Statusi i Kosovës - Bisedimet ne Vjene - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Statusi i Kosovës - Bisedimet ne Vjene

Statusi i Kosovës - Bisedimet ne Vjene

· 541 · 34294

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

ne: 17-09-2005, 11:50:04
BISEDIMET NE VJENE    

16.09.05.


Nuk mund te merret me mend se si jemi e çfare jemi!
Sigurisht te mësuar e te zhguar për roberi shekullore. Të jenë njerëzitë te paaftë, te paarsimuar, te pa kurajo, te pa karakter, te mbytur ne terrin e paditurise - kjo është një arsye, qe mos te munden te dalin nga kthetrat e roberise. Por, ta nënçmosh vetveten, ta ulish dinjitetin e integritetin tënd personal vetiu, si qëllimshëm - verteton se nuk je askushi dhe nuk meriton asgjë me mirë se sa je, ne të gjitha aspektet e jetës e progresit kombëtar. Nuk mund te kuptohet politika shqiptare, as dreqi nuk i bjen ne fije! Sikur mos të kishim njerëz te aftë, e me pervoja politike edhe kjo e ka arsyen e vet - por, të kemi njerëz te kalibrave te ndryshëm te të gjitha fushave - e te zgjedhim njerëz pa dinjitet, pa kurajo, pa burrëri, e te qesim ne krye te delegacioneve, për bisedime me armiqet shekullor - kjo është me se e pabesueshme!

Lajmet qe japen ne radio-kosova, për bisedimet e Vjenes, dje me 16.09.05. spjegojne për bisedimet e dy funksionareve te lartë shqiptar e serb, ne Vjene, kur ato janë dy delegacione, ne shkalle kombëtare - sikur po fshehet ajo qe nuk duhet fshehur.

Percjellem dialogun afër 7 oresh, te delegacionit shqipar e serb ne Vjene, por qe ne fillim, kur pame se kryesuesi i delegacionit shqiptar, delja e delegacionit Lutfi Haziri, kur u çua ne këmbë te pershendetet me kryesuesin serb, e ai jovetem qe e nënçmoj botërisht - por edhe u nxierr, duke thënë: ''nuk jemi ardhë këtu te fotografohemi''! Si mund ta poshteron njjeriu vetveten e kombin, para armiqve, sikur Lutfi Haziri? çfare është ai njeri, magjup, a çorgash? Si mund te zgjidhet njer magjup i tillë, e te kryeson delegacionin shqiptar, ne këto momente historike për Kosovën? Si mund te nënçmoj, e poshteroj vetveten e kombin njeriu i tillë?

Përkundër situates se pakohshme për bisedime, ku ende nuk dihet për mbi 3000 e zoti e din sa janë te humbur e zhdukur pa shenj pa doke, nga Lufta ne Kosovë 1998-99 - viktimat shqiptare te sotme te këtij delegacioni kosovar, ua tejkalojne dhembjeve, mllefeve, ofshamave te dhembjeve e loteve te vdekjeve ne masakra masive!  Po, a zgjedhet ne krye te një delegacioni, një magjup njeri, pa kurrefare karakteri shqiptar, as dinjitet kombëtar - ta nënçmoj e poshtroj kombin, me atë gjest, gjoja po ia japi doren kryearmikut botërisht, e ai ta uli si klyshin ne bisht, apo ta leje si trangull njeri ne këmbë me dorë te zgjatur! Po a s'ka Kosova tjetër njeri, perveç atij surratmiu, te prije ne krye te një delegacioni kombëtar, për zgjidhjen e çështjes se statusit te Kosovës???

Ky rast dëshmon se askush nuk po ia dojka te miren Kosovës as shqiptarise. Sikur mos më pase njeri te gjallë, burrë shqiptari së pari, e tani shkollar e profesionist - se po s'qe burrë, me prioritet e dinjitet burreror - nuk te vyen as biseda me një magjup, e lere me te jeshe ne krye te një delegacioni kombëtar (ta quajmë)!

Nuk ka thënë dikush kot: ma e fortë është një ushtri gomaresh, qe kanë për prijes Luanin, se sa një ushtri luanesh, qe kanë për prijes gomarin. Njeriu i ulte e pa karakter, te poshtron, ne rastet vendimtare dhe ia merr fytyren një kombit mbarë! Po, pse Lutfi Haziri te ngritet ne këmbë për ta pershendetur,armikun shekullor, gjoja po tregoj zakon e burrëri - e te mbetet si kafshe ne këmbë te para ngritur? Si mund te ngritet viktima shekullore, para armiqve botërisht, e ta justifikoj viktimizimin e saj? A nuk është edhe ky një shenj, se vetiu po i nenshtrohemi armiqve te kombit tonë? Ne vend se Lutfi Haziri, te qendroi burrerisht, si i viktimizuari shekullor - e te japi gjeste e fakte mimike, me një fizzionomi te thelle domethenese burrerore, duke filluar me veprime faktesh e argumentesh te gjalla, qe edhe fëmijët i dijnë sot - në vend se te krijoj atmosfere intelektuale burrerore - ai nenshtron vetiu te drejtën shqiptare botërisht! Ky gjest jovetem qe t'i kepute shpresat e jetës, por te shtien gjallë ne Dhee!

Derikure, delet te prijne delegacioneve tona?

Jemi Shumë te indinjuar!
« Editimi i fundit: 16-04-2006, 09:49:21 nga Stafi »

  • Postime: 7087
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-09-2005, 11:56:35
: ma e forte eshte nje ushtri gomaresh, qe kane per prijes Luanin, se sa nje ushtri luanesh, qe kane per prijes gomarin.
 

Te lumte!

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 17-09-2005, 12:47:42
Odise,

E kuptoj mllefin tend shume mire por duhet te kesh parasysh dicka.
Mentaliteti i odave shqiptare, ndryshon shume nga mentaliteti i diplomacise.
Ky mentalitet i yni i trasheguar brez pas brezi per fat te keq eshte nje pengese shume e madhe ne ecjen tone kombetare sepse ne vend te prodhimit te energjive pozitive e optimiste, ne jemi me te afte te prodhojme me shumice energji negative.
Ky superprodhim i energjive negative duket shume ne jeten tone si komb.
Pa dal prej ketij rrethi energjitik prej te cilit mendja jone pjell vetem ftohje, hakmarrje, inate, meri, ngaterresa me se pari vella me vella e lene me te tjeret, ne nuk ecim dot perpara.
Jane disa gjera qe dalin jashte kufinjve te tu e te mi e qe per te cialt dikush duhet ti marre persiper.
E kush me mire mund ta beje kete se sa politikanet e zgjedhur me voten e lire?
A mos mendon se ne bisedime duhen cuar burra "zakoni" me tespihe e me kapuca qe me mbajt qendrim "burreror" para armikut?
Politikani per kete eshte politikan, ngaqe ka guximin te ndermarre gjera qe njerezit e zakonshem nuk munden.
Ndoshta ty e mua nuk na pelqejne, mirepo politika kryen detyren per te cilen eshte zgjedhur.
Ne kete mes per te mos e zgjatur me shume dua te te bej te ditur miqesisht, se nese bisedohet, qofte dhe me armikun, nuk ka asgje te keqe.
Bisedimet jane te nevojshme per shume aresye e per mendimin tim ato duhet te ishin dhe me te shpejtuara.
Kombi yne ka humbur shume kohe e sot eshte koha qe njehere e mire te vihen pikat mbi "i" me te gjithe fqinjet tane.
Eshte rasti i fundit qe shqiptaret t'ua bejne te qarte fqinjeve miq dhe armiq se tash fati yne eshte ne duart tona dhe se per te nuk ka kompromis.
Por nga ana tjeter duhet biseduar per shume probleme, per te cilat me te drejte u takuan dje ne Vjene te dy delegacionet.
Edhe kur Kosova te behet e pavarur, ajo do te kete maredhenie te mira bashkepunimi me te gjithe fqinjet, do te bisedohet, do te kete levizje te lire, qarkullim te lire te mallrave dhe njerezve, do te respektoje lirite dhe te drejtat e qytetareve te saj pa asnje dallim.
Nje shtet qe nuk mbron qytetaret e vet, nuk mund te pretendoje te ekzistoje!
Bisedimet ne fund te fundit jane dhe shprehje e kultures se re demokratike qe eshte vendosur ne keto vite ne Ballkan, kulture e cila duhet cuar me tej, ne menyre qe te pergatiten te gjitha kushtet qe qytetaret e te gjitha vendeve te integrohen denjesisht ne Komunitetin Evropian!
Rruge tjeter nuk ka!


 

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 17-09-2005, 12:50:46
: ma e forte eshte nje ushtri gomaresh, qe kane per prijes Luanin, se sa nje ushtri luanesh, qe kane per prijes gomarin.
 

Te lumte!

Erlehta,

Thenja eshte e bukur nese shkeputet nga permbajtja e shkrimit!

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 17-09-2005, 13:17:15
scardus,

nga krejt cfare ti shkrove ketu veçoj: ''Nje shtet qe nuk mbron qytetaret e vet, nuk mund te pretendoje te ekzistoje!'' Per tjerat fjale tuajat, vertet, po ma shkon mallin e te shkolluarve neper bodrume (si tha kreksi dikund). Krejt fjalet tuaja tjera ketu, jane bumerang i kesaj shprehje te mirefillte!

Te qohesh ne kembe si kafsha ne dy kembet e para, para armiqve e t'i lutesh edhe te zgerdhihesh per nje pershendetje me ta - nese ty te pelqen kjo forme jotja demokratike e si gjest politik-diplomatik, atehere, jo qe nuk kemi cfare flasim matutje, por me len pershtypje se edhe ti je i tille!

E dijme qe nuk eshte koha e Isa Boletinit ne Londer ende, por ti kur nuk ke burreri, gjeste shqiptare, dinjitet e integritet personal - ti je vetem nje dele delegacioni, qe i hipnotizon vetiu per ne goje te ujqve.  Jojo:

Ai gjest i Lutfi Hazirit, eshte vetnençmues edhe poshterues i kombit! Kjo eshte supergomaria e energjise, me iu hy ne zuze armiqve.

Si duket po shihet dita ne mengjes, cfare bisedimesh po behen...!

E ti scardusi rri pak para kijve, se sot nuk jemi ne kohe tespihve as te shallave e shokave, por kohe kibernetike, qe me nje shikim ta shpon qellimin ne shpirt. Asgje nuk eshte i marre ai qe ben nje gjest te lige, sa eshte ai pas tij qe ia admiron gjestin, si diplomatik e politik. Sikur ta dijshe se me kend ke te bejsh, do te dridheshe duke shkruar shkronja!

Po ta perseriti: ma e forte eshte nje ushtri gomaresh, qe kane per prijes Luanin, se sa nje ushtri luanesh, qe kane per prijes gomarin!

e ti scardus jepi me superenergjit tuaja ''pozitive''! Jojo:

  • Postime: 7087
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 17-09-2005, 13:29:30
Scardus Nga shkrimi Odises eshte mare.
Nuk e kisha degjuar kurre me pare. dhe mu duk me vend per ceshtjen ne fjale.

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 17-09-2005, 13:43:13
scardus,

nga krejt cfare ti shkrove ketu veçoj: ''Nje shtet qe nuk mbron qytetaret e vet, nuk mund te pretendoje te ekzistoje!'' Per tjerat fjale tuajat, vertet, po ma shkon mallin e te shkolluarve neper bodrume (si tha kreksi dikund). Krejt fjalet tuaja tjera ketu, jane bumerang i kesaj shprehje te mirefillte!

Te qohesh ne kembe si kafsha ne dy kembet e para, para armiqve e t'i lutesh edhe te zgerdhihesh per nje pershendetje me ta - nese ty te pelqen kjo forme jotja demokratike e si gjest politik-diplomatik, atehere, jo qe nuk kemi cfare flasim matutje, por me len pershtypje se edhe ti je i tille!

E dijme qe nuk eshte koha e Isa Boletinit ne Londer ende, por ti kur nuk ke burreri, gjeste shqiptare, dinjitet e integritet personal - ti je vetem nje dele delegacioni, qe i hipnotizon vetiu per ne goje te ujqve.  Jojo:

Ai gjest i Lutfi Hazirit, eshte vetnençmues edhe poshterues i kombit! Kjo eshte supergomaria e energjise, me iu hy ne zuze armiqve.

Si duket po shihet dita ne mengjes, cfare bisedimesh po behen...!

E ti scardusi rri pak para kijve, se sot nuk jemi ne kohe tespihve as te shallave e shokave, por kohe kibernetike, qe me nje shikim ta shpon qellimin ne shpirt. Asgje nuk eshte i marre ai qe ben nje gjest te lige, sa eshte ai pas tij qe ia admiron gjestin, si diplomatik e politik. Sikur ta dijshe se me kend ke te bejsh, do te dridheshe duke shkruar shkronja!

Po ta perseriti: ma e forte eshte nje ushtri gomaresh, qe kane per prijes Luanin, se sa nje ushtri luanesh, qe kane per prijes gomarin!

e ti scardus jepi me superenergjit tuaja ''pozitive''! Jojo:



Odise,

Pa dasht te di se me kend flas pas pseudonimit Odise me duhet te pergjigjem ne shkrimin tend.
E para nuk kam pas ate fatin e keq te shqiptareve te shkollohem neper bodrume, ndonese per to ruaj konsideraten me te madhe.
Sepse nese ato u shkolluan ne bodrume, te pakten mesuan shqip ndersa ata qe u shkolluan para bodrumeve u frymezuan nga idete dhe  vepra e shokut Tito e nga jeta dhe vepra e shokut Enver.
Per fat te keq ende ne Kosove mbizoteron kjo klasa e dyte (jo e bodrumeve) dhe se do te me vinte mire nese rinia e sotme shqiptare do te ngrihej  te bente nje revolucion demokratik brenda llojit te vet, per te shkund njehere e mire mentalitetet primitive dhe mentalitetet titisto-enveriste.
Kosova dhe jo vetem ajo kane nevoje per nje brez te ri, me nje mendesi te re, tolerante dhe perspektive.
Odise nese pretendon te jesh dikushi atehere te mos rrije ketu te derdhje vrerin ne forum, por te angazhoheshe politikisht.
Deshtimet ne jeten reale nuk mbushen me "suksese" ne jeten virtuale!

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 17-09-2005, 13:53:16
scardus, e tash ketu ndalemi.

Hyre llugave e udhambare!

Ai shkrim ka shkuar dje ne vende te caktuara kompetente, ketu vetem nje kopje (pjese) sa per diskutime, se edhe ketu nuk jane lope, por njerez, student e intelektual. Pse e nençmon forumin? A nuk kane te drejte njerezit edhe ketu te diskutojne per gjera te tilla?

Shkurt: ty scardus po te duket ai gjest i Lutfi Hazirit, si gjest politik e diplomatik ne parimin demokratik?


Udha mbare pa mua !

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 17-09-2005, 14:06:46
scardus, e tash ketu ndalemi.

Hyre llugave e udhambare!

Ai shkrim ka shkuar dje ne vende te caktuara kompetente, ketu vetem nje kopje (pjese) sa per diskutime, se edhe ketu nuk jane lope, por njerez, student e intelektual. Pse e nençmon forumin? A nuk kane te drejte njerezit edhe ketu te diskutojne per gjera te tilla?

Shkurt: ty scardus po te duket ai gjest i Lutfi Hazirit, si gjest politik e diplomatik ne parimin demokratik?


Udha mbare pa mua !

Bota do t'i kishte punet shume me mire, nese do te drejtohej nga te mencurit dhe jo nga luftetaret!

Ndersa sa i perket udhetimit me ose pa ty ose mua, ajo eshte nje ceshtje e popullit shqiptar te Kosoves!

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 17-09-2005, 14:39:05
ani a po na le rahat, e t'ua leme rendin tjereve?

u morem vesh

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 17-09-2005, 14:43:08
ani a po na le rahat, e t'ua leme rendin tjereve?

u morem vesh



Me duket se nuk e kam ndal kerkend te shkruaje e te thoje se cka mendon per temen. Jojo:
Une pres shkrime te tjera qe te polemizoj me qetesi e dashamiresi. :)

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 17-09-2005, 15:17:31
 Ju pershendes Scardus,

Kete që e tha odise shumë me vend e ka e që noshta dikuj edhe nuk do i pelqeje por ashtu është. jemi në kohen virtuale dhe të imazhit që percilet an e mbarë botës ku ne shqiptart ende nuk ia vemi veshin fare se ken e dergojm ne diskutime dhe se kush na perfaqson. Zgjidhet aty një person me nje emer qe nuk po dua te hy ne polemika edhe i cili nuk din të sillet me kundershtarin e tijë  i cil qenka i pa kulturuar, kjo tregon se punët nuk i kemi mirë. Ne kohen e sotme imazhet  e dobta  vrasin më shumë se fjalet e kqija.
Koha e kobureve ka perfunduar zoti Skardus. Bodrumet edhe une do i kisha ndjekur po te isha atje por ne po flasim se nuk ka sjellur rezulltate  në arsim pere te ardhmen e kosovës ku duhej te dilnin kuadro të larta mirëpo ne ato kushte dihet se s'kemi si të pjellim tjeter gjë vetem se njerz te pakompetent . Ndoshta do ishte më mirë  qe ti zgjidhnim disa perfaqsues qe kan kryer studime nga jasht diku  ose qe jan edhe profesora të shquar pranë univerziteteve të njohura ku akademia e arsimimit ia ka besuar punën një profesori me origjin shqiptare nga kosova sepse është i aft, i edukuar dhe ka të gjitha kalitetet dhe pere çudi kete se kan angazhuar po shkojn angazhojn të gjysmuar që të na nençmojn duke lozur me neve dhe më në fund do na thoj; e shifni qe ende s'jeni pjekur.
Ky është deshprim i madh i popullit të mjere qe ua ka besuar voten atyre qe shpresonin se jan tË aft, por tani kur vjen momenti i duhur, ose paraqiten të sëmuar ose  e dergojn si zevëndes dike tjeter që ti ikin më qellim obligimeve, premtimet që i dha popullit.
Pra i nderuari Odise, as une nuk i kuptoj keto gjera !
Si është e mundur qe në kosovë të mos kete djem të zgjuat dhe me imazh të më të mirë se ky kovaçi lutfi hajrizi ?
Kush mban pergjegjësi ketu ?
me siguri se rugova i cili i ka lejuar disa farkatar qe vetem te mbetei partia e tije dominuese ne kosovë.
Nganjehere duhet thën; hapu tokë e të mshifem per s'gjalli !

me falni se u lodha edhe vete e mos tu lodhi edhe juve.
shendet   
« Editimi i fundit: 17-09-2005, 16:19:41 nga kreksi »

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 17-09-2005, 16:34:00
Lutfi Haziri ne kete rast eshte Minister i Pushtetit Lokal dhe ne Vjene ai ishte ne rangun e tij pushtetar.
Per kete qellim nuk ka nevoje te paragjykohet asgje.
Takimi nuk u mbajt per te percaktuar fatin e Kosoves, por ishte nje takim nderministror me nje axhende teper burokratike.
Pastaj nese ai eshte cfare eshte, nuk i takon askujt ta pergojoje sepse qytetaret e Kosoves jane te barabarte.
Nese nuk pranohet barazia e qytetareve te Kosoves pavaresisht ngjyres, ideve, bindjeve fetare, bindjeve politike, atehere per cfare mund te flitet ne Kosove? Jojo:
Tash jane gati te nisin dhe bisedimet ne rangje me te larta e se te gjithe duhet te jene ne mbeshtetje te delegacionit kosovare.
Duhet te kuptohet nga te gjithe se perfaqesues legjitim te popullit jane ata qe zgjidhen me voten e lire!

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 17-09-2005, 18:09:30
Nuk është aspak e vertete Scardus qe lutfi hajrizi êshtë personi politikë më i afti në kosovë pere keto bisedime. Nese qenka keshtu pra neser ky person do na behet edhe  kryetar shteti, kjo është edhe mê e keqja.
Sipas jush po e ndieni vehten krenar kur del nje minister i kosoves si hajrizi dhe neve na perfaqson paar botes me gjestet e tija të pa civilizuara dhe një   të prezentim të dobët, a  s'është kjo e vertetë ?
Une nuk krenohem fare....Nuk foli askush as pere ngjyre as pere kombesi por pere prezentimin e tije të dobët, të pa gdhendur, me prapambeturin e tije si ne të folur ashtu edeh në nivelin e  profilit, pra ka dukuri të papelqyera duke filluar nga kpucët e gjeri tek kravata, që tregon mentalitetin e një të prapambeturi. Më duket që aty u dashka te kemi koken e madhe pere ti friksuar serbet apo jo!
Per mua ky eshte nje mjerim i yni dhe shpresoj qe te mirrren masa ndaj ketij personi qe posa te kthehet të shkarkohet menjehere nga detyra e tijë.  Edhe une si qytetar i kosoves qe kam votua kam te drejt te protestoj qe tani qe tua nderprejm rrugen sa eshte heret njerzve qe se meritojn ta ken atë vendë sepse ka të tjere më të aft, ketu është në pytje se per çfarë arsye dergohen gjithmon njerz qe s'kan lidhje me kokë ?
Me sa kam vrejtur ne shqiptarët e kosovës nuk njofim fare as estetikë as artin e bukuris, as te fjalës te vetmen gje qe  e dijmi ne se duhet te jesh i madh kogja burr, te kesh ni pal mustaqe të mdhaja, të veshesh a la turka me një krevat apo kostum të verdh, si anadollak apo .... dhe t dali barku jashte e koken perpjet, duhet patjeter te ket udhëheqsi yn nje kok sa buçuku perndryshe nuk na pranojn ne diskutime.
Deri kur keshtu ?   

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 18-09-2005, 00:22:39
njerezit e mençur merren vesh me dy fjale, e nganjehere vetem me shikime e mimike fytyre.

çeshtja eshte: ne foto tek radio-kosova, Lutfi haziri, qendron ne kembe, si shtaza ne dy kembet e para me dore te zgjatur, duke e lutur armikun qe te ia japi doren, e ai vetem thot dy fjale - s'jemi ardhe ketu te fotografohemi'! çfare pritet matej prej tij?

Bisedimet zgjaten mbi 7 ore - kush din cfare folen, cila ishte agenda e bisedimeve, a nuk ben te dijme per cfare u bisedua, cilat ishin kriteret e te dy paleve, cili eshte qellimi i ketyre bisedimeve - apo, veç bisedime edhe me lajm te cunguar 'bisedimet ne mes dy perfaqesuesve Haziri e ai tjetri, kur aty ishin dy delegacione! Cfare gjerash sekrete kishte aty ne fillim te shtruerjes se çeshtjes se Kosoves?

Ku jane mbi 3000 shqiptare, a zoti e din sa jane te masakruar, kidnapuar, ne burgje, te zhdukur - qe nuk din askush per ta, sikur te kene qene gje? Mijera shqiptare sot gjinden neper burgjet serbe, ndjekin lajmet, bisedimet, thua se ishin mish per qen, pa bere kush nje ultimatum, qe te kthehen ne atdhe! Ne Kosove ende gjykohen e burgosen shqiptaret ne baze te ligjeve ish-jugosllave!

Delegacioni serb duhet te vie ne ate gjendje, sa kokeulur te flasin per krimet e gjenocidin e apartehejdin qe e bene ne Kosove mbi [popullin e pafajshem! Ata duhet te kene treme e droj per krimet ne Kosove - e jo delegacioni shqiptar, qe ka vetem shifra e fakte te gjalla per secilen komponente, qe paraqitet!

Nuk behet te bisedohet me dyer te mbyllura per Kosoven! Te japen lajme aq te shkurta! Te mos paraqitet agenda e bisedimeve! Flitet per fatin e Kosoves!

Une mund ta marr vetem me mend se si minisra te pushtetit lokal - ato bisedime (qe asgje nuk kane perfunduar, as pranuar asnjera pale), eshte fole vetem per sigurine e serbeve, se si te vijojne te mbeten vojvode mbi kurrizin e shqiptareve, se si te iu ruhen monumentet fetare, se si te arrihet deri tek decentralizimi politik, qe serbet te vetqeverisin autonomi te re, te formohen enkllava serbe, shkurt: te decentralizohet pushteti lokal, qe askush mos te guxoj te iu nderhyje serbeve ne autonomine e tyre brenda Kosoves se pavarur!

A eshte skjaruar ne fakt mire - decentralizimi i pushtetit lokal? Jo! Kjo mbeti vetem nje prapavij me pasoja ne te ardhshmen! Ketu shoh turbullire politike!

post skript: askush nuk po i degradon shkolaret e bodrumeve, as tjeret, por pse te mos jene njerezit adekuat profesional qe sot jane doktore te shkencave ne ato lami perkatese? Pse mos te flasin profesionalistet ne profesionet e tyre ne bisedime, por ata qe jane nen nivelin e pales tjeter ne bisedime?

Nese Vjena eshte nje Dejton i ri per Kosoven, gjerat jane mjafte serioze, nga se mendojme dhe duhet me te gjitha energjite, ta perfaqesojme Kosoven! Perndryshe, ky ishte vetem nje matje pulesi, si fillim e çeshtja kryesore DECENTRALZIMI I PUSHTETIT LOKAL!
Sa studime jane bere ne kete drejtim, perveç disa shenimeve provizore te politizuara!

                         AGENDA

                             E

DECENTRALIZIMIT TE PUSHTETIT LOKAL


CILA ESHTE KJO?  

  • Postime: 1609
  • Karma: +10/-0

#15 ne: 18-09-2005, 03:45:57
Odise,
Kur i shtypuri takone shtypesin pa shkop ne dore, ndihet i nderuar.
(T'i besh politike tjetrit, patjeter duhet te besh servilizma?)

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 18-09-2005, 03:53:18
Nuk besoje se keto bisedime do jen vendimtare per Kosoven, pa u sqaruar shume gjera te vogla, por qe kan ndoshta vlere me te madhe sesa ajo qe kerkohet me shume dhe harrohen ato vendimtaret!

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 18-09-2005, 05:14:46
Odise,
Kur i shtypuri takone shtypesin pa shkop ne dore, ndihet i nderuar.
(T'i besh politike tjetrit, patjeter duhet te besh servilizma?)


PO FLASIM TE NDIGJOJNE!

***Besim, beso ne gjakun e lirise, qe ia hoqi doresh shtypesit  shkopin, thiken e pushken e krimit! Gjaku i lirise ta ka siguruar krenarine kombetare! Me dituri, drejtesi e guxim, i zgjedhur nga truri intelektual i Kosoves, ligjerisht, me aprovimin e Kuvendit te Kosoves - shqiptar me zemer shqiponje - paraqit fakte e shifra dhe paralizoje kundershtarin trimerisht! Nga kush te keshe dro e treme sot? Paraqit fakte e argumente te gjalla, e ta leshe gojehapur e kokeulur kriminelin! Keto bisedime ishin shume te paorganizuara, as pa vendimin e Kosoves ligjerisht, vetem ne forme shabllone, sa per t'i treguar botes, se shqiptaret e serbet filluan bisedime?

Krejt kjo eshte nje kancer i ardhshem i atyre jo qe nuk pranojne Kosoven edhe duan te jetojne ne Kosove - por, si rriqnat shkatrrojne frymemarrjen e Kosoves! Pse nuk paraqiten te drejtat e shqiptareve nen Serbine, Lugina e Presheves dhe te ballancohen me te drejtat e serbeve ne Kosove? Ku jane roberit shqiptar sot ne burgjet serbe, te vrare e masakruar? Kujtoni se mund te shkelet e anashkalohet çeshtja e roberve, qe sot veshtrojne nga grillat serbe, situaten ne Kosove? Nuk jane dy e tre, por mijera e mijera, tok me mijera femra shqiptare, qe presin t'i nxierrin vllazerit shqiptare, e t'i kthejne ne Kosoven shtet sovran e te pavarur! Ku eshte Ukshin Hoti, Bardhyll çaushi e mijera tjere? Si mund te fillojne bisedimet, pa u ndriçuar viktimat e luftes, shkatrrimet qe iu bene Kosoves, demshperblimet - kush kujt i ka borxh? I shtypuri, apo shtypesi? çfare lirie gezojme ne, pa u ndriçuar keto çeshtje? T'i dergojne me plan pjeserisht trupat shqiptare nga masakrat masive, ne kohe te planifikuar, sa per tu lare gjoja nga mekatet? E kush se!
 

Filli i shtruarjes se statusit, filloi me sigurimin e pakices serbe ne Kosove. E ku mbetet Kosova? Ku eshte zeri intelektual e uniteti politik? Kush i zhduki, vrau, burgosi ne Hage figurat ma te ndritura shqiptare? Ta kane xhveshe trungun politik nga ma te aftit, e tash luajne me Lutfia e mumia... jo nuk eshte marre seriozisht e njezerit nga Kosova, se kush duhet te dali perballe çakajve, qe ende kafshojne tinez edhe mundohen gjoja po dalin fitimtare! A ka gje ma tragji-komike sot, se te fillohen bisedimet per nje decentralizim te pushtetit lokal, per te iu siguruar bejlerve serv autonomine politike brenda Kosoves, ende pa perfunduar çeshtja e statusit?

Shkurt: pse nuk i peshojne kerkesat e serbeve te Kosoves, me kerkesat e shqiptareve nen Serbine? Sa shqiptare e treva shqiptare, jane sot nen Serbine? Ka dikush nje logari bindese e reale? Sikur Serbia qe interesohet per serbet ne Kosove, poashtu Kosova te interesohet per shqiptaret nen Serbine! Thjeshte! Sa do te kene te drejta serbet ne Kosove, po aq do te kene te drejta shqiptaret nen Serbine (Lugina e Presheves)! Serbet ne Mitrovise, Gracanice e tj., kane formuar moti pavaresine e tyre, politike e fetare. Si eshte gjendja me fakte e shifra sot e shqiptareve ne Mitrovice? çfare decentralizimi doni tjeter? As qe eshte fole per keto ne bisedime - ku mbeti vetem nje plotesim dosjeje te shtruarjes se ofrimit ne nje tavoline politike!   Kjo krijon revolte ne popull dhe tensione politike.

(rezyme e nje shkrimi te gjate)

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 18-09-2005, 12:27:25
Scardus,

Deri diku keni arsye, e thash si ne shaka ate gje se neve nuk na konvenon ti hjekim ato gjera se bota do an shajn...
A


Kreksi une kam respekt per ty, sepse te kam lexuar ne vazhdimesi.
Mirepo per disa gjera me duhet miqesisht te te them se nuk duhet te ndikohesh nga askush, kushdo qofte ai.
Duhet te mesohemi si shqiptare te lire, te themi mendimin e lire.
Ne na lidhin shume ideale, por mbi te gjitha na lidh kombi.
Ne do te fitojme kombin!
Ata gjarperinjte e Ilireve ende levrijne neper kishat e Kosoves. Mos i mendo se ato jane te huaja, jane nje pasuri e Kosoves!
Historia nuk ben te fshihet, e mire a keqe per ne, ashtu sic ka qene dhe duhet te mbetet e bile te pasurohet.
Kosova nuk varferohet prej popujve e kulturave te tjera!
Tung!

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#19 ne: 19-09-2005, 03:36:07
Njeriu ndikohet nga E Verteta. Faktet e argumentet e bejne te veten, aot jane ma te forta se disa gjykime gjysmake, qe pretendojne te hedhin hi syve.

Nuk na lidhin disa a shume ideale, por vetem nje ideal ka njeriu, e ai eshte ideali kombetar!

Kosova nuk varfwerohet nga kulturat tjera, por varferohet nga ideologjizmat e kota. Kishat ne Kosove ishin te gjitha kisha shqiptare, por ato u sllavizuan ne orthodokse gjate pushtimeve barbare, qe i dijme mire secilen, ku eshte dhe kush e ka pase i pari. Tashpertash, ato jane te huajat dhe nuk mund te mashtrohemi ma teper me endrra kote. Ajo eshte tjeter strategji veprimi, per te cilen zuri vend edhe ne bisedimet ne Vjene.

çfare tjeter?

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 19-09-2005, 04:47:24
"QEVERIA E RE DO TE INKURAJOJE DIALOGUN MES PALEVE NE KOSOVE"

Gjate qendrimit ne Nju Jork, kryeministri Sali Berisha eshte takuar me zyrtare te larte te qeverise amerikane. Nensekretarja e Shtetit per Demokracine dhe Ceshtjet Globale, Paula Dobriansky dhe Ndihmes Sekretari i Shtetit per Ceshtjet e Evropes dhe Euroazise, Daniel Fried, shprehen mbeshtetjen e tyre per programin e qeverise se Kryeministrit Berisha dhe premtuan ridimensionimin e ndihmes se Shteteve te Bashkuara mbi bazen e ketij programi. Nje gje e tille konfirmohet dhe nga zyra e shtypit te kryeministrit. Po sipas ketij burimi mesohet se Daniel Fried shprehu inkurajimin per programin e qeverise sidomos ne luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar dhe premtoi mbeshtetje per perpjekjet e Shqiperise per integrimin ne NATO dhe ne BE. Nga ana e tij, kryeministri Berisha paraqiti ne takim qendrimin e qeverise shqiptare per respektimin e parimit te mosndryshimit te kufinjve ne lidhje me Kosoven. Ai theksoi se qeveria e tij do te inkurajoje faktoret politike ne Kosove dhe qeverine e Prishtines ne perpjekjet per respektimin e te drejtave te pakicave si dhe per nje dialog normal me Beogradin.

Gjate takimit me Nensekretaren Amerikane te Shtetit per Demokracine dhe Ceshtjet Globale, kreu i ekzekutivit i shprehu ngushellimet per viktimat e uraganit Katrina. Pas paraqitjes se programit te qeverise, kryeministri shqiptar garantoi zyrtaren e larte amerikane per angazhimin e Shqiperise ne luften nderkombetare kunder terrorizmit si dhe ne kuader te misioneve paqeruajtese, si aine Irak. Sipas zyres se kryeministrit behet e ditur se aga ana e saj, Nensekretarja Amerikane e Shtetit, u shpreh se Shtetet e Bashkuara jane te hapura per te ridimensionuar mbeshtetjen e tyre per Shqiperine ne mbeshtetje te realizimit te programit te qeverise shqiptare.

  • Postime: 1577
  • Karma: +1/-1
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 19-09-2005, 04:50:51
E Hene, 19 Shtator 2005

KOSOVA PARA VENDIMEVE MADHORE

Interviste me Janusz Bugajski, drejtor i Evropes Lindore ne Qendren per Studime Strategjike

Ne kete periudhe po presim per raportin e Kai Aides per Kosoven. Nese raporti eshte pozitiv, atehere mund te presim fillimin e procesit te statusit final. Sipas jush, cfare lloj raporti do te shohim?

- Mendoj se me gjase do te shohim nje raport qe eshte pozitiv ne disa fusha, por qe do t'i theksoj disa nga mungesat ne progresin e demokratizimit, ne sundimin e ligjit, ne te drejtat e minoriteteve dhe te tjera. Poashtu, raporti do te fokusohet edhe ne ekzistimin e korrupsionit dhe ne mungesen e profesionalizmit. Shpresojme se raporti do te jete kritik edhe ndaj UNMIK-ut, i cili gjithashtu ka shume te meta. Mendoj se raporti do te jete pozitiv, ne menyre te mjaftueshme per te ndihmuar fillimin e bisedimeve per statusin, pak me vone gjate ketij viti.

Zyrtaret nderkombetare thone se me gjase bisedat per statusin final do te fillojne kete vit. A mund ta pershkruani se kush do te marre pjese ne keto biseda ose ne kete proces. Po e shtroj kete pyetje pasi disa analiste jane te sigurte se statusi final do te vendoset ne Keshillin e Sigurimit, ndersa disa te tjere thone se per kete ceshtje duhet te vendose populli i Kosoves?

- Mendoj se do te jete nje perzierje. Me fjale te tjera, do te kete delegacione, para se gjithash, nga Kosova, do te jete nje perfaqesi nderkombetare, qe supozoj se do te udhehiqet nga Bashkimi Evropian por edhe me pjesemarrjen amerikane dhe me gjase, me anetaret e tjere te Grupit te Kontaktit. Kombet e Bashkuara poashtu do te jene te perfshira ne nje mase. Mendoj se do te jete edhe nje komponente nga ana serbe. Ne kete aspekt pikepyetje e madhe eshte se a do te jete thjeshte Beogradi apo ne kete do te perfshihen lideret e popujve pakice nga Kosova. Po e perseris, bisedimet ndoshta do te fillojne pak me vone kete vit, por nuk pres qe ato te perfundojne brena ketij viti. Me fjale te tjera, do te krijohet nje orar kohor per me teper negociata specifike per ceshtje te vecanta.

Sipas jush, sa kohe do te zgjasin keto bisedime?

- Pres qe deri ne pranvere te vitit te ardhshem do te merren disa vendime madhore. Por, edhe nese keto vendime do te paralajmerohen paraprakisht, mendoj se ato do te legjitimohen pak me vone - pra ne fillim te vitit pasues.

Ka pasur propozime nga grupe te ndryshme dhe organizata nderkombetare lidhur me statusin final. Sipas jush, cili opsion eshte me i deshiruar nga politike beresit nderkombetare?

- Mendoj se vendimi me racional per politike beresit do te jete pavaresia per Kosoven, me nje plan te metejshem per integrim me te madh nderkombetar, vecanerisht ndaj Bashkimit Evropian ose me lidhje me te aferta me BE-ne. Pyetja eshte, ashtu sic e shtruat ju me heret, se cfare do te jete pergjigjja e Kombeve te Bashkuara, me fjale te tjera, ajo e disa anetareve te Keshillit te Sigurimit. Mendoj se do te ndermerren disa hapa per te siguruar anetaret e Keshillit te Sigurimit se kjo nuk don te thote domosdoshmerisht se perfaqeson nje precedent per vendet e tjera, e qe ka te beje me territoret, te cilat ende nuk jane definuar. Mendoj se ky proces do te zgjase me teper. Ne fund te fundit, nderkombetaret do ta kuptojne se pa pavaresi, gjasat per jostabilitet jane shume me te medha se me pavaresi.

Pyetja e fundit per ceshtjen e statusit final. Ne kete aspekt, deshiroj ta citoj gazeten polake Rzhecpospolita. Sipas burimeve te paidentifikuara, gazeta ka shkruar se "Bashkimi Evropian tashme eshte pajtuar per pavaresine e Kosoves". Si e komentoni ju kete informacion?

- Mendoj se privatisht, shume diplomate, shume lidere ne Evropen perendimore dhe ne gjithe Bashkimin Evropian e kuptojne se ky eshte opsioni i vetem i mundshem, pra e vetmja alternative. Megjithate, procesi ende duhet te vazhdoje per ta legjitimuar kete nderkombetarisht, dhe per t'i bindur ata qe ende nuk jane te bindur. Ky eshte qellimi i negociatave.

   
   Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur            Powered by   WebPhotoPro

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 19-09-2005, 05:23:28
Po shtrohet edhe një pytje : ku ishin keta sttudiues të politkës botërore më parë që nuk iu ndegjohej zëri fare, kur populli shqiptarë në kosovë rrezikohej nga barbarizmi serbë e që ky popull nuk ishte minoritet por mê shumicë, afër 2 milion ? E tani gjoja qajn përë një minoritete serbë të cilët kan kryer krime mbi popullin shqiptarË dhe jan strehuar ne veri të kosovës e gjoja se nuk guxojn të kthehen nga irredentismi shqiptarë !
Ata serbë e dijnë fare mirË se ç'kan bërë andaj edhe s'do të guxojn të kthehen kurrë ! Tani, ne u dashka qe të mbesim pengë e kriminelve të tillë ?
Këto janë fjalë të kota të politikajve gjoja të njohur....
Le të kthehen ata po deshen, deren e kan të hapur, ama mos të thojn se shqiptarët  nuk dojn, ç'ka presin ata ?
Perë një minoritete të 200 mi shpirtave qe pjestaret paramilitere kan bërë krime ata duhen te pergjigjen para gjyqit te Kosovës, po deshen keshtu le të kthehen.(kuptohet paramiliterët meshkujt sebë të kosovës ishin perkrahes te krimeve mbi shqipëtarët, duhet të japin llogari) S'po flas për gra e femij që arrin shifren totale as dy qind mi....duke llogaritur serbët kolon nga kroacia. Të gjithë ishin pere qfarosjen e shqiptarve !

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#23 ne: 19-09-2005, 17:53:10
eh more kreksi, ata serv qe bene krime ne popullin tone, duan vetem ta mbajne peng statusin final edhe kane bere krime edhe nuk guxojne te kthehen ne Kosove edhe fajsojne shqiptaret se jane te rrezikuar. Ata jane te rrezikuar vetem nga krimet qe kane bere!

Mundohen te nxierrin dhjam nga pleshti!

Po e perseris se eshte shume e rendesishme: bisedimet per serbet e Kosoves,  duhet te lidhen me shqiptaret nen serbine - aq te drejta sa kane serbet e Kosoves, po aq kane te drejta shqiptaret nen Serbine edhe kryhet çeshtja!

Perderisa serbet e fshatit Graçanice bllokojne rruget kryesore, protestojne ashper jasht termit proteste, paraqiten aq agresiv, demolojne shkatrrojne gjithçka munden - per 4 serv te arrestuar per krime lufte ne Kosove - çfare bejne shqiptaret ne Luginen e Presheves ne raste te tilla? Shih, shqiptaret pajtohen me arrestimet e shqiptareve edhe kur nuk jane plotesisht fajtore per krime lufte!

Nderkombetaret, sidomos politikologet, politicistet e njohur mbajne anen e pakices serbe, duke u munduar t'i plotesojne kerkesat e tyre - nuk jane real ne shtruarjen e Te Vertetes! E na pse te aprovojme secilen alanize politike te na servohet, kur nuk eshte reale? Na duhet te jemi ma shume vigjilent, te pajtohemi vetem me te verteten!


Odise

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 19-09-2005, 18:16:10
Plotësisht pajtohem me ju, Ô Odise !!!

Ata politikaj tanë, duken si nuse, mire e ke. ku jan viktimat, ku është dëmshperblimi e ku jan kriminelët serbë? Besa aat as që fshifen fare në serbi, po jan ne veri të Mitrovicês ose mjedis kosovës, si të mos kishte ndodhur asgjë....
Si i thua ti politikan shqiptarë atij kryemadhit që mban doren e shtrirë drejt armikut ? Si nuk iu vjen turp të dergojn njerëz  të tillë, ore ?
Ndoshta zihet ndryshe andaj iu duhet një trup i madh si ky qe ta barti baren nga vjena deri në prishtinë, tjerët të menqur, e kan dergue një tramak njeri që pastaj t'ia lëjn fajin atij e vete do rrin në te terun.... se bëhenn gati pere kritika, jo ky s'ka hajrizi na mori në qafë se ne e kemi pas qit lokomativen në binarë por ky e rrxoj lokomotiven me fuqin qe kishte, e ke parë qafen,  sa të një tarakut...Pun e madhe ai ka shkuar pere fam, qe te fotografohet, ai mendon se aty është star i holivudit ! keshtu është kur vehtja i ka hy në begeni(vetëpelqim njeriut, çka ti bësh ore !
Pasqyre e  shemtuar e kosovarizmit....

Temat e fundit