×

"Komuna e Parisit", një serial tërësisht shqiptar në Top Channel

· 22 · 7773

"Komuna e Parisit", një serial tërësisht shqiptar në Top Channel

· 22 · 7773

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-08-2009, 16:47:15
Prej muajsh një staf profesionistësh ka nisur punën. Për herë të parë "Top Channel" tenton të realizojë një serial televiziv tërësisht shqiptar. Një telenovelë që e vendos ngjarjen në një lagje të Tiranës, në të cilën një grup të rinjsh ndërtojnë e jetojnë të përditshmen e tyre, në një kapërthim karakteresh, por edhe problemesh sociale. Skenari i Erand Sojlit sjell kështu një të vërtetë shqiptare, që për herë të parë do të realizohet në formatin "sitcom". Titullohet "Komuna e Parisit". Gjashtë të rinj, tri vajza dhe tre djem, të cilët studiojnë, por edhe punojnë njëkohësisht, jetojnë në apartamente me qira në të njëjtin pallat. E gjithë historia, mbi bazën e së cilës janë ndërtuar 20 seri, vërtitet rreth marrëdhënies së tyre të përditshme, nevojat sociale dhe problemet që rrjedhin nga marrëdhëniet mes tyre, por edhe më gjerë me komunitetin ku jetojnë. "‘Top Channel‘ për herë të parë tenton një realizim të tillë, që i ka të gjitha elementet e duhura për një format televiziv, por edhe kinematografik: dramaturgjinë, një subjekt rinor, interpretimin, aktorët dhe të gjitha elementet e tjera të imazhit, për të krijuar një lloj produkti, i cili do të dalë shpejt në transmetim e do të krijojë audiencën e tij", shprehet Dritan Huqi, drejtor i prodhimit. Në këtë serial, ku nuk do të mungojnë edhe fenomenet sociale që ndeshen shpesh në komunitete të tilla ku ndërthuren mentalitete e karaktere të ndryshme, nuk do të mungojnë as situata komike. Por drejtori i prodhimit, Huqi, duke dashur të shmangë keqkuptimet, saktëson se nuk bëhet fjalë për një komedi, por për një format rinor, për realizimin e të cilit është investuar shumë. "Këto janë produkte që televizionet e mëdha të botës i prodhojnë, ndërsa në të tjerë blihet. Me parametrat që "Top Channel" ka aktualisht, i mungonte prodhimi i një formati të tillë. Ndërsa audienca dhe suksesi i të gjitha produkteve që ky televizion ka arritur në transmetimet e mëparshme, është garancia e parë se edhe ky realizim i ri do të pritet mirë", thekson Huqi. Aktorët e zgjedhur për interpretim janë të rinj, disa të sapodiplomuar. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të tyre, xhirimet po realizohen në studiot e "Top Channel", të përshtatura posaçërisht për këtë serial, me skenografi të Mikael Dritës. Kostumet janë realizuar nga Iliriana Basha, drejtor i fotografisë është Valter Qarri dhe regjisor televiziv Elton Papuçiu. I gjithë ky staf njerëzish për një kohë relativisht të gjatë, rreth 4 muaj, janë në punë e sipër që të përmbledhin gjithë vizionin që përcjell skenari në një telenovelë argëtuese dhe tërheqëse për publikun. Në realizim e sipër është seria e 12-të. Në divanin e kuzhinës, djali dhe vajza po përjetojnë një intimitet të heshtur. Ai me sytë e ngulur në një film që e sheh në laptop, ndërsa ajo, paksa lozonjare, kërkon të fitojë vëmendjen e tij. Duhet vetëm një çast që djali të shpërthejë në një pasion dashurie, ndërsa vajza tërhiqet, me një shprehje të trembur. Ajo është e virgjër. Në këtë komunikim të mbushur me batuta, por edhe situata komike, regjisori Altin Basha kalon nga një dubël në tjetrën. Ashtu si edhe në realizime të tjera, ky do të jetë në parametra të lartë teknikë. "Xhirimet janë të vendosura në studiot e ‘Top Channel‘ dhe po punohet me teknologjinë më të lartë. Për këtë televizion, cilësia është një gjë e padiskutueshme. Flasim jo vetëm për cilësi në teknologji, por në të gjitha raportet njerëzore, nivelin e produksionit, me trajtimin dhe kushtet e realizimit. Gjithçka fillon dhe diskutohet mbi nivelin e cilësisë maksimale, flitet për elemente që shkojnë në përsosje", shprehet drejtori i prodhimit, Dritan Huqi. Me ritmin që po punohet për xhirimet pritet që të mbarojnë nga gjysma e muajit shtator. Ndërkohë që mendohet se në tetor mund të jetë gati për transmetim. Për gjithë stafin kjo është prova e parë për realizimin e një formati të tillë televiziv, i cili me shumë gjasa do të vazhdojë me seri të tjera në të ardhmen. "Ky projekt është ende në fazën eksperimentale, sepse po prodhohen vetëm 20 seri. Me nisjen e transmetimit, duke parë edhe pritshmërinë e publikut ndaj këtij formati të ri që ‘Top Channel‘ u propozon, mendoj se do të krijohet gjithë infrastruktura e nevojshme që ky serial televiziv të vazhdojë e të krijojë një audiencë të tijën të përhershme", thekson Huqi. Puna e bërë deri më tani siguron se publikut shumë shpejt do t‘i ofrohet një serial tërësisht televiziv shqiptar, i realizuar në parametrat më të lartë të teknologjisë.

Regjisori rrëfen risitë që ofron ky format i ri televiziv

Altin Basha: Telenovela, një copëz jetë nga Tirana

E gjen në studio duke xhiruar dublat e radhës. I gjithë stafi punon intensivisht. Altin Basha ka marrë përsipër regjinë e të parës telenovelë që po prodhohet dhe do të transmetohet në "Top Channel". Titullohet "Komuna e Parisit" dhe ashtu siç vetë regjisori garanton, do të jetë tipike shqiptare për temën që trajton dhe karakteret që sjell. Regjisori Altin Basha zbulon diçka më shumë rreth këtij projekti, idesë për këtë angazhim, mënyrën e organizimit dhe risitë që do t‘i vijnë publikut shqiptar përmes një formati të tillë.

Ndodheni duke xhiruar seritë e të parës telenovelë që po prodhohet e do të transmetohet në "Top Channel". Si lindi ky projekt?

Është prova e parë që ne tentojmë në realizimin e një seriali televiziv në "Top Channel". Ka qenë një ide e hershme e ish-presidentit të ndjerë të "Top Medias", Dritan Hoxha, që ky televizion të angazhohej në realizimin e serialeve të tilla televizive, apo edhe të telefilmave, si ai që po punon regjisori Gjergj Xhuvani. U bë një kohë e gjatë që po punohet për këtë projekt. Gjatë muajve të verës po realizojmë xhirimet. Aktualisht jemi në serinë e 12-të dhe besoj se do të mbarojmë rreth mesit të shtatorit, për të vazhduar më pas me fazën e postproduksionit. Mendojmë se nga muaji tetor kjo telenovelë do të jetë gati të shfaqet për publikun. Kjo është një provë e parë, por për të cilën është investuar shumë.

Publiku shqiptar i njeh formate të tilla kryesisht përmes prodhimeve të huaja. Si do të jetë e organizuar dhe çfarë temash rrok kjo telenovelë?

Ka formate të përafërta dhe të njohura, por ajo që e bën tipik shqiptar këtë realizim janë tematikat dhe karakteret që nuk lidhen aspak me influencat e varianteve të ndryshme të huaja. Personazhet janë të rinj shqiptar të përditshëm, që diskutojnë për gjëra mjaft të njohura për ne, duke filluar nga problemet më të rënda sociale e deri tek ato më të rëndomtat e jetës në komunitet, të bashkëjetesës në pallate të mëdha që ndërtohen me shumicë në kohërat e sotme moderne. Jo rastësisht kjo telenovelë është titulluar "Komuna e Parisit". Kjo zonë e Tiranës njihet për ndërtimet e shumta, ku ka një përqendrim shumë të madh njerëzish në një sipërfaqe shumë të vogël. Ajo është një lagje krejtësisht e re në Tiranë, ku përveç vendasve, janë përmbledhur njerëz që vijnë nga të gjitha rrethet. Po aty kanë filluar të shfaqen fenomenet e marrjes së shtëpive me qira nga studentët, duke e konsideruar zonë periferike, ku qiratë janë edhe më të vogla. Në këtë kuptim, kjo lagje është kthyer në një qytet të vogël, ku bashkohen e takohen psikologji, mosha e mënyra të ndryshme jetese. Në përplasjen e tyre krijohen situata interesante që meritojnë të eksplorohen. Këto situata kanë tërhequr vëmendjen e skenaristit Erand Sojli, i cili e ka bazuar skenarin në jetën e dy grupeve të rinjsh që jetojnë në të njëjtin pallat, që i detyron të takohen e të krijojnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, por edhe me komshinjtë e njerëzit që janë përreth tyre. Është një tentativë për të prurë një copëz të jetës shqiptare me problematikën e saj dhe sigurisht me elementët komikë që lindin nga bashkëjetesa. Jemi përpjekur të kemi një dritare nga ku mund të shihet një copëz Tirane, një copëz e kaosit urban, e problematikave sociale dhe e karaktereve që takohen nga zgjedhja për të jetuar në pallat. Aty gjen kafen, gjen marketin, gjen butikun, apartamentet, sheshpushimet dhe kamera e telenovelës eksploron jetën e përditshme të këtyre banorëve në këto ambiente. Është ekskluzivisht shqiptare dhe besoj se publiku do të gjejë aty pjesë të jetës së tij të përditshme.

Pjesa më e madhe e aktorëve që interpretojnë në këtë serial televiziv janë të rinj. Ishte e kushtëzuar nga skenari, apo dhe një ide e juaja për të gjetur figura të pakonsumuara?

Janë të dyja bashkë. Skenari sugjeron gjashtë të rinj që studiojnë dhe punojnë në të njëjtën kohë. Ne shpallëm audicione dhe në bazë të tyre vendosëm se kush duhet të ishin fituesit.

Zgjodhëm 5 aktorë nga Shqipëria dhe një aktore të re nga Kosova, disa prej të cilëve janë të sapodiplomuar dhe rreth tyre vërtiten një sërë personazhesh të tjerë të njohur, qoftë nëpërmjet "Portokalli"-së, qoftë të krijuara nga skenaristi për këtë telenovelë. Në përzgjedhjet e tyre kishim kërkesa të larta për kualitete profesionale, sepse pavarësisht se është telenovelë për të rinj, kërkon të rinj të talentuar.

Fakti që ju po punoni me regjinë e një telenovele ku do të ketë edhe nota komike, mund ta çojë publikun në një përafrim me "Portokalli"-në...

"Portokallia" është ajo që është me 5 vjet transmetim të suksesshëm. Telenovela me kabaretin televiziv janë dy gjini krejt të ndryshme dhe nuk mund të përafrohen. E vetmja lidhje që ekziston mes të dyjave ka të bëjë me faktin se unë jam regjisor i tyre dhe me disa aktorë të "Portokalli"-së që marrin pjesë në këtë serial. Unë kam veprimtari të tjera si regjisor dhe pedagog, kështu që telenovela është një nga punët e mia në karrierë, por me dëshirën e madhe për të pasur një arritje të suksesshme për vetë prestigjin e ekranit ku do të shfaqet dhe kërkesat që kemi ndaj vetes për produktet që realizojmë.

Është parashikuar që ky projekt të ketë vazhdimësi?

Çdo projekt nis me një provë dhe hapësirë që i është dhënë këtij projekti prej 20 serish është relativisht e madhe. Ne do të reagojmë në bazë të perceptimit të publikut, sepse është ai që vendos për kualitetin e produktit që ne i servirim. Në këtë kuptim, e rëndësishme për ne është që këto 20 seri të jenë cilësore, të pranueshme dhe të pëlqehen nga publiku.

Gazeta Shqip
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
merita topi
#1 ne: 09-09-2009, 14:05:52
nga sit.com u be telenovele krejt papritur?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 11-10-2009, 16:44:55
Dubel pas dubli, seriali “Komuna e Parisit” i plotesuar teresisht ne studiot e Top Channel, ka perfunduar xhirimet dhe shume shpejt historite e gjashte te rinjve do te prekin publikun shqiptar.

Serite e telefilmit do te fillojne te transmetohen prej muajit nentor ne “Digitalb” ne sherbimin “Pay per view” me karten “Gold”.

Skenari qe mban firmen e Erand Sojli rrefen nje copez tipike te jetes se shqiptarve.

“Mendova qe te mbizoteroje fryma komike, por gjithsecili merr ate qe ndjen. Gjithsekushi paraqet nje karakter qe perfshin te gjithe Shqiperine”, eshte shprehur Sojli.

Eshte nje prej atyre filmave serial qe doemos ka nje numer te madh aktoresh, por qe mbeshtillet rreth jeteses se te rinjve qe duhet te sfidojne gjthcka per te mbijetuar.

“Personazhi im eshte nje vajze e rritur nen ndikimin e nenes se vete. Ne momentin qe vjen ne Tirane perpiqet qe te ndikoje karakterin e vete, por nga fundi shihet se me shume ndikojne ato te dyja tek ajo”, thote aktorja Esela Pysqyli.

“Te gjithe njerezit do te shikojne problemet e tyre teksa jetojne ne Shqiperi. Do te jene evidentuar kryesisht problemet e dites”, pohon aktori Florian Agalliu.

Ky serial televiziv eshte realizuar nga regjisori Altin Basha dhe Elton Papucia, ndersa drejtor fotografik eshte Valter Qarri.

Gjithcka eshte realizuar me kualitet maksimal video dhe audio.

TCH
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 02-11-2009, 16:18:08
DigitAlb, me dy nentor nis“Komuna e Parisit”


DigitAlb, me dy nentor nis “Komuna e Parisit”
Ne2 nentor nis transmetimi i serialit “Komuna eParisit”, nje realizimteresisht i Top Channel, me nje kast aktoresh te rinj por edhe tenjohur.

Seriali premiere do tetransmetohet ne kanalin Digigold te paketes DigitAlb. Ai rrefen jeten enje grupi studentesh qe banojne ne lagjen e njohur te kryeqytetit, sidhe problemet e tyre.

Regjia e ketij prodhimi mban firmen eAltin Bashes, i mirenjohur per publikun si regjisor i spektaklit“Portokalli”, si dhe skenografine e Mikail Drites. Top Channel

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#4 ne: 02-11-2009, 16:27:27
hajde lagje hajde dhe film ju bo :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 19-11-2009, 18:03:27
Shejtane kjo lagja o duhet te jete super ose  duhet te jete berrnut  :D

Une nuk kam pare asnje seri te kesaj telenovele por shpresoj te jete dicka e qelluar dhe argetuese per publikun shqiptar, se e mbyten fare latino-amerikanet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#6 ne: 19-11-2009, 19:55:55
si shof fare telenovelat Erlehta as ja kam idene ca eshte ... kurse per lagjen pyet Syrgjon e Tipin se te tregojne ata hahahaa ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#7 ne: 20-11-2009, 09:47:05
tek Digi gold e lejne kai here sa me te ngref menjen gjoja...po kush ja ka qejfin aman ..

a thu ngelem me e njofte Komunen e Parisit nepermjet telenoveles Komuna Parisit osht bo si Qyteti Studenti i here e i kohe hahahahahah
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#8 ne: 20-11-2009, 11:05:03
osht bo si Qyteti Studenti i here e i kohe hahahahahah

LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#9 ne: 20-11-2009, 13:20:50
Komuna e parisit 2009 Seriali më i ri Shqiptarë



Sme pelqen fare pervec faktin qe shumica e aktoreve ne kete serial jane ata te Portokallise dhe su lene vend aktoreve te rinj.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 20-11-2009, 15:17:59
Ky eshte ne formatin e nje sit-com, seriali apo telenovele?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#11 ne: 20-11-2009, 15:22:23
Ky eshte ne formatin e nje sit-com, seriali apo telenovele?



Eshte serial i tipit Friends pak a shume.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#12 ne: 21-11-2009, 09:57:42
Dmth pa pike vlere
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#13 ne: 21-11-2009, 17:48:33
Kush ma shan lagjen është i/e sharë! :D :P

Ka nisur të transmetohet kjo telenovelë?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#14 ne: 21-11-2009, 18:17:40
Kush ma shan lagjen :D :P


une e shaj  :D :P bej prove te shash po deshe po s'ti theva xhamat e dritares hahahahaaa

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 03-01-2010, 13:10:20
“Komuna e Parisit” vjen ne ekranin e Top Channel

Pas transmetimit ne DigiGold, Sitcom-i “Komuna  e Parisit” do te vije edhe ne ekranin e Top Channel.
 

Ky serial do te sjelle te perditshmen e shqiptareve, nepermjet historive te gjashte personazheve baze, por edhe te shume te tjereve pjesemarres.

Realitet vendas, i percjelle edhe nepermjet humorit.“Komuna e Parisit” eshte nje prodhimi Top Channel, i regjistruar teresisht ne studiot e tij.

Skenari i ketij sitcom-i eshte shkruar nga Erand Sojli, ndersa regjia eshte e Elton Papuciut dhe Altin Bashes.

 Ne keto dite festash do te shfaqet te shtunen dhe te dielen,  ora 20.05, per te kaluar ne javet e ardhshme cdo te marte e te merkure, ora 20.50. /tch/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#16 ne: 03-01-2010, 17:56:04
duhet par kjo telenovele
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 227
babjusi
#17 ne: 03-01-2010, 18:16:26
Kot fare ishte. Te pakten mua nuk me terhoqi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#18 ne: 03-01-2010, 19:09:23
Ca eshte ky tamam fare, sit-com, serial, apo telenovele?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#19 ne: 04-01-2010, 00:12:09
Nuk e kam pare akoma dhe pse e marr me mend si mund te jete
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#20 ne: 04-01-2010, 12:06:33
Si tip telenovele koti.. :S
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2549
vullkani
#21 ne: 22-11-2011, 22:19:43
na kenaqi fare ky seriali mezi prisja diten qe ta shikoja :D :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super