×

Libra - kriptovaluta e Facebook

· 5 · 70

Libra - kriptovaluta e Facebook

· 5 · 70

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-06-2019, 22:50:44
 

Facebook ka lajmeruar sot krijimin e kriptovalutes te emertuar "libra" (fjala latine per peshore ose baraspeshe). Libra do te jete nje monedhe stabile, dmth me vlere te lidhur me dollarin (te ashtuquajtura Stablecoin) dhe eshte krijuar ne bashkepunim me emra te medhenj si MasterCard, Paypal, Visa e te tjete gjigande te teknologjise dhe finances. Futja e Facebook do te kete pasoja te paparashikueshme per momentin. Sidoqofte ky eshte nje tjeter hap i madh drejte futjes ne perdorim masiv te kriptovalutave. Ndersa deri tani kjo fushe ka qene e njohur nga nje grup shume i ngushte njerezish, futja e FB ne loje mundeson perhapjen e tyre te miliarda njerez. Por shume eksperte kane dyshimet e tyre per kete levizje te FB, duke pasur parasysh skandalet e vazhdueshme dhe qasjen e FB ndaj privatsise se perdoruesve te tij. Deri tani FB ka te dhenat tona mbi jeten tone imagjino cfare mund te ndodhe kur te kete dhe kontroll mbi kuleten tone!

Sebashku me Libra do te vije dhe nje "kulete" (te quajtura wallet ne zhargonin e Cryptocurrency) me emrin Calibra. Keto kuleta/wallets jane domosdoshmeri ne boten e kriptovalutave sepse duke qene se jane para dixhitale duhen programe te vecanta per t'i mbajtur dhe per t'i shpenzuar. Ne fotot meposhte kemi disa pamje te kesaj kulete.
 


Keta jane te gjithe anetaret e konsorciumit qe do te kontrolloje Libra-n.
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 20-06-2019, 08:38:36
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 20-06-2019, 08:47:42
Facebook ka punuar për më shumë se një vit në një iniciativë të fshehtë me emrin e koduar “Project Libra” për të ndërtuar një sistem pagesash të bazuar në kriptovalutë, raportoi Wall Street Journal të premten.

Gjiganti i rrjeteve sociale ka në plan të prezantojë një monedhë dixhitale që më shumë se 1.5 miliardë përdorues të tij të mund ta transferojnë me njëri-tjetrin dhe ta shpenzojnë në Facebook dhe faqe të tjera, njoftoi The Journal.

Lexoni: Facebook e JP Morgan po punojnë për kriptovalutën e tyre të qëndrueshme

Facebook ka folur me “dhjetëra firma financiare dhe tregtare online” pasi kërkon të marrë rreth 1 miliard dollarë investime dhe të kërkojë partnerë për të ndihmuar në lançimin e sistemit, sipas the Journal, i cili përmendi njerëz të njohur me këtë çështje.

Facebook nuk pranoi të komentojë mbi këtë gjë. “Ashtu si shumë kompani të tjera, Facebook është duke eksploruar mënyra për të nxitur fuqinë e teknologjisë blockchain,” tha një zëdhënës i Facebook në një email për Business Insider.

Rrjeti social ka përfshirë kartat Visa, Mastercard dhe proçesorin e pagesës First Data, sipas The Journal. Gjithashtu, ka kontaktuar kompanitë e tregtisë online dhe aplikacionet për pranimin e monedhës së saj dhe investimin në projekt, duke i joshur ata me mundësinë e tarifave zero të përpunimit të kartave.

Facebook planifikon të mbështesë monedhat e veta me rezervat e dollarit për të stabilizuar vlerën e saj dhe ta bëjë atë më të qëndrueshëm sesa bitcoin dhe kriptovalutat e tjera. Kjo mund të jetë gjithashtu një përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje për privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të saj, pasi pretendimet për kriptovalutat ofrojnë anonimitet dhe siguri. Megjithatë, ka rreziqe, pasi depozitat kriptovalutë janë keqpërdorur ose vjedhur në disa raste.
https://businessmag.al/project-libra-plani-sekret-i-facebook/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4146
Charlie
#3 ne: 07-07-2019, 16:27:11
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 261
kart hadasht
#4 ne: 07-07-2019, 17:25:30
Ne media po shkruhet qe ka shume rezerva nga qeverite e disa vendeve te botes se lire ndaj planeve te fb me kryptomonedhen libra. Vete kongresi amerikan i ka kerkuar Mark Zuckerberg qe te pezulloje planet ne lidhje me kete kryptomonedhe virtuale.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super