Transplantet, arrestohen tre serbe - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Transplantet, arrestohen tre serbe

Transplantet, arrestohen tre serbe

· 2 · 772

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-06-2009, 09:43:14
Policia e Kosoves ka arrestuar tre persona te nacionalitetit serb nen dyshimin se kane kryer vepra kriminale duke ofruar shuma te majme parash me shume se 100 mije euro per te gjithe ata qe behen deshmitare te aferes rreth marrjes dhe trafikimit te organeve njerezore nga ushtaret e UÇK-se gjate luftes ne Kosove.

Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka tha se policia eshte ne kerkim te personit te katert te dyshuar i cili po keshtu dyshohet te jete i perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Sipas policise, te arrestuarit dyshohet te kene ofruar pervec parave edhe punesim, objekte banimi dhe gjera te tjera per te gjithe ata qe duan te jene deshmitare per gjoja viktimat e transplantimit te organeve gjate kohes se luftes ne Kosove.

Millutin Radanovic, Predrag Zhelkovic shtetas te Serbise dhe Igor Jucinac shtetas i Kosoves, njekohesisht edhe ish-pjesetar i policise se Kosoves, te cilet jane arrestuar te enjten ne Cakllavice jane sjelle te premten para Gjykates se Qarkut ne Prishtine.

Te caktuar sipas detyres zyrtare, te dyshuarit ne kete proces perfaqesohen nga avokatet shqiptare Nike Shala, Shefki Syla dhe Vahid Halili, nderkohe prokuroria publike ka kerkuar caktimin e mases se paraburgimit per serbet qe dyshohen se kane kryer veper penale te krimit te organizuar dhe pengimit te te provuarit.

Te arrestuareve u eshte caktuar masa e ndalimit, ndersa seanca per caktimin e mases se paraburgimit pritet te mbahet shpejt.

Pervec Igor Jucinac i cili ka sherbyer ne policine e Kosoves, policia i sheh si persona te dyshimte dy te arrestuarit e tjere te cilet mund te kene qene edhe pjese e sherbimit sekret serb.

Top Channel

  • Postime: 67
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-06-2009, 00:03:46
Shpresojm qe te zbardhet ky trillim i serbve sepse vetem ata dijn te bejn keto lloj gjerash por sa te jete unmiku ketu vshtir se do kete diqka te re tjeter perpos kesaj qe ndodhi dhe me spo flitet asgje tjeter perpos keti arrestimi qe ndodhi dite me pare

Temat e fundit