“Rishfaqen” çetnikët në rrugët e Mitrovicës - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Rishfaqen” çetnikët në rrugët e Mitrovicës

“Rishfaqen” çetnikët në rrugët e Mitrovicës

· 2 · 1640

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-04-2010, 14:58:41
Matanë Urës së Ibrit shtohen grupet e ekstremistëve serbë

Grupe të ndryshme ekstremiste serbe kanë intensifikuar praninë e tyre në veri të Mitrovicës, si dhe në Lagjen e Boshnjakëve, lokalitetin e vetëm në atë pjesë të Mitrovicës me shumicë të banorëve shqiptarë dhe boshnjakë. Lagjja, e cila gjatë viteve të fundit është njohur për qetësi dhe bashkëpunimin e shqiptarëve dhe serbëve në tregti, është mbuluar këto ditë nga mbishkrime (grafite) të shkruara nëpër mure, ku bëhet thirrje për vdekjen e shqiptarëve, kundërshtimin e zgjedhjeve të organizuara nga institucionet e Kosovës dhe vepra të tjera ekstremiste.

Banorë të lagjes kanë rrëfyer se si grupe ultranacionalistësh janë parë duke parakaluar nëpër lagje me uniforma çetnikësh, ndërkaq, sipas tyre, të njëjtët individë edhe i kanë shkruar mbishkrimet. Përveç organizatave ultranacionaliste dhe të shpallura si ilegale edhe nga shteti serb “Obraz” (“Fytyra”), “Srpski Çetniçki Pokret” (“Lëvizja Çetnike Serbe”), në veri të Mitrovicës, kanë shtuar aktivitetin e tyre edhe grupe të tjera ekstremistësh, siç janë “Delije” (“Trimat”) dhe “Grobari” (“Varrmihësit”). Javë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar tre të rinj, të cilët kanë deklaruar se janë pjesë e organizatës “Obraz”. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se provokimet janë të pritshme në prag të zgjedhjeve paralele që Serbia do t`i mbajë në veri të Mitrovicës, ndërkaq misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX dhe Zyra Civile Ndërkombëtare nuk kanë dashur që të komentojnë funksionimin e grupeve radikale serbe në këtë pjesë të Kosovës. Përfaqësues të Lagjes së Boshnjakëve, për më shumë kanë emëruar edhe pjesëtarë të familjeve të përfaqësuesve politikë të serbëve në veri, të cilët janë pjesë e këtyre grupeve.
Kouchner

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, ka deklaruar për të përditshmen “Koha Ditore”, se shpreson që edhe Kosova, edhe Serbia, të marrin pjesë në Konferencën e BE-së dhe të Ballkanit në Sarajevë, më 2 qershor. Ai, duke folur pas takimit që kanë pasur ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, tha se “pret që të gjithë të vijnë dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin, por nuk jam i sigurt. Kjo varet nga ata”, ka thënë Kouchner. I pyetur nëse është e mundur apo jo ndarja e Kosovës, Kouchner ka thënë se “nuk besoj se kjo është e mundur”, por ka shtuar se ai nuk është as kosovar e as serb, por Serbia duhet rreth Kosovës të ketë politikë europiane nëse dëshiron të ecë drejt BE-së. Kouchner megjithatë ka thënë se në Kosovë është arritur shumë sukses, duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur, lufta, okupimi, ndarja e një pjese të territorit nga një shtet dhe kontaktet që megjithatë kanë ndodhur. Ai ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës, sipas tij, janë duke u takuar me njëri-tjetrin më shumë se sa janë takuar më parë. Ndërkaq, lidhur me politikën që po zbaton ministri i Jashtëm i Serbisë, Jeremiç, sidomos në vendet e të painkuadruarve, lidhur me Kosovën, Kouchner ka thënë se “lëvizja e të painkuadruarve i takon së kaluarës”. “Ministri Vuk Jeremiç luan rolin e tij dhe zbaton politikën e tij për të cilën mendon se do të sjellë rezultate”, ka thënë Kouchner, por ka shtuar se, në fund të fundit, vendet anëtare të Bashkimit Europian do të vendosin për anëtarësimin e një vendi tjetër në BE dhe jo Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pa marrë parasysh se çfarë mendimi do të sjellë për pavarësinë e Kosovës Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

G.Shqip

  • Postime: 7
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 18-06-2010, 23:43:03
e po na flejm rehat sepse i kemi specilsat tone si ata qe e arrestun albin kurtin ata le te shkojn ne mitrovic po ju ka hup busolla  e mos menojn se po jau qliroj une mitrovicen e  ata masanej me hyp ne pushtet e me vjedh sa te mujn jo ska mo budall mo sluftoj jo kurre

Temat e fundit