Themelohet Universiteti i Prizrenit - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Themelohet Universiteti i Prizrenit

Themelohet Universiteti i Prizrenit

· 2 · 2961

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-10-2009, 21:12:46
Qeveria vendosi sot të themelojë edhe një universitet tjetër publik në Kosovë - Universitetin e Prizrenit. Në përbërje të tij do të jenë këto fakultete: Fakulteti Juridik, Ekonomik, i Edukimit, i Filologjisë, Fakulteti Filozofik, ndërsa në të ardhmen mund të themelohet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe ai i Arteve.

Në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit, kryeministri Hashim Thaçi autorizoi Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave, që të emërojë një bord drejtues që do të merret me implementimin e këtij vendimi, si dhe të bëjnë të gjitha parapërgatitjet që Universiteti i Prizrenit të regjistrojë studentët e parë në vitin akademik 2010-2011.

Universiteti në Prizren do ketë si njësi akademike edhe në Gjakovë e Pejë. “Ky është projekti i parë i propozuar për themelimin e universitetit të dytë publik në Republikën e Kosovës, por mundësitë janë të favorshme edhe për hapjen e universiteteve të tjera publike në qendrat kryesore të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi, transmeton KosovaLive.

Thaçi theksoi se dija dhe kërkimi shkencor duhet të jenë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, shoqëror dhe ekonomik të Kosovës. Sipas tij, kapitali njerëzor është elementi bazë për rritjen ekonomike, të qëndrueshme dhe të shpejtë të shtetit të Kosovës.

Ndërsa ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Enver Hoxhaj, tha se arsimi i lartë është një ndër sektorët më të fuqishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi. “Integrimi i Kosovës në BE varet shumë se sa Kosova do të ketë profesionistë që do të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionet e tyre në sektorin publik dhe atë privat”, tha ministri Hoxhaj, i cili shprehu optimizmin se Universiteti i Prizrenit do të rrisë konkurrencën në sektorin publik.

Në një nga vendet e Bashkimit Evropian, siç tha Hoxhaj, në 1.000 banorë janë 50 studentë, përderisa në Kosovë në 1.000 banorë janë 30 studentë. “Me themelimin e këtij universiteti të rinjtë do të kenë një kosto shumë më të ulët të studimeve, karshi një kostoje shumë më të lartë që kishin më herët”, u shpreh ministri Hoxhaj.

Numri një i dikasterit të arsimit në Kosovë premtoi se shumë shpejt në qeveri do të vijë për shqyrtim Ligji për arsimin e lartë.

“Krahas kësaj do të kemi edhe një ligj të dytë për financimin e arsimit të lartë dhe këtu do të definohet qartë edhe roli i dy universiteteve publike”, u shpreh ai.

Universiteti i parë publik shqip në Kosovë – UP u themelua 39 vjet më parë nga Kuvendi i atëhershëm Krahinor i Kosovës.

Gazeta Express

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-10-2009, 14:42:12
EdhePrizreni me universitet


Edhe Prizreni me universitet
Tashmeedhe qyteti historik i Prizrenit do te kete universitetin e tij.Kete eberi te ditur gjate nje vizite atje Kryeministri Hashim Thaci, i cilitha se ai do te hape dyret per 5000 studente duke filluar qe nga tetorii vitit tjeter.  Pas nje takimi qe patime kryetarin e Prizrenit,  kryeministri i Kosoves Hashim Thacideklaroise Universiteti publik i Prizrenit do te jete i hapur per te gjithebrucoshet duke perfshire ketu edhe ata qe vijne nga veri i Shqiperisedhe Maqedonia.
 
Universiteti do te perfshije fakultetin Juridik, Ekonomik, te Edukimit,Filologjise etj...
 
Prizreni eshte qyteti i dyte pas Prishtines per nga madhesiainfrastrukturore dhe per nga numri i banoreve ne Kosove.

Qytetaret thone se hapja e Universitetit publik te Prizrenit perben njevlere me shumeper kete qytet.

Temat e fundit