Akademikët dhe studiuesit apelojnë: Më shumë nacionalitet shqiptar - Kultura

×
Hyrja
Profili

Akademikët dhe studiuesit apelojnë: Më shumë nacionalitet shqiptar

Akademikët dhe studiuesit apelojnë: Më shumë nacionalitet shqiptar

· 1 · 795

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-06-2010, 11:07:19
Tradita, kultura dhe folklori shqiptar, në fokus të konferencës “Tradita etnokulturore dhe bashkëkohësia”

Tradita, kultura dhe folklori shqiptar mblodhën dje sëbashku akademikë, specialistë të etnologjisë dhe folklorit shqiptar, kritikë të artit e më gjerë. Konferenca shkencore “Tradita etnokulturore dhe bashkëkohësia” bëri një apel që të ruhet tradita shqiptare, në një kohë kur në vendin tonë kanë hyrë shumë kultura të vendeve të tjera. Të ruajmë identitetin nacional në kushtet e integrimit evropian, ky ishte dhe apeli që bënë dje akademikët dhe specialistët e kulturës shqiptare. Në fjalën e saj drejtoresha e IAKSA, Miaser Dibra vlerësoi zhvillimin e kësaj konference, duke u ndalur dhe në problemet më madhore që has sot kultura, etnologjia dhe folklori shqiptar. Konferencën e përshëndeti dhe zëvendësministrja e MTKRS, znj. Suzana Turku, e cila veçse theksoi rëndësinë e kësaj konference mbi etnologjinë dhe traditën shqiptare, vuri theksin dhe në politikat që ndjek MTKRS në këtë drejtim. Ndërkohë që një prej njerëzve më të njohur të artit skenik shqiptar, dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku  u shpreh se sot tradita shqiptare po has shumë ndikime të tjera, dhe qëllimi i kësaj konference është që të hapë dhe një debat shkencor sa i takon ruajtjes së nacionalitetit shqiptar. “Konferenca këtë ka për qëllim, të bëjë publike një stad aktual të nivelit etnologjik, folklorik në studimet e artit dhe prej kësaj natyrshëm që do të hapet një debat shkencor. Në këtë debat do të caktohen rrugët dhe detajet në të cilat duhet të kalojë dhe duhet të vazhdojë rrugën kërkimi etnologjik, por dhe ai folklorik i studimeve të artit”, u shpreh dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku. Më tej në vijim të fjalës ë tij ai theksoi se sot ka shumë probleme sa i takon kulturës dhe traditës shqiptare, dhe të gjithë duhet të punojnë që të ruhet identiteti nacional. “Problemi më i madh sot është  çështja e ruajtjes së identitetit nacional, në kushtet e integrimit evropian”, theksoi ndër të tjera dramaturgu Çapaliku. Nëse do të flisnim për traditën dhe kulturën shqiptare, etnologjinë ajo është shumë e pasur. Trojet shqiptare nga pikëpamja etnologjike janë shumë të pastra. Populli shqiptar, si vazhdues i popujve ilir, ka një fond të pasur të kësaj lënde që tashmë quhet pasuri etnologjike, pasuri folklorike, pasuri shkencore gjuhësore. Tregimi popullor, fjalët e urta popullore, gjëegjëzat popullore, poezia popullore, baladat popullore, baladat legjendare, epika popullore, eposi shqiptar i kreshnikëve, këngët përpara pushtimit osman. këngët e periudhës së shtetit të pavarur shqiptar, poezia lirike, lirika familjare, këngët e lindjes e të djepit, këngët e dasmës, vajet etj, patën një trajtim të gjerë në këtë konferencë. Një kumtesë interesante u paraqit në këtë konferencë dhe nga Sabina Vaqarri, e cila kishte në fokus ceremonialin e dasmës në vështrimin etnofolklorik. “Është një proces i hershëm për nga kohështrirja dhe i pasur për nga praktikat, zakonet dhe ritualet që e shoqërojnë. Rajoni i Tiranës është një zonë kodrinore fushore, e si e tillë ka karakteristika etnografike të përziera për shkak të lidhjes herë me zonat malore-kodrinore e herë me qytetin. Përmasat e rritura të qytetit të Tiranës, si rezultat i migrimeve të shumta kanë shkaktuar një përzierje të popullsisë me origjinë të ndryshme, kjo gjë është pasqyra edhe në ceremonialin e dasmës. Popullsia e ardhur ka sjellë me vete edhe elementë të kulturës përkatëse, që janë ndërthurur me kulturën tiranase duke krijuar kështu një përzierje kulturash”, u shpreh gjatë fjalës së saj Vaqarri. Një tjetër pikë ishte dhe referimi mbi folklorin shqiptar, muzikës së tabanit shqiptar. “Muzika është art i shpirtit, por si rrymat tjera ashtu edhe folklori ka rëndësinë e vet,dhe do të ishte shumë me rëndësi nëse ai kultivohej me kujdes”, u shprehën studiuesit. Populli shqiptar njihet për shumë karakteristika tradicionale, por nëse nuk punohet për ruajtjen  e tyre atëherë kulturat e ndryshme do të mësynin në atë shqiptare, dhe konferenca “Tradita etnokulturore dhe bashkëkohore” bën apel për më shumë nacionalitet shqiptar.

Nga Julia Vrapi

Temat e fundit