×

Aktori italian Raul Bova vjen në Tiranë

· 2 · 370

Aktori italian Raul Bova vjen në Tiranë

· 2 · 370

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 14-05-2012, 11:00:35
Pas gjashtë vjetësh mungesë, edicioni i 13 i Festivalit të Filmit Shqiptar pritet të organizohet në datat 7-13 tetor 2012 dhe në t do të jetë i pranishëm aktori i famshëm italian, Raul Bova.
 
Titulluar “Festivali XIII i Filmit Shqiptar në 100 Vjet Pavarësi”, sipas drejtorit të qendrës së kinematografisë Artan Minarollit dëshira është që të realizojmë një festival model.
 
Deri më tani është i garantuar vetëm buxheti prej 7 milionë lekësh të reja që QKK-ja ka çelur për këtë festival, ndërkohë që po kërkohen edhe mbështetje të tjera institucionale.
 
Ndërkohë që për herë të parë Qendra Kombëtare Kinematografike ka shpallur në faqen online për aplikim në seksionet e filmave dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër, që janë realizuar pa mbështetjen e saj. Afati i konkurentëve është deri më 30 prill.
 
Sipas Minarollit, gjatë ditëve të festivalit, ata do të ftojnë artistë europianë si Raul Bova, por edhe Marsela Lushaj dhe shumë të tjerë.
 
Ky program sikurse citon tv Klan, do të përmbajë rreth 16 filma artistikë, të cilët do të garojnë mes tyre për të marrë çmimin e filmit më të mirë. Aktori më i mirë, regjisori më i mirë, skenari më i mirë dhe muzika më e mirë. Për secilën nga kategoritë (filmi artistik, dokumentar, i shkurtër dhe i animuar), por nuk do të mungojnë edhe filmat premierë në këtë festival.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 14-05-2012, 11:31:48
aman se i ka ra fama ketij..kshu vijne tek ne keta kur bien nga fiku
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super