Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: 12:51
« ne: 14-02-2021, 10:32:18 »

Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë garë zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri. Të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi t’iu adresohen kutive të votimit për përzgjedhjen e një përbërje të re të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, votimi përmes postës nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe dje janë pranuar nga ky komision 16 mijë pako me vota nga diaspora në Kosovë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.


Procesi ka nisur normalisht pothuajse në 2382 qendrat e votimit, ndërkohë që 1.7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. E para që votoi ishte kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e cila lëshoi dhe një apel drejtuar qytetarëve, ku iu kërkoi të dalin masivisht në zgjedhje. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00./lapsi
Postuar nga: M A X
« ne: 02-02-2021, 23:58:33 »

 

Media më e re në tregun Shqiptar Albanian Post ka zhvilluar një sondazh për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Sipas anketimeve të bëra në fund të janarit në të gjitha komunat e vendit, me 1.5% marzh gabimi, Vetevendosja (51.3%) fiton me rezultat të thellë duke lënë pas LDK-në (15 3% )dhe PDK-në, 13.2%. AAK e Haradinajt 5.5%.

Nëse hiqen 9% të pavendosurit dhe ata që rrefuzojnë të përgjigjen partia e Albin Kurtit, ndonëse atij i është pamundësuar gara për deputet shkon deri në 58 % duke qenë shumë pranë shumicës së vendeve në parlament dhe duke pasur mundësinë të krijojë qeverinë edhe pa ndihmën e minoriteteve (tabela poshte). Sipas komentit të Baton Haxhiut në këto rezultate nuk janë parashikuar votat e diasporës që zakonisht e ngrejnë edhe më shumë vetvendosjen dhe që rezikojnë të lënë jashtë parlamentit edhe AAK.
Postuar nga: 12:51
« ne: 30-01-2021, 09:14:17 »

Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 43.8 % të votave. Kështu e ka nxjerrë sondazhi më i ri i PIPOS që është prezantuar në Klan Kosova. E dyta në këtë sondazh ka dalë PDK me 21.1 %, ndërsa pas saj janë LDK me 17.2 % dhe AAK me 7 %. Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.


Rezultatet e sondazhit të fundit:
Lëvizja Vetëvendosje – 43.8 %
PDK – 21.1 %
LDK – 17.2 %
AAK – 7 %
Nisma Socialdemokrate – 2.9 %
Refuzoj të përgjigjem – 4 %
I pavendosur – 3.2 %
Të tjerë – 1 %
Postuar nga: M A X
« ne: 29-01-2021, 22:10:57 »

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gjykata Supreme ka rrëzuar ankesën e Kurtit bashkë me atë të ish ministres së drejtëisisë Albulena Haxhiu të cilët ankimonin vendimin e KQZ për ti hequr nga lista e votimit (Ndërsa Liburn Aliut dhe Labinot Demit i është lejuar kandidimi).
Albin Kurti u penalizua pasi Gjykata Kushtetuese sanksionoi se kandidatët që në 3 vitet e fundit kanë një vendim të formës së prerë nuk garojnë dot.

Albin Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale, ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe për ‘pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Për ironi të fatit ishte vetë Lëvizja Vetëvendosje që çoi në Kushtetuese çështjen e personave të dënuar që mbajnë postin e deputetit. Por, pse Vetëvendosja do të ngrinte këtë çështje nëse do ti kthehej si bumerang drejtuesit të saj?
Për të kuptuar këtë veprim të Lëvizjes Vetëvendosje duhet të kthehemi pas shtatë muaj, më 11 qershor të vitit 2020. Partia e Kurtit do të dorëzonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votimit të 3 qershorit për formimin e qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti. Vetëvendosja vlerësonte se pjesëmarrja në votim e deputetit Etem Arifi, i dënuar për një vepër penale, e bënte të pavlefshme dhe jo kushtetues votimin në parlament.
“Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, – argumentonte Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar ai kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit.

U deshën gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese, më 21 dhjetor, të vendoste të pavlefshëm votimin e tre qershorit që mandatonte një qeveri me vota minimale, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Kushtetuesja argumentoi dhe vendosi se, asnjë person i dënuar me formë të prerë në tre vitet e fundit nuk mund të ishte deputet, dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Ndërsa u ra dakord që zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt dhe Albin Kurti të bashkohej me Vjosa Osmanin duke garuar bashkë e bërë thirrje se “këto nuk ishin zgjedhje, por referendum”, vloi debati nëse Kurti mund të kandidonte për deputet, pasi mbante mbi supe dy dënime në vitin 2018.

Pikërisht sot Gjykata supreme bëri fakt atë që pritej. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk u çertifikua për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, së bashku me 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.

Ndërsa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po kërkojnë të pamundurën, njëri Kryeministër e tjetra Presidente dhe me synimin që ta nxjerrin koalicionin e firmosur mes tyre si fitues të zgjedhjeve, duket se telashet per liderin e Vetëvendosjes nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen. Edhe nëse Kurti siguron votat për të krijuar qeverinë, institucionet e gritura të establishmentit nuk do të dorëzohen. Në të ardhmen nuk është çudi të dëgjojmë nterpretime të llojit: Nëse Kurti nuk kalon filtrat për deputet, a mund të jetë Kryeministër?    ©LAPSI.AL

 
Postuar nga: 12:51
« ne: 25-01-2021, 18:03:16 »

Egërsia me të cilën sulmohet kryetari i VV nga disa 'analistë' buron nga frika se do e humbin grazhdin shtetëror!

"A e keni vërejtur: debatet televizive ne Kosovë u ngjajnë atyre që zhvillohen në ndonjë vend të kërcënuar nga pushtuesit e huaj?!

Është perverse dhe e panatyrshme, por siç duket, disa ‘opinionistë të pavarur’ të Prishtinës, ardhja eventuale e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i tmerron më shumë se rikthimi i regjimit millosheviqian në Kosovë?!
 
Dhe e dini nga vjen e gjithë kjo egërsi te shumica e ‘analistëve’ që me aq urrejtje flasin për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për këtë parti në përgjithësi?

Ajo egërsi buron nga bindja e tyre se liria e të shprehurit është baras me ‘prostitucionin’ politik, se interesi kombëtarë është çështje ‘anale’, pra atë egërsi e ushqejnë ata që e duan Kosovën ku nëna parti të bënë ‘opinionistë’ të pavarur, intelektual e vlerë kombëtarë.

Po pra, tërbimi me të cilin disa ‘analistë’ e sulmojnë kryetarin e VV dhe partinë e tij, buron nga frika e tyre se do e humbin grazhdin shtetëror nga i cili janë majmur ata vet dhe të gjithë zhvatësit e Kosovës.
 
Pra e keni vërejtur me çfarë egërsie sulmohet VV, e  cila kurrë nuk e ka qeverisur vendin, e me çfarë perversiteti e çmenduria mbrohen sunduesit e mëparshëm që Kosovën e bënë joshtet?!

Andaj mos u besoni atyre që e përbuzin inteligjencën tuaj duke dashur të ju bindin se Kosova nuk është ajo ku ju jetoni, por parajsa ku banojnë zhvatësit e saj! (Kim Mehmeti)
Postuar nga: M A X
« ne: 17-01-2021, 19:37:15 »

 

Vjosa Osmani do jetë numër dy në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit. Mirëpo, nga iniciativa e Osmanit do të garojnë edhe tetë kandidatë të tjerë, edhe pse ky numër mund të jetë më i lartë.

KosovaPress mëson se përpos Osmanit, në listën e LVV nga iniciativa e presidentes në detyrë është edhe Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci, Doarsa Kica, Jeta Statovci, Gresa Bytyçi, Blerim Gashani dhe Rrustem Leti.

Nëse për të tjerët tashmë dihej se mbështesnin Osmanin, një emër që bie në sy është i kandidatit Leti. Në zgjedhjet e vitit 2019, i njëjti ka qenë kandidat për deputet me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe nga kandidatët gjakovarë në këtë listë ka qenë më i votuari.

KosovaPress ka kontaktuar Letin dhe i njëjti ka konfirmuar se është pjesë e listës së Osmanit. “Po, kandidoj nga iniciativa e Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje”, konfirmoi Leti.

I pyetur se sa kandidatë nga iniciativa e Osmanit janë në listën e LVV, Leti ka thënë se janë me shumë se çfarë kishte parë në media.

“Jemi me shumë se çfarë kam lexuar në media, pasi në shumë s’e kam parë as emrin tim, por besoj se jemi mjaftueshëm”, tha Leti pa përmendur numra./KP