Tangoja e dy të pangopurve - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tangoja e dy të pangopurve

Tangoja e dy të pangopurve

· 1 · 473

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-02-2011, 01:06:51
Nga Albin Kurti

AKR-ja për më shumë se tri vjet qëndroi në opozitë duke mos e bërë me gjithë mend opozitën. Kreu i saj përfitonte tenderë nga Qeveria, blinte ndërmarrje të Kosovës përgjatë plaçkitjes së Kosovës që u quajt privatizim, dhe deputetët e tij e kritikonin koalicionin PDK-LDK e Thaçin vetëm atëherë kur kritika e tyre s’kishte aq rëndësi. Në vitet 2007-2010 në Kosovë formalisht e kishim koalicionin qeverisës PDK-LDK, por realisht koalicioni kishte formulën PDK-AKR-LDK.

 

Se AKR-ja është më e afërt me PDK-në edhe se vetë partneri i saj LDK-ja, u dëshmua me 2 nëntor të vitit të kaluar. AKR-ja e mundësoi mosbesimin ndaj qeverisë Thaçi në mënyrë që të provokoheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme në të cilat u bë vjedhja më e madhe elektorale në Kosovën e pasluftës. Pa AKR-në nuk do të binte qeveria e PDK-së në mënyrë që mandej të mund të ngrihej përsëri ajo.

Ajo që e rrëzoi Qeverinë e PDK-së me marrëveshje, pas vetëm tre muajve e gjysmë, po e ngrit PDK-në në qeverisje me marrëveshje të re. Këto dy marrëveshje të ndryshme janë dy anë të së njëjtës medalje. E dyta s’bëhej pa të parën, por mbase as e para s’bëhej pa këtë të dytën.

Në qeverinë e ardhshme do të jenë edhe të besueshmit e tjerë të Thaçit nga radhët e mosbesuesve të tjerë të qeverisë së kaluar – pra, deputetët serbë. Më 2 nëntor 2010, në mesin e 66 deputetëve që patën votuar për shkarkimin e qeverisë kanë qenë edhe ata të SLS-së së Slobodan Petroviqit dhe të Grupit për Integrim të Branislav Gërbiqit. Sikurse AKR-ja, edhe këta do të shpërblehen me poste të ndryshme qeveritare për shkak se ia zgjatën jetën Thaçit duke e rrëzuar atë për ta ringritur ca më vonë.

 

Thaçi nuk ka pasur nevojë ta përdorë si vegël AKR-në atëherë kur e organizoi suksesshëm mocionin e mosbesimit ndaj vetes së tij. Ai, thjesht, ka mundur të japë dorëheqje. Edhe tash, nuk ka qenë e thënë që ai të pajtohet për Pacollin president. Ai, thjesht, ka mundur të heq dorë nga posti i kryeministrit. Ishte e qartë që AAK-ja nuk e kishte problem koalicionin me PDK-në por bërjen e Thaçit kryeministër.

Madje, ky ishte halli kryesor edhe i LDK-së e cila propozonte qeveri të përbashkët teknike. Mirëpo, Thaçi dëshironte që me çdo kusht të bëhet kryeministër. Prandaj, e vërteta është që Pacolli po bëhet president sepse Thaçi nuk është i gatshëm të mos bëhet kryeministër. Natyrisht, Thaçi edhe po e shpaguan Pacollin për ‘mosbesimin’ e këtij më 2 nëntor. Ama shkaku kryesor që Pacolli po bëhet president është dëshira e zjarrtë e Thaçit për t’u (ri)bërë kryeministër. Thaçi do ta propozojë Pacollin për president sepse ai do ta propozojë pastaj Thaçin për kryeministër.

Nëse në dekadën e parë të këtij shekulli politikanët e Kosovës e dëshironin pushtetin kryesisht për hir të pasurimit dhe karrierës personale, tash në dekadën e dytë po këta politikanë e duan pushtetin për hir të ruajtjes së asaj pasurie dhe karriere. Në këtë ndërrim dekadash kemi edhe ndërrim dukurish: nga pushteti si para te pushteti si imunitet; nga pushteti si pasurim i paligjshëm te pushteti si legalizim i pasurisë.

Ky ndërrim gjithsesi e rrit kontrastin ndërmjet qytetarëve dhe pushtetarëve. Qytetarët që e duan lirinë prej pushtetit ndodhen përballë qeveritarëve që e shohin pushtetin si liri. Pra, sikleti i politikanëve si puna e Thaçit nuk është më që jashtë pushtetit do të mund të mbesin pa pasurinë që s’e rrisin e as s’e ruajnë dot më, por që jashtë pushtetit do të mund të mbesin edhe pa liri. Ata e dinë që pa pushtet përveç pasurisë s’do të mund ta mbrojnë as veten e tyre prej akuzave e hetimeve për korrupsion.

Pacolli sigurisht që kurrë nuk do të zë vend për të mirë te zemrat e mendjet e shqiptarëve. Shumë njerëz e kanë kapur kokën me duar tash që Behgjet Pacolli do të bëhet President i shtetit të Kosovës. Shumë qytetarë janë mërzitur fort kur kanë mësuar se ky njeri do të jetë i pari i Republikës sonë.

Mirëpo, kjo situatë politike e ka dashur pikërisht një këso njeriu. Para negociatave të reja me Serbinë dhe para shitjes së ndërmarrjeve publike, ku ka njeri më të përshtatshëm sesa Pacolli? Pranë flamurit me lara dhe himnit pa tekst, ku ka Kosova njeri më të përshtatshëm sesa Pacollin?

Me struktura të Serbisë që kontrollojnë çerekun e territorit të Kosovës, me privatizimin neoliberal tipik për Amerikën Latine të fundshekullit të kaluar, pa ushtri, pa të drejtë që t’i bashkohemi Shqipërisë, me himn e flamur shkombëtarizues, natyrisht që Pacolli shkon për president. Ashtu siç e kemi shtetin, të tillë do ta kemi edhe presidentin.

Sa më shumë që ankohen njerëzit pse Pacolli do të jetë president, aq më shumë shpërfaqet që këta njerëz duan që shteti i Kosovës të mos duket ashtu siç është. Pacollin do ta ketë për president shteti i pavarur i Kosovës sepse si Pacolli është bërë vetë ky shtet.

Duhet që rrënjësisht t’ia ndërrojmë karakterin dhe orientimin politik shtetit, në mënyrë që të mos na bëhen pacollat presidenta. Sikurse gjarprin, as problemin nuk duhet kapur për bishti.

Temat e fundit