×

Pjesë nga Bibla - Beselidhja e Re.

Pjesë nga Bibla - Beselidhja e Re.

· 3 · 1993

  • Postime: 855
  • Gjinia: Femer
Ami
ne: 22-06-2008, 13:15:19
Të dashur fëmijë dhe prinder,
Ne këtë kend te forumit do të postoj pjesë nga Bibla, nga Beselidhja e re, te pershtatura për fëmijët.


ZOTI E MBAN FJALEN E DHENE:
JEZUSI ESHTE MESIA


- Ai eshte biri i te Lartit Zot

Zoti dergoi engjellin Gabriel si lajmetar te tij ne Nazaret, tek nje virgjereshe qe quhej Mari Ajo ishte e fejuar me Jozefin, nje njeri nga familja e mbretit David. Engjelli hyri tek Maria dhe i tha: -Te falem o hireplote! Zoti eshte me ty. maria u tremb dhe po mendohej me vete, c'kuptim kishin valle keto fjale. por engjelli gabriel vazhdoi: -Mos ki frike o Mari! ti ke gjetur hir para Zotit dhe prandaj ai te ka zgjedhur ty. e pra kam ardhur te te njoftoj se do te ngelesh shtatzane e do te lindesh nje djale, qe do t'ia vesh emrin Jezus. ai do te behet i madh, mbi gjihe njerezit dhe do te quhet Biri i te Lartit Zot.
por Maria, e cuditur, e pyeti: -e si do te ndodhe kjo kur une nuk njoh burre? Atehere, engjelli Gabriel iu pergjigj: -Shpirti i Shenjte, fuqia e te Lartit Zot, do te zbrese mbi ty, sepse asgje s'ka te pamundur per te. Pas ketyre fjaleve, Maria i tha atij: - Ja ku me ke, jam sherbetorja e Zotit dhe u befte me mua ashtu si do ai. (Lk. 1, 27-38)

  • Postime: 855
  • Gjinia: Femer
Ami
#1 ne: 22-06-2008, 13:21:41
- Emri i tij eshte Emanuel - "Zoti eshte me ne"

Jozefi ishte nje njeri i drejte dhe i shenjte. Ai e mori vesh qe e fejuara e tij, Maria, priste nje femije, por meqenese e donte nuk deshironte t'i bente ndnje padrejtesi, po bluante me vete se si mund te ndahej prej saj pa bere buje. Kur ja ne nje nga ato nete, tek ai u paraqit nje lajmetar i Zotit, nje engjell, i cili i tha: -Jozef, o biri i Davidit, mos u tremb! Merre Marine per grua, mbasi femija qe ajo pret vjen nga Shpirti i Zotit. E pra, ajo do te linde nje djale, qe do t'ia vini emrin Jezus, mbasi ai do t'i pajtoje njerezit me Zotin. Ne kete menyre, u permbushen fjalet e thena me pare nga profeti Izaia: - Nje virgjereshe do te mbetet shtatzane e do te linde nje djale. Ky do te quhet Eanuel, qe do te thote: "Zoti eshte me ne". (Mt. 1)

  • Postime: 855
  • Gjinia: Femer
Ami
#2 ne: 22-06-2008, 13:38:46
- Jezusi lind ne Betlehem

Ne ate kohe, ne Rome sundonte perandori August, i cili leshoi kete urdher: "Gjithe njerezit qe jetojne ne perandorine time do te regjistrohen pa perjashtim, secili ne vendin e vet, ne ate vend ku ka prejardhjen familja e tij. Keshtu, edhe Jozefi mori Marine, dhe u nis e shkoi nga Nazaret ne Betlehe, qyteti prej nga rridhte familja e Davidit. Atje, Marise i erdhi koha per te lindur dhe nxori ne drite nje djale, birin e saj te vetem. Ajo e mbeshtolli foshnjen me shpergenj dhe e vendosi ne nje grazhd, mbasi nuk gjeten dot vend per t'u strehuar ne bujtine.
Nderkohe, prane Betlehemit ishin edhe disa barinj, qe ruanin naten tufat e tyre te dhenve. Beffas, nje engjell i Zotit u afrua prane tyre dhe shkelqimi i tij u verboi syte. Barinjte u tremben shume por engjelli i qetesoi dhe u tha: - Mos u trembni! Zoti me ka derguar t'ju sjell juve dhe gjithe popullit te Izraelit nje gezim te madh: -Sot ne qytetine Davidit lindi Shpetimtari, Krishti zot. Dhe per ta njohur po ju jap kete shenje: -Shkoni atje e do te gjeni nje foshnje, te mbeshtjelle me shpergenj e te vene ne grazhd.
Pas ketyre fjaleve, menjehere ne fushe u duk nje ushtri e madhe engjejsh, qe kendonin e lavderonin Zotin me fjalet: Lavdi zotit lart ne qiell dhe paqe ne toke njerezve qe ai i ka per zemer. Porsa engjelli u largua dhe gjithcka ra ne qetesi, barinjte i thane njeri-tjetrit: -Ejani te shkojme ne Betlehem dhe te shohim c'ka ndodhur. U nisen me nxitim dhe kur arriten, gjeten Marine, Jozefin dhe foshnjen ne grazhd. E mbasi e pane, te ngazellyer, u treguan edhe gjithe te tjereve gjithcka qe vete Zoti u kish njoftuar per kete foshnje. Gjithkush qe i degjonte fjalet e tyre, ngelej i habitur dhe i mrekulluar. Maria i ruante dhe i perkujtonte te gjitha keto me kujdes ne zemren e vet.
Pas kesaj barinjte u kthyen perseri prane tufave te tyre, ku i thuren hymne lavdie dhe e falenderuan Zotin per gjithcka kishin pare e degjuar. Kur foshnja mbushi tete die, atij i vune emrin qe ii kish porositur vete engjelli Gabriel: -E quajten Jezus qe do e thote: -'Zoti na shpeton'. (Lk. 2, 1-21)