×

"Amnistia", në kinematë italiane

· 1 · 311

"Amnistia", në kinematë italiane

· 1 · 311

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-10-2011, 00:13:54
Filmi "Amnistia" i Bujar Alimanit, i zgjedhur së fundmi të përfaqësojë kinematografinë shqiptare në konkurimin për çmimin Oscar, do të shfaqet javën e ardhshme në kinematë italiane.
Historia e filmit, që dëshmon dhimbjen dhe tragjedinë që shoqëron gjithë ndryshimet e mëdha të historisë, do të shfaqet pasditen e 29 tetorit në Torino, ndërsa dy ditë më pas në Cinema Gnomo të Milanos.

I prezantuar për herë të parë në pranverën e këtij viti, filmi ka marrë pjesë ndërkaq në shumë festivale të rëndësishme kinematografike. Kësaj here ai do të prezantohet në Itali nga Qendra e Kulturës Shqiptare nën drejtimin e gazetarit Benko Gjata. Të pranishëm në projeksionin e filmit do të jetë vetë regjisori Alimani dhe protagonistja Luli Bitri.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në Shqipëri. Reforma e sistemit penal mundëson takimet intime mes të burgosurve dhe bashkëshortëve të tyre, një herë në muaj. Një burrë dhe një grua, bashkëshortë respektivë të dy të dënuarve, takohen rastësisht jashtë dyerve të burgut. Mes tyre lind një histori dashurie, e destinuar të marrë fund kur bashkëshortët e dënuar lirohen nga burgu falë një amnistie.

"Amnistia" është fitues i disa çmimeve si C.I.C.A.E në Festivalin e Berlinit, çmimin Cineuropa, në Festivalin e Kinemasë Europiane të Leçes, etj. Ky film është prodhimi i parë kinematografik i financuar nga Eurimages, fondi për kinematografinë i Këshillit të Europës.
Qëndra e Kulturës Shqiptare synon të përhapë në Itali historinë dhe kulturën shqiptare, të mbështesë proçesin e integrimit të bashkësisë shqiptare dhe të promovojë zhvillimin e marrëdhënieve kulturore, sociale dhe institucionale mes dy vendeve.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super