×

Si Bitcoin me ndryshoi jeten

· 1 · 10

Si Bitcoin me ndryshoi jeten

· 1 · 10

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-06-2019, 23:50:48
Postim i vitit 2017
Viti 2017 ka qene viti me i suksesshem per Bitcoinin deri tani, muajt e pare kane shenuar rritje te medha. Cmimi ka shkuar nga 1000$ ne 1220$ per momentin dhe ata qe kane investuar i kane shumfishuar shifrat e tyre. Sic kam permendur dhe me pare ky do jete viti me i rendesishem per Bitcoin, pasi ne muajt ne vazhdim ose do te kete ulje ose shifrat do te vazhdojne drejt nje rritje e Bitcoin do te behet monedhe virtuale aq e rendesishme saqe mund te zevendesoje dhe parane..Per ata qe mendojne se Bitcoin s'eshte i sigurt ose perdoret per gjera ilegale ju ftoj te lexoni disa nga lajmet e reja dhe do te shihni se ka ndryshime dhe per keto. Personalisht, ne menyrat qe kam postuar ne kete forum Bitcoini me ka ndryshuar jeten me plot kuptimin e fjales. Kisha 1 vit qe merresha me programim dhe pervec faktit qe isha i mire ne Informatike nuk dija ti shfrytezoja njohurite e mia. E vetmja gje qe me shtynte perpara ishte pasioni dhe vendosmeria, as prinderit nuk me inkurajonin. Thonin se po humbja kohe ne Laptop dhe se nuk do te me sillte asgje, ndoshta mundohesha ti beja te gjitha dhe kjo beri te bija edhe nga mesimet, por kurre nuk u dorezova. Kam provuar me mijra menyra sesi pasioni im mund te me sillte perfitime dhe sesi mund te ndihmoja familjen financiarisht, por gjate nje periudhe kohe te lodhshme nga te gjitha aspektet nuk ja dola. Vendosa ta lija laptopin menjane, dhe bera nje pushim 6 mujor. Ne cdo moment kodet, shifrat me kalonin ne mendje, e di qe disa veta e bejne kete pune per para, por celesi i suksesit eshte deshira. Nese ben ate qe do, nese e deshiron me te vertete, nje dite do te te kthehet gjithcka mrapsht, do shperblehesh per cdo sekonde te vetme te lodhjes tende, e vetmja gje qe te ndan nga suksesi eshte durimi, vullneti dhe dija. Mbaj mend qe para 6 muajsh bleva nje Laptop te ri qe kushtonte 300 mij leke te vjetra, pasi i vjetri me ishte prishur me kalimin e kohes. Ishte momenti qe duke shfletuar neper Forume, duke kerkuar i etur per dije dhe sukses njoha me mire se cfare ishte Bitcoin, me terhoqi jashtezakonisht shume, kur pashe rritjen e madhe po mendoja nese do ta merrja vesh pak vite me pare por isha akoma ne kohe, lexova shume menyra sesi mund te fitoje me Bitcoin, shpenzova 3 muaj duke hartuar nje plan per te fituar para, cdo sekond shifra me kalonin para syve, ndonjeher mendoja te hiqja dore, por ishte pasioni ai qe me mbajti ne kete loj. Pasi u morra 3 muaj me planet e mia, diten e pare arrita te beja 3$ dhe isha njeriu me i lumtur ne bote. Me pas bleva nga Paxfuli Amazon Gift Card duke i shitur ato per me shume deri sa arrita nje shume simbolike qe e kisha enderruar gjithmone ta beja vete : 100$, vazhdova duke perdorur shume menyra deri sa muajin e pare arrita rreth 333$ Bitcoin. Keto i perdora per te blere Amazon Gift Card Ecodes dhe kur arrita shifren 1000$ porosita 2 telefona qe i nevojiteshin personave te afert dhe i morra leket cash, nuk do ta harroj kurre diten qe morra leket, nuk behej fjale per leket, sic eshte ajo shprehja: "Fuck the money, this is what I have ever wanted!". Ndiehesha i suksesshem , jam vetem 17 vjec dhe prej 3-4 muajsh arrij te nxjerr 600$ cdo muaj, rroge me te larte sesa shteti ku jetojme qe s'ben asgje per ne i jep arsimtareve. E ne fund ajo cka ka rendsi ishte vetem buzqeshja ne syte e te afermeve te mi, ajo vlen me shume se cdo gje ne bote. Keshillat jane te ndryshme, por une do ju jap vetem nje: "Kaloni cdo sekonde te jetes tuaj duke kerkuar endrren me te madhe, synoni gjithmone per me lart, edhe nese nuk do deshtoni, te pakten te shihni nga qielli e te thoni, dhashe maksimumin, ja dola!
https://forum.itshqip.com/threads/gjithcka-rreth-bitcoin.51282/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super