×

Cfare eshte nje Bitcoin Wallet?

· 1 · 8

Cfare eshte nje Bitcoin Wallet?

· 1 · 8

  • Postime: 22178
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-07-2019, 00:53:57
Cfare eshte nje Bitcoin Wallet ? ( Portofol Bitcoin )

Nje wallet bitcoin eshte nje portofol ne te cilin mund te mbash monedhat bitcoin.
Portofoli te lejon te marresh Bitcoin ( Recive ) te dergosh bitcoin ( Send ) te konvertosh Bitcoin ne kriptovaluta te tjera ( Exchange ) te kontrollosh transaksionet drejte perdrejte ne ( Blockchain ) dhe njekohesisht te mbash disa lloje monedhash te ndryshme ne te njejtin portofol.

Portofoli perbehet nga tre pjese kryesore.
1. Public Address ( adresa publike ne te cilen derguesit mund te te dergojne bitcoin )
2. Private Adress ( adresa ose numri i llogarise se portofolit Bitcoin )
3. Private Key ( Kodi i aksesimit ne Private Address ose ne llogarine e portofolit )

Kujdes vetem Public Address mund te shfaqet ne publik pasi dy te tjerat mund te cojne ne humbjen e portofolit per kete arsye Private Address dhe Private Key ruhen ne nje vend te sigurt pa dijenine e askujt dhe te ruhen me fanatizem ne te kundert humbisni gjithcka.

Mbani mend :
1. Public Address ndryshon sa here qe ne kryejm nje transaksion dhe kjo ndodh per te ritur sigurine dhe anonimatin.
2. Sa here qe prisni te merni Bitcoin duhetnte dergoni Public Address tek derguesi.
3. Sa here qe doni te dergoni Bitcoin kerkoni Public Address nga maresi dhe kini kujdes te shenoni shumen qe do te dergoni dhe te kontrolloni taksen e trasaksionit ( Fee )
4. Per cdo transaksion ne Blockchain nevojiten 6 konfirmime qe shuma te kaloje nga dhenesi te maresi dhe kjo kohe varet nga fluksi nga 10 minuta deri ne 1 ore.
5. Per cdo transaksion mbahet nje takse ( Fee ) cila shkon per miner-sat qe bejne konfirmimet dhe varjon nga 2 deri ne 5 USD
6. Per cdo Exchange brenda portofolit mbahet nje takse Fee dhe konvertimi behet sipas kursit te monedhes tjeter e cila varet nga tregu i kembimit valutor.

Kemi tre lloje portofolesh kryesore :
1. Wallet App ( Portofol i instaluar ne forme aplikacioni ne kompjuter ose smartphone )
2. Paper Wallet ( Portofol i stampuar ne leter i shkeputur nga sistemi online )
3. Hardware Wallet ( Portofol i instaluar ne nje paisje elektronike sigurie )

Une rekomandoj :
1. Per perdorim te perditshem nje shume e Bitcointeve te mbahet ne Wallet App ndersa nje shume e konsiderueshme per arsye sigurie dhe depozitimi te mbahet ne Paper Wallet per ata qe nuk kane mundesinte perdorin nje Hardware Wallet.
2. Per perdorimin e Wallet App une rekomandoj JAXX pasi i permban te gjitha funksionet dhe ka masa sigurie shume te larta pokeshtu eshte shume i lehte ne perdorim.

Si te krijojme nje portofol bitcoin ?
1. Mund te perdorim nje Aplikacion Wallet si psh JAXX i cili te jep mundesine te krijosh nje portofol te ri nese nuk e keni nje. Por mos haroni te mbani shenim ne nje leter 12 fjalet password qe ju mundesojnente aksesoheni ne portofol nese ju humbet telefoni. Per ata qe perdorin desktop rekomandoj EXODUS nje nga softwaret me te mire por kijdes kompjuteri nuk duhetbte jete i infektuar nga viruse apo spyware.

2. Nese duam te krijojme nje Paper Wallet une rekomandoj te vetmin website bitaddress.org dhe gjithashtu rekomandoj per arsye sigurie te shkepusni internetin sepse nderfaqia ta lejon dhe te vendosni nje password per te rritur sigurine e Paper Wallet. Ma pas ta printoni portofolin e ri ne disa kopje dhe ta ruani ne disa vende te ndryshme ne menyre qe te aksesoheni nese ju humbet njera prej tyre duke perdorur passwordin tuaj. Paper wallet mund te depozitojne bitcoin perjetesishk keshtu qe mos u beni merak mun ti verifikoni here mbas here me ane te nje Wallet App.

3. Nese vendosim te perdorim nje paisje Hardware Wallet une rekomandoj https://www.ledgerwallet.com ku shiten paisjet me te sigurta per mbajtjen e kriptovalutave po ketu do te gjeni dhe instruksionet e perdorimit.

4. Gjithashtu egzistojne dhe Web Wallet qe nuk jane gje tjeter vetem faqe interneti te cilat mbajne llogarite e klienteve dhe kryejne nje sere sherbimesh si transaksione dhe kembime valutore me kosto me te lira ka me dhjetra te tilla dhe une rekomandoj ate qe ju pelqen me shume nga lehtesia e perdorimit dhe qe ka taksat me te lira. Une perdor disa te ndryshme sipas kerkesave specifike.

Po ku mund te blejme Bitcoin ?
1. Mund te bejme blerje online me karte krediti ose debiti une perdor https://spectrocoin.com
2. Mund ti blini nga shitesit vendas dhe per kete rekomandoj https://localbitcoin.com i cili do tju rekomandoje dhe do ju lidhe me shitesit vendas.
3. Mund te punoni dhe ti fitoni me pune te ndryshme nga firmat e huaja qe operojne online.

Klement Trebicka
« Editimi i fundit: 09-07-2019, 08:48:07 nga M A X »
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super