JPMorgan shpjegon: Pse Bitcoin është më i mirë se ari? - Crypto

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

JPMorgan shpjegon: Pse Bitcoin është më i mirë se ari?

JPMorgan shpjegon: Pse Bitcoin është më i mirë se ari?

· 1 · 897

  • Postime: 27155
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-11-2020, 23:21:20
 

Rritja e Bitcoin në vitin 2020 mund të vazhdojë pasi kriptomonedha dixhitale konkurron më mirë me arin si një monedhë “alternative”, tha JPMorgan në një shënim.

Bitcoin është rritur më shumë se 70%, dhe njoftimi i kësaj jave se PayPal do të lejojë përdoruesit e saj të blejnë, shesin dhe shkëmbejnë kriptomonedhën shërbeu si një tjetër miratim i nivelit të lartë për kriptovalutën.

Në fillim të këtij muaji, Square bleu Bitcoin me vlerë 50 milion dollarë ndërsa angazhohet më tej për të parë monedhën dixhitale si një investim afatgjatë.

Por Bitcoin është ende një klasë relativisht e vogël e aseteve dhe favorizohet kryesisht nga investitorët e rinjë që nuk janë aq me ndikim në treg sa gjeneratat e vjetra që favorizojnë kryesisht arin fizik.

Sipas JPMorgan, tregu fizik i arit është me vlerë 2.6 trilionë dollarë, i cili përfshin aktivet e mbajtura brenda ETF-ve të arit. Që Bitcoin të arrijë arin për sa i përket vlerës së tregut, monedha kripto do të duhet të rritet 10 herë nga nivelet aktuale.

“Edhe një grumbullim modest nga ari si një monedhë ‘alternative’ për një periudhë më të gjatë do të nënkuptojë dyfishimin ose trefishimin e çmimit të bitcoin,” tha JPMorgan.

Dhe me kalimin e kohës, kriptoja mund të mbahet për arsye të tjera përveçse të qenit një rezervë e pasurisë siç është ari, sipas JPMorgan.

“Kriptomonedhat nxjerrin vlerë jo vetëm sepse ato shërbejnë si depo të pasurisë por edhe për shkak të dobisë së tyre si mjet pagese. Sa më shumë agjentë ekonomikë të pranojnë kriptomonedhat si mjet pagese në të ardhmen, aq më e lartë është dobia dhe vlera e tyre”, shpjegoi JPMorgan.

D.B – SCAN
Burimi: Business Insider

*Material i përgatitur nga portali SCAN-tv.com

Temat e fundit