Vitia është qytezë dhe ndodhet në pjesën më juglindore të Kosovës, në kufirin me Maqedoninë në lindje të Ferizajit dhe jug ë komunës së Gjilanit.
Vitia eshte nje qytet i lasht i cili eshte me tradita te vjetra. Vitia eshte kryesisht vend Bujqsor dhe njihet si regjion shum Kultivues i madh i Perimeve.
Komuna e Vitise shtrihet ne pjesen pjesen qendrore te fushegropes se Anamoraves se Eperme per mes se ciles kalon Lumi Morava e Binqes.
Vitia shtrihet në pjesën qendrore të fushëgropës së Moravës së Epërme , përmes saj kalon lumi Morava e Binçës .Është e vendosur në një rrafshirë shumë pjellore, e përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Pas okupimit të trevave shqiptare (Kosovës) nga pushtuesit osman, treva e Vitisë ishte pjesë e Nahisë së Moravës. Në regjistrimin osman të vitit 1455 ,Vitia si vendbanim kishte 104 bashkësi (shtëpi familjare) me 18.801 . Ishte drejtues Çaudar Ahmedi i Guliam Begut. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912), sikur pjesët tjera të Kosovës, edhe Vitia me rrethinë okupohet nga Serbia, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore okupohet nga Bullgaria, mandej në mes dy luftrave botrore ishte nën okupimin e Jugosllavisë (1918-1941). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e zonës okupuese Bullgare , ndërsa në vjeshtë 1944 ripushtohet nga Jugosllavia komuniste. Vitia në vitin 1912 ishte shpallur komunë, ndërsa gjatë Mbretërisë Jugosllave ishte pjesë përbërse e Banonisë së Vardarit me qendër në Shkup. Në pikpamje administrative Vitia ishte komunë në vete si pjesë e Qarkut të Gjilanit. Në vitin 1952 nga qarku i Gjilanit formohen tri rrethe: Gjilani, Vitia, Dardana.. Ndërsa në vitin 1959, kur transformohen rrethet, Vitia shndërrohet Komunë në vete. Krahas ketyre ka edhe te dhena tjera te cilat do ti permendin ne vazhdim.
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vitisë ka pasur 4 biblioteka publike me 34.528 libra. Libraria kryesore ka pasur 12.947 libra, ndërsa degët në Pozharan, Radivojcë dhe Sllatinë kanë pasur 21. 581 libra, por pas luftës së pastrimit etnik serb të gjitha bibliotekat në këtë komunë, si librat, ashtu edhe inventari dhe ndërtesat, kanë qenë dëmtuar. Për pasojë, bibliotekat janë dëmtuar dhe 15.159 libra janë shkatërruar, por ato i kanë shpëtuar shkatërrimit të plotë, që ka ndodhur në shumë komuna të tjera të Kosovës.Në dhjet vitet e fundit ne qytetin e vitis sipas perqindjes se banoreve fshati beguncëka dal si fshati me i shkolluar.
Elita Press - Revist - (Emrush Azemi - pronar) në gjuhën shqipe
Radio Iliria - Radio/TV - (Ilir Murtezi - drejtor gjeneral) në gjuhën shqipe
Radio Zëri i Pozheranit - Radio - (Shyqeri Halabaku - drejtor) në gjuhën shqipe
Radio Klokot - Radio - Nikola Stolić në gjuhën serbe. Wikipedia