×
Hyrja
Profili

Gjeografikisht dhe Historikisht - Krishterimi ne Shqiperi

Vizitor · 5 · 862

Gjeografikisht dhe Historikisht - Krishterimi ne Shqiperi

Vizitor · 5 · 862
Gerti1
ne: 23-07-2013, 22:09:49
Shqipëria ndodhet në Europën Juglindore. Ajo është një nga shtetet përbërëse të gadishullit të Ballkanit. Në këtë gadishull ajo pozicionohet në perëndim të tij. Ky pozicion gjeografik që ka Shqipëria është mjaft i favorshëm dhe strategjik. Pozita e saj gjeostrategjike në Ballkan dhe Europë është studiuar nga shumë studiues e gjeografë, të cilët me të drejtë e kanë quajtur Shqipërinë një shtet "gateway" ose "portë-lidhës". Ajo është një portë e madhe e Ballkanit dhe Europës, sepse ndodhet në qendër të rrugëve të rëndësishme që lidhin Lindjen me Perëndimin.

Më shumë sesa vetë shqiptarët, këtë pozitë gjeografike të saj e kanë shfrytëzuar të huajt, të cilët e kanë sulmuar jo pak herë në histori, me qëllim që të zotëronin këtë tokë të vyer, që do të siguronte depërtimin e tyre më në thellësi në drejtim të Lindjes apo të Perëndimit. Gjurma që këto pushtime të njëpasnjëshme lanë pas, është pikërisht ky mozaik besimesh që vihet re sot në Shqipëri. Gjithashtu edhe fakti që populli ynë njihet sot si një popull tolerant ndaj besimeve të ndryshme fetare, është rezultat i ndërrimit të herëpas’hershëm të besimit të tyre nga pushtuesit dhe se, shumë herë shqiptarët duhet të zgjidhnin që në rradhë të parë të ishin luftëtarë e të bashkoheshin, sesa të shikonin ndasitë fetare.

Por si ka qenë ky mozaik besimesh në fillimet e tij në Shqipëri? A ka ekzistuar me të vërtetë një ndarje e tillë e popullsisë sipas përkatësisë fetare siç e kemi edhe sot? Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të asaj periudhe, edhe ilirët ishin kryesisht një popull pagan ose që besonte në shumë perëndi.

Besimi i krishterë u predikua për herë të parë në Iliri nga apostujt e Jezusit dhe me të drejtë Krishtërimi në Shqipëri quhet Krishtërim apostolik. Iliria, si një vend ku është predikuar ungjilli i Krishtit, përmendet në Bibël në Letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Pal. Në letrën e Romakëve 15:19-20 lexojmë: "...me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit".

Ishte pikërisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare, që mundësonte kalimin më të shpejtë në Romë, fakti i çmuar që e bëri Palin ta drejtonte udhëtimin e tij përmes Ilirisë. Pa dyshim që qendra e parë ku Pali dhe apostujt e tij u vendosën, ishte Durrësi, ku kemi edhe komunitetin e parë të krishterë në Shqipëri. Më pas qendra të tjera ku u predikua Ungjilli, ishin Shkodra dhe Lezha, edhe këto, qendra të rëndësishme të asaj periudhe. Mendohet që Pali dhe apostujt e tij të kenë qenë në Shqipëri përpara vitit 57 pas Krishtit, vit në të cilin ai shkroi letrën drejtuar Romakëve.

Dëshmitë që na vijnë në ditët tona përmes mozaikëve me temë të krishterë dhe ndërtesave të kishave, na tregojnë se përveç qendrave të përmendura më lart, Krishtërimi shumë shpejt në atë periudhë u përhap edhe më në brendësi të Shqipërisë, në Tiranë e Elbasan, në jug të saj, në Sarandë e Butrint madje edhe në lindje, në Pogradec. Po të vërejmë në hartë me kujdes, do të shohim se ka një mbulim të mirë gjeografik të zonave apo qyteteve që patën në gjirin e tyre besimtarë të krishterë.

Rreth vitit 500 pas Krishtit, qendra të reja të krishtera përveç atyre ekzistuese, ngrihen në qytete të tilla si Berati, Gjirokastra, Vlora, Apolonia, etj. Përhapje pati edhe në qytetet e Kukësit, Matit, Mirditës, Krujës, etj. Për këtë periudhë mund të themi me siguri se besimi kryesor në territoret shqiptare ishte Krishtërimi dhe asnjë besim tjetër.

Krishtërimi në trevat e arbrit do të kalonte një periudhë të vështirë gjatë kohës së ardhjes së sllavëve dhe avarëve në Ballkan. Në librin "Krishtërimi në Shqipëri", theksohet fakti që sllavët dhe avarët nuk patën asnjë lloj ndikimi në jetën shpirtërore të arbërve, të cilët në këtë periudhë ishin shumë të fortë në besimin e tyre. Në këtë periudhë vazhduan të ruheshin dhe të funksiononin peshkopatat ekzistuese dhe Krishtërimi u përhap edhë më shumë në jug të Shqipërisë. Ndër kishat e shek. XI përmendim kishën e Kaninës (afër Vlorës), të Kosturit, kishën e Shën Arkileut të Prespës, e cila u bë edhe qendra peshkopale për këtë periudhë.

Përveç faktit që është quajtur një shtet "portë-lidhës", Shqipëria shumë herë quhet edhe kufiri i perandorive. Nëpër territorin e saj do të kalonte kufiri i famshëm që ndau perandorinë romake në dy pjesë. Gjithashtu territori i Shqipërisë mbajti edhe kufirin që ndau dy kishat e mëdha, atë të Lindjes me qendër Kostandinopojën dhe atë të Perëndimit me qendër Romën.

Patriarkana e Kostandinopojës përfshinte brenda saj trevat e Shqipërisë së mesme dhe jugore me qendër Durrësin, kurse pjesa veriore i përkiste dioqezës së Perëndimit. Sipas kësaj ndarjeje, Shkodra ishte qendra për peshkopatat Dioklea, Lisus, Dekareta, Drivasti, etj, ndërsa Durrësi ishte qendër për Aulonën, Bylisin, Skampën, Lyhnidin, etj. Kishat e jugut patën si qendër Nikopolin.

Akoma sot, po të studiojmë me vëmendje shtrirjen shumëvjeçare të kishave ortodokse dhe atyre katolike, do të arrijmë të dallojmë atë vijë të famshme të Teodosit që e ndau në atë kohë Shqipërinë në pjesën katolike dhe atë ortodokse. Perandoresha Pulheria, gruaja e perandorit Teodosit II, pas vizitës që bëri në qytetin e Antipatreas (Berati), vendosi ta quante atë me emrin e saj Pulheria poli (qyteti Pulheria). Këtë gjë ajo e bëri pasi u mrekullua me traditat e besimit të krishterë të vendasve dhe nga bukuria e qytetit.

Një periudhë e errët për kishën dhe Krishtërimin do të vinte me pushtimin e Shqipërisë nga osmanët. Heroi i madh, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i Krishtërimit, kishte vdekur. Për gati 25-vjet, Gjergj Kastrioti përveç se kishte mbrojtur territoret shqiptare, ishte kthyer edhe në mbrojtësin më të madh të Krishtërimit në Europë.

Periudha që pasoi pas vdekjes së tij ishte fatale për besimtarët e krishterë shqiptarë. Pasojat e politikës së osmanëve për të pushtuar edhe me anë të ndërrimit të besimit, bëri që nga ky pushtim kisha të dilte e tkurrur vetëm në qendrat e hershme dhe atje ku Krishtërimi kishte qenë më i fortë. Vendosmëria e priftërinjve dhe e besimtarëve të krishterë, duke përkthyer dhe botuar libra të krishterë dhe ungjillin, nuk kishte funksionuar aq sa duhet. Nga një popullsi ku mbizotëronte besimi i krishterë, Shqipëria u kthye në një vend me dominim të besimit mysliman.

Pas një periudhe ripërtëritjeje pas pushtimit osman, Shqipëria dhe besimet e saj do të tronditeshin përsëri në vitin 1967 nga vendimi i marrë nga qeveria komuniste, për zhdukjen e kishave dhe xhamive. Me gjithë përndjekjet e ushtruara nga regjimi komunist, shumë besimtarë shqiptarë vazhduan të ushtronin besimin e tyre në fshehtësi.

Besimet fetare në Shqipëri do të fillonin të rimerrnin frymë lirisht pas viteve 90 me rënien e komunizmit dhe dhënies së lirisë për ushtrimin e besimit.

Përsa i përket kishës së krishterë ungjillore, mund të themi se besimi ungjillor zë fill me ardhjen dhe vendosjen në qytetin e Manastirit në vitin 1873 të misionarëve ungjillorë, John Baird, Edward Jenny dhe George Marsh. Bashkësia e parë ungjillore e ngritur prej tyre në Manastir kishte mes anëtarëve të saj edhe Gjerasim Qiriazin, i cili në vitin 1883 bëri predikime të ungjillit në krahinat e Korçës e Kolonjës dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Gjerasim Qiriazi së bashku me të motrën Sevastinë hapën shkollën e vashave në Korçë.

"Vëllazëria Ungjillore" ishte bashkësia ungjillore që u krijua në vitin 1892 prej tyre dhe besimtarëve të tjerë të zonave përreth, e cila kishte edhe organin e saj që quhej "Letra e Vëllazërisë". Kjo e fundit u botua për herë të parë në Korçë në vitin 1892.

Ashtu si kishat e tjera edhe kisha e krishterë ungjillore në Shqipëri u ripërtëri nga ardhja e misionarëve të parë të huaj (kryesisht amerikanë, anglezë) pas viteve ’90. Kisha të vogla ungjillore u ngritën dhe janë përhapur në të gjitha tokat shqiptare, tani edhe në Kosovë. Akoma sot kishat e krishtera ungjillore janë të bashkuara nën organizatën "Vëllazëria Ungjillore" e cila vazhdon të ketë edhe organin e saj "Letra e Vëllazërisë".

Autor: Sonila Papathimiu

  • Postime: 12743
Mishel...............
#1 ne: 24-07-2013, 07:27:47
kjo papathimiu sipas vagabondit eshte greke

kete permbledhje ose me sakte kete shpjegim e kam lexuar kudo,prandaj me habit kur thuhet se ne si komb kemi perqafuar myslymanizmin me heret.
kur dihet se myslymanizmi erdhi me toke shume lohe pas krishterizmit dhe ajo qe kuptoj une eshte se njerezit kane nevoje ti falen dickaje ....

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#2 ne: 30-07-2013, 08:34:30
Shqiptaret jane pagane ka tregu historia,konvertimin ne fe te ndryshme e kane bere me shpetu prapanicen ne periudha te caktura dhe kjo tregon zgjuarsi dhe qe sjua ka ndje ndonjehere per krishterim apo muslymanizem.

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#3 ne: 30-07-2013, 12:18:45
kjo papathimiu sipas vagabondit eshte greke

kete permbledhje ose me sakte kete shpjegim e kam lexuar kudo,prandaj me habit kur thuhet se ne si komb kemi perqafuar myslymanizmin me heret.
kur dihet se myslymanizmi erdhi me toke shume lohe pas krishterizmit dhe ajo qe kuptoj une eshte se njerezit kane nevoje ti falen dickaje ....

Pa dyshim se eshte greke - me rrenje.

Ne pergjithesi, shtremberim faktesh dhe asgje tjeter.

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#4 ne: 31-12-2013, 11:30:59
Krishterimi si edhe cdo fe, dihet qe fete jane psallme djajsh te ulet, piset, lypsare, krishterimi eshte pranuar lirshem por nga nje popull, turme, i shtypur dhe i bindur brez pas brezi qe sherben si llogore e sfondit aziatik, i disponueshem, i ngushte dhe i merzitshem. Por ishte progres per nje popull quasi arixhi, po te perjashtojme njerezit e mire, shkelqyes, qe i dhuron rendi hyjnor ne cdo brez, por qe pesojne disfate zhgenjim gjate perplasjes me masen, problemin edhe pse nuk guxojne ta shajne vendin e tyre, nuk  guxojne ta tradhetojne por largohen, ne menyra te ndryshme, te zhgenjyer.