×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 27-08-2019, 21:11:28 »

 

Për herë të parë në historinë e re të Kosovës një grua është kandidate për kryeministre. Në një dekadë pavarësi kemi parë që shtetin më të ri në Europë ka drejtojnë aktivistë të rezistencës nën Jugosllavi ose ish-ushtarë të UÇK-së të pasluftës.

Tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës e themeluar nga i ndjeri Ibrahim Rugova ka vendour që të hyjë në zgjedhjet e 6 tetorit duke u prezantuar me emrin e deputetes Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre. Në një shoqëri më së shumti patriarkale si ajo e Kosovës, prezantimi me një grua nuk do të jetë i lehtë për një parti historike si LDK-ja.

Kush është?

Por kush është Vjosa Osmani që në Shqipëri njihet pak ndërsa në Kosovë ka krijuar një profil të fortë në politikë? 37-vjeçarja është juriste e diplomuar fillimisht në Universitetin e Prishtinës dhe më pas masterin dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Hyri në politikë që në adoleshencë si aktiviste e LDK-së. Lindi në Mitrovicë, është e martuar dhe ka 2 vajza binjake. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ajo është zgjedhur për 3 mandate si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Në dy zgjedhjet e fundit është renditur deputetja grua më e votuar në Kosovë. Vjosa Osmani është edhe lektore në Universitetin e Prishtinës.

Ndonëse me moshë të re, ajo njihet edhe për kontributin e saj për pavarësimin e Kosovës. Puna e saj ra në sy në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kur ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë, çështje që Kosova e fitoi përballë Serbisë. Veç gjuhës amtare flet anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht.

Një grua e parimeve?

Në opinionin publik ka krijuar profilin e një gruaje parimore. Edhe pse kundërshtarët politikë i kanë renditur akuza të shumta nuk ka qenë e përfolur në asnjë skandal korrupsioni gjatë kohës që LDK ka qenë në pushtet. Ajo njihet si polemizuese e fortë përballë PDK-së së Thaçit. Në një rast në komisionin e Jashtëm është përballur edhe me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu i cili është drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pjesë e stafit të Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Osmani nuk i kurseu kritikat ndaj ministrit edhe pse në krah të tij qëndronte babai i dy fëmijëve të saj. ©LAPSI.al