombeve te Bashkuara, Larry Rossin, dhe komandanti i forcave paqeruajtese, gjenerali Xavier De Marnhac kanë denuar dhunen nr Mitrovicë duke përfshirë këtu zjarrin e drejtperdrejte ndaj forcave paqeruajtese nga një bande protestuesish.Ne një komunikate te perbashket për shtyp, te dy përfaqësuesit e lartë ndërkombëtare kanë nenvizuar se dhuna e shfrytezuar drejt Policise se UNMIK-ut dhe pjesetareve te KFOR-it, te cilët rikthyen sot kontrollin mbi gjykaten ne Mitrovicë, është shkelje flagrante e Rezolutes 1244 te Këshillit te Sigurimit. Ata kanë ftuar të gjitha komunitetet për qetësi. Duke thënë gjithashtu se çdo perdorim tjetër i dhunes kalon vijen e kuqe, e cila qartësisht i është artikuluar udheheqesve te serbeve te Kosoves ne veri dhe zyrtareve ne Beograd, dy përfaqësuesit e lartë ndërkombëtare kanë nenvizuar se UNMIK-u dhe KFOR-i do të kthejnë kontrollin mbi veriun e Mitrovicës.


Trazirat, Rusia: Të rifillojne negociatat


Ora 13:10 Tensionet ne Mitrovicë janë “rrjedhoje direkte e shpalljes se njeanshme te pavarësisë se Kosoves” dhe një “zhvillim i papranueshem”. Ka qenë kjo deklarata e Mikhail Kaminin, zedhenesit te ministrit te jashtem rus dhënë për agjencine Itar-tass, sipas se cilit është e nevojshme vazhdimi i negociatave me Beogradin.
Ne deklaraten e tij, Kaminin nenvizon se rritja e tensioneve ne Mitrovicë lidhet me faktin se serbet rezidente ne Kosovë nuk pranojnë hapin e paligjshem te shpalljes se pavarësisë.
“Duhen shmangur zhvillimet qe mund te çojnë ne dhunë dhe perleshje. Forcat ndërkombëtare duhet te tregojnë kontroll dhe te veprojnë ne respekt te plotë te mandatit te vendosur nga rezoluta 1244 e Këshillit te Sigurimit te OKB. Është e dukshme qe vetëm rikthimi I çështjes kosovare ne kornizen e ligjshmerise ndërkombëtare dhe kerkimi I një zgjidhjeje reciprokisht te pranueshme dhe te bazuar ne dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit mund ta kthejnë ne normalitet situaten” perfundoi deklaraten e tij zedhenesi.


Presidenti serb Tadic bën thirrje për qetësi

Ora 12:10 Presidenti serb Boris tadic i ka bërë thirrje policise se UNMIK dhe KFOR-it te permbahen ne përdorimin e forces kundër manifestuesve serbe për të mos provokuar një rritje te dhunes ne te gjithë Kosovën. Nga ana tjetër Tadic ka kërkuar nga serbet e Kosoves të mos provokojne forcat ndërkombëtare. Ai i ka bërë thirrje kështu liderve serbe te Kosoves për te bërë gjithçka te mundur për te qetesuar situaten. “Reagimi i ashper i UNMIK dhe KFOR mund te provokoje perleshje ne te gjithë territorin e Kosoves ” tha Tadic.


Samarxhic: Të lirohen menjehere te arrestuarit


Ora 11:50 Ministri serb Sllobodan Samarxhic, i cili gjendet për vizite ne veri te Kosoves, deklaron se për qetesimin e situates ne Mitrovicë duhen lënë te lirë te gjithë te arrestuarit nga UNMIK. Samarxhic ka thënë se “nuk është e pranueshme kjo mënyrë veprimi nga ana e UNMIK, sidomos sepse ishte rëndë dakort qe të mos kryhej asnjë veprim para ardhjes sime ne Mitrovicë”.

Rossin: Të ndalen ata që po reagojnë dhunshëm

Ora 11:00 Zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Larry Rosin kërkoi që të gjitha komunitetet në Kosovë të tregojnë qetësi, në mënyrë që UNMIK-u të mund të vazhdoje në mënyrë efikase te plotësoj mandatin e tij në gjithë territorin e Kosovë. Deklarata e tij vjen pasi forcat e policise se UNMIK-ut dhe pjesëtarët e KFOR-it rimorën kontrollin në gjykatën në veri të Mitrovicës. "Në mënyrë specifike kërkoj nga ata që po reagojnë në mënyrë të dhunshme ndaj aksionit të ndërmarrë nga UNMIK-u dhe KFOR-i që ta respektojnë rendin dhe ligjin dhe t'i ndalin aktivitetetet e tyre ilegale", tha Rosin.

Policia e OKB-se tërhiqet nga veriu i Mitrovicës

Policia e Kombeve te Bashkuara ka marrë urdher qe te tërhiqet nga pjesa veriore e Mitrovicës për shkak te perkeqesimit te perleshjeve me serbet. Lajmi është publikuar nga shumë agjenci lajmesh te cilat citojne një zyrtar te policise se OKB-se. Terheqjen e policise se UNMIK-ut nga veriu i Mitrovicës e konfirmoi edhe zedhenesi i policise se Kosoves, Veton Elshani.


Të shtëna automatiku kundër KFOR-it


Ora 10:40 Gjatë trazirave të serbëve në veri të Mitrovicës është qëlluar me automatik kundër misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR. Lajmi është pohuar për agjencine Reuters nga një zëdhënës francez i KFOR-it. Nuk janë dhënë detaje të tjera për ngjarjen. Reuters, duke u bazuar ne deklaratat e deshmitareve, raporton se gjatë perleshjeve te forcave te KFOR dhe UNMIK me protestuesit serbe ka pasur te shtena armesh, por me pas policise I ehste dhënë urdher te terhiqej.

Perleshje mes serbeve dhe forcave te UNMIK. 80 te plagosur

Shperthen beteja ne veri te Kosoves mes serbeve dhe forcave te sigurise ndërkombëtare. Nderhyrja e kryer ne mëngjes nga forcat policore te UNMIK për te nxjerre nga gjykata e Mitrovicës serbet qe gjendeshin aty prej 3 ditesh dhe qe ka çuar ne arrestimin e 53 protestuesve, ka shkaktuar reagimin e serbeve.
Mijera serbe te Mitrovicës kanë zbritur ne rrugë duke zhvilluar perleshje te dhunshme nga te cilat kanë mbetur shumë te plagosur. Janë te paktën 20 policet e plagosur. Sipas autoriteteve te Varshaves bëhet e ditur se te plagosurit janë polake, ndërkohë qe numrit të tyre u janë shtuar edhe 5 ushtare ukrainas.
Nga ana tjetër Radioja serbe “B-92” raporton se agjentet e UNMIK kanë hyrë ne ambjentet e gjykates te cilat i kishin liruar nga serbet qe ndodheshin atje prej 3 ditesh. Gjatë konfrontimit mes tyre dhe protestuesve serbe kanë mbetur te plagosur 80 persona nga te cilët 50 manifestues serbe, 3 nga te cilët ne gjendje te rëndë, dhe 30 agjente, nga te cilët 5 gjithashtu ne gjendje te rëndë. Ndërkaq sipas policise, te paktën 20 nga 53 te arrestuarit serbe janë liruar.
Duke pare situaten, policia e administratës se KB ka marrë urdher te tërhiqet nga zona e perleshjeve, qe sipas mediave Beogradase është bërë me qëllim për t’i lënë vend nderhyrjes se trupave te KFOR, qe kanë si detyrë rivendosjen me force te rendit.
17 marsi i sotëm, shenon pervjetorin e një dhunë te ndodhur ne Mitrovicë pikërisht 4 vjet me pare gjatë se cilës gjeten vdekjen 8 serbe, 11 kosovare dhe u plagosen qindra persona te tjerë. Ne 17 mars 2004 ndodhen një zinxhir aktesh te dhunshme te shkaktuara nga një lajm, qe me pas rezultoi fals, sipas se cilit një fëmijë shqiptar kishte vdekur.


Balkanweb

#2 ne: 19-03-2008, 11:38:19
Pikërisht një muaj pas Shpalljes se Pavaresise se Kosoves fillon tensionimi i situates. Ne gytetin e Mitrovicës qe është dhe pika e dobët, sot janë zhvilluar demostrata te nxehta midis Serbeve dhe forcave te Natos qe ne orët e para te mengjesit. Ne këtë perleshje rreth 100 persona janë te plagosur rëndë.

:S Se kuptoj dot se pse kosova lejon ´ksi sene mu bo...kisha kshillu zotin hashim thaqin qe sa me shpejt te vendos trupat speciale te policis se kosoves ne mitrovic per ruajtjen e qetsis...serbet nuk kan te drejt te bejn ksi sene se kosova dhe sidomos mitrovica asht e jona...nuk duhet te lejuar te ndodhin kto trazira...si dhe komuna komunale duhet te merret perseri mbi mbikqyrjen e kosoves....dhe duhet te kujdesur qe mos te ndodhin trazira te ketilla...jam shum e deshpruar qe pas nje muji qe u bo pavarsia ende nuk ka zgjedhje per mitrovicen, mitrovica asht e kosoves dhe duhet me mbet e kosoves..nese politikanet tan nuk marrin ose nuk kan zgjedhje se qka do behet me mitrovicen ather do ta humbim....dhe ket se don kerkush... hmmmmm:

dj.daffi.²

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 22-03-2008, 10:16:48
Kam nje pyetje per Kosovaret, qe shprehen me te madhe si super atdhetare:

PERSE PO I SHISNI SHTEPITE TUAJA SERBIT? Me keto qe beni po ia dhuroni vete Mitrovicen Serbit.
Sepse kam degjuar se serbet vetem qe te shtine ne dore komplet Mitrovicen po i blejne shtepiat e shqiptareve me çmime stratosferike. Pra si ka mundesi qe per te mbushur xhepat me leke po e harroni atdhedashurine??

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 22-03-2008, 10:47:39
Ami, je jashte teme.
Por perseri po te pergjigjem une dhe shpresoj qe ky debat te mos zgjatet sepse sic thashe nuk eshte vendi i duhur.
Se pari shtepite jane shitur ne fillim kur lufta mbaroi dhe njerezit e thjeshte nuk mund ta dinin si do te shkonin gjerat. Para 9 vjeteve se dinte njeri (ashtu sic nuk e di as sot) nese Mitrovica do kontrollohet nga shqiptaret apo jo.
E dyta, nuk ka statistika te qarta qe te tregojne se sa jane shitur dhe sa jane ende prone e shqiptareve. Eshte e thjeshte te thuhet "kam degjuar" e bazuar ne kete edhe te kerkosh llogari, por te besh nje debat te shendoshe merren pak me shtruar gjerat.
Se fundi, kur i hyn nje debati kaq delikat sa ky eshte mire te evitosh emertesa qe shprehin agresivitet dhe paragjykime. Nese i thua dikujt "ti ore qe ma mban veten per ashtu..." cfare pret qe te pergjigjet? (pyetje retorike kjo e fundit).

  • Postime: 855
  • Karma: +4/-4
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 22-03-2008, 20:42:03
Pershendetje Max,
Me vjen keq qe e ke keqinterpretuar shkrimin tim. Une thjeshte bera nje pyetje, se si ka mundesi nje gje e tille? Dhe te them me sinqeritet te plote qe u cudita kur e degjova. Thashe kam degjuar, dhe ku ka ze s'eshte pa gje thote populli. Dhe une kam degjuar per shitjen e shtepive ne ditet e sotme dhe jo per kohen e luftes.
Keshtu qe thjeshte mund te thuash se nuk eshte e vertete (nese je i bindur per kete).
Nejse..

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 23-03-2008, 01:49:28
Faji esht tek qeverit e kaluara dhe deri tek e tashùja se asnje her nuk i bejn apel shqiptarve ashtu siuhet qe se paku pronat mos ti shesin e sa per banim deri kan banu ne anen tjeter por kjo dueht te behet edhe me dhun ,se pari duhen te qarmatosen serrbet sepse  jan te armatosur dhe kan sjell arm nga serbija edhe ne menyr legale keshtu pastaj serbve dueht te ju thuhet kjart nese doni protesta shkoni ne serbi protestoni se kosoven e keni kall  femit i keni helmu ,grat burra keni vra pre qe as barbaret se bejn ket masaker e dine se per keto keni humb edhe te drejtat e juaja ne vend te huj se lere me qe s flitet per ndamje  apo coptim ,atij qe si rrihet ne kosov le te shkon ne serrbij ,, kjo esht e drejt e gjdo qytetari te nej shteti,por keta serbet kan shtepi te gjith ne serbi ,ketu fajet i ka qeverija se dajakin dueht perdor 0  toleranc me leje apo pa lejen e unmikut unmiku dhe kfori dueht ti qarmatosin barbaret serb andej.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#7 ne: 16-04-2008, 03:49:29
Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi

Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.

Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!
Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.
Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe  LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!
Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!
Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.

Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.
Juve na keni borxh te verteten.

Sinqerisht,
Ushtari i panjohur


Temat e fundit