Udhëtim në shtetin e ri që po lind në gjirin e Evropës plakë ! - Kosova Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Udhëtim në shtetin e ri që po lind në gjirin e Evropës plakë !

Udhëtim në shtetin e ri që po lind në gjirin e Evropës plakë !

· 8 · 1878

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-02-2007, 14:31:18
Një fundjavë në Prishtinë, ose duke pritur Ahtisarin
   
Së bashku me një grup kolegësh gazetarë, udhëtojmë drejt Kosovës. Sapo hyn në pikën e kalimit të kufirit në Morinë ndeshesh me një rregull për tu admiruar. Pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës, tregohen strikt dhe të përmbajtur me cilindo udhëtar, pavarësisht nga nacionaliteti apo profesioni. Për atë që e ka vizituar Kosovën shpesh, apo që ka kohë pa shkuar atje, kjo është një gjë e re. Tashmë që kontrolli i pikave kufitare ka kaluar totalisht nën ruajtjen e pjesëtarëve të SHPK-së, vëren të njëjtin rregull dhe disiplinë si në çdo pikë kalim-kufiri të Evropës. Edhe pesëqind metra pasi hyn në Kosovë, një tjetër kontroll, i cili kryesisht është i përqendruar në lëvizjet e automjeteve. Një sy i kujdesshëm e quan këtë një “gjendje gatishmërie”.
***

Në pritje të 2 shkurtit
Kosova ndodhet tashmë në situatën më delikate, sa i përket të ardhmes së saj. Pak orë më parë, Ahtisari ka hapur pakon me propozimet e tij. Është ora tre e tridhjetë e mëngjesit, ndërsa në një pikë karburanti mund të marrësh të gjitha gazetat kryesore të së shtunës. Në të gjitha, shkruhet për Ahtisarin, pakon e tij dhe pavarësinë. Analiza, komente, fakte. Madje, gazeta “Koha Ditore” boton në faqet e saj të gjitha pikat e planit kryenegociatorit të OKB-së.
Dita e shtunë është një ditë e zakonshme. Gjatë një shëtitjeje në Prishtinë, vëren se në qytet, brenda një kohe të shkurtër janë ndërtuar mjaft objekte të reja dhe po ashtu janë hapur objekte të reja sociale-argëtuese, ndërmjet të cilave edhe disa qendra tregtare, të cilat për nga luksi dhe shumëllojshmëria e produkteve, nuk kanë asgjë më pak se qendrat analoge kudo në Evropën e zhvilluar. Po ashtu edhe në çmime.
Në bisedat e ndryshme që ndodh të dëgjosh kalimthi nëpër baret e shumta, ndesh në tema të ndryshme. Kuptohet që plani i Ahtisarit është një ndër temat e ditës. Disa janë të pakënaqur me propozimet e tij, disa të tjerë preferojnë të heshtin mendueshëm, e të tjerë... Pastaj bisedat hyjnë në temat normale që kanë të bëjnë me familjet, projektet e ndryshme, ekonominë, e plot të tjera, për të rihyrë sërish tek plani i presidentit finlandez, pavarësia, familja, bizneset, projektet... Çdo gjë është e lidhur me fjalën “pavarësi”; e sotmja dhe e ardhmja, identiteti dhe zhvillimi.
Të gjitha komentet politike janë ndalur deri në 2 shkurt, ditë kur Ahtisari do të vijë në Prishtinë për të prezantuar planin e tij. Politikanët e të gjitha niveleve kanë shmangur komentet. Nuk ka konferenca shtypi. As takime të hapura në prani të medias. Pakënaqësitë dhe vërejtet sigurisht që diskutohen larg syve, mikrofonave dhe kamerave për t’u publikuar më pas, nga “Grupi i Unitetit” në takimet ballë për ballë me krye negociatorin, apo edhe me palët e tjera. Gjithsesi, askush nuk do të pranojë të diskutohet më pak se Pavarësia, pasi të gjithë, që nga Mitrovica deri në Koshare, që nga Rugova e deri në Viti e Gjilan kanë luftuar e punuar veç për të. Realisht Kosova është një shtet i ri që po lind në gjirin e Evropës plakë.
***

Ylli më i ri në botë
Së bashku me shtetin më të ri në botë, producenti shqiptaro-amerikan Rino Gjonaj me kompaninë e tij “World Star Production”, pas realizimit me sukses të njëzet projekteve të ndryshme, ndërmjet të cilave edhe “Miss Europa” (Tiranë 1996) dhe “12 vallëzime pa një të shtunë”, po organizon festivalin më të ri të këngës në botë, “A new world star is born” (Po lind ylli më i ri në botë). Ky festival ndërkombëtar, i cili synon të bëj yje të muzikës së Botës, për herë të parë u jep mundësi edhe shqiptarëve që të marrin pjesë në konkurse të përmasave të mëdha. Çmimi i Festivalit “Kosova”, është në të njëjtën kohë edhe çmimi më i madh për artistët shqiptarë, plot një milion dollarë, është çmimi që sipas organizatorëve do të jetë një mundësi për famë më të madhe. “A new star is born” do të realizohet për herë të parë në Prishtinë, duke synuar që të mbetet një festival i përvitshëm.
Regjisor i tij do të jetë Arben Milo, i cili vjen në këtë ndërmarrje pas një pune të gjatë në realizimin e mjaft programeve në Televizionin Shqiptar, Televizionin Arbëria dhe bashkëpunimeve me projekte të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa skenari i është besuar Edlira Kodhelit, e cila mban në vete një përvojë të gjatë si gazetare, duke filluar që shumë vite më parë në Radio Tirana, për të kaluar më pas në projekte të ndryshme televizive. Në prezantimin e këtij projekti në Prishtinë, në prani të gazetarëve nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina, organizatorët shpalosën planin dhe ambiciet e tyre për këtë projekt, i cili do të ketë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare.
***

Prishtina, pikë takimi për këdo
Jeta në Prishtinë ka krijuar fizionominë e saj me kohë. Veçanërisht jeta e natës e cila i ka ngritur tashmë në kult pub-et e shumta, sidomos ato ku grupet e ndryshme “luajnë muzikë gjallë”. Janë kryesisht muzikantët nga Prishtina dhe Mitrovica, të cilët janë më të preferuarit. Në njërin prej tyre “Zanzi bar”, i cili është edhe nga më të vjetrit, interpreton një grup nga Prishtina. Dardani, miku im, më thotë se këtu, vijnë nga vende të ndryshme. Madje edhe nga Kroacia, Maqedonia apo ndonjë vend tjetër. Shumë rrallë, edhe nga Shqipëria. Pak e habitshme kjo, po të mendosh lirinë e lëvizjes ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ndërmjet të cilave nuk ka nevojë për viza, por realisht e hidhur kur mendon se ajo që pengon më së shumti është rruga që i lidh dy vendet. Veçanërisht, rruga që kalon përmes Kukësit, në dimër është një torturë e vërtetë, pasi veç largësisë një udhëtar duhet të përballojë edhe terrenin e vështirë dhe ngricat. Rruga e premtuar prej kohësh, vështirë se mund të përfundojë brenda afatit të premtuar së fundmi, duke e lënë komunikimin ndërmjet nesh në dorë të fatit, i cili shpesh preferon të kalojë transit përmes Maqedonisë. E, deri atëherë...
***

Ditë e diel
Asgjë nuk ka ndryshuar. Prishtina e ka ruajtur traditën e saj të ditës së diel. Banorët e saj zgjohen vonë dhe lëvizin shumë rrallë nëpër rrugë dhe kafene. Të lësh një takim me një mik, atë ditë, është gjë e rrallë. E diela është një ditë e shenjtë për ta, të cilën ia kushtojnë më shumë familjes. Edhe dyqanet e shumta qëndrojnë mbyllur.
Kudo është njësoj. Gjatë rrugës së kthimit, sheh të njëjtën pamje. Në Kosovë ky dimër ka qenë vërtet i veçantë, i ftohtë dhe jo me shumë borë nëpër qytete. Duket se malet kanë dashur ta mbajnë atë për vete. Edhe ajo borë që ka rënë kohë pas kohe ka shkrirë duke lënë nga pas ngricën.
Para se të kalosh kufirin, nuk ke se si të mos ndalosh në Prizren. Të paktën për një kafe. Ndryshe nga Prishtina, në Prizren sheh më shumë gjallëri nëpër rrugë dhe qendrat e reja tregtare që janë hapur së fundmi. Madje, ndodh të ndeshësh edhe banorë nga Kukësi, të cilët vijnë këtu për të kaluar disa orë. Kosova është një vend i hapur dhe mirëpritës dhe banorët e saj nuk asgjë më pak se pjesa tjetër e Evropës, veç Pavarësisë.

Kliton NESTURI

  • Postime: 2287
  • Karma: +2/-1

#1 ne: 03-02-2007, 03:41:33
Berni,
Gabim titulli.
Duhete te jetë ;Udhëtim në krahinen autonome që po lind në gjirin e Evropës KURVE !

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 03-02-2007, 22:07:43
Berni,
Gabim titulli.
Duhete te jetë ;Udhëtim në krahinen autonome që po lind në gjirin e Evropës KURVE !

Së pari lshoja një sy hartes se re te Kosovës, me komunat e reja dhe me ankllavat serbe atëherë do ta kuptosh se sa ne gjendje te rrezikshme jemi.

Nëse e keni lexuar mirë tekstin ne një pikë aty thuhet; serbet e Kosovës kan te drejta  mbështetje  nga serbia dhe atë me çdo mjete me çdo investim e qarkullim, e pastaj kthimi ite larguarve qe para 100 vitesh, te gjithë do kthehen.
Për nga numri i banorve(200 OOO) serbet kan për se tepermi territor, sidomos ne Shterpce, ne Leposaviç e komunat tjera çka është e pamujtur te  vendosim aty kanar se kush ka drejt me shumë e kush më pakëz se te gjithë kan te drejta njesoje.
Nuk e di se kjo pamvarsi ka me shumë efekt se ajo kushtetuta e 1974-tes kur ne ne atë kohe patem fituar të drejtat gati si te një shteti kurse tash kemi ndalime dhe vetëm ndalime kah te sillemi, ndalohet kjo, ndalohet kshtu, ndalohet ashtu...

Mos te flasim per ligjin mbi mbrojtjen e kultures kishtare serbe, gjoja se ata e sollen krishtin mbi token e kosoves...
Cili grup arkeologjik do te kete te drejte te hyje ne territorin serb dhe te gjurmoje keshtjellat apo varrezat e tumat ilire ?
Askush nuk do kete te drejtë, pra sikur se ne kete truall viti një te kete filluar me ardhjen e serbve e kulturat e autoktonve te injorohen ....

Pra ne jemi te dobet se po te ishim te fort, keto kushte do ia shtronim edhe shtetit serb mbrenda ne serbi se kudo qe te hasin ne antikitet te lajmrohen menjehere arkeologet shqiptarë, por, si shifet, negociatoret tane jane shqiptar modern, teper modern dhe nuk do qajne hallin e kultures ilire...le ne serbi po as ne kosovë !
Ketu shifet dobesija shqiptare...pa diplomaaci, te pa shkolluar, te pa civilizuar dhe luajn te tjeret me neve si te dojnë, si maca me miun, here shtet po pa emrin "INDEPENDENCE", ama gati si shtet !

Pra jeta do të jetë e pamundshme derisa serbet do na qendrojn aty gjithnjë duke "kukat"  ulurua si përpara gjoja se shqiptarët kështu e ashtu.

Mua harta më ka tmerrua, e ne anën tjetër disa këtu thon me levdata se e kemi çlirua kosoven e tjera ....
A prap faktorin serb e ke aty ne zemër si kancer e dikur e kishim kancerin larg, ne Beograd !
Pra, tani smundja iu është afruar zemrës, mvaret se sa do jetojmi shpirti i shqiptarit! 

#3 ne: 11-06-2009, 02:52:58
ky projekt deshtoi pasi producenti kosovar legen pasi vodhi leket e stafit dhe shiti cd ne gjithe shqiperine i genjeu dhe u zhduk si nje kurve ai quhet rinor gjonaj ose kurva.mosi besoni kosovareve se gjithmone na e kane futur ne shqipetareve

  • Postime: 6970
  • Karma: +266/-154
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 12-06-2009, 17:19:00
Kush na qenke ti mor qe na ndan ne kosovare dhe shqiptare? Ty zotrote me tru te vogel ta kujtoj qe mos ta harrosh kurre se, kosovaret  shqiptare jane.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 12-06-2009, 17:35:29
Kush na qenke ti mor qe na ndan ne kosovare dhe shqiptare? Ty zotrote me tru te vogel ta kujtoj qe mos ta harrosh kurre se, kosovaret  shqiptare jane.

e sakte  ;)
kenga isha ne KS para ca kohesh e nuk kisha pashaporten me vete me thote polici i doganes me jep pashaporten e di cka i thashe - ku ke pare ti ore qe shqiptarit i duhet pashaporte me hy ne token e vet ...  :)

  • Postime: 6970
  • Karma: +266/-154
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 12-06-2009, 17:37:50
e sakte  ;)
kenga isha ne KS para ca kohesh e nuk kisha pashaporten me vete me thote polici i doganes me jep pashaporten e di cka i thashe - ku ke pare ti ore qe shqiptarit i duhet pashaporte me hy ne token e vet ...  :)


Imagjinoje sa e kemi prite kete dite :)

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 12-06-2009, 17:46:26
prit sa te mbaroj dhe rruga ke per ta pare ndryshimin me shume ... jo vetem si shqiptare e vellezer qe jemi por dhe benefite nga njeri tjetri si shkembime ekonomike kulturore etj etj

Dhe pse zyrtarisht nuk jemi 1 shtet sepse nuk do Evropa K.... sic e tha dikush ketu  ;) prap ne jemi bashke me shume se kurre dhe uroj me shpirt qe qeverite tona te dine e ta shfrytezojne me se miri e per te miren e popullit shqiptar ... dhe pse jam pak skeptike per kete gje me thene te drejten

Temat e fundit