Tension në Kosovë pas mbërritjes së presidentit serb - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tension në Kosovë pas mbërritjes së presidentit serb

Tension në Kosovë pas mbërritjes së presidentit serb

· 1 · 523

  • Postime: 27954
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-01-2012, 17:06:23
 Presidenti serb Boris Tadic shkel në Kosovë, qindra kosovarë protestojnë. Situata pas mbërritjes së kreut serb është e tensionuar raportojnë mediat vendase, pasi vendasit tentojnë të bllokojnë qëndrimin e Tadic në Kosovë. Presidenti i Serbisë, ka mbërritur mesditën e sotme në pikën kufitare të Merdarës për të zhvilluar një vizitë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse sllave që kremtohen të shtunën. Mediat kosovare bënë me dije se kreu i shteti serb u shoqërua në Kosovë nën masa të forta sigure. Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin e saj për këtë vizitë me kushtin që ajo t’i përmbahet karakterit të saj fetar dhe të mos keqpërdoret për deklarime politike. Në një intervistë për Ria Novosti, Tadic është shprehur se javët e ardhshme do të kërkojë nga vendet me ndikim të botës mbështetje për planin mbi Kosovën, siç është zgjidhja për veriun, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, mbrojtja e pronës etj.

SHQIPTARËT E DEÇANIT BLLOKOJNË BESIMTARËT SERB
Ora 13:25 Presidenti i Serbisë Boris Tadic, rreth orës 14: 30 pritet të mbërrijë në Manastirin e Deçanit. Mediat kosovare bëjnë me dije se qindra shqiptarë të Deçanit po protestojnë kundër mbërritjes së kreut të shtetit serb, ndërkohë raportojnë për bllokim rrugës për të mos lejuar mbërritjen e Tadic. Mësohet se protestuesit kanë ndaluar një autobus me besimtarë serb dhe është dashur ndërhyrja e forcave të ROSU për të shpërndarë turmën.

ARRESTOHEN 6 AKTIVISTË TË VETËVENDOSJES
Ora12:06 Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar paraditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Besianë, pasi tentuan të bllokonin këtë aks rrugor.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i kësaj lëvizjeje Erzen Vraniqi, i cili njoftoi se aktivistët u arrestuan pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës, në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit serb, Boris Tadic, ambasadorit rus dhe atij bjellorus, në Kosovë

TË SHTËNA ARMËSH NË MITROVICË
Ora 11:26 Në veri të Mitrovicës, mbrëmë janë dëgjuar të shtëna armësh që kanë shqetësuar banorët shqiptarë që jetojnë atje. Mësohet se të shtënat kanë të bëjnë me Krishtlindjet ortodokse, ndërsa forcat e sigurisë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore të lumit Ibër. Po ashtu, të shtëna janë dëgjuar edhe në komunat tjera në veri, të banuara me serbë.

PRESIDENTI I SERBISË NË KOSOVË ME HELIKOPTERË TË NATO-s
Ora 9:11 Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pritet të qëndrojë sot në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse sllave që kremtohen të shtunën. Gazeta kosovare Zëri, bëri me dije mëngjesin e sotëm se kreu i shteti serb, bashkë me ambasadorin rus dhe atë bjellorus, të akredituar në Beograd, do udhëtojnë drejt Kosovës me helikopterë të paqeruajtësve të NATO-s.Të njëjtat burime kanë sqaruar se KFOR-i së bashku me EULEX-in do të përkujdesen për sigurinë e afërt të presidentit serb, i cili edhe këtë vit është zotuar se do të vijë për të dhënë deklarata religjioze dhe jo politike. Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin e saj për këtë vizitë me kushtin që ajo t’i përmbahet karakterit të saj fetar dhe të mos keqpërdoret për deklarime politike. Presidenti serb pritet të qëndrojë në Patrikanën e Pejës në mbrëmjen e së premtes, ndërsa të shtunën në mëngjes do të marrë pjesë në liturgjitë fetare në manastirin mesjetar të Deçanit. Zëvendëskryeministr i i Kosovës, Hajredin Kuqi tha dje se kërkesa për vizitën është bërë nëpërmjet zyrave ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Beograd e Prishtinë. Vizita e presidentit serb Boris Tadic në Kosovë, ndodh në një kohe kur serbët në veriun e Kosovës kanë vendosur që të organizojnë një referendum, me të cilin qytetarët serb në atë zonë do të deklarohen nëse duan apo jo të pranojnë institucionet e Kosovës
(el.me/BalkanWeb)

Temat e fundit